Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Korrupsioni Corruption

No description
by

Blina Jaupllari

on 24 May 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Korrupsioni Corruption

.
Faleminderit per vemendjen
Faleminderit per vemendjen
"Pushteti nuk korrupton .Frika korrupton...ndoshta frika e humbjes se pushtetit."
John Steinbeck
"Detyra e te rinjve eshte te sfidojne korrupsionin"
Kurt Cobain

KORRUPSIONI
Në përgjithësi, korrupsioni përkufizohet si shpërdorimi i pushtetit të besuar ose i funksionit publik për përfitim privat.
Marrëdhënie shkëmbimi individuale ku të dyja palët që përfshihen në të japin ose marrin ryshfet për përfitime me interes privat
Ky është kuptimi i korrupsionit që gjendet në konventat dhe standartet ndërkombëtare të detyrueshme për korrupsionin,siç janë: konventat penale dhe civile të Këshillit të Evropës për Korrupsionin dhe Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit.


Shkaqet e korrupsionit
PASOJA NE CILESINE E QEVERISJES SE SHTETIT

Egoizmi i zyrtarëve publikë lë në hije të menduarit
strategjik në kuptimin e nevojave të shtetit,
prandaj mungon vëmendja e duhur për problemet
ekonomike dhe sociale

1 2 3 4
Fushat e aktiviteteve
qeveritare dhe strukturat e shpenzimeve i nënshtrohen ndryshimit - zyrtarë publikë të korruptuar
"miratojnë" projektet, të cilat garantojnë shuma më të mëdha.

Ulet numri i investimeve
publike dhe efikasiteti i
ndërmarrjeve shtetërore.

Ulet cilësia e shërbimeve publike

Krime te korrupsionit
Pasoja socio-politike
Si luftohet korrupsioni...
T
r
a
n
s
p
a
r
e
n
c
y


I
n
t
e
r
n
a
t
i
o
n
a
l

Stop Korrupsionit
Format e korrupsionit

RYSHFETI është akti i ofrimit të paráve ose sendeve të tjera me vlerë me synimin për të bindur dikë të bëjë diçka për ju. Ryshfeti është korrupsion i mirfilltë. Ryshfeti klasifikohet si vepër penale në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

RYSHFETI
ZHVATJA
ZHVATJA është marrja ose
dhënia e paligjshme e pronës
ose paráve përmes përdorimit të forcës ose kërcënimit. Një shembull tipik i zhvatjesdo të ishte rasti kur policët ose ushtarakët
e armatosur kërkojnë para për të lejuar kalimin në postbllok.

FAVORITIZMI
FAVORITIZMI i referohet prirjes normale të njeriut për të preferuar të njohurit, miqtë dhe familiarët në krahasim me të panjohurit. Kjo nuk është gjithmonë një formë korrupsioni. Megjithatë, kur nëpunësit publikë (dhe ato të sektorit privat) shfaqin favoritizëm në shpërndarjen e padrejtë të burimeve dhe vendeve të punës, ata janë fajtorë për nepotizëm (të afërm) ose favoritizëm (miq e shokë) në varësi të lidhjes me personat e përfshirë
PËRVETËSIMI
PËRVETËSIMI është shpërdorimi
i pronave apo fondeve të lëna
në mirëbesim të dikujt për shkak
të pozicionit të tij/saj formal si
agjent apo kujdestar.

KONFLIKTI I
INTERESIT
KONFLIKTI I INTERESIT lind kur
një individ i cili ka përgjegjësinë formale për t’i shërbyer publikut merr pjesë në një veprimtari që rrezikon gjykimin profesional, objektivitetin dhe pavarësinë e tij/saj.
Shpesh një veprimtari e tillë (p.sh. biznes privat) i shërben pikë
së pari interesave personale dhe mund të ndikojë në ushtrimin
objektiv të detyrave zyrtare të këtij individi.

MASHTRIMI
MASHTRIMI është krim ekonomik që përfshin gënjeshtrën, hilenë ose pretendime të rreme me anë të të cilave dikush përfiton padrejtësisht. Mashtrimi motivohet nga dëshira për përfituar duke e gënjyer dikë tjetër dhe duke e dëmtuar atë.

