Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Roli i politikës monetare të BQK-së

Hyrje

Politika monetare e secilit vend formësohet me seri rregullash permës të cilave përcaktohen aspektet e furnizimit të tregut me para, qarkullimit të parasë dhe procesit të dinamikës.

Si do të quhet paraja e vendit; si do te duket ajo; cila do të jetë fuqia blerëse e saj – cili do të jetë pariteti dhe kursi i këmbimit; cilët sektorë të ekonomisë do të nxiten përmes parasë; a do të ketë më shumë kursime, investime apo konsum, e të tjera, përcaktohet nga kushtet dhe rrethanat e tregut, por disa aspekte ekskluzivisht varen nga vendimet e institucioneve kompetente të secilit vend.

Aspekte si dukja, përmbajtja, pariteti, denominimi i valutës etj. përcaktohen nga institucioni kompetent, përkatësisht nga Banka Qëndrore e vendit përkatës.

Mungesa e politikës monetare nga BQK-ja po i kushton Kosovës në disa mënyra.Dihet se, BQK nuk ka mundësi që të kontrollojë sasinë e parave në qarkullim, që do t’i mundësonte asaj që të ndikojë në shkallën e inflacionit

Politika monetare do duhej t’i jepte mundësi BQK-së që gjithashtu të ndikojë në normat e interesit bankar. Përveç se ka inflacionin më të lartë në rajon, bankat kosovare kanë gjithashtu disa nga kamatat më të larta në rajon dhe në Europë. Kjo është pengesë e jashtëzakonshme për nxitjen e investimeve dhe për zhvillimin ekonomik.

Për shkak se Kosova përdor euron si monedhë të sajën të brendshme dhe për shkak se tregjet financiare në Kosovë janë ende relativisht të pazhvilluara, roli i politikës monetare të BQK-së është më i kufizuar nga sa është për shumë banka të tjera qendrore. Por BQK-ja ushtron ndikim në zhvillimet ekonomike në Kosovë në dy mënyra të rëndësishme. Së pari, ajo ndikon në rritjen e kredisë së bankave komerciale duke u imponuar bankave kërkesën për rezerva si dhe përmes rregulloreve të tjera mbi operacionet bankare. Së dyti, ajo përpiqet të promovojë dhe ruajë një sektor financiar të qëndrueshëm dhe efikas në Kosovë përmes licencimit, rregullimit dhe mbikëqyrjes së bankave, kompanive të sigurimeve dhe të organizatave mikro-kreditore dhe përmes punës së një Komiteti Këshillues të Makro-Prudencës që është themeluar kohët e fundit.

BQK-ja duhet të sigurojë që vendi të ketë furnizim adekuat me të gjitha monedhat dhe kartëmonedhat euro dhe si dhe që cilësia e monedhës Euro në qarkullim të jetë e një standardi të lartë. Arka e thesarit në BQK duken pak a shumë njësoj si arkat e thesarit te çdo banke qendrore, me dallimin e vetëm se në të ruhen monedha euro dhe jo një monedhë vendase.

BQK-së rrallë i duhet të importojë kartëmonedha dhe monedha euro në Kosovë për të mbajtur një furnizim adekuat të valutës euro në Kosovë, mbasi një sasi e konsiderueshme e Euros hyn në Kosovë përmes tregtisë dhe dërgesave nga kosovarët që jetojnë jashtë vendit. Por një nga qëllimet strategjike të BQK-së është të mbajë monedhë të një cilësie të lartë në Kosovë.

Përfundimi

Normat bankare në Kosovë

Është theksuar shpesh nga gazetarë dhe kritikë të politikave ekonomike në Kosovë fakti i normave jashtëzakonisht të larta të kredive në Kosovë, ndër më të lartat (në mos më e larta) në Evropë. Kjo analizë e shpejtë e të dhënave mbi normat mesatare të interesit për kursimet dhe kreditë në bankat që operojnë në Kosovë vërteton faktin e shpërputhjes së thellë dhe dallimit jashtëzakonisht të madh midis normave të kursimit dhe atyre të kredive. Dallimi midis normës së interesit për kursimet dhe asaj për kreditë quhet ‘net interest spread‘ apo shkurt vetëm ‘spread’. ‘Spread’ përbën profitin kryesor të një banke.

Megjithëse bankat mund të kenë burime tjera të profitit, siç janë investimet e ndryshme dhe të hyrat nga shërbimet, aktiviteti kredidhënës mbetët themelor për profitabilitetin e një banke. Sipas kësaj, për ta rritur profitabilitetin e bankës, interesi i bankës është që ‘spread’ të jetë sa më i madh. Rrjedhimisht, vlera e ‘spread’ duhet të jetë pozitive, në kuptimin që një bankë duhet të japë kredi me norma më të larta se sa ofron për kursime. Kjo është e vetëkuptueshme. Ajo që është shokuese për bankat në Kosovë është se sa e lartë është vlera e ‘spread’ në krahasim me normën evropiane dhe të vendeve të rajonit.

