Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Pamje e disa rrugëve në një pjesë të Internet-it.
Interneti është sistemi rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura që përdorë Suitën e Protokollit të Internetit (TCP/IP) për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike. Origjina e internetit daton herët në hulumtimin e autorizuar nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në vitet 1960 për të ndërtuar rrjete kompjuterike të fuqishme për komunikim me tolerancë të defekteve. Paraardhësi kryesor i rrjetit, ARPANET, fillimisht ka shërbyer si një shtyllë për ndërlidhjen e rrjeteve rajonale akademike dhe ushtarake në vitet 1980. Financimi i Rrjetit të Fondacionit Kombëtar të Shkencës si një shtyllë e re në vitet 1980, si dhe financim privat për zgjerimet e tjera komerciale, çoi në pjesëmarrjen në mbarë botës në zhvillimin e teknologjive të reja të rrjeteve, si dhe bashkimin e shumë rrjeteve.[2] Lidhja e rrjeteve komerciale dhe ndërmarrjeve nga fillimet e viteve 1990 shënon fillimin e tranzicionit në Internetin modern,[3] dhe gjeneroi një rritje të qëndrueshme eksponenciale duke parë që gjeneratat e kompjuterët institucional, personal, dhe telefonat u lidhën në rrjet.
DISAVANTAZHET
E
INTERNETIT
Menada Petro, pedagoge e psikologjisë dhe pedagogjisë në Universitetin e Durrësit thotë: “Përpos ndikimeve pozitive rrjetet sociale sjellin izolim, vetmi nga konteksi social dhe grupi i të barabartëve, duke penguar jetën sociale. Sot shumica e njerëzve praktikojnë më shumë dialogun me mouse sesa me fjalë ballë për ballë, ndonëse ky dialog është i cunguar dhe përdor fjalë të paplota, si flm, klm, etj. Është nevoja, kërkesa individuale që e bën individin të zhytet në një zere informacionesh të pafundme, por jo në thellësi të tyre. Janë copëza informacionesh që rrezikojnë ta zhysin individin në një botë irracionale, supersticioze dhe jo të vërtetë, ndërkohë që në këto rrjete kemi dhe përmbysje të imazheve dhe fjalëve të shkruara. Kjo kulturë simbolike, e ngrirë, metalike, pa shpirt, po nxjerr në asistencë si gjuhën e folur dhe atë trupore duke shkatërruar kështu funksionin e komunikimit social.”
Blogjet siç duket kanë dy pole magnetike, njëri tërheq shokët, tjetri largon të afërmit. (Robert Brault)
interneti është një dimension i përvojës së mendjes, shpirtit, trupit dhe energjisë. Nuk ka asgjë që “nuk ekziston”. Është vetëm një dimension i përvojës ku është e mudur të manifestohet. (Luis Daniel Maldonado Fonken);;
Gradualisht interneti i ka dhënë një rrjedhë tjetër monotonisë sonë dhe po na shkëput pak nga pak nga realiteti, por edhe mundëson t’i shmangemi shumë gjërave dhe situatave të padëshiruara. Me të vërtetë që interneti na hap një horizont të ri për çdo gjë që ne kemi dëshire të mësojmë, qofshin ato njohuri specifike ose të përgjithshme. Interneti na jep mundësi për të siguruar mbarëvajtjen e biznesit tonë. Na lejon të krijojmë një personalitet tonin përmes një adrese në Google, ne Facebook, në Twitter, YouTube, Skype etj, qoftë kjo edhe një adresë e rremë që ne të bëhemi përdorues por pa na njohur njeri. Po ashtu interneti na jep mundësi të informohemi per të rejat më të fundit rreth aktualitetit, ekonomisë, botës, sportit, politikës, teknologjisë, kulturës, hapsirës etj. Na mundëson të bëhemi pjesë e organizatave të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare.Na mundëson të ndërmarrim nisma në ndihme të shoqërisë në të cilën jetojmë. Të kundërshotjmë aleatë apo t’i mbështesim ata. Të shprehim hapur bindjet tona në lidhje me çdo aspekt të jetës. Të njohim njerëz dhe kultura nga më të ndryshmet ekzsistente në këtë botë por që rezultojnë të përjashtuar nga vëmendja e medias. Të zhvillojmë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare online. Të ndjekim online një universitet të mirënjohur në mbarë botën.