Tipet e korrupsionit
Korrupsioni ne biznes
Korrupsioni në legjislacionin shqiptar
Nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

Lloje të ndryshme të shfaqjes së konfliktit të interesit
Konflikti i interesit, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, përfshin disa përkufizime të tjera, për lloje të ndryshme të shfaqjes së tij, si më poshtë:

a) "konflikt faktik i interesit" është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit ndikojnë, kanë ndikuar ose mund të kenë ndikuar në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij zyrtare;

b) "konflikt në dukje i interesit" është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit duken, në pamje ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare, por, në fakt, ndikimi nuk ka ndodhur, nuk ndodh ose nuk ka mundësi të ndodhë;

c) "konflikt i mundshëm i interesit" është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje, të interesit, nëse zyrtari do të përfshihej në detyra apo përgjegjësi të caktuara;

ç) "konflikt rast për rast i interesit" është gjendja me konflikt interesi, në njërën nga tri llojet e mësipërme, që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të
veçantë;

d) "konflikt i vazhdueshëm i interesit" është gjendja, në të cilën konflikti i interesit mund të shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe/ose të shpeshtë në të ardhmen.

thuaji JO korrupsionit
Fushat e veprimit të Strategjisë Anti-korrupsion
SHËRBIMET
PUBLIKE
REFORMA LIGJORE
SISTEMI SHËNDETËSOR
POLITIKAT EKONOMIKE DHE SOCIALE
SISTEMI POLITIK
FINANCAT DHE SHPENZIMET PUBLIKE
SISTEMI ARSIMOR
Statistika
nga TIA
burokratik
politik
kapja e shtetit
Korrupsioni burokratik

Korrupsioni administrativ
“i vogël" ; “korrupsioni i mbijetesës”
është korrupsioni i përditshëm
Ai ndodh në hallkën e fundit të implementimit të politikave, atje ku publiku takohet me nëpunësit publikë
bëhet zakonisht nga nëpunës të paguar jo mire, të cilët varen nga pagesat shtesë për të ushqyer dhe strehuar familjet e tyre.
përfshin shuma të vogla parásh, këto shuma gjithsesi nuk janë të vogla për ata që i paguajnë
Korrupsioni i vogël sfidon pjesëtarët e shoqërisë që kanë të ardhura të ulëta dhe që duhet të paguajnë rregullisht ryshfet në kontaktet e tyre me administratën dhe shërbimet publike të tilla si policia, spitalet, etj.
Korrupsioni politik
Korrupsioni “i madh”
ndodh aty ku hartohen politikat nga politikanët
Ai nuk ka të bëjë aq shumë me sasinë e paráve që paguhen se sa me nivelin në të cilin ndodh – atje ku mund të ndikohet padrejtësisht mbi rregullat dhe politikat.
i referohet shpërdorimit që udhëheqësit politikë i bëjnë pushtetit që u është besuar
i referohet në mënyrë të veçantë korrupsionit brenda proçeseve politike dhe zgjedhore
Kapja e shtetit
Njihet si problemi korruptiv më shkatërrimtar dhe më i vështirë
Kapja e shtetit është një fenomen në të cilin interesat e faktoreve jashte strukturave shteterore janë në gjendje t’i bëjnë ligjet, politikat dhe rregullat e shtetit për të siguruar përfitimet e veta përmes transaksioneve korruptive me nëpunës publikë dhe politikanë.
Korrupsioni është një dukuri në të cilën njerëzit (edhe zyrtarët të cilët kërkojnë ryshfete) shpeshherë përfshihen jo vetëm me vullnetin e tyre të lirë, por edhe të detyruar nga pushtete më të larta, si në rastin kur vartësit detyrohen për kuota ryshfetesh nga eprorët e tyre.

PASOJAT E KORRUPSIONIT
Në shtetet e korruptuara, komuniteti i biznesit duhet të ndajë disa nga fondet e veta për korrupsionin, gjë që shkurton investimet dhe prodhimin kombëtar bruto.
Korrupsioni i zë frymën konkurrencës së lirë, në mënyrë të veçantë kompanive të vogla.
Me rënien e konkurrencës, ulet edhe cilësia e mallrave dhe e shërbimeve.

Ulen të ardhurat shtetërore dhe rritet ekonomia informale.
Aty ku tolerohet korrupsioni, punonjësit civilë marrin të ardhura të vogla dhe mbi qytetarët e thjeshtë rëndon mita që ata duhet të paguajnë për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Investitorët e huaj kanë më pak besim tek shteti dhe, për këtë arsye, kontributi i tyre ndaj ekonomisë së vendit bie.
Pasojat ekonomike
OKB
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara korrupsioni:

Minon institucionet demokratike.
Ngadalëson zhvillimin ekonomik.
I bën qeveritë më pak të qëndrueshme.

Banka Boterore
Sipas Bankës Botërore:
Korrupsioni është një ndër pengesat kryesore të zhvillimit ekonomik
Neni 135 – Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën.
Neni 164 - Shpërdorimi i kompetencave.
Neni 175 – Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë
doganore.
Neni 244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione
publike.

Nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë
Neni 245: Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj
personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 248: Shpërdorimi i detyrës
Neni 253: Shkelja e barazisë së shtetasve

Neni 256: Shpërdorimi i kontributeve të
dhëna nga shteti
Neni 257: Përfitimi i paligjshëm i interesave
Neni 258: Shkelja e barazisë së
pjesëmarrësve në tendera apo
ankande publike
Neni 259: Korrupsioni pasiv i personave që
ushtrojnë funksione publike

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

Neni 260: Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i
të zgjedhurve vendorë
Neni 319: Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe
funksionarëve të tjerë të drejtësisë
Neni 320: Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës
Neni 328: Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve

Ligji Nr. 9367,
datë 7.4.2005:
Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike

Agjensi dhe struktura publike që adresojnë korrupsionin
Prokuroria e Përgjithshme

Kuvendi I Shqiperise

Shërbimi informativ i shtetit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive

Kontrolli i Lartë i Shtetit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Prokuroria e Përgjithshme
Ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria organizon duke bashkëpunuar edhe me institucione shtetërore, si dhe me subjekte të tjera publike e private nga radhët e shoqërisë civile veprimtari për edukimin e shoqërisë, me synim njohjen e ligjit dhe parandalimin e kriminalitetit

Kuvendi i Shqiperise
Kuvendi i Shqipërisë është organi më i lartë legjislativ i Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë është një dhomësh dhe përbëhet nga 140 anëtarë të zgjedhur një herë në katër vjet me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.
Funksion legjislativ
Funksion elektoral
Funksioni kontrollues

Shërbimi informativ i shtetit
SHISH-i është organ informativ i depolizituar që kryen veprimtarinë e tij në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ka funksion:
Sigurinë e interesave kombëtare të vendit
Ruajtjen e intregritetit, pavarësisë dhe rendit kushtetues.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka një përgjegjësi, angazhim të drejtpërdrejtë në organizimin, në kontrollin e funksionimit të sistemit gjyqësor dhe atë të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit
KLSH ka për detyrë të kontrollojë:
Veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë ;
Përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe vendor ;
Veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve apo të aksioneve ose kur huatë, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti ;
Përdorimin e fondeve që u jepen partive politike dhe shoqatave nga buxheti i shtetit  .

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive
Synon të krijojë një dritare të rëndësishme për komunikimin më
aktiv me zyrtarët e administratës publike dhe opinionin e gjerë, si edhe të realizojë transparencë maksimale për të gjitha proceset e hetimit administrativ të interesave private të zyrtarëve dhe për evidentimin e parandalimin e konfliktit të interesave.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është një organ i përhershëm që përgatit, mbikqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.
Ushtron kontrollin mbi financimet e fushatës zgjedhore, në përputhje me këtë Kod
QEVERIA
Në konferencën për prezantimin e draftit të parë të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit Kryeministri Edi Rama u shpreh:

“Nëse ka diçka që e dallon
qartë korupsionin në Shqipëri është
fakti që në Shqipëri korrupsioni është në çdo qelizë të organizmit të shtetit. Jo pak raste tregojnë se shembujt
janë të pamjaftueshëm dhe bëjnë transferimin e pushtetit
të korrupsionit. Sot ne vazhdojmë të vuajmë pasoja të rënda nga korrupsioni për shkak se në vite kemi gabuar në reformat strukturore. Strukturalisht Shqipëria është reformuar pak dhe është deformuar shumë. Reformat strukturore ndihmojnë më shumë se sa shembujt e ndryshimit të mendësisë''

Qeveria e re kunder korrupsionit
Qeveria e re ka vullnet të palëkundur politik për luftimin e korrupsionit si një nga plagët më të thella që bjerr mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë dhe e ndan atë dukshëm nga vendet e Bashkimit Evropian
Qeveria do të intensifikojë ndjeshëm luftën kundër korrupsionit, duke çmontuar murin e paprekshmërisë e pandëshkueshmërisë
Do të ngrejë strukturën e Koordinatorit Kombëtar
P
ër të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi
Për të zbatuar praktikat e mira të vendeve fqinje që janë bërë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian

Mandati i Koordinatorit Kombëtar

Të propozojë nisma ligjore dhe institucionale me qëllim çrrënjosjen e korrupsionit nga radhët e administratës publike dhe të të gjithë segmenteve shtetërore që ofrojnë shërbim publik;
Të koordinojë, monitorojë dhe raportojë mbi zbatimin e politikave qeveritare dhe shtetërore kundër korrupsionit duke angazhuar drejtues të lartë si përgjegjës për koordinimin e punës, për zbatimin e legjislacionit dhe të programeve qeveritare për eliminimin e korrupsionit.

