Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Kubizmi

No description
by

Johana Marku

on 24 April 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Kubizmi

Kubizmi
Si lindi ?

Kubizmi ishte rryme vertete revolucionare e artit modern, zhvilluar nga Pablo Picasso dhe Georges Braques. Ishte rryma e pare e artit abstrakt qe u zhvillua ne fillim te shekullit te 20 si pergjigje ndaj botes qe po ndryshonte me shpejtesi te madhe. Kubizmi ishte nje tentative e artisteve per te gjalleruar traditat e vjeteruara te artit perendimor te cilave u kishte kaluar koha. Kubistet sfiduan format konvencionale si perspektiva e cila ka qene rregull qe ne Rilindje. Qellimi ishte te zhvillohej nje “menyre e re e te parit” te gjerave e cila do reflektonte kohen moderne.
Ne 4 dekadat nga 1870-1910 , shoqeria perendimore ishte deshmitare e shume me shume progreseve teknologjike se ne 4 shekujt e kaluar. Gjate kesaj periudhe , shpikjet si fotografia , kinematografia , regjistrimi i zerit , telefoni , makina me motor dhe aeroplani ishin nismetaret e nje epoke te re. Problemi per artistet ne kete periudhe ishte se nuk mund te reflektonin modernitetin e kohes duke perdorur traditat e vjetra qe i kishin sherbyer artit 4 shekujt e fundit. Artistet kishin nevoje per nje vizion radikal – “nje menyre e parit” qe do te zgjeronte mundesite ne art ne te njejten menyre si po zgjeronte teknologjia kufinjte e komunikimit. Kjo menyre e re e te parit u quajt Kubizem – rryma e pare abstrakte e artit modern. Picasso dhe Braque zhvilluan idete e tyre rreth Kubizmit rreth 1907 ne Paris dhe fillesa e tyre ishte nje interes i perbashket ne pikturat e meparshme te Paul Cézanne.

Infuenca e Cézanne
Padyshim që kubizmi pati influencë nga impresionizmi, veçanërisht nga Cezanne.
Cezanne nuk interesohej thjesht në riprodhimin e një pamje të fragmentueshme subjektive të realitetit. Ai e kërkonte një bazament themelor, një teori të fushës së njësuar që duhej të ekzistonte brendapërbrenda llojshmërisë së perceptimit dhe këtë e mori nga trupat gjeometrik elementar. Në letrën e tij të famshme të vitit 1904 ai këshillon ... “trajtoje natyrën përmes cilindrit, sferës e konit”. Kjo ndonjëherë e bënë Cezannen të tingëlloj si ndonjë “fizikan modern”. Punimet e tij tentonin te sfidonin llogjiken e hapesires dhe gravitetit.
Pra u huazuan prej tij format e thjeshtuara duke krijuar në art një ndërhyrje plot gjallëri, duke hedhur poshtë, për herë të parë në vitin 1907, çdo traditë që kishte të bënte me harmoninë, simetrinë, bukurinë, plasticitetin dhe perspektivën.
‘Shkenca’ e kubizmit
Cezanne nuk ishte fizikan. Dhe ç’është e vërteta nuk ishin as pasuesit e tij, kubistët. Ajo që kemi me këtë rrymë moderne është një nga ato raste të rralla në histori kur shkenca dhe arti arrijnë pavarësisht në qëndrime plotësuese.
Ishte ky qendrim i sheshte abstrakt qe i frymezoi Kubistet ne pikturat e tyre te para , si ajo e Picassos “Factory at Horta de Ebbo’” dhe e Braque “Viaduct at L’Estaque’” .
Vizioni Kubist
Edhe limitimet e perspektives u pane si pengese per zhvillim nga ana e Kubisteve. Duke qene se pamja vizatohej nga nje pozicion fiks , rezultati ishte i ngrire , si nje shkrepje e castit ; por Kubistet donin qe pikturat te tejkalonin gjeometrine strikte te perspektives. Ata donin te fusnin idene e “relativitetit” , si artistet i perceptonin dhe veconin elementet nga subjekti , duke bashkuar ne nje pamje te koncentruar observimet si dhe kujtimet e tyre. Per te bere kete Kubistet studiuan "menyren se si ne shohim".
Kur sheh nje objekt , syri yt e skanon ate , ndalon te regjistroje nje detaj para se te vazhdoje te pika tjeter e interesit e keshtu me rradhe. Gjithashtu ti mund ta ndryshosh piken e veshtrimit ne raport me pozicionin ndaj objektit , nga lart , nga poshte apo ne ane. Keshtu qe Kubistet propozuan se pamja e nje objekti eshte mbivendosja e shume pamjeve dhe kujtimi yt per nje objekt nuk eshte i perqendruar vetem ne nje kend si te perspektiva por ne shume kende te perzgjedhura nga shikimi dhe levizja jote. Piktura Kubiste , paradoksalisht abstrakte ne forme , ishte nje tentave e te parit te gjerave me sy me realist.
Nje pikture tipike kubiste paraqet njerez te vertete , vende apo objekte por te para jo nga nje pike fikse. Ajo do te tregoje shume pjese te subjektit njekohesisht , e pare nga shume kende dhe e ndertuar nga nje kompozim planesh , formash dhe ngjyrash .

Kubistet
Pablo Picasso dhe Georges Braque krijuan dhe zhvilluan Kubizmin por gjithashtu dhe artiste te tjere e adaptuan kete stil. Artisti spanjoll Juan Gris , i cili njihet gjithashtu si “Musketieri i trete i Kubizmit” , ishte nje nga me te miret e tyre dhe ai rifinoi fjalorin Kubist me gjuhen e tij vizuale karakteristike. Artiste te tjere kubiste ishin Fernard Leger , Robert Delaunay, Albert Gleizes, Jean Metzinger, Louis Marcoussis, Marie Laurencin dhe Roger de La Fresnaye.
Influenca e Artit Afrikan
Kubistet besonin se traditat perendimore ishin konsumuar dhe nje menyre qe aplikuan e cila do te rigjalleronte veprat e tyre ishte te vizatonin mbi artin energjik e ekspresiv te kulturave te ndryshme ,sidomos te artit Afrikan. Sidoqofte ata nuk u fokusuan te aspekti fetar apo simbolika sociale e ketyre objekteve kulturore por te stili i tyre ekspresiv. Inspirimi per te nderfutur artin e kulturave te tjera erdhi nga Paul Gauguin , artist pas-impresionit francez , pikturat e te cilit ishin te influencuara nga kulturat e Tahitit dhe te Ishujve Marquesas ku ai kaloi vitet e fundit te jetes.
Kubizmi Analitik (1907-1912)
Kubizmi ka 2 faza te vecanta . Faza e hershme e cila zgjati deri ne 1912 u quajt Kubizmi Analitik. Ne kete faze artistet e analizonin subjektin nga shume kendveshtime dhe rikompozonin ate ne nje stil gjeometrik , dhe efekti perfundimtar ishte te evokonte nje sens te subjektit. Keto pamje te fragmentuara u unifikuan me ane te perdorimit te nje palete te limituar ngjyrash.
Kubizmi Sintetik (1912 e me tej)
Rreth 1912 , stilet e Picasso dhe Braque po beheshin te parashikueshme . Pikturat e tyre ne kete periudhe jane aq te ngjashme saqe jane shume te veshtira te behen dallimet. Kubizmit po i shterronte frymezimi . Ne nje tentative per ta rigjalleruar stilin dhe per ta nxjerre nga abstraksioni total , Picasso filloi te ngjiste figura te printuara me pamje te “botes reale” mbi pikturat e tij me natyre te qete. Piktura e tij “Still Life with Chair Caning” ishte shembulli i pare i kesaj teknike me kolazh qe hapi fazen e dyte te Kubizmit : Kubizmi Sintetik.
I influencuar nga nderfutja e formave te qarta e te thjeshta te kolazheve , Kubizmi Sintetik u largua nga siperfaqet monokrome te Kubizmit Analitik ne nje stil me te drejtperdrejte , me me shume ngjyra dhe me dekorativ.

Kubizmi lindi ne France por emigroi permes Europes dhe u integrua me vetedijen artistike te shume shteteve. Ajo u shfaq si Futurizem ne Itali , Vorticizem ne Angli , Suprematizem dhe Konstruktivizem ne Rusi dhe Ekspresionizem ne Gjermani. Kubizmi gjithashtu influencoi shume nga dizajnet madhore dhe stilet arktitektonike te shekullit te 20 dhe sherben ne kohet e sotme si menyre te shprehurit ne gjuhen e artit.

Pertej Kubizmit
Mqs si babai i kubizmit njihet Pablo Picaso mjafton të studiojme krijimtarinë dhe veprat e Picassos. Në vitin 1906, Picasso ishte në përfundim të periudhës së tij të famshme ‘rozë’. Në këtë kohë veprat e tij morën një kthesë të dhunshme falë pakënaqësisë që karakterizonte ekuilibri i përkryer i pikturave të tij. Tashmë telajon e pushtuan forma shumë të thjeshta njerëzore me vëllim të rënda dhe madhështi. Të gjitha veprat që Picasso pikturoi në vitin 1907 kanë vulën e marrëdhënies së veçantë të tij me artin zezak Në 1908 kubizmi kaloi në fazën e dytë të zhvillimit të tij. Pikturat nuk kanë më gjallërinë magjike dhe dhunën e furishme të fillimit, që karakterizonin veprat e periudhës së kaluar. Tani Picasso përdor formimin e tij logjik që të organizojë atë që i zbulon parandjenja dhe instikti.

Një pikturë tipike kubiste “Vajza me mandolinë” (1910) e Pikasos e çon teorinë e Cezanne mbi llojshmërinë dhe qëndrueshmërinë në një përfundim të mahnitshëm logjik.
Figura njerëzore e thjeshtuar në gjeometri në ndërveprim të barabartë me natyrën përreth saj dhe e trajtuar si arkitekturë mund të thuhet se është dehumanizuar.


Pablo Ruiz Picasso lindi në 25 tetor 1881 në Málaga; vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, Francë. Ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjoll.
Konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë se 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika. Bashkë me Georges Braque themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushat e Avinjonit" dhe " Guernika ".
Pasi studioi për arte në Madrid bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e artit botëror. Atje banoi me Max Jacob një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën. Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sado pak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën "Arte Joven" në Madrid. Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij. Prej asaj dite nisi t'i nënshkruante veprat e tij vetëm "Picasso". Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës. Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste. Miqtë e tij të asaj kohe ishin André Breton, Guillaume Apollinaire dhe Gertrude Stein. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit.
Pablo Picasso
Përgatitën
Johana Marku
Eva Vraniçi
Ermal Keshi
XII -1 2013-2014
Factory at Horta de Ebbo - Pablo Picasso
Viaduct at L’Estaque - Georges Braque
Le Pigeon Aux Petits Pois -Pablo Picasso
Violin and Glass - Juan Gris
Ne te majte Head of a Woman - Pablo Picasso ,ndersa ne te djathte Maske nga Afrika Perendimore
Violin and Jug - Georges Braque
Still Life with Chair Caning - Pablo Picasso
Still Life with mandolin and Guitar - Pablo Picasso
Guernica - Pablo Picasso
Les Demoiselles d'Avignon - Pablo Picasso
Girl with a mandolin - Pablo Picasso
Weeping woman - Pablo Picasso
Full transcript