Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Kërkesat e organizmit për përbërjet organike me interes biol

No description
by

tea heba

on 25 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Kërkesat e organizmit për përbërjet organike me interes biol

Yndyrnat emërtohen ndryshe lipide, nga greqishtja lipos-lyrë.
Jane substanca te patretshme ne uje, treten mire ne tretes jopolare organike.
Temperatura e vlimit varet nga natyra e radikalit (i ngopur, i pangopur).
Kane dendesi me te vogel se uji.
Elementet kimik nga te cilet jane ndertuar jane: karboni, hidrogjeni, oksigjeni, por mund te ndodhen edhe elementet fosfor dhe azot.
Jane te perbera nga molekula me vargje te gjata, te drejta, pa degezime dhe qe kane numer çift atomesh C.

Yndyrnat
e pangopura
Llojet e yndyrnave
Yndyrnat e pangopura
“Yndyrnat e mira” ndihmojnë në funksionimin normal të zemrës por edhe në mirëmbajtjen e përgjithshme të organizmit tone. I gjejmë kryesisht tek frutat, perimet, arrat, vaji i ullirit, peshqit (sardele, salmoni) dhe frutat e thata.


Karbohidratet janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Karbohidratet janë të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, ku raporti mes oksigjenit dhe hidrogjenit është si te uji (2:1). Karbohidratet kanë formulë të përgjithshme Cx(H2O)y prandaj mund të duken si hidrate të karbonit. Por ky emër është në kundërshtim me molekulat e karbohidrateve të cilat nuk përmbajnë ujë. Nga përbërja kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna.

Roli i Karbohidrateve
Sherbejne si burim energjie
Marrin pjese ne reaksione e biosinteze
Sherbejne si elemente te formimit te strukturave si kinina te kafshet dhe celuloza te bimet

Përfaqësues
Llojet e proteinave
Proteinat me prejardhje bimore:Këto proteina janë prezente në bishtaja (soja,qiqër etj.). Proteinat me origjinë bimore nuk kanë të gjitha aminoacidet esenciale (përveç sojës).
Proteinat me prejardhje nga kafshët: Këto përmbajnë të gjitha aminoacidet e domosdoshme,dhe i gjejmë në mish, peshq, vezë dhe prodhime qumështi. Proteinet me prejardhje nga kafshët duhet të konsumohen çdo ditë për të plotësuar nevojat me aminoacide të domosdoshme. Proteinat "e nxjerrura": vinë nga vezët dhe nga soja, këto janë burimet e amino-acideve të kualitetit më të mirë.


Roli i proteinave
Proteinat janë molekula të mëdha të azotuara dhe me hidrolizë japin aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Disa nga këto aminoacide janë thelbësore për shëndetin. Cdo aminoacid perbehet nga nje atom C tek i cili jane kapur kater grupe: nje atom H, nje grup amin NH2, nje grup acid karboksilik COOH, nje grup radikal.

YNDYRNAT/LYRAT
Karbohidratet
Proteinat
Kërkesat e organizmit për përbërjet organike me interes biologjik
Lyrat jane estere te glicerines
me acide yndyrore por edhe
lidhje te acideve
yndyrore me nje alkool.

Yndyrnat e ngopura
Yndyrnat e këqija dhe vajrat e shumtë rrisin kolisterolin dhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe kancerit. Ato mund t’i gjejmë te gjalpi, pjesët yndyrore të mishit, sallamit, te produktet bulmetore, ëmbëlsirat, ushqimet e gatshme gjithashtu edhe te yndyrnat trans që i janë nënshtruar përpunimit me qëllim që të jenë të ngurta/forta, si për shembull ëmbëlsirat dhe biskotat.
Yndyrat e pangopura ndahen ne mono te pangopura dhe poli te pangopura.
Një nga burimet më të pasura natyrore të yndyrave të mono-të-pangopura është vaji i ullirit.
Acidet yndyrore poli-tëpangopura janë yndyrat më të shëndetshme.
Përmbajnë sasi të madhe të acidit omega-3,
ndërsa një nga ushqimet kryesore që i përmban është vaji i peshkut.
Kanë ndikim pozitiv në shtypjen e simptomave të depresionit
sepse stimulon qelizat nervore dhe punën më të mirë të trurit.
Frutat e detit, më së shumti peshku, kanë ndikim efikas në shëndet dhe
reduktojnë frekuencën e sëmundjeve të zemrës.
Salmoni është i pasur me acidet yndyrore omega-3 të çmueshme për shëndetin e mirë.