Qasja e qeverisë në luftën kundër korrupsionit do të përqendrohet tre drejtime :
PARANDALIM
NDËRGJEGJËSIM
NDËSHKIM
SHQYRTIMI I
POLITIKAVE ALTERNATIVE
Legjislacioni shqiptar për korrupsionin.
Cilat konsiderohen krime korrupsioni nga legjislacioni shqiptar dhe ndërkombëtar
Agjenci ose struktura publike që adresojnë korrupsionin.
Shoqëria civile kundër korrupsionit.
Qeveria e re kundër korrupsionit

NDESHKIMI
Në katër vitet e ardhshme, qeveria do të punojë me përparësi për ta shndërruar sistemin gjyqësor, nga një prej segmenteve më të korruptuar të shtetit, në një partner të fuqishëm, pa të cilin çdo iniciativë kundër korrupsionit do të ishte e destinuar të dështonte.

Myslym Keta
Qemal Stafa
Petro Nini Luarasi
프레지
프레지 코리아 매니저로 일하고 있음
블리자드
블리자드에서 게임 했음
부즈 알렌 해밀턴
컨설턴트로 일했음

TIA PREZANTON INDEKSIN E PERCEPTIMIT TË KORRUPSIONIT (CPI) 2013
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2013 i Transparency International ngre shqetësimin se abuzimi me pushtetin, aferat e fshehta korruptive dhe rryshfeti vijojnë të shkatërrojnë shoqëritë në mbarë botën.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2013 tregon se të gjithë vendet e botës përballen me rrezikun e korrupsionit në cdo nivel të qeverisjes, që nga lëshimi i licensave vendore e deri në zbatimin efektiv të ligjeve”, sipas Huguette Labelle, Drejtore e Bordit të Transparency International.
Më shumë se dy të tretat e 177 vendeve në indeksin e vitit 2013 shënojnë nën 50 pikë, në një shkallë vlerësimi nga 0 (perceptuar si shumë të korruptuara) në 100 (perceptuar si shumë të pastra).
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2013, Danimarka dhe Zelanda e Re qëndrojnë në vend të parë të klasifikimit me 91 pikë. Afganistani, Korea e Veriut dhe Somalia shënojnë performancën më të dobët këtë vit, me nga 8 pikë secila.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit bazohet në opinionet e ekspertëve mbi korrupsionin në sektorin publik.





Aty ku ka akses larte te informacionit rezultatet përmirësohen ,ndërsa një mungesë përgjegjshmërie në sektorin publik e shoqëruar me institucione shteterore joefektive i dëmton këto perceptime.
Llogaritja e indeksit për Shqipërinë është realizuar nëpërmjet 7 burime të dhënash nga institucione të pavarura si:
Indeksi i Transformimit Bertelsmann
Njësia e Inteligjencës Ekonomike
Freedom House
Global Insight
Guida Ndërkombëtare e Vendeve sipas Riskut
Forumi Ekonomik Botëror
Projekti i Drejtësisë Botërore
Transparency International tërheq vëmendjen dhe apelon se në Shqipëri korrupsioni po shfaqet me një fizionomi të re e cila ka gjetur një shtrat politik favorizues.
Karakteristikat e reja te korrupsionit ne Shqiperi janë:
1. Sistemi i ri i pastrimit të parave ;
2. Financimi i partive dhe fushatave nga para të pista dhe biznese të paligjshme ;
3. Kapja e shtetit nëpërmjet kontrollit të sistemit prokurimeve dhe privatizimeve ;
4. Aksesi shtetëror në trafiqet e lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore ;
5. Monopolet ekonomikë në sektorët strategjikë të ekonomisë ;
6. Paprekshmëria dhe imuniteti i krijuar i zyrtarëve të lartë ndaj ligjit dhe sistemit të drejtësisë ;
7. Moszbatimi i ligjit dhe mungesa e kulturës së ndëshkueshmërisë
Transparency International Albania u bën thirrje institucioneve publike në vend të ndërmarrin angazhime konkrete në forcimin e shtetit ligjor dhe zbatimin e reformave anti-korrupsion në linjë me rekomandimet e Komisionit Europian dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit.
Transparency International Albania apelon për rritjen e përgjegjshmërisë së administratës publike, pavarësinë e institucioneve dhe hetimin e pakompromis të përgjegjësve të akteve korruptive
Ne propozojmë ngritjen e një forumi rinor
“Lëvizja rinore për Edukimin Qytetar kundër korrupsionit”
përmes së cilit synohet ngritja e vetëdijes së qytetarëve lidhur me këtë dukuri.

Gjithashtu ne propozojmë Futjen e një moduli
në kurrikulën mësimore të lëndës së qytetarisë,
i cili ka në qëndër trajtimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për korrupsionin.

Synimet e propozimeve tona
Të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët do të njihen, informohen dhe ndërgjegjësohen lidhur me luftën kundër korrupsionit.
Do të zgjerohet pjesëmarrja e drejtëpërdrejtë si dhe do të rritet fryma e bashkëpunimit.
Lufta kundër korrupsionit do të jetë synimi dhe prioriteti ynë i përbashkët.
Futja e një moduli ne kurrikulën mësimore të lëndës së Qytetarisë
Me synim kryesor formimin e qytetarit të aftë e të përgjegjëshëm ku në qendër të jetë trajtimi i fenomenit të korrupsionit.

Ai mund të përfshihet në objektivat e të nxënit në kurrikulën e detyruar dhe në atë me zgjedhje, si në arsimin e 9-vjeçar ashtu edhe në atë të mesëm.

Kjo ndihmon në edukimin e nxënësve, informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre. Ky modul mund të luajë një rol themelor në kuadër të politikave kundër korrupsionit.
Nëse duam ta luftojmë korrupsionin duhet ta njohim mirë
atë dhe mekanizmat për ta luftuar!
Nxënësit e sotëm janë qytetarët e së ardhmes !!!

Krijimi i një forumi: “Lëvizja rinore për edukimin qytetar kundër korrupsionit "
Përmes së cilës synohet të ngrihet vetëdija e qytetarëve lidhur me këtë dukuri që është ulur këmbëkryq në shoqërinë shqiptare.
Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e këtij kombi, por edhe e tashmja. Ne do të jemi zëri përfaqësues i gjithë shqiptarëve. Ky forum synon të rrisë frymën e bashkëpunimit midis të rinjve si dhe të shpalosë një punë me rendiment të lartë.
Misioni ynë mbështet të ardhmen e këtij vendi. Ne jemi për një Shqipëri të pastër, pa korrupsion!

"Vendet me performancë më të mirë në luftën kundër korrupsionit tregojnë qartazi se si
transparenca
ndihmon në rritjen e përgjegjshmërisë dhe mund të ndalojë korrupsionin. E megjithatë, edhe këto vende përballen me probleme të kapjes së shtetit, financimit të errët të fushatave elektorale dhe mbikqyrjes së kontratave të mëdha publike që mbeten risqe kryesore të korrupsionit.” – shprehet Labelle.
QEVERIA
PARANDALIMI
Qeveria do të kalojë në sitë të gjithë legjislacionin ekzistues dhe do të propozojë nisma ligjore për mënjanimin sa më të madh të mundësive për t’u angazhuar në praktika korruptive në sektorin publik dhe privat, në përputhje me standardet e BE-së dhe instrumenteve ndërkombëtare
PARANDALIMI
Qeveria do të hartojë Strategjinë dhe Planin Kombëtar të Veprimit kundër Korrupsionit brenda vitit të parë të qeverisjes dhe do ta zbatojë atë me efektivitet në vitet në vijim

Qeveria do të hartojë politika shtetërore dhe do të zbatojë masa konkrete, duke përfshirë ato që lidhen me përmirësimin dhe zgjerimin e sistemeve të qeverisjes elektronike, si dhe përmirësimin drastik të shërbimit ndaj qytetarit në të gjithë sektorët e shërbimeve publike, të cilat miniminizojnë motivet dhe mundësitë e zyrtarëve publikë dhe të qytetarëve për t’u angazhuar në korrupsion

PARANDALIMI
Qeveria do të zbatojë me përkushtim legjislacionin dhe do të ndërmarrë nisma të reja lidhur me publikimin e dokumentave zyrtare dhe transparencën në procedurat administrative
NDERGJEGJESIMI
Qeveria do të përfshijë në mënyrë të gjerë dhe të rëndësishme shoqërinë civile, sektorin privat dhe atë akademik në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e nismave ligjore, strategjive dhe programeve kundër korrupsionit
NDERGJEGJESIMI
Qeveria do të ndërmarrë dhe përkrahë nisma për vetëdijësimin e qytetarëve dhe sidomos brezit të ri, lidhur me rolin dhe përgjegjësinë e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe mekanizmat për eliminimin e tij, duke përfshirë këtu punën përmes edukimit etik dhe qytetar në shkolla
NDERGJEGJESIMI




Qeveria do të ndërmarrë nisma ligjore dhe do të përkrahë zbatimin e masave që inkurajojnë njerëzit që denoncojnë korrupsionin
NDERGJEGJESIMI