Pse Kosovës i duhet monedha e vet?

Ç`është politika monetare?

Zhvillimi i industrisë bankare në Kosovë

Rasti i studimit

Rasti i studimit përfshin disa biznese afariste të intervistuara në qytetin e Pejës.

Rëndësia që ka industria bankare për zhvillimin dhe stabilitetin e çdo ekonomie u konfirmua edhe një herë nga kriza e fundit globale. Ndikimi i krizës globale në Kosovë ishte mjaft i kufizuar, gjë që në masë të madhe i atribuohet edhe fundamenteve të shëndosha mbi të cilat është ndërtuar dhe zhvilluar sektori bankar i Kosovës.

Për dallim nga vendet tjera të rajonit, të cilat u deshën të ndjekin një proces të gjatë e të vështirë të tranzicionit të sektorit bankar nga sistemi i ekonomisë së centralizuar drejtë ekonomisë së tregut, Kosova u gjendë në një situatë më ndryshe duke mos trashëguar asgjë nga sistemi financiar i kaluar. Në njërën anë, kjo paraqiste një disavantazh të theksuar me që gjithëçka rreth funksionalizimit të sektorit bankar dhe financiar në përgjithësi duhej të nisej nga e para, gjë që paraqiste një proces mjaft sfidues.

Në anën tjetër, e gjithë kjo ka paraqitur një përparësi me që u mundësua krijimi i një sistemi financiar i cili që nga fillimi u bazua në parimet e ekonomisë së tregut dhe evitoi problemet me të cilat u ballafaquan shtetet tjera.

Në këtë kontekst, Kosova që nga fillimi u përcaktua për një sektor bankar të bazuar në pronësinë private dhe i hapi dyert hyrjes së bankave të huaja, të cilat, përveç kapitalit, sollën edhe praktikat bashkëkohore të afarizmit bankar, duke mundësuar kështu një konvergjim më të shpejtë të industrisë bankare të Kosovës drejtë atyre të vendeve me përvojë më të gjatë në këtë fushë.

Në Kosovë, ndonëse euroja është monedhë zyrtare, nuk ka ndonjë shqyrtim serioz nga institucionet përgjegjëse, por as nga shoqëria e gjerë, për zgjidhjet në rast të dështimit eventual të euros.

Por, një kalim i përkohshëm në një monedhë vendore do të sillte beneficione të shumta për zhvillimin ekonomik të vendit dhe është një risk që vlen të ndërmerret, apo që, në këtë fazë, të paktën të shqyrtohet dhe studiohet me seriozitet, pavarësisht fatit të euros.

Ta zëmë se Kosova do ta nxirrte një monedhë të vetën. Përfitimi i Kosovës do të ishte në të paktën tri forma:

1. Shtetit kosovar do t’i krijohej arma tepër e vlefshme e politikës monetare.

2. Politika monetare do t’i jepte mundësi BQK-së që gjithashtu të ndikojë në normat e interesit bankar.

3. Monedha kosovare do të ishte relativisht e devalvuar

Politika monetare është tërësia e mjeteve, e objektivave dhe e ndërhyrjeve të ndërmarra për të rregulluar furnizimin e ekonomisë me mjete monetare në përpjekje te vazhdueshme për të ruajtur ekuilibrat makroekonomike.

Politika monetare synon administrimin e kushteve monetare të ekonomisë: ofertës monetare, normave të interesit dhe kursit të këmbimit, në funksion të realizimit të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në periudhën afatmesëm dhe afatgjatë. Ajo synon ndikimin maksimal tek variablet ekonomikë me anë të ndryshimit të normave afatshkurtra të interesit.

Objektivat e politikës monetare klasifikohen në objektiva finale dhe në objektiva të ndërmjetëm.

Për të arritur objektiva të tillë, bankat qëndrore të pavarur nga Thesari, të cilave zakonisht u besohet politika monetare, kanë në dispozicion dy instrumenta: ofertën monetare dhe normën e interesit.

Janë dy lloj politikash monetare: ekspansive dhe restriktive.

SIDE B

SIDE A

Paraja është thelbi i sistemit ekonomik bashkëkohor. Pa mirëfunksionimin e sistemit monetar një ekonomi do degradonte në nivelin e shoqërisë neolitike brenda një kohe të shkurtër. Shumica dërmuese e popullsisë njerëzore do vdiste urie nëse nesër sistemi monetar global do shkatërrohej.

