Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Sipas legjendës në ato zona sundonte një kuçeder, nje krijesë madheshtore që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që ndriçon qytetet dhe fshatrat e Jugut.
Rajoni Jugor i Shqiperise
Punuan: Xheni Vezi
Shila Xhakoni
Marvin Aliaj
Stiven Beqiri
Nikola Merga
Luena Seferasi
Objektivat
Kalaja e Gjirokastres
Pamje nga qyteti
E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit në xhevahir otoman më pas në qendër e rëndësishme e pushtuesve fashistë italianë, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë. Qyteti me popullsi 40 000 banorë, është qendra ekonomike e administrative e rrethit me të njëjtin emër.
Permeti
Qellimi
Qellimi i ketij projekti eshte te na njoh me nga afer me rajonin jugor si dhe te tregoje se turizmi mund te jete nje dege mjaft e rendesishme e fitimprurese
E njohur që në antikitet me emrin "Trifilia", një pjesë e "Rajonit Melotid", emri i Përmetit e ka prejardhjen nga një hero i quajtur Premt, nga i cili historia ka arritur deri tek ne, gjeneratë mbas gjenerate. Thuhet që ky hero për mos të rënë në duar të armikut, vendosi të hidhej nga "Guri i Qytetit", një gur i madh që ndodhet afër qendrës së qytetit; një karakteristikë tjetër e vendit janë shumëllojshmëria e trëndafilave që gjenden në të gjithë qytetin, në park si dhe në shtëpitë e vjetra nga ku ka marrë dhe emrin "Qyteti i Trëndafilave". Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale.
Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit modern të Sarandës. Pozicioni i tij është spektakolar: Qyteti i lashtë okupon pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. Rrëzë një pllaje në jug të kanalit shtrihet një tokë djerrë e tharë nga ujërat që ndan Butrintin nga një sërë malesh, të cilat shtrihen përgjatë kufirit jugor shqiptaro-grek.
Syri i Kaltër është një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë - Gjirokastër. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit. Eshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me formėn e njė syri, shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin drei nė 45 m thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim mBurimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.
Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe ka daLje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet Iehtesisht me shtetet e tjera te botes.
Rajoni jugor i Shqipersise
Delvinë (Albanian: Delvinë ose Delvina) është një qytet i vogël në qarkun e Vlorës në jug të Shqipërisë, 16 km në verilindje të Sarandës. Delvina, eshte rreth me vehte. Delvina ka humbur më shumë se një te treten e qytetarëve të saj që nga viti 1990, duke pasur një popullsi prej 4200 (2004 vlerësim).
Qyteti është ndërtuar mbi një shpat mali. Ajo ka një xhami, një kishë katolike, një kishë protestante, dhe një kishë ortodokse. Pranë janë mbetjet e një kështjellë mesjetare. Në perëndim jug të qytetit është kryeqendra e Epirit qyteti i lashte Foinike (Finiqi) i sotem, i cili u shpall një park arkeologjik në vitin 2005.
Ka pak punësim lokal përveçse ato vende pune ofruar nga shteti, dhe përfitimet ne Delvine vijne nga bumi turistik ne Sarande.
Saranda nuk shquhet si ndonjë qytet i madh i Shqipërisë por fama i vjen Sarandës për plazhet e bukura shkëmbore të saj, të famshme në të gjithë kombin dhe më gjerë. Bumi i zhvillimit të Sarandës ka ardhur në dekadën e fundit dhe zhvillimi ka qenë me së shumti në fushën e turizmit dhe të shërbimeve.
Historia e Sarandës si qytet nuk është shumë e veçantë dhe shumë e vjetër. Më e rëndësishme në zonë është historia e Butrintit, krijimi i të cilit, si qytet, vjen nga legjendat e Homerit.Gjëja e parë që duhet vizituar në Sarandë është vija bregdetare. Është ndër më të veçantat në Shqipëri për shkak të guralecëve që përbëjnë plazhin. Gjatë një shëtitjeje në bulevardin kryesor pergjatë detit mund të shijosh një pamje të bukur të horizontit në perëndim të diellit dhe gjithashtu është një mundësi e mirë edhe për të blerë suvenire nga Saranda.
Ksamil
Plazhet
Lukova