Promovimi i etikës së vetë-rregullimit të mësuesve, duke u përqëndruar veçanërisht në trajtimin e konfliktit të interesit
NDERGJEGJESIMI
Rregullimi i aktiviteteve të mësimdhënies private të mësuesve publikë. 
Monitorimi dhe forcimi i mekanizmave të kontrollit.
NDERGJEGJESIMI

Përfshirja e prindërve, nxënësve dhe e shoqërisë civile në marrjen e vendimeve në lidhje me politikat e arsimit, monitorimin e shpenzimeve dhe punën e institucioneve arsimore
Njohja e dukurisë së korrupsionit: thelbit, shkaqeve dhe pasojave të tij
Edukimi i vullnetarizmit për të luftuar korrupsionin
Forcimi i aftësive pozitive
Nxitja dhe zhvillimi i qëndrimeve jo-tolerante ndaj korrupsionit
Edukimi i vlerave të tilla si respektimi, interesimi, ndershmëria, përgjegjësia për veprimet dhe sjelljen vetjake.
NDERGJEGJESIMI
NDERGJEGJESIMI

Edukimi i vlerave të tilla si respektimi, interesimi, ndershmëria, përgjegjësia për veprimet dhe sjelljen vetjake.
Njohja e nxënësve me të drejtat dhe interesat e tyre i pajis nxënësit me aftësinë dhe pushtetin për të përballuar trysninë e dhënies dhe marrjes së ryshfeteve. Po kështu, ideja se qytetarët i kanë këto njohuri, i frenon zyrtarët të kërkojnë ryshfete
NDERGJEGJESIMI
Si rrjedhojë e ndergjegjesimit te tyre , qytetarët (dhe zyrtarët), mësohen të vlerësojnë praktikat korruptive si të papajtueshme me rolin e tyre publik, si qytetarë ose zyrtarë, dhe kthehen në pengesa të pakapërcyeshme kundër korrupsionit.
Edukimi kundër korrupsionit ul shpeshtësinë e kësaj dukurie tejet dëmtuese për shoqërinë shqiptare.
NDESHKIMI
Qeveria do të propozojë një reformim të thellë të sistemit të ndjekjes penale kundër korrupsionit dhe do të mbështesë fuqimisht partneritetin polici – prokurori në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit, duke përfituar edhe nga ndihma teknike e partnerëve ndërkombëtarë në vënien në zbatim të praktikave më të mira për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit.

NDESHKIMI
duke mënjanuar çdo ndikim politik që ushqen shkëmbime favoresh dhe influencash midis ekzekutivit dhe gjykatës;
duke i siguruar gjyqësorit kushte sigurie dhe pagese të një niveli të përshtatshëm për detyrën e tyre të lartë
duke forcuar mbikëqyrjen institucionale të gjyqësorit, si me forcimin e instrumentave nga brenda vetë gjyqësorit, ashtu dhe të atyre nga jashtë tij (me theks të veçantë në deklarimin dhe hetimin e pasurive), duke mbajtur gjithnjë parasysh jo vetëm parimin e ndarjes së pushteteve, por edhe të balancimit ndërmjet tyre.

Avokati i Popullit
Avokati i Popullit nuk vendos direkt vetë për t’ju dhënë të drejtat personit që ankohet, por bën rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi i administratës publike që sipas tij ka shkaktuar shkeljen e saj.

Në rastet kur organi përkatës nuk reagon ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit, ky i fundit mund t’i drejtohet shkallë-shkallë organeve më të larta në hierarki, deri edhe Kuvendit (Parlamentit) me një raport, duke propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj.

Ai ka si mision të tij parandalimin e konflikteve të mundshme midis administratës publike dhe individit. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ai vepron edhe me nismën e vet, për raste të veçanta, të bëra publike, por gjithmonë duhet të marrë më vonë pëlqimin e të interesuarit ose të dëmtuarit.
Avokati i Popullit
PREZANTIMI I PROBLEMIT
TRANSPARENCY INTERNATIONAL
Zyra e informacionit

