Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Transcript

ndjesia ime per familjen

kur permendet fjala familje shume ndjesi me vijne ne mendje por e para eshte ngrohtesia familjare e me pas mbashtetja , besimi, dashuria e respekti . mendoj se familja eshte vendi ideal per njerezit ne pergjithesi pasi familja eshte i vetmi vend ne te cilin je i rrethuar nga njerez te sinqerte , nga njerez qe te duan dhe gjithmone te keshillojne per mire por me e rendesishmja eshte se je i rrethuar nga njerez te vertete e jo nga njerez hipokrit , me shume fytyra qe presin mundesine qe te te demtojne e te te mundin . familja eshte qeliza , tulla baze e shoqerise . nje familje e shendoshe = me nje shoqeri te shendoshe sepse ne themi se ka shume njerez me xhelozi te semure e me nje inat te brendshem per kedo qe eshte me mire se ato , por keto jane gjera qe mesohen ne familje , eshte po ajo qe na thote se kjo eshte e gabuar e kjo eshte e sakte qe ne rastin tone edhe xhelozia edhe inati jane gjera te keqija e shkaterruese . per nje shoqeri te dobet nuk e ka fajin sistemi i dobete ekonomik , as taksat e larta apo politikat e tjera qe shpesh i degjojme neper lajme por eshte thjeshte keqformimi ne familje . ndjesite ne familje jane te ndryshme per gjithesecilin pasi ka familje te shkaterruar e te rrenuara nga ana morale dhe femijet e kesaj familje mund te mos ndihen mire dhe preferojne rruget ne vend te familjes. une per vete ndihem shume mire ne familjen time sepse jam e rrethuar nga miresia , dashuria e sinqeriteti . :)

adoleshenca dhe problemet :

nuk eshte se kam nje njeri me te afert , kam disa njerez te afert dhe ne te cilet mund mbeshtetem ne ditet e mija te veshtira . ne fakt mamaja ime eshte njeriu me i afert per mua pastaj vjen vellai , babai dhe kushurira ime e cila eshte me shume si moter per mua sesa si kushurire . ne pamje te pare jemi shume te ngjashme dhe te gjithe mendojne se jemi motra por pertej kesaj kushurira ime eshte si pjesa tjeter e karakterit tim . nuk kemi karakter te njejte perkundrazi karakteret tona nuk perputhen 100% dhe kjo eshte ajo qe na bashkone edhe me shume pasi plotesojme njera-tjetren . pas familjes kushurira eshte personi im me i afert.

gjyshja : kedo qe te pyeses per gjyshet gjithmone do te thone fjale te mira . eshte me se e qarte qe edhe une fjale te mira do te them . kam nje gjyshe shume te mire por edhe shume te sinqerte . ka qene mbrojtesja ime me e madhe kur beja gabime ne femijeri :)

vellezerit : kam dy vellezer dhe sa here qe e them kete degjoj disa shprehje si : ua e shkreta ti , kushedi se sa te kufizojne per gjithcka dhe reagimi im ne keto raste eshte shume i thjeshte, filloj te qesh e me pas i shpjegoj se si realisht i kemi marredhniet. vellezerit une i kam mbeshtetje ne cdo hap qe hedh dhe ne cdo vendim qe marr , jane harta ime ne nje qytet te humbur . nuk e di perse mendojne se nje moter me 2 vellezer e ka te veshtire te vishet si te doje te dali e te beje gjera normale , ne fakt habitem shume me kete fakt . vellezerit e mi nuk ndikojne ne veshjen time dhe kane shume besim tek une ne fakt kjo eshte karektiristika e familjes sime besimi te gjithe me besojne edhe une po ashtu sepse ne fund te fundit nuk kemi perse mos ta bejme . vellezerit me bejne te ndihem aq mire sa plotesojne edhe vendin e nje moter , me gjenden gjithmone prane . edhe kur kam nje problem per te cilin nuk mund te flas me prinderit , flas me vellezerit dhe e di qe gjithmone se bashku do te gjejme nje zgjidhje

