Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Rajoni Perendimor i Shqiperise

No description
by

megi cela

on 22 February 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Rajoni Perendimor i Shqiperise

Vecorite e popullimit duken si ne numrin e pergjithshem te ti popullsise, qe arrin deri ne gati 2 milione banore, pra me shume se gjysma e gjithe popullsise se Shqiperise, por edhe ne dendesine e popullimit, qe ne kete rajon eshte 300 - 400 banore/km2.
Popullim te shpejte ka pasur rajoni sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitet 70, si rezultat i tharjes se kenetave dhe i zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise, si dhe pas vitit 1990, me lejimin e levizjes se lire te njerezve, te cilet me se shumti kane ardhur ne kete rajon.
Ardhje te shumta te popullsise
Qe nga viti 1990 e ne vazhdim, ne Rajonin Perendimor te Shqiperise po perqendrohet nje numer gjithnje e me i madh i popullsise, qe vjen nga zonat e tjera te vendit, sidomos nga ato veriore dhe verilindore. Ky proces qe po ndodh, lidhet me kushtet e veshtira te jeteses ne zonat e larta e ne male, keshtu qe njerezit e ketyre zonave jane ne kerkim te kushteve me te mira te banimit dhe te punes. Rajoni Perendimor i ploteson me mire keto kushte.
Vecorite e popullimit
Popullim i dendur

Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte me i populluari ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Kjo dukuri eshte rezultat i kushteve me te mira natyrore te ketij rajoni, ku mbizoteron relievi fushor dhe toka e mire, por edhe i zhvillimit me te mire ekonomik te tij ne krahasim me rajonet e tjera.
POPULLSIA
Ne Rajonin Perendimor mbizoteron relievi fushor i cili perbehet nga fusha te medha e mjaft pjellore, si per shembull: fusha e Myzeqese, fusha e Durresit dhe e Tiranes, fusha e Lezhes dhe e Shkodres etj. Kurse relievi kodrinor ze siperfaqe me te vogel dhe perbehet kryesisht nga grumbuj kodrinore mjaft te copetuar ne lindje (Kerraba, Dumreja, Mallakastra etj.) dhe nga disa vargie kondrinore ne brendesi (Rodon Vore-Kerrabe, Divjake-Ardenice etj.).
I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujgesore, por qe kane nevoje per ujitje ne stinen e thate te veres.
Relievi i R.Perendimor
Pozicioni gjeografik
Rajoni Perendimor ,Verior &Verilindor Shqiperise
Qytete te mëdha
Përveç numrit te madh dhe vazhdimit te ardhjeve, popullsia e këtij rajoni dallohet edhe për përqindjen e madhe te popullsisë në qytete. Kështu gati ½ popullsisë se rajonit banon në qendrat e tij qytetare. Në ketë rajon ndodhen qytetet me te rëndësishme te te gjithë Shqipërisë, si : kryeqyteti i vendit Tirana me mbi 500000 banore, Durrësi, Elbasani, Shkoda, Vlora me mbi 100000 banore Fieri, Berati, Lushnja me mbi 50000 banore etj. Por historiku i popullimit në qytetet e këtij rajoni është shume i hershëm. Duke qene një rajon me kushte te përshtatshme natyrore dhe me dalje te gjere në det, në te lulëzuan qytetet me te mëdha te antikitetit te në, si: Apolonia, Dyrrahu (Durrësi), Lisi (Lezha), Aulona (Vlora), Antipatrea (Berati), Skampa (Elbasani) etj. Edhe qendrat e banuara fshatare janë te shumta në ketë rajon. Ato janë te vendosura jo vetëm në zonat kodrinore te rajonit, por edhe në fushe. Fshatrat në ketë rajon kane kushte te mira natyrore për zhvillim bujqësor e blegtoral, prandaj këto vitet e fundit, me privatizimin e tokës, fermerët kane pasur shtim te ndjeshëm te te ardhurave te tyre.
Ekonomia
Rajoni Perëndimor i Shqipërisë është rajoni me i zhvilluar ekonomikisht në krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Për shkak te pozitës se favorshme gjeografike, te relievit fushor, klimës se bute dhe përqendrimit te madh te popullsisë, në ketë rajon janë zhvilluar te gjitha degët e ekonomisë, si : ekonomia bujqësore, industria, transporti, tregtia, turizmi etj
Ekonomia bujqësore
Kushtet mjaft te përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë bujqësore bëjnë te mundur kultivimin pothuaj te te gjitha kulturave bujqësore. Por, në periudhën para Luftës se Dyte Botërore rajoni, megjithëse kishte kushte natyrore te përshtatshme, nuk ishte i zhvilluar ekonomikisht. Zhvillimin e bujqësisë e pengonin sidomos kënetat e moçalet, pembytjet e lumenjve dhe mungesa e traktorëve, plehrave, ujit për ujitje etj. Prandaj pjesët disi me te zhvilluara te rajonit në atë kohe ishin zonat kodrinore, ku popullsia merrej me tepër me blegtori.

Pas çlirimit te Shqipërisë u bene shnderrime te rëndësishme në fushene bujqësisë, sidomos në Rajonin Perëndimor. U thane shume këneta e moçale që zinin sipërfaqe te tera te këtij rajoni, duke u përfituar kështu mjaft toke bujqësore. U ngrit rrjeti i ujitjes dhe i kullimit te tokave në te gjitha pjesët e rajonit. U vu në përdorim mekanika e re bujqësore, sistemi i ri i plehërimit te tokës etj. Te gjitha këto shtuan llojin e prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe e kthyen atë në rajonin në me rëndësishmin bujqësor te te gjithë vendit. Ndryshimet që ndodhen në Shqipëri pas vitit 1990, patën ndikimin e tyre edhe në zhvillimin bujqësor te Rajonit Perëndimor. U prish struktura e mëparshme e organizimit shtetëror dhe toka iu nda fshatareve. Kjo beri që te ndryshoje struktura e prodhimeve bujqësore e blegtorale në varësi te kërkesave te sotme që ka tregu, te rriten te ardhurat e popullsisë fshatare, por edhe që te ketë probleme me ujitjen, kullimin, plehërimin dhe punimin e tokave
INDUSTRIA
Rajoni Perendimor eshte edhe rajoni industrial me i zhvilluar ne Shqiperi. Ketu gjenden pothuaj te gjitha deget e industrise se rende, te lehte dhe ushqimore.
Ne te vertete rajoni nuk ka shume pasuri nentokesore, si disa rajone te tjera te trevave shqiptare. Ky rajon dallohet kryesisht per rezervat e naftes, gazit natyror dhe qymyrgurit, keshtu qe ne zhvillimin e tij industrial kane ndikuar me shume disa faktore te tjere, si: fuqia e madhe punetore, afersia portet detare, transporti me i zhvilluar etj.
Deget kryesore te industrise
1. Energjetika, e cila perfshin: industrine e naftes dhe te gazit natyror, industrine e qymyrgurit dhe industrine e prodhimit te energjise elektrike.

2. Industria e rende, e cila perfishin: metalurgjine, industrine mekanike dhe ate kimike.

3. Industria e drurit e letres dhe e materialeve te ndertimit (cimento, tulla, tjegulla etj.).

4. Industria e lehte (tekstile dhe lekure-kepuceve) dhe ushqimore (e miellit, vajit, pijeve etj.).
Industria eshte shperndare pothuaj ne te gjithe rajonin, por nderkohe dallojme edhe qendra ose zona te vecanta industriale brenda tij. Keshtu zona Tirane - Durres - Elbasan cilesohet si zona me e rendesishme industriale ne kete rajon dhe neC gjithe Shqiperine. Ne kete zone ndodhen edhe objektet me te medha te degeve me te rendesishme te industrise, si: industria e ndertimit ose e riparimit te makinerive (Tirane, Durres, Elbasan, Kavaje); metalurgjia e zeze dhe e ferrokromit (Elbasan); induastria e drurit (Tirane dhe Elbasan); induastria e materialeve te ndertimit Tirane,Durres, Elbasan), ku dallohet ajo e cimentos ne Elbasan; indnusria e Iehte dhe ushqimore, e cila eshte kudo ne kete zone etj.
Nje zone tjeter industriale ne kete rajon gjendet ne pjesen jugore te rajonit, ku eshte zhvilluar industria e naftes dhe e gazit natyror, si ajo kimike. Qendrat me te medha te industrise se naftes dhe te gazit jane: Kucova, Patosi, Balishi, Visoka, Gorishti etj. Kurse per industrine kimike dallohet midis te tjerave Fieri, me prodhimin e plehrave kimike dhe te acideve.
Ne gipjesen veriore te rajonit dallohen si qendra industriale: Shkodra, per prodhimin e telave, makinerive, kepuceve, cigareve etj.; Laci, me Kombinatin Kimiko-metalurgjik dhe Fushe-Kruja per prodhimin e cimentos.
Perhapja e industrise...
POR SI DO TE JETE E ARDHMJA?
Industria eshte aktuahsht ne pjesen me te madhe te saj e bllokuar, por ardhmja e saj duket e mire. Tradita e meparshme e rajonit ne kete fushe, numri i madh i popullsise qe kerkon pune, nevojat per prodhime te ndryshme industriale etj. Jane factore qe do ta nxitin zhvillimin e industrise ne kete rajon. Ne ndryshim nga e kaluara, ajo nuk do te jete me industri e rende, por do te zhvillohet me teper industria e lehte dhe ushqimore, per te cilen ka me teper nevoje popullsia.
Vitet e fundit po tregojne se rendesi te vecante per Rajonin Perendimor te Shqiperise do te kene dege te tilla te ekonomise, si: tregtia, transporti, turizmi etj. Kjo lidhet me nevogat qe ka popullsia e shumte ne kete rajon per t’u ushqyer, per te levizur dhe per te kaluar kohen e lire. Duke pasur nje vije bregdetare me gjatesi mbi 200 km e me plazhe te shumta e te njohura, si Durresi, Vlora, Shengjini, Divjaka, Velipoja etj., rajoni ka perspektive mjaft te mire per zhvillimin e turizmit.
Rajoni Perendimor i Shqiperise cilesohet edhe si rajoni me industrine me te zhvilluar ne trevat shqiptare. Ne te jane ngritur objektet me te rendesishme te industrise se rende, te industrise se materialeve te ndertimit dhe te industrise se lehte e ushqimore.
Keto vitet e fundit vendim e industrise se rende po e ze industria e lehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave tregu ka me teper nevoje.
Rajoni ka perspektive mjaft te mire per zhvillimin e tij industrial ne te ardhmen.
Rajoni Perëndimor zë pjesën pranadriatike te Republikës se Shqipërisë nga Hani i Hotit në veri e deri në Vlore në jug. Në perëndim rajoni laget nga deti Adriatik kurse në lindje kufiri kalon nga rrëza e Alpeve në veri drejt jugut, duke përfshire edhe sistemet kodrinore te Kerrabes, Dumrese, Mallakastres dhe kodrat e Vlorës në skajin e tij jugor. Brenda këtyre kufijve ky rajon ka shtrirje yeri-jug rreth 200 km dhe lindje-perëndim deri në 50 km. Në drejtim te lindjes, përgjatë luginave te Shkumbinit e te Osumit, rajoni shtrihet deri në Elbasan dhe Berat.
Pasurite natyrore...
Pasuria ujore eshte e madhe. Pervec daljes se gjere to rajonit ne detin Adriatik, ne te kalojne dhe derdhen lumenjte me te rendesishem te gjithe trevave shqiptare, si: Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa etj. Duke rrjedhur ne fushat e ketij, rajoni shtrati i ketyre lumenjve eshte i ceket dhe me mjaft dredhime. Per keto arsye jane te shpeshta vershimet dhe perrmbytjet. Gjithashtu, ne pasurine ujore te ketij rajoni perfshihet edhe liqeni i Shkodres dhe disa liqene te tjera te vogla natyrore e artificiale.
Bimesia natyrore e rajonit eshte pothuajse e zevendesuar teresisht nga ajo e kultivuar, duke e kthyer keshtu ne rajonin me te rendesishem bujqesor te Shqiperise.
Tokat fushore jane teper pjellore. Ato perbejne bazen per zhvillimin bujqesor, prandaj sistemimi dhe mirembajtja e tyre paraqet rendesi te vecante.
Nga bota shtazore mund te permendim zogite, shpendet dhe kafshet e ndryshme (fazanin, pelikanin, rosat e egra, lepurin etj.), qe rriten prane bregdetit, si ne zonen e Lezhes, Divjakes, Nartes etj. Po keshtu ne pjeset kodrinore te rajonit hasen lloje te ndryshme shpendesh dhe kafshesh te egra. Rajoni, duke pasur siperfaqe te lumenjte, ben te mundur qe ne to te rriten edhe Iloje te ndryshme peshqish.
Kushtet gjeografiko-natyrore te para se bashku perbejne pasuri te medha natyrore per zhvillimin ekonomik te ketij rajoni. Kane qene pikorisht keto pasuri te shumta natyrore nje nga faktoret kryesore qe ka bere qe ky rajon te jete sot nder me te zhvilluarit ne te gjitha pikepamjet, ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare.
Trashgimite kulturore


Kalaja e Shkodrës, Njihet në histori me emrin “ROZAFA”. Ndodhet në hyrjen jugore të qytetit, në një pozicion strategjik, rrethuar nga lumenjtë Buna, Drini dhe Kiri. Muret rrethuese janë 880 m të gjate dhe rrethojnë një sipërfaqe prej 35000 m2. Është kalaja më e madhe në Shqipëri dhe ndër më të mëdhatë në Ballkan.

Gërmimet arkeologjike tregojnë se kalaja është një nga vendbanimet më të hershme të pellgut të Shkodrës. Ajo daton 4000 vjet më parë. Vizitorët mund të njihen me objekte e monumente të shumta, që i përkasin periudhave të ndryshme historike. Emri i kalase lidhet me legjendën e ngritjes së saj mbi sakrificën e nje gruaje me emrin Rozafa, simbol i qëndreses, flijimit dhe heroizmit të popullit shkodran.

Amfiteatri i Durrësit
Kalaja e Rozafes
Amfiteatri i Durrësit është një ndër më të mëdhenjtë e gadishullit ballkanik dhe për momentin është i vetmi i gjetur në Shqipëri. Monumenti është i vendosur në zonën lindore të qytetit antik, shumë afër me muret bizantine dhe veneciane dhe pjesërisht i mbështetur në kodër; është gërmuar për afro gjysmën e shtrirjes, por ende nuk dihen me saktësi përmasat e tij (mendohet të jetë mbuluar me dërrasa të mëdha 136 m dhe me kapacitet prej afro 15-20 000 shikuesish) dhe sistemi i shpërndarjes së brendshme i shikuesve. Sistemi i shpërndarjes në amfiteatër realizohej përmes një serie korridoresh në formë unazore, jo simetrike, të bashkuara me njëra-tjetrën me shkallë dhe nëpërmjet një galerie të madhe e cila futet në brendësi të kodrës në pjesën veriore. Arena, e cila është e gërmuar shumë pak, ishte e ndarë nga cavea përmes një podiumi (bazament i lartë për mbrojtje); caveja ishte e ndarë në dy rangje maenianum (shkallë që i korespondon rangjeve të ndryshme sociale dhe publike) dhe praecintio (parmak ndarës). Ndërtesa është e ndërtuar me teknikën opus coementicium me gur gëlqeror dhe e veshur me teknikën opus mixtum me tulla dhe gurë; shkallët që kanë qenë prej guri gëlqeror janë tërësisht të zhvendosura
Gurzeza e Fierit
Historia e kërkimit arkeologjik në Cakran zonë fillon me vizitën e arkeologut Camillo Praschniker Gurezeza Hill disa vitet 1916-1918. Zbulimet e stacionit Mesme Neolit Neolitic e zonës Cakran janë të shumta dhe përfaqësojnë një fazë të re në zhvillimin kulturor të kësaj periudhe në vendin tonë dhe të gjithë rajonit të Adriatikut lindor.
Rezultatet e tjera vijnë nga fshati Varibop,nëkëtë rajon janë gjetur sende që i përkasin shekullit XII.
Ura e mesit
Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.
Mali i Dajti
Mali i Dajtit është një mal në Shqipëri që arrin një lartësi prej 1613 metra. Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore ,kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësinë 1613 metrash të majës më të lartë, në të 4 zonat fitoklimatike e me një kundërdrejtim që siguron mjaftueshmërinë e ditëve me diell, e për konsekuencë me një klimë më të freskët e me ajër më të pastër se pllaja ku shtrihet Tirana.
Kalaja e Krujes
Kalaja e Krujës është një ndër monumentet më të veçanta kulturore dhe historike të vendit tonë. Kjo kala, gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryefortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme njihet si destinacioni më i vizituar nga turistët vendas dhe të huaj. Gjatë 8 muajve të këtij viti që është i lidhur ngushtë edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptar, rreth 100 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur për ta vizituar këtë kala.
Muzeu i Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili në qendër ka heroin tonë kombëtar, është ndër muzetë unikë në botë të konceptuar dhe të ndërtuar rreth një personaliteti. Por nëse shkoni në Krujë nuk duhet të humbisni dhe Banjën mesjetare, Teqenë e Dollmës, rrënojat e një ish-kishe që gjatë pushtimit osman u kthye në xhami si dhe muzeun etnografik, i cili pasqyron stilin e jetesës në shekullin e 18.
Foto te qyteteve te ndryshme te rajoni Perendimore

Rajoni verior &
VERILINDOR
pOZITA GJEOGRAFIKE
Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet në veri të luginës së lumit të Shkumbinit të Mesëm dhe të degës së tijtë Qarrishtës. Duke përfshirë relievin malor, vazhdon deri në kufirin shtetëror të Shqipërisë me Malin e Zi,Kosovën dhe ish-RJ të Maqedonisë. Siç shihet, ky rajon ka shtrirjen më të madhe në Shqipëri. Pozitagjeografike e Rajonit Verior e Verilindor. Pozita më veriore dhe verilindore gjeografike; Më afërbrendësisë së gadishullit të Ballkanit, me të cilin lidhet me: gryka (Drinit të Zi, Morinit, Bashkimit-Vermosh)dhe qafa të shumta (Shishtavecit, Prushit, Morina, Pejës); Shpesh ndahet me këtë brendësi nëpërmjetkodrave dhe maleve të ulta, sidomos në malësinë e Has-Gjakovës. Të gjitha këto bëjnë që të jetë indjeshëm ndikimi kontinental në tiparet dhe fizionominë e peizazhit të rajonit. Pozita gjeografike e RajonitVerior e Verilindor. Komunikimi me peizazhet mesdhetare lidhen me: Distancën e shkurtër. Grykat dheluginat tërthore: Drinit, Matit, Shkumbinit etj . Vargjet malore me lartësi të ndryshme, të larta dhe pengues,por edhe të ulët, jo pengues të ndikimit mesdhetar. Të gjitha këto e bëjnë dominues karakterin mesdhetartë peizazhit. Pozita gjeografike e favorshme për lidhje midis bregdetit dhe brendësisë së Ballkanit.


alpet shqiptare
POZITA GJEOGRAFIKE:

Alpet Shqiptare shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rjedhes se poshtme telumit Valbona (dege e Drinit). Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar, sepse rruget qe i lidhin ato me me rajonet e tjera te vendit dhe trevat shqiptare jashte kufirit, jane te pakta dhe ne gjendje te keqe.
kushtet natyrore
Alpet perbehen kryesisht nga gerqelor, por gjenden dhe depozitime terigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurit minerale si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet.
Alper perbejne grumbullimin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lortesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500m . Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me lsrtesi mbi 2000m.
Tek Alper dallohen blloqet, malesite, kurizet malore dhe luginat
Blloku i Jezerces
Blloku i Jezerces shtrihet ne qender te Alpeve dhe ka reliev me te lart, me te ashper dhe me te thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces (2694m), me e larta ne Alper dhe e dyta ne Shqiperi.
Malesia e madhe,
Malesia e madhe, shtrihet ne veriperendim te Alpeve. Ne perberje te saj ka kurize malore, blloqe e male te larta (Bjeshket e Namuna me lartesi 2400-2500m) si dhe disa pllaja te larta (Velecik-Bridashe) dhe disa lugina (e Vermoshit, e Cemit, e Peroit teThate etj.).
Lugina e Shales
Lugina e Shales eshte nder me te medhat ne Alpet Shqiptare. Pergjat saj nderthuren zgjerimet, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara ( Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, qe ne disa raste marin formen e kanioneve.
Lugina e Valbones, nje lugine tjeter e madhe e Alpeve, ka formen e nje harku te madh. Pergjate saj nderthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh ne formen e kanioneve. Ne zgjerimet jane vendosur qendrat e banuara (Ragami, Valbona, Dragobia etj.).
LUGINA E VALBONES
Malesia e Gashit permendet per reliev te ashper me forma te shumta akullnajore, ne te cilat ka liqene te vola, por me bukuri te rralle, pyje dhe kullota te pasura.
MALESIA E GASHIT
Klima eshte malore (alpine), me vere te fresket, dimer te ftoht dhe ngrica te shumta. Per shkak te relievit malor aty bien me shume reshje se kudo ne Shqiperi, sidomos debore.
KLIMA
Hidrografia
eshte shume e pasur dhe alpine. Lumenjte e shumte kane rrjedhe te shpejte, uje te bollshem sidomos ne stinen e pranveres, kur shkrin debora. Uji i tyre eshte i paster dhe i ftohte. Lumenjte kryesore jane: Shala, Valbona, Cemi dhe Kiri. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore, te cilet kne bukuri te ralle dhe vlera te medha turistike.
Tokat
ne kete zone jane te pakta dhe pjellore ne lugina dhe te varfra ne shpatet m e maleve te perfshira nga erozioni
.
Bimesia dhe bota shtazore
eshte shume e pasur ne lloje. Perhapje me te madhe ne bimesi kane haloret , ahet dhe kullotat alpine. Kafshet me te perhapura jane ariu, ujku etj.
.....
Popullimi....
Alpet kani mjedis shume te ashper, por megjithate, duke afruar mundesi zhvillimi, ato kane qene banuar qysh heret. Alpet, ne pergjithsi, jane dalluar per shtimin e madh te popullsise. Ne dhjet vjeteshin e fundit ritmet e shtimit te popullsis jane ulur si pasoje e largimeve te shumta te popullsis drejt rajoneve fushore dhe qyteteve te medha te vendit. Sot ne Alper jetojne rreth 82000banore, kurse dendesia mesatare e kesaj popullsie eshte 37banor per km². Banoret dallohen per shtatin e larte. Duke qene mjaft te izoluar, ata ruajn shume zakone dhe tradita nga e kaluara.
Ne Alpe numerohen rreth 110 vndbanime fshatare, te vogla dhe te shperndara. Ato jane te vendosura kryesisht ne luginat dhe shpatet e tyre, ku ka patur me teper mundesi per toka te punueshme. Banesat e tyre jane ndertuar prej guri, ne trajten e kullave dhe me cati shume te pjeret, per mos te mbajtur deboren e shumte qe bie ne dimer.
Veprimtaria ekonomike
Veprimtaria ekonomike e popullsise eshte perqendruar ne bujqesi, vecanrisht ne prodhimin e misrit, dhe sidomos ne blegtori. Fermeret e punojne token kryesisht per konsum vetijak, kurse prodhimet blegtorale te te imtave jane me te shumta. Frutikultura e kufizuar kryesohet nga geshtenjat, kumbullat dhe mollet.
Pasurit pyjore ofrojne mundesi te mira zhvillimi. Natyra me bukuri te ralle, klima e shendeteshme, ajri shume i paster, trashesia e madhe e debores dhe traditat e pasura te popullsis ofrojne mundesi shume te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelber dhe malor. Ky zhvillim do te behet realitet kur te ndertohen rruget dhe objektet e tjera turistike.
Nenrajoni Verilindor
Vecori te pergjithshme:
Ky nenrajon ka shtrirje shume te medha veri-jug, nga rrjedha e poshteme e lumit Valbone deri te lugina e lumit te Shkumbinit te Mesem. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtatshme, sepse, nepermjet rrugeve teshumta lidhet me rajonet e tjera te vendit dhe me vendet fqinje. Dallohet per larmine e theksuar te natyres.

Kushtet natyrore

Nenrajoni verior dallohet per ndertimin e larmishem gjeologji
k, me te cilen lidhen pasurite e shumta minerale si: minerali i kromit, i bakrit, kaolina, qe perdoret ne industrin e porcelanit etj. Ne kete rajon gjenden lende ndertimi dhe dekorative te shumta e te larmishme, si: mermeret, gjipset, guret gerqerore, serpetinitet etj.
Relievi
eshte teper i nderlikuar. Ai ka shtrirje te konsiderueshme ne drejtim vertikal (nga rreth 200m deri ne 2751m ne Korab) dhe perbehet nga malesi, vargje malore, gropa dhe lugina, qe lidhen nepermjet qafave dhe grykave, ku kalojne rruget automobilistike.
Klima
ndryshon mjaft nga perendimi ne lindje dhe sidomos ne drejtim te lartesive te maleve. Ne zonat e ulta perendimore dimri eshte i bute dhe me reshje, kryesisht ne formen e shiut, kurse nelindje dhe ne lartesine e maleve dimri eshte i ashper dhe me ngrica e reshje debore te shumta.
Hidrografia
eshte e pasur me lumenj, nder te cilet me kryesoret jane rrjedhjet e siperme dhe te mesme te lumit Drini e Mat dhe rrjedhjet e siperme te Erzenit e Ishmit, si dhe me liqene akullnajore (Lure, Balgjaj, Korab, Martanesh etj.).
Tokat
jane pjellore ne gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e zhveshura te maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia
perbehet kryesisht nga dushqet, nga pyet e shumta te ahut e te haloreve (me shtrirje dhe rezerva drunore me te medha se kudo ne Shqiperi) dhe nga kullotat alpine ne lartesine e maleve.
Popullimi
Nenrajoni ka popullim te lashte. Ne shtimin e popullsise rolin kryesor e ka luajtur rritja natyrore, e cila vazhdon te jete me e larta ne shqiperi (20-35 femije per cdo 1000 banore, kurse vdekjer 6-7 per 1000banore). Popullsia eshte ritur me ritme te pakta, sepse, megjithe lindjet e larta, vdekjet kane qene te shumta. Ritme me te shpejta te ritjes se popullsise pati ne periudhen 1945-1990, gjat se ciles popullsia u shtua tri here.
Aktualisht popullsia arin ne rreth 480 000 banore ose rreth 14% te te gjithe popullsise se vendit. Sic shihet, me gjithe sip. e madhe (rreth 28% te gjithe vendit) ne te jeton nje popullsi e paket. Kjo lidhet me reljevin kryesisht malor dhe sidomos me largimet e shumta mbas vitit 1990, qe kane sjelle paksiin e popullsis ne krahasim me peiudhen e me pareshme.
Dendesia mesatare e popullsise arin ne rreth 65 banor per km². Me te populluara jane luginat dhe gropat, kurse malesit dhe vargjet malore kane popullsi shume te paket.
Ekonomia
Mjedisi gjeografik i rajonit eshte shume i pasur. Shume e pasur eshte nentoka me minerale, por shume e pasur eshte dhe sip. e tij me burime ujore, rezerva te medha hidroenergjitike, me pyje dhe kullota. Jane jo te pakta zonat qe ofrojne mundesi mjafte te mira per bujqesi dhe blektori. Natyra e larmishme dhe ne pjesen me te madhe e paster si dhe trashgimia e pasur historike dhe kulturore ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit.
Mbizoteron prodhimi i ekonomive te vogla bujqesore, me teper per konsum vetijak. Me largimet ne mase te popullsise drejt qyteteve dhe rajoneve fushore jane te shumta tokat e pa punuara e te braktisura, te cilat po i nenshtrohen nje erozioni intensiv, qe po i varferon ato vazhdimisht. Prodhimi bujqesor eshte perqendruar sidomos ne luginat dhe ne gropat. Ne kete nenrajon u zhvillua industria hidroenergjitike, minerare dhe metalurgjia e bakrit dhe e kromit. Per keto dege te industrise ky nenrajon ze vendin e pare. Ne disa qytete te tij eshte zhvilluar dhe industria ushqimore e perfaqsuar nga punishtet dhe fabrikat e perpunimeve bujqesore dhe blegtorale.
Pjeset perberese te nenrajonit verilindor
Per shkak te larmis natyrore, te popullimit dhe te ekonomise, ne kete nenrajon dallohen disa krahina dhe zona te ndryshme gjeografike, te cilat jant: malesia e Hasit dhe e Gjakoves, lugina e Dri-nit te Zi dhe vargu i Korabit; malesia e Puke-Miredites dhe vargjet malore te Lures; Lugina e Matit dhe vargjet e Skenderbeut; malesia e Martaneshit; Gollobordes dhe Çermenikes.

Malesia e Hasit dhe e Gjakoves
Kjo malesi shtrihet ne lindje te Alpeve Shqiptare dhe vazhdon dhe jashte kufirit shteteror te R. Sh, dhe ne rrafshin e Dukagjinit(Kosove). Ne jug deri ne liqenin e Fierzes.
Ajo perbehet nga shkembinje magmatik, me te cilet lidhen mineralet e kromit; nga gerqeroret dhe terigjenet. Ne veriperendim te saj mbizotron relievi kryesisht kodrinor, kurse ne jug lindje (malesia e Hasit), relievi malor, gropat e fundosura, nga te cilat me e madhja eshte ajo e Tropojes.
Popullimi eshte me i dendur se sa ne Alper Shqiptare. Qendrat e banuara me te medha dhe me te perqendruara jane te vendosura kryesisht ne gropat dhe ne luginat, ne te cilat ka toka bujqesore me pjellore dhe kushte me te mire per ndertimin e banesave. Ne kodrat dhe ne malet keto qendra jane shuem te paketa, me te vogla. Popullsia eshte kryesisht fshatare. Qytetet e saj jane:Bajram Curri, me i madhi, dhe Kruma, qe jane qendra administrative te rretheve perkatese (Tropoj e Has) si dhe qyteti i Fjerzes, i ngritur me ndertimin e hidrocentralit me te njejtin emer.
Ekonomia e kesaj malesie perfaqsohet kryesisht nga bujqesia dh industria e kromit. Kushte te mira per bujqesi kane gropat ( e Tropojes, Bytycit, Krumes, Zogajt). Dallohet ajo e Tropojes me sip. mjafte te madhe te tokave te punushme, ne te cilat kultivohen drithrat, mollet, geshtenjat, kumbullat e degjuara tropojane, ndersa ne blegtori mbizotrojne te imtat, sidomos dhite. Ne Kame dhe ne Ragam te malesise se Gjakoves ndodhen minierat e kromit.

Malesia e Puke-Mirdites dhe Vargjet e Lures
Kjo malesi shtrihet midis Drinit ne veri dhe dhe Fanit te vogel ne jug, midis lugines se Matit dhe Gjadrit ne perendim dhe Drinit te Zi ne lindje. Kjo malesi perbehet kryesisht nga shkembinje magmatik, me te cilen lidhen mineralet e bakrit. Nder malet kryesore te kesaj malesie permendim: Bjeshket e Kushnenit dhe te Terbunit, Krabi, Maja e Malit, Mune-lla etj. Midis maleve te saj ndodhen luginat e Fanit te Madh, Fanit te Vogel, luginat e degeve te Drinit, si dhe disa gropa: e Iballes, e Pukes etj.
Vargjet e Lures shtrihen ne pjesen qendrore te nenrajonit verilindor, nga lugina e Fanit te Vogel (veri) ne luginen e Bulqizes (ne jug). Jane dy vargje paralele me drejtim veri-jug. Midis maleve permendim: malin e Lures, me cirqe dhe liqene te shumta akullnajore, qe dallohen per bukuri te ralle dhe vlera te medha turistike; malin e Dejes, Balgjati etj. Vargjet e lures nderpriten terthor nga lugina e Bulqizes (15km e gjate dhe rreth 1km e gjere), ne afersi te se ciles gjenden mineralet e kromit.
Popullsia ne malesin e Puke-Mirdites dhe ne malet e Lures eshte e paket, kurse dendesia e kesaj popullsie arin pothujse aq sa dhe dendesia mesatare e popullsise se Alpeve Shqiptare. Edhe ketu popullsia eshte e vendosur kryesisht ne gropat dhe ne luginat. Qendrat e banuara ne pergjithsi jane te vogla, large njera-tjetres dhe mjaft te shperndara.
Pjesen me te madhe te popullsise e perben popullsia fshatare, kurse ajo qytetare eshte e paket. Qytetet jane te vogla dhe te krijuara nga shendrimi i qendrave fshatare ne qytete, si rrjedhim i caktimit te tyre si qendra administrative te rretheve ose si pasoj e vendosjes ne to te industrise. Gjenden keto pese qytete: Resheni, Rubiku, Kurbneshi, Puke dhe Fushe-Arez.
Resheni, qyteti me i madhe i madhe i malesise, eshte vendosur neluginin e Fanit te Vogel dhe perben qendren administrative te rrethit te Mirdites.
Rubiku, i vendosur ne luginen e Fanit, eshte qyteti i punonjesve te bakrit. Ne kete qytet industria e bakrit perfshinte ciklin e plote: nxierjen e mineralit nga nentoka, shkrirjen dhe rafinimin e tij. Industria e bakrit e ndoti shume mjedisin.
Kubneshi, i vendosur ne luginen e Urakes (dege e Matit), eshte qyteti i minatoreve dhe i metalurgeve te bakrit.
Puka, e vendosur ne nje grope te valezuar, eshte qytet i ri dhe qender e rrethit me te njejtin emer.
Fushe-Arrezi, i vendosur ne sektorin e siperm te lugines se Fanit te Madh, eshte qyteti i punonjesve te pyeve, te perpuimit te drurit dhe te industrise se perpunimit te bakrit.
Lugina e Drinit te Zi, e Drinit dhe vargu i Korabit
Lugina e Drinit te Zi shtrihet midis vargut te Korabit dhe vargjeve te Lures, ne lartesite nga 250m deri ne rreth 500m. Dallohet per nderthurjen e zgjerimeve (Dibra, Peshkopia, Kuksi) me ngushtimet Topojani, Skavica). Eshte mjafte pjellore dhe e populluar.
Nga gropa e madhe e Kuksit dhe deri ne Vaun e Dejes vazhdon lugina e Drinit, e cila dallohet per relievin shume te ashper dhe grykat e ngushta, ne te cilat jane ndertuar digat e hidrocentraleve te medhenje.
Vargu i Korabit shtrihet ne lindje te lugines se Drinit te Zi dhe te Drinit te Bardhe, ne kufi me Maqedonine. Ai ka formen e nje harku te madhe dhe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror. Malet me te larta te vargut te Korabit (2751m) perbehen nga gelqeror dhe mermer.
Popullsia ne luginen e Drinit te Zi, me e shumte dhe me e dendur, eshte vendosur kryesisht ne zgjerimin e lugines ( Diber, Peshkopi dhe Kukes), ku ndodhen qendrat e banuara me te shumta dhe me te medha, kurse ne shpatet e Korabit vendbanimet arijne deri ne rreth 1400m lartesi. Pjesen me te madhe te popullsise e perbene popullsia fshatare, kurse ajo qytetare eshte e paket. Qytetet jane Peshkopia dhe Kuksi.
Kuksi i vendosur ne brigjet e liqenit te Fierzes, u ndertua krejt i ri ne vend te qytetit te vjeter, te mbuluar nga ujrat e liqenit. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer. Ne afersi te tij, ne Gjegjan, ndodhet metalurgjia e bakrit. Prane tij ndodhet gryka e Morinit, neper te cilen kalon rruga per ne Prizeren, qe e bene kete qytet nyje lidhese me Kosoven.
Peshkopia eshte qendra administrative, e industris se lehte ushqimore dhe klturore te rrethit te Dibres. Si qender e banuar eshte shume e hereshme, por zhvillimin me te madh e mori pasi qyteti i Dibres, qendra me e madhe e gjithe krahines, mbeti jashte kufirit shteteror.
Lugina e Drinit te Zi dallohet per prodhimin e drithrave, sidomos grure e miser, per prodhimin e fasuleve, dhe te frutave, vecanerisht te molleve, arrave, geshtenjave, qershive dhe kumbllave, si dhe per prodhimet blegtorale, sidomos nga dhente. Mbi lumin e Drinit jane ndertuar tri hidrocentrale te medha (i Vaut te Dejes, Fjerzes dhe Komanit). Keto hidrocentrale japin pjesen me te madhe te energjise elektrike te te gjithe Shqiperise. Aty gjendet industria e Bakrit dhe ajo e perpunimit te produkteve bujqesore.
Lugina e Matit dhe vargjet e Skenderbeut
Lugina e Matit shtrihet midis vargjeve te Lures dhe te Skenderbeut. Ka me teper karakterin e nje grope te madhe dhe te perzgjatur ( 35km e gjere), me reliev shume te coptuar. Pjesen me te ulet te saj e ze liqeni artificial i Ulzes, qe furnizon me uje hidrocentralin me te njejtin emer.
Vargjet e Skenderbeut perbehen nga dy vargje malore dhe shtrihen ne perendim te rajonit, nga Vau i Dejes ne luginen e Shkumbnit te mesem. Ne perendim te tyre shtrihet vargu Kruje-Dajt. Ne lindje shtrihet vargu i Skenderbeut, ne te cilin lartesohen mali i Skenderbeut, dhe Mali me Gropa( e ka mar kete emer nga gropat e shumta karstike qe ka).
Lugina e Matit ka popullsi me te shumte dhe me te dendur. Ajo paksohet drejt lartesive te shpateve te maleve te Skenderbeut, duke aritur deri ne rreth 900m. Midis qendrave te banuara, gjenden dhe tri qytetet e njesise: Burreli, Klosi dhe Uleza.
Bureli eshte i vendosur ne taracen me te larte te Matit. Eshte qender administrative e kulturore e rrethit te Matit. Prane tije ndodhet uzina e shkrirjes se kromit.
Klosi eshte vendosur ne tarracen me te ulet te Matit. Eshte qytet bujqesor, i permendur per cilesin e larte te veres dhe rakis.
Lugina e Matit eshte mjaft e permendur per kultivimin e drithrave, vreshtave, qershive, molleve etj; ne blegtori dallohet per mbizoterimin e bagetive te imta etj.
Mbi lumin Mat u ndertuan dy hidrocentrale: i Ulzes dhe i Shkopetit, te cilet prodhojne sasi jo te vogle te energjise elektrike. Ketu gjendet dhe industria nxierese e kromit e metalurgjia e tij dhe industria per perpunimin e prodhimeve bujqesore e blegtorale.