TI Albania është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të organizatës Transparency International, e cila nëpërmjet Sekretariatit Ndërkombëtar dhe më shumë se 100 degëve të pavarura kombëtare, punojnë si lëvizje e përkushtuar për të kontribuar në një botë pa korrupsion.
Misioni i Transparency International Albania është të rrisë transparencën e institucioneve publike përballë qytetarëve dhe të nxisë angazhimin e publikut në luftën kundër korrupsionit.
Transparency International është organizata botërore e shoqërisë civile që drejton luftën kundër korrupsionit.
Transparency International Albania (TIA) u krijua në Mars të vitit 2008, si një organizatë jo-fitimprurëse që synon të luftojë korrupsionin në Shqipëri, duke promovuar transparencën dhe përgjegjshmërinë në qeverisje.
Korrupsionit
Transparency International Albania synon të kthejë luftën kundër korrupsionit në një qëllim të veprimit qytetar për demokratizim të institucioneve, mirëqeverisje dhe ndërtim të shtetit ligjor
TIA synon të shërbejë si model për përfaqësimin e interesit dhe zërit qytetar në përballjen me administratën, drejtësinë dhe pushtetin lokal.
TIA synon
Indeksi i perceptimit te korrupsionit
Kerkime
Veprimet kundër korrupsionit janë mbështëtur
edhe nga :
Banka Botërore
Fondi Monetar Ndërkombëtar
Bashkimi Europian
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar
Kombet e Bashkuara.
Thuaji jo korrupsionit
IDN
Instituti për Demokraci dhe Nërmjetësim (IDN)
IDN është e përkushtuar për zhvillimin e të kuptuarit të thellë të sfidave aktuale, për të formësuar strategji reformash të qëndrueshme dhe politika publike në fushat që janë shtyllat kryesore të zhvillimit socio-ekonomik dhe atij politik në Shqipëri.
Këto janë disa nga fushat ku IDM kontribuon ndër të tjera edhe në përpjekjet për çrrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri:
Procesi i integrimit evropian
Transparenca dhe llogaridhënia
Ndërtimi i integritetit të policisë dhe forcave të armatosura
Anti-korrupsioni
Përmirësimi i performancës së qeverisjes vendore
I
D
N
Krahas Projektit Qytetar Kundër Korrupsionit që po prezantojmë sot mund të përmendim edhe disa nga shumë kontribute të IDN në fushën antikorrupsion në dy vitet e fundit:




Projekt: Ndërtimi i Integritetit të Policisë në Shqipëri

Një projekt i cili synon forcimin e luftës kundër korrupsionit duke përmirësuar mekanizmat ligjorë, masat policore dhe duke ndërtuar integritetitn e policies në Shqipëri


Studim: Mbrojtja e Bilbilfryrësve në Shqipëri - Vlerësim i legjislacionit dhe praktikës
Ky studim analizon kuadrin ligjor shqiptar për bilbilfryrjen ( denoncimin) , mjedisin social dhe sjelljen kundrejt këtij fenomeni, si dhe praktikimin e mekanizmit të bilbilfryrjes në institucionet publike shqiptare


Studim: Monitorimi Qytetar i Zbatimit të Planit të Veprmit Anti-Korrupsion 2012
Identifikimi i statusit të zbatimit për secilën masë të planit të veprimit dhe cilësisë së planit të veprmit

PROJEKTE DHE STUDIME
Statistika per korrupsionin
Statistika te korrupsionit ne biznes
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit
Shqipëria shënon 31 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013
Shqipëria ka shenuar 33 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012
me shtatë burime të dhënash me standartin e devijimit 2.1
(minimumi 23 dhe maksimumi 38)
Ne vitin 2013 Shqipëria renditet në vendin e 116, duke zbritur në klasifikim 3 vende më poshtë se në 2012.
Shqipëria regjistrohet me perceptimin më negativ në Europë dhe e fundit në rajon.
Shqipëria përfshihet në të njëjtën vazo me Nepalin dhe Vietnamin, si dhe ka mbetur menjëherë pas Nigerisë, Etiopisë dhe Indonezisë.
Statistika nga "Qemal Stafa"
Si e konceptojnë qytetarët korrupsionin dhe sa i pranishëm është ai në shoqërinë shqiptare.

Reformimi i sistemit gjyqësor dhe vendosja në vend e dinjitetit të tij të cënuar do të nxitin angazhimin profesional të gjyqtarëve për të bërë drejtësi dhe për të shmangur praktikat e deritanishme korruptive:
Shoqeria civile kunder korrupsionit
15 6
Statistika te luftes kunder korrupsionit
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2013 i Transparency International ngre shqetësimin se abuzimi me pushtetin, aferat e fshehta korruptive dhe rryshfeti vijojnë të shkatërrojnë shoqëritë në mbarë botën.
2013->Danimarka dhe Zelanda e Re =91 pikë
Afganistani, Korea e Veriut dhe Somalia =8 pikë

Ky forum do te permbaje:
Faqe në Facebook
Webpage
Konkurse të ndryshme
Marshim kunder korrupsionit
Fletepalosje per korrupsionin
Shkolla jone propozon:
Qasja e informacionit mbi ndeshkimet ligjore qe vijne nga kryerja e korrupsionit target grupeve kryesore, ne varesi te fushave qe dominojne sipas te dhenave.
Zgjerimi i kompetencave te instiucioneve qe investigojne raste te korrupsionet.
Shpeshtimi i moduleve shkollore dhe kurikulave te cilat motivojne te rinj te angazhuar nluften kunder korupsionit.