Monosakaride
Monosakaride: Cn (H2O)n janë sheqernat e thjeshtë të cilat nuk munden më të zbërthehen në karbohidrate më të thjeshta. Këtu futen Glukoza dhe Fruktoza.
Glukoza gjendet me shumice te frutat si rrushi apo dhe perimet. Ajo eshte substance e bardhe kristalore e tretshme ne uje. Ndodhet ne gjak. Rritja e perqendrimit te saj shkakton semundejn e dabetit.
Fruktoza eshte sheqeri qe i jep shije frutave. Eshte dy here me e embel se glukoza.
Disakaride
Disakaride: formohen me bashkimin e dy molekulave monosakaride, formula e përgjithshme e tyre është: C12H22O11. Në mesin e disakarideve më të njohura janë laktoza, sakaroza dhe maltoza.
Polisakaride
Polisakaride: ( C6H10O5) paraqesin formën më të përhapur të karbohidrateve në qeniet e gjalla dhe këto formohen me polimerizimin e shumë molekulave monosakaride. Këtu bëjnë pjesë: amidoni, glikogjeni, celuloza.
Amidoni(niseshteja) ka formulen molekulare C6H10O5. Eshte lende ushqyese rezerve e bimeve. Ndodhet ne kokrrat e dritherave, patates dhe te disa fruta.
Karbohidratet ndahen në tri grupe : Monosakaride, Disakaride dhe Polisakaride.

Ushqimet e pasura me karbohidrate
Prodhimet e qumeshtit
Dritherat
Bishtajoret
Mishi i kuq
Perimet
Frutat

Proteinat e furnizojne trupin me afro 10 deri në 15 për qind të energjisë, dhe jane te nevojshme për rritjen dhe rregullimin.
Ndihmojnë ne shtimin e peshës trupore dhe në uljen e kësaj të fundit nëse përdorni një dietë hipokalorike
Kanë funksion ndërtues
Funksion lëvizës p.sh. realizojne tkurrjen e muskujve
Funksion transportues p.sh. hemoglobina transporton O2 nga mushkeria per ne pjeset e tjera te trupit
Funksion rregullues per shkembimin e lendeve(enzimat)
Funksion koordinues për veprimtarinë e hormoneve.
Funksion mbrojtës që kanë antitrupat
Funksion ushqyes si proteina e albuminës qe gjendet tek e bardha e vezes

Një teprim i sasisë së proteinave, nuk është e këshillueshme sepse çon në një punë shtesë të veshkave për eliminimin e mbeturinave. Një mungesë në proteina shkakton debolesë  muskulore dhe çrregullon funksionet e organizmit. Nevoja ditore e një të rrituri parashikon konsumimin e 0.75 gr proteina për çdo kilogram të peshës.

Vetitë
Vetitë e proteinave lidhen me vetitë e përbërësve të tyre, aminoacideve:
Janë elektrolite amfotere.
Proteinat, në përgjithësi, nuk treten mirë në ujë, por formojnë tretësira koloideale, gjë që është në pajtim me natyrën e molekulave të tyre. Disa prej tyre treten në ujë(p.sh e bardha e vesë), ndërsa disa të tjerë në tretësira të holluara të acideve, bazave ose të kripërave të holluar.

Punoi:
Mateo Hodaj
Melani Lohja
Nensi Nova
Nurisa Petrela
Noel Ligu
Olta Mulla
Oliger Cibaku
Oltion Hyseni
Pearb Spathara
Sara Cikani
Tea Heba
Ted Kurti
Tielma Karabina
Vixhinia Rexhepi


Acidet nukleike

Acidet nukleike janë komponime organike shumë të rëndësishme për botën e gjallë. Ato janë bartëse dhe përcjellëse të informatave trashëguese, prej të parëve në pasardhës. Kromozomet dhe gjenet, si bartës të vetive trashëguese, janë të ndërtuara prej nukleoproteinave. Ekzistojnë dy lloje të acideve nukleike : acidi desoksiribonukleik dhe acidi ribonukleik. Këto dy lloje të acideve nukleike gjenden në të gjitha qelizat bimore dhe shtazore, e edhe në baktere. Te viruset gjenden njëri lloj i acidit nukleik- ADN-ja dhe ARN-ja.
Secili nukleotid është i ndërtuar prej njëbaze purine ose prirmidine, një pentoze (ribozës ose deoksiribozës) dhe acidit fosforik.
Bazat purine janë: adenina dhe guanina. Bazat pirimidine janë: citozina, uralici dhe timina. Prej monosakarideve në strukturën e acideve nukleike marrin pjesë pentozat: riboza dhe deoksiriboza. Uracili dhe riboza gjenden vetëm në ARN, kurse timina dhe deoksiriboza gjenden vetëm në ADN.
 


Vitaminat
Vitaminat janë lëndë të domosdoshmë për jetën.
Ato nuk përbajnë kalori por, kanë funksione shumë të rëndësishme.

Roli i Vitaminave
Trupi i njeriut prodhon vetem nje vitamine, ate D, dhe kete e arrin me ndihmen e rrezeve te diellit. Trupi tregon mungesen e vitaminave me ane te urise dhe ngadaleson metabolizmin, proceset kimike qe zhvillohen ne trup.
Pjesa tjetër e vitamive merret me anë të ushqimeve si:perimet, frutat, prodhimet e bulmetit, peshku etj.

Vitaminat e tretshme në ujë
Vitaminat e tretshme ne uje: nga ky grup, trupi perdor ate per te cilen ka nevoje dhe nxjerre pjesen tjeter permes veshkave. Ne pergjithesi trup nuk i ruan vitaminat e tretshme ne uje. Prandaj kemi nevoje t’i marrim ato permes dietave ditore.
(Vitamina A,D,E,K)

Vitaminat e tretshme në lyra
Te tretshme ne yndyra: keto vitamina kane nevoje per mjedis yndyror per te kryer punen e tyre, prandaj ruhen ne qelizat dhjamore. Shume prej ketyre vitaminave mund te jene helmuese. Vitaminat e ruajtura bashke me vitaminat te cilat i merrni si megadoze mund te akumulohen ne nivele helmuese.
(vitamina C,B1,B2,B3,B6,B12)
Konservimi i ushqimeve
ka bërë që ato të humbasin
një pjesë të madhe ose të gjitha
vitaminat. Industria farmaceutike
përgatit vitamina
sintetike të cilat janë
shumë të nevojshme, kur këto
element i duhen organizmit
gjatë sëmundjeve
metabolike apo në periudhën e rritjes.

Shume njerez perdorin vitaminat si barna, dhe keshtu perfundoje ne megadoze. Per shembull, njerezit marrin sasi te teperta te vitamines C per te sheruar ose per te shuar ftohjen, edhe pse shkencerisht nuk eshte e vertetuar se kjo funksionon. Mjeket mund te rekomandojne megadoza vetem ne rastet te mbikeqyrura nga vet ata, te cilet mund te jene duke trajtuar mungesen e vitaminave.Per shembull, disa vjet me pare njerezit perdornin doza te medha te vitamines E si antioksidues. Me vone studiuesit zbuluan se sasite e teperta shkaktojne probleme me zemren dhe rritje te rasteve te kancerit, veçanerisht te duhanpiresve dhe atyre qe vuajne nga diabeti.

Janë përbërëse të shumë enzimave
Ndihmojnë në biosintezën e hormoneve
Ndihmojnë në kontrollin e përshkrueshmërisë qelizore
Në zhvillimin normal të embriogjenezës



Roli i yndyrnave
Sherbejne si rezerva energjie për zhvillimin fizik dhe mendor
Ndertojne membrana te qenieve te gjalla
Ndertojne hormonet qe kryejne nje sere funksionesh
Perthithin vitaminen A,D,E,K qe treten vetem ne lyra
Mbrojne siperfaqe qe jane ne kontakt me mjedisin
Përmirësojnë shijen e ushqimit
Lubrifikojnë trupin, eshtrat dhe nyjat tona
Na mbrojnë nga ndikimet e jashtme negative, si temperaturat e ulëta ose viruset.

Perberjet organike jane te domosdoshme per trupin e njeriut, por ato kerkojne nje perkujdesje te vecante ne menyren se si duhen konsumuar. Disbalanca e tyre ne trupin tone mund te kete efekte negative, te cilat do t’i permendim me poshte
Proteinat
Nje diete e pasur me proteina me shume sec duhet shkakton rritje ne peshe. Kjo per shkak se nje pjese e tyre behen te paperdorshme nga trupi. Gjithashtu kolesteroli mund te jete nje pasoje tjeter e teprices se proteinave, i cili mund te coje ne probleme serioze te shendetit si per shembull atak kardiak. Sasia e teperte e proteinave gjithashtu prek edhe veshkat, duke sjelle lindjen e gureve ne veshka.

Karbohidratet
Ashtu si proteinat, e njejta gje ndodh edhe me karbohidratet. Marrja me shumice e tyre shkakton ne disa raste diabet, demtim te dhembeve dhe shtim ne peshe. Kjo e fundit vjen edhe si pasoje e marrjes me teprice te karbohidrateve, edhe pse njerezit shpeshhere shmangin ushqimet me karbohidrate per te humbur kilogram. Mungesa e tyre ul gjithashtu nivelin e sheqerit ne gjak, duke shkaktuar lodhje dhe dobesim.
Mungesa e proteinave rezulton ne lodhje te pergjithshme te njeriut, ne dobesimin e muskujve, indeve, ne ndjeshmerine ndaj infeksioneve si edhe shton deshiren per te konsumuar me shume sheqrena gjate dites, si cokollata apo embelsira te tjera.
Proteina
Shtim ne peshe
Kolesterol
Semundje te zemres
Gure ne veshka




Disa prej efekteve negative te marrjes se perberjeve organike ne sasi jo te pershtatshme
Karbohidrate
Shtim ne peshe
Diabet
Sasi e ulet e shqerit ne gjak
Demtim te veshkave, syve, nervave
Lodhje
Dobesim
Obezitet
Yndyrna
Seumndje te zemres
Diabet
Kancer
Presion te larte te gjakut
Vitamina
Rakitizem
Semundje kardiovaskulare
Astme
Kancer
Diarre
Dhembje te stomakut
Disa nga semundjet e shkaktuara nga kequshqyerja
Obeziteti
Obeziteti ose dhjamosja perkufizohet si te paturit e nje sasie te tepert yndyre ne organizem. Dhjamosja nuk eshte vetem nje shqetesim kozmetik i organizmit te njeriut por rrit rrezikun e problemeve shendetesore qe rrjedhin prej tij, si semundjet e zemres, diabeti, hipertensioni.
Diabeti
Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga niveli i larte i glukozes ne gjak. Ky nivel i larte i glukozes eshte i shkaktuar nga aftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur sheqerin. Faktoret kryesore qe cojne ne diabet jane: gjenet e predispozuara, ushqimi jo i ushqyshem, mungesa e aktiviteti fizik, mbipesha.
Hipertensioni
Hipertensioni ose shtypja e larte e gjakut eshte nje semundje ne te cilen shtypja e gjakut arrin nivele te larte dhe permanente mbi arteriet. Dihet se presioni arterial nuk eshte konstant dhe ne periudha te ndryshme gjate dites ndyshon nga vlera me e larte gjate sistoles ne vlerat me te uleta gjate diastoles se zemres. Nese keto vlera tejkalojne kufijte e percaktuar per shtypjen normale kemi te bejme me hipertension. Gjate stines se veres shtypja e gjakut stabilizohet per shkak te temperaturave te larta, organizmi bymehet, ndersa gjate dimrit ajo ngrihet per shkak te tkurrjes se organizmit nga temperaturat e ulta.
Full transcript