Pse jo, nëpërmjet intermetit ne mund të ndryshojmë botën! ! Eshte me të vërtetë një botë krejt ndryshe dhe e re në ndryshim me atë çfarë Shqipëria dhe shoqëria jonë ka jetuar dhjetra vite më parë. Por smund të mohohen të gjitha të mirat që na privon interneti dhe se me kalimin e viteve shoqëria shqiptare po përballet me ndryshime rrënjësore në rrugën e zhvillimit dhe civilizimit. Pritet që e gjithë shoqeria pa përjashtim, të bëhet pjesë e internetit me apo pa dëshirë. Këtë gjë e mundëson zhvillimi i shpejtë i teknologjisë i cili me hapa galopante po pushton jetën tonë, ku së shpejti ne nuk do mundemi të jetojmë pa ndihmën dhe lehtësimin e teknologjisë dhe shpërndarjen e informacionit me shpejtë se sa shpejtësia e dritës
Në një studim amerikan i bërë për fëmijët dhe internetin, janë marrë në pyetje shumë familjareë të cilët kishin vendosur në dhomën e fëmijëve të tyre kompjutera dhe internet. Por qe t’i kishin sa më shumë në kontroll dhe që fëmijët të ishin të sigurt, bllokuan disa faqe jo të hijshme për moshën e tyre. Në një familje, fëmijët e mësuan se si ti zhbllokonin dhe filluan t’i frekuentonin gjithnjë e më shpesh këto faqe. Kur prindërit konstatuan me këtë gjë që femijët e tyre kishin bërë, moren masa ndëshkuese ndaj tyre por nuk ia ndaluan përdorimin e internetit. Ata thjesht e kaluan kompjuterin nga dhoma e fëmijëve në kuzhinë. Ky kalim e beri akoma më të thjeshtë kontrollimin e fëmijëve në kohën që prindërit ishin në shtëpi dhe ndryshuan të gjithë parametrat e bllokuesit të faqeve jo të hijshme. Ky studim tregon që interneti sado të kontrollohet prej më të rriturve, ai përsëri mbetet të jetë një rrezik i madh.
Me të vërtetë që fëmijët e keqkuptojnë fenomenin “kontroll” por ata thjesht nuk e kuptojnë se përse prindërit e tyre i ndalojnë të frekuentojnë kohët e tejzjatura në internet. Pra përveç qindra anëve pozitive që interneti na sjell, kujdesi për të njohur dhe shmangur anët negative duhet të jetë gjithmonë edhe më i lartë. Shumë prindërve do t’u rekomandoja thjesht të kalonin pak më shumë kohë me fëmijët e tyre, kjo do të ishte shumë e dobishme në edukimin, formimin dhe minimizimin e pasojave negative që sjell interneti.Po cënohet personaliteti dhe identiteti i shumë njerëzve. Po bien nëpër kurthe të errëta adoleshëntë të cilët janë të vetmit që rrëmbehen më shpejtë për shkak të fazës në rritje në të cilën ata ndodhen. Po bëhen pjesë e organizatave të ndryshme dëmeprurese për ta, dhe kjo vetëm e vetëm sepse informacioni që ata disponojnë në lidhje me anët negative të këtij fenomeni, është i pamjaftueshëm. Më të predispozuar në këtë fenomen janë fëmijët nga mosha 12 deri në moshën 18 vjeç. Sot prindërit kërkojnë që fëmija i tyre të jetë sa më modern, t’iu plotësojnë kushtet fëmijeve të tyre duke i bërë si dhuratë jo më një libër, por një aparat celular të modelit të fundit, një tablet etj. Me pak fjalë prindërit po ua bëjnë rrugën më të lehtë femijëve të tyre për tu predispozuar nga fenomenet më negative ekzistente. Pandehim se jemi në rrugën e mbarë por që mundësia për të naviguar është e pashmangshme.