Familja ime dhe adoleshenca

Familja ime

MAMI: eh vetem kur e degjoj kete emer lumturohem nuk di nga tia nis per mamane time por mendoj se mund tia dale. mami eshte njeriu me pozitiv dhe me i mire qe mund te egzistoje jo sepse eshte mami im po se eshte vertete keshtu . ka nje zemer kaq te madhe saqe munde nxinte te gjithe boten mbare . eshte kaq e mire saqe nganjehere per mos te demtuar te tjeret demtone veten e saj . nuk i bene keq askujt as atyre njerezve qe i kane bere keq . sa here qe une e pyes se perse nuk bene dicka perse i fale , ajo me kthehet me nje qetesi dhe me thote: pune e madhe mua me mjafton qe te jemi mire ne , e pastaj cfare fiton duke demtuar tjetrin vetem sa e merzit veten tende edhe ate . fale saj kam arritur te ndaje te keqen nga e mira e kam arritur te kem edukaten baze gje e cila i mungone shume brezit tim dhe ne nje fare menyre ndihem me fat qe kam nje mama qe me ka mesuar te kem edukate dhe qe me ka mesuar rregullat baze te komunikimit e normat e sjelljes . kur them qe jam me fat nuk e them vetem per keto qe listova pak me lart , jane shume arsye qe me shtyjne te them se jam me fat . mamin e kam si strehen time te vecante si faltoren time , vendi ne te cilin gjej paqe , per mua mami im eshte si nje pjeseze e parajses ne toke . kur jam me te jeta duket plote ngjyra , te gjitha pengesat rrafshohen e te gjithe problemet shumezohen me 0. me shume se mama une e kam moter, e kam udherrefyese, eshte qiriu im ne biruce ,eshte krahu qe me cone sa here qe rrezohem pra, eshte gjithcka . mami me ka mesuar qe asnjehere te mos xhelozoje dhe te mos mbaj inate edhe ambicjen mos ta kem ne deme te te tjereve , me ka thene qe ti trajtoje te gjithe njesoj pa u ndikuar nga pamja e jashtme e personit apo nga gjendja ekonomike , me ka mesuar gjene me te rendesishme ne jete FALJEN . pra pa te une nuk do te isha kjo qe jam sot .

po e nis kete projekt me nje pekrim te shkurter te familjes sime : familja ime eshte e perbere nga 5 njerez te mrekullueshem dhe qe te bejne te buzeqeshesh edhe ne ditet e tua me te erreta . gjyshja, mami, babi, 2 vellezerit por qe prej vitit 2010 ne shtepine tone ka ardhur edhe nje pjesetar i ri i cili eshte qeni jone. kur une isha vetem 6 vjec gjyshi nga ana e babait dhe gjyshja nga ana e mamase per fat te keq nderruan jete pra nuk jetojne me . ishin njerez te shkelqyer , me zemer te bardhe dhe gojembel por nganjehere jeta eshte e paparashikuar dhe vepron kunder deshires sone.

disa karakteristika te familjareve:

babi: shume njerez e mendojne babain si nje figure te zymte e shume autoritare me te cilen nuk mund te bisedosh thjeshte duhet ta respektosh , por me mua eshte shume me ndryshe. une nuk e konsideroj babain tim si prindin tim, une e konsideroj ate si shokun tim se qekur kam qene e vogel babi me thoshte gjithmone qe ta konsideroja keshtu. me babin ndihem e lire te diskutoj per tema te ndryshme , kam nje besim te verbuar ne te dhe sa here qe une kam nevoje ai me gjendet prane . eshte njeriu i duhur per keshilla dhe per mendime .sa here qe jam ne nje rruge pa rrugedalje eshte gjithmone babi qe e gjene nje rrugedalje per mua , eshte njeriu qe me ka zgjidhur te gjitha problemet e "e pamundura per tu zgjidhur ". NQS do te kisha mundesi qe ti jepja nje keshille te gjithe baballareve qe mendojne se me dhune e me presion zgjidhet gjithcka do ti thoja : femijet jane si sapuni nese i shtrengon shume do te te rreshkasin nga dora pra per te qene nje prind shembullor nuk duhet ti beni presion femijes por duhet te gjeni nje rruge te perbashket ne te cilen te dyja palet te jene te kenaqur

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi