Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Edhe pse të dhënat e para për numrin e popullsisë në R.M datojnë që nga viti 1900, për komunën e Vrapçishtit do të shërbehemi me regjistrimet e pas luftës së dytë botërore.
Regjistrimi i parë pas formimit të ish RSFJ-së(Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) ka qenë në vitin 1948 dhe pas këtij regjistrimi gjithsejtë deri në regjistrimin e fundit të vitit 2002 ka pasur shtatë regjistrime të popullatës, edhe atë: (në vitin 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1994, 2002)
Në kuadrin e zonimit tektonik, kufijtë natyror të rajonit i përkasin zonës tektonike të Maqedonisë Perëndimore, e cila karakterizohet nga një shumë llojshmëri shkëmbinjsh dhe strukturash rrudhosëse e atyre shkëputeshe alpine.
Kryesisht relievi në këtë zonë karakterizohet me forma të ndryshme morfologjike.
Në këtë zonë paraqiten përfaqësues të shkëmbinjve të periudhave të ndryshme gjeologjike duke filluar prej erës më të vjetër të paleozoikut deri në periudhën e kuaternarit.
Ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në formimin e klimë së Pollogut janë gjerësia gjeografike dhe afërsia e masave ujore .
Ndikimi i Detit Adriatik mbi klimën e Pollogut është e shprehur shumë dobët për shkak të lartësisë së Malit Sharr i cili i ndalon lëvizjet ajrore.
Ndikimi i Detit Egje që paraqitet nëpër rrjedhën e lumit Vardar dobësohet në veri dhe në Pollog është i shprehur shumë më dobët.
Lagështia e ajrit në Fushëgropën e Pollogut edhe në teritorin e komunës së Vrapçishtit gjatë vitit është 73 %, maksimumi është në muajin tetor, dhjetor dhe janar 83%, ndërsa korriku dhe gushti në 64%.
Temperatura e ajrit është element i klimës, e cila ndryshon sipas gjerësisë gjoegrafike dhe lartësisë mbidetare. Temperaturat më të ulta mesatare në këtë zonë paraqiten në janar, kurse temperaturat mesatare më të larta janë në muajin korrik.
Reshjet janë produrti i sublimimit dhe kondenzimit të avullit të ujit në atmosferë, të cilat në këtë zonë paraqiten nga më të pasurat e Maqedonisë, me vlerë 700-1000mm.
Muaji me më shumë reshje është muaji nëntor, ndërsa muaji me më pak reshje është muaji gusht.
Edhe pse ndaj karakterit të klimës në rajone të caktuara ndikojnë më shumë faktorë, për të cilët më pak ose më shumë u fol në atë që thamë më lartë, prapë së parpë duke e u bazuar në të dhënat do të jepet vështrim i veçantë për ndyshimet e temperaturës së ajrit, reshjet atmosferike, lagështia relative e ajrit, vranësirat dhe erërart
Erërat më të shprehura në këtë zonë janë erërat veriore të ftohta dhe fryjnë me intensitet të ndryshëm gjatë tërë vitit
Në vit ka rreth 105 ditë më vranësira. Në këtë zonë gjatë muajve të dimrit ndodh që vranësirat të qëndrojnë disa ditë, të cilat përmbajnë edhe shtresa tjera siç janë tym e aerosole apo thërmia të vogla që lirohen nga djegia e karburanteve si dhe nga tymtarët
Migrimet paraqesin zhvendosjen e popullsisë prej një vendi të jetesës në një vend tjetër. Këto lëvizje të popullsisë në komunën e Vrapçishtit janë prezente dhe janë zhvilluar si në të kaluarën ashtu edhe sot. Shkaku i këtyre lëvizjeve shumë të shpeshta janë karakteri social dhe politik.
Të larguarit nga komuna viti 2009-61
2010-44 dhe 2011-69.
Të ardhurit në komunë viti 2009-73, 2010-77 dhe 2011-106.
Një ndër treguesit më të rëndësishëm demografik të popullsisë është përbërja moshore. Ajo ka rëndësi për zhvillimin e saj në të ardhmen, por edhe për planifikimin ekonomiko-shoqoror të komunës.
Si përfundim mund të thuhet se në komunën e Vrapcishtit rezervat për fuqi puntore janë të mëdha pasi pjesën më të madhe të popullsisë e përbën popullsia në moshën e punës. Pesha relativisht e madhe e popullsisë së moshuar shpjegohet me largimin e moshave të reja dhe me kthim në vendlindje të një pjesë të emigrantëve pensionist për të kaluar pleqërinë.
Në territorin e komunës së Vrapçishtit gjithnjë ka mbizotëruar popullsia shqiptare. Përveç shqiptarëve në këtë komunë ka edhe turq, maqedonë, sërbë, bullgarë
Në këtë komunë sipas të dhënave më të reja të vitit 2002 dominon popullsia shqiptare 21.101 banorë, maqedonë 1041 banorë, turq janë 3134 banorë, sërb 4 banorë, boshnjakë 8 banorë dhe të tjerë 111 banorë
Komuna e Vrapçishtit i posedon të gjitha kriteret të cilat duhet ti ketë një komunë rurale, ajo përbëhet prej 15 vendbanimeve fshatare. Ka pozitë të favorshme gjeografike, është e pasur edhe me toka produktive dhe kullota . komuna gjendet në nivel të ulët socio-ekonomik, për zhvillim perspektiv të kësaj komune dhe banorëve që jetojnë në të mund të thuhet se duhet të ndërmeren masa konkrete dhe urgjente për zhvillimine komunës në të gjitha fushat. Për ngritjen e standardit ekonomik në komunë, së pari duhet që tju jepet rënsësi zhvillimit të degëve ekonomike primare me të cilat meret shumica e populates vendase bujqësinë dhe blegtorinë.Popullsia e komunës së Vrapçishtit ballafaqohet me numër të madh të papunësisë, duke e pasur parasysh shkallën e papunësisë në vend duhet që të ndërmeren masa për hapjen e vendeve të punës.
Komuna e Vrapçishtit ka edhe shumë nevoja tjera ekonomike për të ardhmen e saj, për tu zhvilluar komuna kuptohet që është ngushtë e lidhur edhe me zhvillimin e shtetit në përgjithësi. Shpresohet për një të ardhme më të mire për të gjitha komunat e R. M-së.
Pozita gjeografike dhe madhësia e territorit të komunës
Komuna e Vrapçishtit është e vendosur në veri-perëndim të Republikës së Maqedonisë, në shpatet e maleve Shar prej 580 metra mbi nivelin e detit dhe është komunë rurale që nga veriu kufizohet me komunën e Bogovinës, në lindje dhe juglindje nga komuna e Gostivarit dhe Bërvenicës kurse nga perëndimi me komunën e Restelicës (Republika e Kosovës ).Territori i kësaj komune gjendet ndërmjet Pollogut të Epërm dhe Pollogut të Poshtëm. Pozita gjeografike e komunës së Vrapçishtit koordinatat gjeografike të hapësirës që e përfshin territorin komunal përcaktohet me vlerat 41°50’5’’ deri 20°52’50’’
Komuna e Vrapçishtit, duke iu falënderuar burimeve të Malit Sharr është e pasur me një rrjet të madh të burimeve dhe atë me lumin me rrjedhje të shpejtë i quajtur Mazraça.
Gjithashtu në fshatin Vrapçisht kemi një prua(Murgovec) i cili kalon ne mes të fshatit ndërsa të gjitha burimet tjera të Sharit nëpërmjet sistemit të grumbullimit të ujërave të Sharrit akumulohen në liqenin artificial të Mavrovës
Ne komunën e Vrapçishtit hynë 15 vendbanime dhe atë fshatrat: Vrapçisht, Dobërdoll, Gradec, Negotinë, Senakos, Toplicë, Gallatë, Zubovcë, Kalisht, Llomnicë, Gjurgjevisht, Vranjofcë, Pozharan, Gorjan dhe Novosellë.
Ne rënzë te malit Sharr janë fshatrat Gradec, Senakos, Negotinë, Dobërdoll, Toplicë, Vrapçisht dhe Zubovcë ndërsa vendet kodrinore malore janë fshatrat: Vranjofcë, Novosella, Pozharani, Kalishti, Llomnica , Gjurgjevishti, Gallata dhe Gorjani.