Malesia e Martaneshit, e Çermenikes dhe e Gollobordes
Shtrihen ne jug te lugines se Bulqizes.
Malesia e Martaneshit dallohet per perberjen magmatike, me te cilenlidhet minerali i kromit, per cirqet dhe liqendet akullnajor, per pasurite e shumta pyjore.
Malesia e Çermenikes, e perbere kryesisht nga terigjenet dallohet per relievin shume te coptuar kurse Malesia e Gollobordes, e perbere kryesisht nga gelqerore, ka pamjen e nje pllaje te valezuar plot gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara.
Popullsia ne malesine e Martaneshit, Çermenikes dhe Gollobordes eshte e pakte dhe e vendosur jo vetem ne gropat dhe ne luginat, por edhe ne shpatet e maleve. Kjo popullsi eshte kryesisht fshatare, Qytetet u formuan ne qendrat e industrise se kromit (Bulqiza dhe Krasta).
Bulqiza qytet i ri, ndodhet ne luginen me te njejtin emer. Ky eshte qyteti i minatoreve te kromit dhe i punonjesve te pasurimit te kromit; eshte qender andministrative e rrethit me te njejtin emer.
Ne malesine e Martaneshit gjenden disa miniera te mineralit te kromit. Ajo mund te quhet dhe malesia e kromit. Ne qytetin e Krastes dhe te Bulqizes gjenden fabrikat e pasurimit te ketije minerali. Krahas kesaj, ne kete malesi shfrytezohen pyet e shumta. Tokat e punueshme jane shume te pakta, vetem disa ngastra te vogla. Me e eprhapur eshte blegtoria dhe mbareshtimi i dhive.
faleminderit per vemendjen!
punoi:MEGI CELA XII-2
Full transcript