Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Rajoni perendimor i Shqiperise

No description
by

Adi Mehmeti

on 26 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Rajoni perendimor i Shqiperise

Rajoni perendimor i Shqiperise
Trashegimia natyrore e kulturore
Pozita gjeografike
Ekonomia
Kalaja e Rozafes ( Shkoder )
Rajoni perendimor shtrihet ne perendim te vendit,nga gjiri i Hotit,ne liqenin e Shkodres(veri),deri ne Vlore(jug).Ne perendim ai laget nga deti Adriatik,ndersa ne lindje arrin tek rreza perendimore e Alpeve Shqiptare dhe vargmaleve te rajoneve te tjere te vendit.Perfshin gjithe sistemet kodrinore te Kerrabes,Dumresë,Sulovës,Mallakastrës,dhe kodrat e vlores ne skajin e tij jugor.Shtrieja nga veriu ne jug i ketij rajoni arrin rreth 200 km,ndersa gheresia ndryshon nga disa kilometra ne rreth 50 km ne drejtim te qytetit te Elbasanit dhe Beratit.Kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillim,sepse rajoni lidhet me rruge automobilistike e hekurudhore me rajonet e tjera te vendit dhe shtetet fqinje.Ne kete rajon gjendet i vetmi aeroport nderkombetar (Aeroporti Nene Tereza i Rinasit),si dhe porti detar me i madhe i vendit,ai i Durresit.Dalja e gjere ne detin Adriatik dhe,permes tij ne te gjithe Mesdheun,siguron lishje me vendet e tjera te botes dhe aktivitete te tilla si:lundrim,tregeti,turizem,peshkim etj.
Vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore ne Rajonin Perëndimor

Rajoni Perëndimor i Shqipërisë është rajoni me i zhvilluar ekonomikisht në krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Për shkak te pozitës se favorshme gjeografike, te relievit fushor, klimës se bute dhe përqendrimit te madh te popullsisë, në ketë rajon janë zhvilluar te gjitha degët e ekonomisë, si : ekonomia bujqësore, industria, transporti, tregtia, turizmi etj.
Kalaja e Rozafes eshte vendi me I rendesishem ne Shkoder, e cila ngrihet ne nje koder shkembore ne perendim te Shkodres.Ajo eshte e rrethuar nga tre lumenj Buna, Drini dhe Kiri. Emri i Kështjellës është i lidhur me legjendën e murimit. E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqsohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Njohuri rreth rajonit Perendimor
Trashegimi kulturore
Amfiteatri i Durresit
trashegimi kulturore
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të I të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.

Gurezeza ( Fier )
Ura e Mesit ( Shkoder )
Gurëzeza qytet antik te Gurezezës, dëshmi e qytetërimit ilir, që ndodhet në komunën Cakrani, 17 km larg Fierit. Arkeologet kanë vlerësuar se Gurezeza, emri antik i së cilës mendohet të jetë Barbyli, është po aq e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare sa Apolonia, qyteti antik në Pojan të Fierit apo Bylysi, në zonën e Hekalit në rrethin e Mallakastrës. Zbulimet që kanë dalë deri tani në dritë, tregojnë se qytetërimi në Gurëzezë fillon që nga periudha e neolitit deri në mesjetë.
Mali i Dajtit ( Tirane )
trashegimi natyrore
Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.

Trashegimi kulturore
Mali i Dajtit është një mal në Shqipëri që arrin një lartësi prej 1613 metra. Ai ka rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore ,kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësinë 1613 metrash të majës më të lartë, në të 4 zonat fitoklimatike e me një kundërdrejtim që siguron mjaftueshmërinë e ditëve me diell, e për konsekuencë me një klimë më të freskët e me ajër më të pastër se pllaja ku shtrihet Tirana. Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar” me vendim të Këshillit të Ministrave
trashegimi natyrore

Përvec bregdetit,Rajoni Perëndimor ofron edhe mundësi të tjera natyrore,sic janë:parqet kombëtare,lagunat,lumenjtë etj.,ku mund të zhvillohen lloje të ndryshme të turizmit.Midis tyre vlen të vecohen ekosisteme të tilla natyrore me vlera të shumta turistike që përmban rajoni,si:Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta,Rezervati Natyror i Menaxhuar i Kunes,Vainit,Rrushkullit etj.Krahas pasurive të rëndësishme natyrore,rajoni përmban edhe vlera të shumta histoike dhe kulturore në shërbim dhe të turizmit,sic janë:qendra dhe objekte arkeologjike(Apollonia,Durrësi,Shkodra etj.);kala dhe kështjella(si ajo e Krujës,Rozafës,Beratit,Petrelës);objekte te ndryshme të kultit (xhami,kasha,teqe,manastire etj.);objektet më të rëndësishme dhe më të vizitueshme muzeale të vendit (Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë,Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë,Muzeu “Onufri” në Berat,muzetë etnografikë të Beratit,Elbasanit,Shkodrës,Vlorës,Durrësit etj.) Gjithashtu,në Rajonin Perëndimor gjenden edhe qendra të tjera muzeale në formën e qyteteve-muze,sic janë:Berati e Kruja dhe pjesërisht edhe Shkodra,Elbasani,Vlora etj.Dallohet sidomos Berati i shpallur Trashëgimi Kulturore Botërore.Të gjitha këto vlera përbëjnë mundësi shumë të mira për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit turistik,i cili mund të shërbejë midis degëve të tjera si prijësi i gjithë zhvillimit ekonomik të rajonit.
Foto te ndryshme te qyteteve te rajonit perendimor
Kalaja e Krujes
Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.
Punuan :
Liderja : Eda Xhoxha
-Ervin Shyti
-Edon Rrustemaj
-Erentina Bekteshi
-Esmerald Selamaj
-Donald Xhelili
-Frenki Xhili
-Franko Bici
Full transcript