Proceset e lëvizjes natyrore të popullsisë zhvillohen në varësi të faktorëve të ndryshëm si: biologjik, social, ekonomik, deri në vitin 1997. Të dhënat për shtimin natyror të popullsisë janë dhënë vetëm në nivel të komunave ( në rastin konkret për komunën e Tetovës dhe Gostivarit). Të dhënat statistikore më konkrete, në nivel të komunave të reja rurale, për herë të parë u publikuan në vitin 2001
Në këtë zonë kemi disa lloje të tokave edhe atë:
• Tokat ngjyrë kafeje në gëlqerore
• Tokat e kuqe apo tera rosa
• Tokat aluviale
Komuna e Vrapçishtit në hapësirën ku shtrihet ka kushte të volitshme për zhvillimin e botës bimore dhe shtazore. Ky territor është i pasur me shumë lloje të bimëve dhe të shtazëve.
Kjo komunë është e pasur me sipërfaqe të pyllëzuara, ku kemi të përfaqësuara shumë lloje të drunjve gjetherënëse dhe gjethegjilpërore.
Nga kafshët e egra këtu jetojnë: ariu, ujku, deri i egër, dhelpra, ketri, lepuri dhe lloje të ndryshme të shpezëve. Ndërsa prej kafshëve të buta kemi: gjedhet, delet, dhitë dhe kuajt
Struktura e popullsisë sipas gjinisë tregon raportin numërorë midis gjinisë mashkullore dhe femërore. Në strukturën e popullsisë sipas gjinive, në të kaluarën ka pasur ndryshime në mes gjinive. Në mungesë të të dhënave të sakta për strukturën e gjinive në të kaluarën, do të bazohemi në disa faktorë të cilët kanë luajtur rol në ndryshimin e strukturës gjinore në këtë komunë.
Struktura e popullsisë sipas gjinisë
Viti Gjithsejt Meshkuj Femra
2009 26660 26798 26949
2010 13266 13324 13392
2011 13394 13474 13557
Nataliteti është komponenta pozitive e lëvizjes natyrore, e cila ndikon në rritjen e numrit të përgjithshëm të një territori.
Komuna e Vrapçishtit sipas të dhënave që disponon prej viti 1948 deri në vitin 2002, gjithnjë ka pasur shtim natyror pozitiv, që dmth që popullsia e kësaj komune vazhdimisht rritet.
Lindjet në komunën e Vrapçishtit në bazë të viteve 2009 kemi 304, 2010 kemi 300 dhe 2011 kemi 309.
Mortaliteti është komponent negative e lëvizjes natyrore dhe të përgjithshme të popullsisë që ndikon në numrin e përgjithshëm të banorëve
Mortaliteti në të kaluarën në komunën e Vrapçishtit ka qenë më i lartë, si rezultat i kushteve të rënda për jetesë, standardit të ulët dhe mbrojtja e rëndë shëndetësore, paraqitja e shumë epidemive të ndryshme, të cilat kanë marrë jetët e shumë njerëzve
Të vdekurit në vitin 2011 -198 te vdekurit në vitin 2010-180
vdekurit në vitin 2009-179
Komponentët kryesorë të shtimit natyrorë të popullsisë janë: nataliteti (lindshmëria) dhe mortaliteti (vdekja). Rezultat I tyre është shtimi natyrorë (N-M=SHN),(teprica e numrit të të lindurve të gjallë mbi numrin e të vdekurve).
Në vitin 2009 kemi shtim natyrorë pozitiv prej 4,68‰, ne vitin 2010 kemi shtim natyrorë pozitiv prej 4,47‰, edhe në vitin 2011 përsëri kemi shtim natyrorë pozitiv. Nga shembujt më lartë shohim se numri i popullsisë në këtë komunë kryesisht viteve të fundit ka shtim natyrorë pozitiv që ndikon në numrin e përgjithshëm të popullsisë të kësaj komune, por njëkohësisht ndikon pozitivisht edhe në numrin e përgjithshëm të popullsisë në R.M.