Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Transcript

Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal(nëpërmjet kacavirrjes në pemë),[20] me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të trupit.

Zhvillimi historik-evulucioni i njeriut

Evulucioni biologjik

Por sot nuk ka asnjë dyshin rreth marrëdhënieve të ngushta evolutive midis njerëzve dhe primatëve të tjerë. Duke përdorur të njëjtat metoda shkencore dhe mjete që janë përdorur për të studjuar evolucionin e specieve të tjera, kërkuesit shkencorë kanë mbledhur një numër gjithnjë e më të madh fosilesh dhe provash të tjera molekulare që tregojnë kiartë se të njëjat forca përgjegjese për evolucionin e formave të tjera të jetës në Tokë janë përgjegjese edhe për evolucionin biologjik të karakteristikave të njerëzve.

Studimi i të gjitha formave të provave (pra jo vetëm fizike) ka sjellë përfundimin se njerëzit kanë evoluar nga primatët ancestralë. Në shekullin e 19-të, ideja se njerëzit dhe majmunët kishin një para-ardhës të lashtë të përbashkët ishte ende një fantazi, dhe ishte një temë mbi të cilën debatohej shumë nga shkencetarët e kohës së Çarls Darvinit, po ashtu edhe në vitet e mëpasshme. Dozat e ironisë dhe të talljes nuk mungonin; madje ndonjëherë shërbenin edhe si argument.

Punoi-Orges Juniku

Faleminderit per vemendjen e kushtuar

Evulucioni i njeriut

Bazuar në forcën e provave të krahasimit të ADN-së, para-ardhësi i përbashkët i njerëzve dhe shimpanzevemendohet se ka jetuar afërsisht 6 deri në 7 milion vite më parë në Afrikë. Pema evolutive që të çon nga ky para-ardhës ancestral deri tek njerëzit modernë përmban një sërë degëzimesh anësore, që përfaqësojnë popullatat dhe speciet që janë zhdukur. Kështu duket se në të shkuarën planeti ynë ka qenë populluar nga lloje të ndryshme speciesh, të ngjashme me njeriun.

Rreth 4.1 milion vite më parë në kontinentin mëmë, Afrikë, u shfaq një specie e re, të cilën antropologët e vendosin në gjininë Australopitekus, që do të thotë “majmun jugor”. Truri i një të rrituri të Australopithecus-it kishte pothuajse të njëjtën madhësi me atë të majmunëve modernë (sikundër është dokumentuar nga madhësia e kafkës tek fosili).

Duket se Austrolopitekusi e kalonte një pjesë të kohës së vet duke u kacavjerrë nëpër pemë, sikurse tregojnë këmbët e shkurtra dhe tiparet e gjymyrëve të sipërme. Por Australopithecusi mundej gjithashtu të ecte drejt mbi dy këmbë, sikurse njerëzit. Shenjat e këmbeve[1] të lëna nga një prej Ausralopitekusëve të hershëm të Afrikës mund të shihen në fotografinë e mëposhtëme; shenjat janë ruajtur në formën e tyre origjinale nga hiri vullkanik i ngurtësuar.

Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të njerëzve janë gorrillat dhe shimpanzetë, por njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit modernë.[14] Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë.[14] Renditja e plotë e gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%.[15][16][17][18] Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma më të hershme.

Lenda-Njeriu dhe natyra

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi