Shteti i pavarur shqipetar dhe konsolidimi i tij
Republika shqipetare,zhvillimet e brendshme dhe politika e jashtme
Presidenti i pare i Shqiperise
Presidenti kishte nje mandat 7 vjecar.Njekohesisht,Zogu mbante dhe postin e kryeministrit,duke drejtuar keshtu pushtetin ekzekutiv dhe kontrolluar pushtetin ligjvenes.Ai kishte te drejten e vetos pa apel,mund te hidhte poshte ligjet e miratuara nga Parlamenti deh mund ta shperndante ate.Presidenti kontrollonte pushtetin gjyqesor me te drejten per te emeruar 6 senatoret dhe gjyqtaret.A.Zogu mbajti dhe detyren e komandantit te forcave te armatosura.Me kompetenca dhe detyra te tilla te presidentitRepublika e shpallur misheronteme shume tiparet e republikes presidennciale sesa te republikes parlamentare.Gjate qeverisjes se Zogut u moren masa per krijimin e nje administrate te perqendruar,u be nje ndarje e re administrative ne 10 prefektura,nenprefektura e komuna.Riorganizimi i xhandarmerise dhe ushtrise u bene nen drejtimin e anglezeve.
Republika Shqiptare ishte emri zyrtar i Shqipërisë në vitet 1925–1928. Më 17 janar te 1925 u mblodh Asambleja Kushtetuese dhe nuk vonoi dhe Shqipëria u shpall Republike Parlamentare sipas stilit Amerikan me një president me dore te forte.
Kushtetuta e Republikës qe hartuar sipas asaj Amerikane, por natyrisht duke iu përshtatur Shqipërisë.
Shqipëria ishte dërrmuar nga lufa e I, pushtimet, sëmundjet etj. Duhej një regjim deri diku autoritar. Kështu ishte dhe ne shtetet fqinje.
Me 21 janar të 1925 Shqipëria u shpall Republikë.
Me 31 janar te 1925 Asambleja zgjodhi Ahmet Zogun të parin President të Shqipërisë në mes te brohoritjeve dhe te entuziazmit me thirrjet : Rroftë Presidenti ! Rroftë Ahmet Zogu ! Gjithë bota u lajmërua dhe filluan të njohin Shqipërinë dhe duke dërguar përfaqësuesit e tyre. Kështu filloi dhe ndihma ekonomike dhe firma te huaja me ardhe ne Shqipëri se shihnin stabilitet.
Zogu kishte shume detyra te mëdha për të bëre. Së pari te krijonte një administratë te rregullt, një fuqi policore për te vënë qetësinë, gjykata dhe ligjet moderne, zhdukjen e analfabetizmit, që ishte rrënja e gjithë së keqes, spitale dhe luftë kundër sëmundjeve ne masë si koleres ,vendosjen e qetësisë, shtrimi i fiseve dhe bajraqeve që nuk donin me të nënshtrohenin një qeverie moderne të kohës se tij.
Shqipëria ishte shumë e varfer. Kështu që Zogu iu desh një shtet mik për të kërkuar ndihmë imediate. Kjo u bë me Italinë.
U pakësua ushtria kombëtare. U krijuar xhandarmëria dhe si inspektor i saj u emëruar koloneli i ushtrisë britanike Sterling. Zogu nuk donte te lidheh këmbe e kokë, vetem me Italinë, prandaj merrte oficer dhe këshilltare nga vende të tjera perëndimore. Qëllimi ishte per te krijuar një qetësi civile dhe kjo u arrit. Ushtria dhe xhandarmëria ishte e vogël, por shembullore. Filluan kërkimet për naftë midis Vlorës dhe Beratit. U hap Banka Shtetërore Shqiptare. Shqipëria filloi të ecte ne rrugën e ndërtimit dhe te përparimit të kohës.
Asambleja Kushtetuese u kthye ne Parlamentin Shqipetar pas emerimit te A.Zogut si President i Shqiperise.Parlamenti miratoi Statutin Themeltar,i cili sanksionoi institucionet qeverisese dhe kompetencat e tyre.Parlamenti perbehej nga dy dhoma:Dhoma e Deputeteve me 57 anetare,qe zgjidheshin nga votimi jo i drejtperdrejte dhe nga Senatii perbere n 12 anetare te cilet po ashtu zgjidheshin nga Zogu. Ky sistem dydhomësh i dha përparësi në raste të caktuara të Senatit, duke e vënë Dhomën së Deputetëve në një pozitë inferioriteti. Mledhja e dhomave të parlamentit në seancë të përbashkët, njihej si Kuvend Legjislativ dhe në seanca të ndara njiheshin me emrat e tyre respektivë. Gjatë kësaj kohe Parlamenti miratoi një sërë ligjesh të rëndësishëm, duke përfshirë ligjin e bankës kombëtare dhe atë të pensioneve civile. Shpërndarja e Parlamentit erdhi pas një debati për të ndryshuar formën e qeverisë, duke përgatitur vendin për zgjedhjet e reja për në Asamblenë Kushtetuese.