Perpjekje me te gjera per denoncimin e korupsionit, sepse cdo pjestar i shoqerise eshte kontribues ne kete vorbull qe demton shtetin.
Televizionet
Ojf/ojq
Prezantimi i projektit me Prezi, nje program ne te cilin editon online ose offline ku cdo projekt eshte i shikueshem nga nje game e gjere perdoruesish te tjere te programit ne internet duke e shperndare projektin ne mbare boten , duke rritur shkallen e te informuarve dhe te ndergjegjesuarve mbi korrupsionin.
Gjithashtu shkolla jone per te rritur ndergjegjesimin mbi korrupsionin shperndan:
Fletepalosje
Sticker me logon "Stop korrupsionit"
Mos
e shtrengo
kete dore

Fletepalosja:
Le të mesojmë nga e shkuara për një të ardhme sa më të mirë.
Atë të ardhme që unë, ti, të gjithë ne kemi për detyrë ta shkruajmë. Është koha jonë! Koha për të qenë qytetarë më të mirë të botës dhe mbi të gjitha shqiptarë më të mirë, që të jemi ne ata që me shkronja të arta do të gdhendim fillimin e një kapitulli të ri…!
Bashkohuni me ne!
Shqipëri pa korrupsion!

Fletepalosja
Si te ndalojme korrupsionin ne shkolle
Te rritet rroga e mesueseve.​
Te krijohet nje sistem licensash me pike per mesuesit​
Te krijohet nje institucion qe merret me korrupsionin ne shkolla.​
Te ashpersohen ligjet per mesuesit e korruptuar qe kapen ne flagrance​
Te ashpersohen ligjet si per mesuesit qe japin favorin ashtu dhe per nxnensit qe e marrin ate​
Te behen publike te gjitha rastet falgrant te korrupsionit ne shkolla ne menyre qe ndeshkimi I korrupsionit te behet kulture
Letargjia Korruptive

Korrupsoni është një sëmundje epidemike, shkaqet e së cilës janë të shumta. Një prej shkaqeve që gerryen jo vetem  arkën e shtetit, por edhe vetveten apo të ardhmen e fëmijëve është lakmia. Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në Europë dhe ka vite që fle mbi korrupsion. Prandaj, ne kemi menduar që ta paraqesim këtë fakt me një jastëk simpatik me titullin: “Letargjia korruptive”.
Letargjia, sepse me shpresë presim që, ashtu si ariu polar zgjohet nga gjumi pas një dimri të gjatë, të zgjohet nga gjumi i thellë edhe ndërgjegja e çdo shqiptari ndaj këtij fenomeni.
Siç mund ta shikoni mbi jastëk është stampuar dhe shprehja “Pushteti nuk e korrupton njeriun, njeriu e korrupton pushtetin”. Pra është njeriu ai që kërkon e gjithnjë e më shumë pa u ndalur, pa pyetur për pasojat.
Ndaj ne kemi vendosur sërish në mënyre simbolike një pasqyrë per t’ju treguar që korrupsioni mund të ndalohet duke korrigjuar vetveten. Vështroni pasqyrimin tuaj dhe reflektoni mbi veten. A mendoni se ka diçka qe nuk shkon me të, si në rastin e kësaj pasqyre të thyer? Pyesni dhe gjykoni! Gjykoni dhe veproni! Para se të zbatoni politika dhe reforma antikorrupsion, para se të drejtoni gishtin tregues tek persona të tjerë, jini të qetë dhe të sigurtë për veten tuaj, sepse ndryshimi fillon së pari nga vetja!!! 
“Pushteti nuk e korrupton njeriun, njeriu e korrupton pushtetin”
PROJEKTI QYTETAR KUNDER KORRUPSIONIT

Pergatitur nga nxenesit e shkollave te mesme te pergjithshme publike:
"Myslym Keta "
"Qemal Stafa"
"Petro Nini Luarasi "

Financuar nga Zyra e Marredhenieve me Publikun Ambasada e SHBA Tirane

Mbeshtetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministri i Shtetit per Ceshtjet Vendore

Implementuar nga Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim
Instituti per Demokraci dhe ndermjetesim
MJAFT
Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve (ZMQ)
Instituti per Studime Zhvillimi dhe Alternativa (IDRA)
Fondacioni Soros
CIVITAS Albania
Instituti i Studimeve Bashkekohore
Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM)
Keshilli Rinor Shqiptar
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA)
Partnerët Shqipëri
Instituti për Studime Demokratike (ISD)
Qëndra për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL)
Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve (QZHDI)
Qendra PolitON!
Youth for Transparency
Full transcript