Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Loading…
Transcript

Konferenca e Paqes ne Paris & Kongresi i Lushnjes

18 Janar 1919 ne Paris filloi Konferenca e Paqes

Përcaktimi i kufijve

Kongresi i Lushnjes

Kongresi i Lushnjes çeli punimet NGA 28-31 janar] të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Ndër vendimët më të rëndësishme që u morën në ketë konferencë ishin :

Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga më 28 deri më 31 janar 1920 dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i kongresit ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Këtë mbledhje e hapi Ferit Vokopola që ishte përfaqësues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatët për ardhgjen e tyre në atë kongres. Pas Vokopolës, fjalën e mori Aqif Pashë Elbasani, që asokohe nga të gjithë shqiptarët konsiderohej si një nga patriotët më të mëdhenj. Aqif Pasha ju përgjigj me një fjalë të shkurtër të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët dhe pas kësaj mori fund ceremonia e hapjes së kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.

Në skenën botërore kishte dalë SHBA-ja, fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga aleatet. Pikërisht tek kjo, u mbështeten shpresat e Shqipërisë për garantimin e kufijve të saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur një sere pretendimesh dhe nuk ishte çudi që kufijtë e 1913 të rrudheshin edhe më shumë. Aq më tepër, që Italia e cila kishte pushtuar Vlorën dhe rrethinat e saj, ishte e bindur për të mos i lëshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndërhyrjen edhe të Vatikanit, kishte marrë përsipër mbrojtjen e Shqipërisë.

Komisioni i Lidhjes se Kombeve, që do të caktonte në vend kufijtë e Shqipërisë, mbërriti në Tirane në një moment të trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikërisht ditën kur kishte bere një grusht shteti dhe që vendosur Qeveria e Hasan Prishtinës. Por, ata nuk morën vesh asgjë. Hasan Prishtina dha dorëheqjen pas 24 orësh dhe u zëvendësua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po atë ditë, i shoqëruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshëm, komisioni udhëtoi për Shkodër. Ky ishte komisioni, që do të caktonte kufijtë e veriut dhe u detyrua të punonte me ndërprerje për më shumë se një vit. Ai kryesohej nga një kolonel Francez dhe një major Holandez.

Në ketë Konferencë morën pjesë rreth 30 shtete, ku organi kryesor ishte i përbërë nga :

Këshilli i të Katërve (qeverite e SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë), dhe Këshilli i të dhjeteve (përbërë nga ministrat edhe presidentët e shteteve të lartpërmendura si dhe dy përfaqësuës nga Japonia. Diskutimet lidhur me problemët e shteteve shkaktonin shqetësime të shumëta dhe të ashpra.

Formimi i shteteve të reja si : Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Mbretëria Sërbo-Kroate-Sllovene, Finlanda, Estonia, Lituania, Letonia, etj.

U bë vëndim që ish-koncesionet gjërmane në Kinë mund të kalonin vetëm nën kontrollin e Japonisë. Gjithashtu, u bë fjalë edhe për dëmshperblimin e Gjermanisë, ku Gjermania duhet t'ia paguante Francës 52 % para kurse të tjerat me materiale për luftën e shkaktuar

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi