Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Projekt : "Ndihma e pare"

No description
by

Klaviola Harizaj

on 17 March 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Projekt : "Ndihma e pare"

Ndihma e parë është një veprim kompleks me qëllim të mënjanimit të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e keqësojnë gjendjen shëndetësore të sëmurit ose të lënduarit.

Ndihma e parë - kuptojmë zbatimin e ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes të të sëmurit apo të të lënduarit, gjatë transportit si dhe në institucionin shëndetësor përkatës, me qëllim të mënjanimit të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e keqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurit ose të të lënduarit. Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit deri në vendosjen e të lënduarit dhe të sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse.

 Ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutshit të artë dhe në mënyrë përkatëse
Qellimi kryesor i ndihmes se pare
Qëllimi kryesor i ndihmës së parë është që t’i sigurojë të sëmurit, të lënduarit dhe të helmuarit ventilim të shpejt të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë shëndetësore deri në Entin shëndetësor.

.
Me ndihmë të shpejtë ofrojmë njohuri elementare për shpëtimin e jetës, në raste emergjente të rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhembjen, minimizimin e ndërlikimeve të të lënduarit dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrijë ndihma mjekësore profesionale. Ndihma e shpejt mjekësore nuk ka për qëllim të përcaktojë llojin e sëmundjes, shërimit, lëndimit apo të helmimit, po të ofrojë ndihmë të parë themelore.


Në disa rrethana ndihma e parë e prolonguar është e padobishme, por mund të jetë e dëmshme, nëse nuk jepet drejt. Por, kur kemi të bëjmë me lëndimet e shumta, kushtet e ofrimit të ndihmës së shpejtë mjekësore vështirësohen. Shpëtimtari, që ofron ndihmën e shpejtë mjekësore, shpeshherë do të ndodhet në situatë t’i ndihmojë një numrit të madh të të lënduarve, por është e pamundur që në të njëjtën kohë t’u jap ndihmën të gjithë të të lënduarve, për shkak se lëndimet nuk janë të njëjta, disa prej të cilave edhe nuk rrezikojnë jetën e të lënduarit. Ndihma e parë duhet të jepet sipas peshës së lëndimit, por është e domosdoshme të bëhet sistemimi sipas prioriteteve.
Kur duhet te ofrohet ndihma e shpejte mjekesore?
Ndihma e pare duhet t'u ofrohet te gjithe te semureve, lenduarve dhe te helmuarve, jeta e te cileve eshte ne rrezik. Duke pasur parasysh zhvillimin dinamik te jetes, shpesh ngjajne lendime ne pune, aksidente ne komunikacion, vrasje, plagosje, goditje me mjete te ftohta, renia nga katet e larta te ndertesave, lendime nga rryma elektrike, mbytjet ne uje, lendimet nga mjetet fizike, kimike, biologjike, sulme ne zemer dhe gjendje te tjera emergjente. Ne keto raste eshte e domosdoshme te ofrohet ndihma e shpejte mjekesore brenda 10 minutave te arte. Shpetimtari i rastit, duhet te zbatoje parimet themelore te dhenies se ndihmes se pare dhe ta konsideroi ate si obligim human dhe ligjor ndaj te gjithe atyre, te cilet, ne momentin e caktuar, e kane jeten ne rrezik
Cilat jane gjendjet, te cilat kane prioritet per ndihme te pare, ku duhet te fokusohet ai shpetimtari? 
Jane disa, por me kryesorja mbeten gjakderdhjet, te cilat duhet te eliminohen sa me pare, gjendjet aksidentale, lendimet e kokes, bustit kurrizor, barkut dhe lendimet e shkaktuara nga te goditurat e trupit me germadha. Ne te gjitha keto raste, shpetimtari qe jep ndihmen e pare, duhet te jete i qete, i matur, i vetedijshem dhe ajo qe eshte me kryesorja te kete njohuri te pergjithshme cilesore. Ai mund te jete shpetues i jetes edhe duke perdorur nje fale te bukur, si "
S'ka gje me te bukur se te shpetosh nje jete njeriu".
Roli i shpetimtarit ne ofrimin e ndihmes se pare

Do të dëshironi apo nuk do të dëshironi që një herë në jetë të luanin rolin e shpëtimtarit. Shpëtimtari nuk është person që ka mbaruar specializimin, kurs ose shkollë për këtë qëllim. Është shumë e natyrshme që këta persona të posedojnë njohuri elementare të ofrimit të ndihmës së parë. Ofrimi i ndihmës së parë mund të bëhet në shumë mënyra, nga momenti i thirrjes së Enti i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ose personave tjerë. Shpëtimtari është person që ofron ndihmën e parë, ndihmon të lënduarit ose të sëmurët që të mbijetojnë, lehtëson ankesat deri na ardhje të ndihmës së shpejtë mjekësore. Shpëtimtari është person me potencial fizikë, psikik, i aftë të njohë nevojat e dobishme të ndihmës së parë, dhe jep vendim për fillimin e ndihmës së parë. Ndihma e parë që duhet t’i ofrohet të lënduarit apo të sëmurit, nuk është gjithherë e ndërlikuar, për të cilën mendon shpëtimtari, por vetëm duhet të respektohen disa parime bazë të ndihmës së parë.

Nëse gjendeni në një situatë të tillë, shumë shpejtë duhet të bëni një plan për veprim, i cili përfshinë këto detyra:
- Njohja e dhe vlerësimi i nevojave,
- Ndërmarrja e vendimeve për ofrimin e ndihmës së parë dhe vlerësimi i vendit ku ka ndodhur aksidenti,
- Shkallën e lëndimeve dhe rrezikshmërinë që paraqesin ato për jetën e të sëmurit,
- Thirrja e ENSHM-së
- Ekzaminimi parësor i viktimës
- Ekzaminimi dytësor i viktimës
- Vlerësimi dhe përcjellja e shenjave jetësore.
- Tërheqjen e viktimës nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, vendosja në pozitë të dëshirueshme
- Transporti i të sëmurëve dhe të lënduarve në entet shëndetësore

Rastet e dhenies se ndihmes se pare
Shifrat
Në një vit ndodhin në Shqipëri rreth 13 mijë aksidente, dhe shumë më tepër trauma e helmime. Aftësia e sa më shumë qytetarëve për të ofruar ndihmën e parë, ka rëndësi të posaçme, sidomos kur numri i të lënduarve është me përmasa të mëdha, siç ndodhë gjatë katastrofave elementare natyrore e të tjera, në kohën e paqes si dhe gjatë luftës. Rekomandohet që këto ushtrime të vendosen në vende të dukshme dhe me figura që demostrojnë ushtrimet, dhe domosdoshmerisht të jenë në ambjentet e shërbimit mjekësor në shkolla.
Projekt
Tema: Rendesia dhe hapat qe ndiqen gjate dhenies se ndihmes se pare
Cfare eshte ndihma e pare ?
Shpëtimtari dhe personat, të cilët ofrojne ndihmën e parë, duhet të kenë kujdes nga:
- Mjetet eksplozive
- Zjarret e mëdha
- Burimet e hapura të energjisë elektrike
- Shtyllat elektrike të rrëzuara
- Vazhduesit elektrik
- Shembjet e dheut
- Tymi nga zjarret
- Vërshimet
- Tërmetet
- Aksidentet madhore

Kontrroll i punes se zemres
Bëhet me matjen e pulsit (në arterien e qafës ose në vazhdimin e rrënjës së gishtit tregues). Matet me mollzat e tre gishtërinjve të mesëm (numri i rrahjeve të zemrës për minutë është 60-80). Tek gjakderdhja pulsi është më i dobët, por me më tepër të rrahura.

Veprimet për dhënien e ndihmës së parë gjatë ndërprerjes së punës së zemrës.

Vendoseni të dëmtuarin mbi një bazament të fortë jo elastik. Në metodën me një ndihmues , ndihmuesi ulet në gjunjë anash të dëmtuarit dhe vendos njërën pëllëmbë të dorës te fillimi i gjysmës së poshtme të dërrasës së kraharorit, pa e prekur me gisht kafazin e kraharorit. Mbi dorën e parë vendoset pëllëmba e dorës tjetër. Me krahët shtrirë ushtrohet pingul mbi dërrasën e kraharorit një shtypje e tillë sa ta çvendosë atë 4-5 cm. Shtypjen e bëjmë nga krahu e jo nga dora dhe jo në formë goditjesh. Në metodën me një ndihmues , pas çdo dy frymëshkëmbimeve artificiale bëhen 15 shtypje të tjera. Vazhdohet kështu 4 herë.

Në metodën me dy ndihmues pas çdo 5-6 masazhesh të zemrës bëhet frymëshkëmbim artificial. Pas një minute duhet të bëhet kontrolli i punës së zemrës. Nëse pulsi në arterien e qafës nuk preket, duhet vazhduar frymëshkëmbimi artificial dhe masazhi i zemrës. Në qoftëse pulsi preket në arterien e qafës, atëherë vazhdohet frymëmarrja artificiale (pa masazhin e zemrës) duke kontrolluar vazhdimisht punën e zemrës.

Dhënia e ndihmës së parë gjatë ndërprerjes së punës së zemrës , mund të kërkojë një kohë nga 15-90 min, prandaj nuk duhet bërë ndërprerja menjëherë e dhënies së ndihmës.
Shoku
 (nga një goditje e menjëhershme)Shenjat jane: zbehja, lëkura e ftohtë, pulsi i shpejtë, frymëmarrje sipërfaqësore, dobësia. Qetësojeni të sëmurin duke e shtrirë përtoke në qetesi absolute, lironi rrobat e shtrënguara, mbështilleni me batanije ose xhaketë, por pa e mbinxehur. Në të kundërtën siguroni ngrohje artificiale ose fërkojeni. Çojeni të sëmurin në spital sa më shpejt.
Helmimi
Nëse i dëmtuari është pa ndjenja përdorni vetëm frymëmarrjen artificiale. Ata që janë të ndërgjegjshëm se janë dëmtuar nga helme gerryese që shkatërrojnë indet (siç janë acidet, etj) të pinë sasi të mëdha qumështi. Në rastet e helmimeve me ilaçe gjumëdhënëse ose qetësuese duhet provokuar vjellja duke ngacmuar fytin ose duke i dhënë të dëmtuarit të pijë një gotë me ujë të ngrohtë me dy lugë kripë.
Të Fiktit
Uleni personin që i merren mendtë. Lagini fytyrën me ujë të ftohtë. Ulni kokën më poshtë se gjunjtë. Nëse humbet ndjenjat shtrijeni përtokë, i ktheni kokën anash dhe jepini të nuhasë amoniak. Nëse gjendja nuk përmiresohet mbajeni në qetesi absolute dhe njoftoni mjekun.
Djegiet
Për të lehtësuar dhimbjet zhytet anësia në ujë të akullt. Mos hiqni rrobat e djegura. Çani flluskat e lëkurës dhe vendosni mbi to pomadë ose vaj. Mbulojeni pjesën e djegur me garza të thata e të pastra. Në djegiet e rënda çojeni pacientin sa më shpejt në spital.
Hemoragjia

dhe plagët
Për të ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishëm dy buzët e plagës me anë të dy gishtave të mëdhenj. Pastroni plagën përreth duke u kujdesur të mos ngacmoni gjakun e mpiksur në të. Mbajeni të shtypur pjesën e gjakosur me rrobë ose me një copë pambuk të pastër dhe bandazhojeni fort. Në se rrjedhja nuk pushon vendosni garza sterile ose ndonjë rrobë të pastër, të hekurosur me hekur të nxehtë dhe shtrëngojeni fort me dorë ose me fashaturë tjetër.
Ngrirja nga të ftohtit
Ngrohni pjesët e ngrira të trupit me ujë në temperaturën 38-40 gradë C. Mos përdorni reflektorë apo borsa me ujë të ngrohtë

.
Pickimet nga insektet
Pickimet nga insektet e ndryshme janë të zakonshme në pushime. Shumica e këtyre pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm reagim lokal duke përfshirë këtu skuqje, të enjtura, dhimbje dhe kruajtje. Por, nganjëherë disa njerëz reagojnë ndryshe dhe kjo duhet të trajtohet menjëherë nga mjeku. Merr me vete spërkatës kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera. E nëse pickoheni largo thumbin nga lëkura dhe pastroje mirë vendin e pickimit me ujë dhe sapun. Mbaj mbi të një pako me akull për të ftohur vendin e prekur e gjithashtu apliko edhe krem antiseptik për të shmangur infektimin. Përpiquni të hiqni thumbin që është ngulur në trup dhe lyheni zonën e pickuar me locion kalamine për të mënjanuar të kruajturit. Nëse personi i humbet ndjenjat ose kaenjtje të trupit duhet thirrur menjëherë mjeku.MJEKIMI fillon me largimin e thumbit të insektit nga lëkura. Te reagimet e rënda anafillaktike(shoku) duhet të jepet adrenalinë, kortikosteroide dhe preparate të kalciumit.



- Nëse lëndimet e viktimës nuk janë serioze, dhe të pa mundshme të arrijë ekipi ndihmës së shpejtë mjekësore mund të merret vendimi që transportohet me veturë private deri në entin shëndetësor.
- Por nëse gjendja shëndetësore e viktimës është e përkeqësuar nuk këshillohet të bëhet transporti, por të pritet ndihma e shpejtë mjekësore por me kusht të jenë dy persona njëri vozitës, ndërsa tjetri në cilësinë e përcjellësit të viktimës.
- Në kushte bashkëkohore përdoren mjetet e posaçme për transport.
- Vetëm në raste të veçanta viktima mund të bartet me veturë private, por me përcjellje.
- Nuk këshillohet që i sëmuri apo i lënduari të vozisë vetë, kjo mundë të jetë vdekjeprurëse.

Transporti i të sëmurit apo të lënduarit në Entet shëndetësore – në rast se nuk është i pranishëm Enti i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore
Punoi :
Klaviola Harizaj
Klersi Brata
Lediona Doci
Ledjana Sela
Lorenzo Kaloshi
Merita Mullameti
(KLASA XII-5)
Nje kuti e mireorganizuar e ndihmes se shpejte mund te jete nje zgjidhje shume e mire qofte per shtepine tuaj, ashtu edhe per makinen tuaj. Eshte e nevojeshme qe ne kete kuti te gjenden te gjitha mjetet e nevojeshme per tu perballur me nje emergjence. Keto mund te jene mjete per trajtimin, mjete te tjera dhe fasho per te parandaluar infeksionet dhe hemorragjine.
Fashot
Fashot jane shume te rendesishme ne nje kuti te ndihmes se shpejte. Ato mund te jene te thjeshta ose me ngjitese, ne disa raste mund te mbani edhe fasho elastike. Mund te perfshini edhe garza te medha per tu perballur me plage me te renda. Eshte mire qe te keni nje garze me te madhe, e cila mund te pritet ne masen e nevojeshme. Leukoplasti eshte gjithashtu i nevojshem per te ngjitur fashot dhe garzat.
Trajtuesit
Duhet te kete edhe disa objekte per trajtimin e plageve dhe demtimeve. Per shembull nje antiseptik i fuqishem per pastrimin e plageve (betadine, alkool etj). Nje qese e ngrire. Kjo perdoret per te trajtuar enjtjet. Qetesues (aspirina, aulina, paracetamol etj), per te luftuar dhimbjen. Antihistaminike per personat qe vuajne nga alergjite. Antihistaminiket ju ndihmojne te trajtoni reaksionet e fuqishme alergjike deri ne momentin qe te mberrije ndihma e specializuar .
Mjetet
Gjithashtu mund te duhen edhe mjete te ndryshme. Gershere per te prere garzen, sutura, bisturi dhe gjilpera. Mund te mbani shiringa dhe ultrakorten, solucion anestetik ose spray mpires. Gjithashtu duhet te mbani parasysh qe edhe dorezat e lateksit jane te mira per tu mbrojtur juve.

Kutia e ndihmes se shpejte
Full transcript