E pra, nëse në çdo fushë tjetër të ekonomisë mund të tolerohen deri diku gafat, sistemi monetar duhet ruajtur me çdo kusht i paprekur. Nëse çdo lloj politike tjetër ekonomike mund dhe të lihet pas dore ose të formulohet nga persona të pa-aftë, politika monetare duhet të jetë maksimalisht efektive.

Zakonisht, qëllimi afatshkurtër i operacioneve në treg të hapur është arritja e normës afatshkurtër të interesit si qëllim specifik.

Por, çka po ndodh me normat tepër të larta për kredi në Kosovë, kredi këto që mungojnë, ndërsa mungesa e kredive po dëmton bizneset e vogla, e që edhe shumë më i dëmshëm është vetë mungesa e biznesit?

Biznesi i vogël ndërmarrës është motori që drejton Kosovën. Në dekadën e fundit, gati të gjitha vendet e reja të krijuara të punës kanë ardhur pikërisht nga kompanitë e vogla, me pak punëtorë. Biznesi i vogël ndërmarrës duhet të jetë zemra dhe truri i ekonomisë sonë.

Mendoj se synimi i politikës ekonomike, që ushtrohet nga partitë politike në pushtet, duhet të jetë mbështetja e tregjeve financiare dhe e ekonomisë, ndërsa ajo nënkupton shkathtësi praktike dhe dije profesionale se si funksionon ekonomia, në kohë reale, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.  

Koncepti makroekonomik i masës monetare

Politika monetare e Kosovës – cila duhet të jetë ajo?

Sot shteti ynë sovran ka mundësi dhe duhet të shqyrtojë mundësitë që ka. Ja disa prej tyre:

1. Të ri-konfirmojë vazhdimin e përdorimit të Euros dhe kur te bëhemi anëtarë te Unionit Evropian, të vendosim një valutë vendase “një minutë” para mesnate, sa për te bërë përcaktimin e paritetit dhe kursit të këmbimit.

2. Të fillojmë me emetimin e valutës vendase edhe pse influenca e Euros, sidomos nga të ardhurat e mërgimtarëve do të mbetet prezente dhe mundësia e një valute vendase do të ishte tejet e limituar;

3. Të bëjmë bashkimin monetar me ndonjë valutë të vendeve në rajon (politikë rajonale), themi me Shqipërinë, ngase vendet e përafërta me zhvillim ekonomik dhe me sfida të ngjajshme potencialisht më lehtë mund t’i harmonizojnë ciklet e biznesit. Mbase ky mund të rezultojë si opsioni më i arsyeshëm në aspektin ekonomik, edhe pse mund të ketë edhe opsione tjera.

Parlamenti i vendit e ka këtë mundësi dhe përgjegjësi shqyrtimi dhe mbi bazën e analizave dhe vlerësimeve të gjithanshme, të vendosë për opsionin e duhur. Vendimi për valutën është i një rëndësie të veçantë ekoniomike, por edhe politike.

Në mënyrë të përmbledhur, mund te thuhet se politikta monetare e BQE-së/Euroja paraqet politikë restriktive monetare, e cila është kufizuese në përballimin me papunësi të lartë.

Kostoja e lartë e kapitalit qe buronte nga euroja, ishte kufizuese për të rigjeneruar ndërmarrjet e privatizuara. Ndonëse me inflacion të ulët, kushtet e kreditimit — normat e kamatave dy-shifrore dhe afatet e kthimit — kanë qenë tejet shtërnguese në këtë aspekt, përderisa në privatizim kërkohej çmimi më i lartë.

Përveç kësaj, Euroja, në fakt heqja dorë nga valuta vendase ka edhe kosto tjera. Humbja e të hyrave të ashtuquajtura “seigniorage” nga e drejta dhe procesi i emitimit te valutës, është kosto e “programuar” e Euroizimit.

Pastaj, studimet dhe përvoja kanë dëshmuar se përdorimi i valutes së huaj/të fortë stimulon daljen e parave te gatshme nga tregu vendor. Në anën tjetër, valuta e huaj stimulon importin. Të gjitha këto kanë bërë qe kostoja e jetesës të jetë e lartë për qytetarin Kosovar.

Përveç kësaj, euroizimi pamundëson shfrytëzimin e politikës monetare për të ndikuar dhe përshtatur proceset ekonomike, ne mënyrë të kujdeshme dhe pa politizime.

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA”

FAKULTETI I BIZNESIT

Shkaqet e inflacionit ne Kosovë

Inflacioni, i cili po godet Kosovën, sipas njohësve të çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesve të organizatave ekonomike në vend, është inflacion i importuar. Derisa Kosova shumicën e produkteve i importon nga tregjet ndërkombëtare, çdo ngritje e çmimeve në botë, do ta godasë edhe Kosovën.

Në kohën kur papunësia dhe varfëria në Kosovë është në nivel tejet të lartë inflacioni, ai godet të gjitha shtresat, por më së shumti ato familje ku të ardhurat mujore janë të pakta apo jetojnë me ndihmë sociale. Por, se çfarë duhet të ndërmarrin institucionet e Kosovës karshi inflacionit,është rritja e ofertës në vend, e cila ofertë nuk rritet nëse nuk ka një përkrahje më të madhe për sektorin privat.

Ndryshe, çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë, kanë filluar të ngrihen që nga fundi i vitit të kaluar dhe kanë vazhduar pa pasur rënie. Njohës të çështjeve ekonomike thonë se nëse një trend i tillë vazhdon, mundësia e një shpërthimi social është shumë reale

Inflacioni

Rekomandime

Inflacioni sipas veprimit në ekonomi mund të përkufizohet si process i rritjes së çmimeve. Ky process gradualisht sjellë rënien e standardit jetësor, zvogëlimin e rezervave valutore, çrregullimin e bilancit të pagesave dhe kursit të valutës kombëtare.

Prandaj inflacioni është dukuri e komplikuar dhe heterogjene e rrjedhave në ekonomi, ndërsa asnjëherë nuk vjen në praktikë dy here në të njëjtën formë.

Masat kryesore për eleminimin e dukurive që e shkaktojnë inflacionin janë:

- Masat e politikës monetare – kreditore (rritja e normës së interest, shitja e letrave me vlerë, rritja e normës së detyrueshme të rezervave monetare)

- Masat e politikës fiskale (rritja e tatimit, masat në lëmin e doganave etj).

NDIKIMI I POLITIKËS MONETARE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK

Punim diplome

  • Krijimi i një valute vendore
  • Përfitimi nga monedha e re vendore
  • Ulja e normave të interesit
  • Funksionimi i sistemit financiar

Në kushtet e realizimit të principeve makroekonomike, për të mundësuar funksionimin dhe zhvillimin bashkëkohor të ekonomisë sipas ligjeve të tregut të gjitha transaksionet në ekonominë e mallrave kryhen me ndërmjetësimin e parasë.

Baraspeshimi i këtyre marrëdhenieve mund të rregullohet duke e realizuar politikën monetare – kreditore si dy komponente që sigurojnë funksionimin e sistemit monetar dhe rregullimin e marrëdhenieve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ky përkufizim ka të bëjë me atë se çdo normalizim ose çdo prishje e ekuilibrit të sektorëve real ekonomik në përfundim do të kenë karakter monetar.

Në kushte të këtilla ky ballafaqim ndërsektorial shprehet si faktor i ekuilibrit dhe disekuilibrit të sektorit monetar të ekonomisë dhe në situate të caktuara edhe vetë sektori monetar ekonomik mund të jetë faktor ekuilibrues ose joekuilibrues i cili më tutje mund të reflektohet në sektorin real ekonomik. Në ekonominë monetare këta dy sektorë nuk mund të veprojnë në mënyrë të pavarur por ata e kushtëzojnë njëri tjetrin.

Rritja e masës monetare në tregun financiar në kufijtë e lejuar të kërkesës monetare nuk do të ndikojë në rritjen e stërmadhuar të kërkesave në tregun e mallrave. Ndryshe nga kjo situatë nëse rritet kërkesa monetare mbi kufirin optimal në formë të kredive (afatshkurtëra) bankare për të siguruar financimin e ecurisë së shumëzimit, kursimit dhe zhvillimit atëherë mund të ketë pasoja inflacioniste.

Politika monetare mbetet njëra prej çështjeve të rëndësishme shtetërore e cila vazhdon tash e 7 vite të Pavarësisë, të mbetet e pa-trajtuar në mënyrë meritore.Institucionet e vendit do të duhej të shqyrtonin këte çështje, me prioritet.Kosova, edhe në këtë sferë, ka historikun dhe zhvillimin e saj specifik.

Është evident roli dhe rëndësia që euroja ka pasur në rimëkëmbjen e vështirësuar të ekonomisë Kosovare. Euroja ka mundësuar sendërtimin e një klime makroekonomike stabile në vend; ka krijuar besimimin në tregun financiar të vendit duke stimuluar themelimin dhe ndërtimin e institucioneve financiare, përgjatë më shumë se një dekade; ka mundësuar lidhjen e tregut Kosovar me atë te Unionit Evropian dhe me tregje tjera. Përveç kësaj, euroja ka qenë në fuksion të pavarësimit ekonomik dhe pse jo edhe politik të Kosovës.

Por, a ka dhe a ka pasur edhe anë të kundërta, me efekte negative, përdorimi i Euros? Ndonëse pak është folur për të, efektet negative janë evidente.

MENTORI: STUDENTI:

Msc. Ariana Xhemajli Blerta Lataj

PEJË, Korrik 2015

Punim Diplome

FALEMINDERIT!

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi