Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Përgatitja dhe planifikimi i rës mësimore

No description
by

Arlinda Budakova

on 20 March 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Përgatitja dhe planifikimi i rës mësimore

Përgatitja dhe planifikimi i orës mësimore
Janë tri pyetje kryesore të cilat mësimdhënësi duhet t'u përgjigjet gjatë procesit të planifikimit mësimor:
Të shkruarit e objektivave.
Shkrimi i objektivave është mirë të bëhet që në kohën e planifikimit të orës mësimore.

Në rast se veprojmë kështu, kemi fituar sigurinë lidhur me zotërimin e materialit, kemi përcaktuar qëllimin ku synojmë dhe një standard sipas të cilit do të vlerësojmë arritjet e nxënësve si dhe kemi larguar rrezikun që mësimdhënia të mos jetë e suksesshme!
Nëse dëshirojmë të arrijmë diku, së pari duhet të dimë se ku duam të shkojmë dhe përse!!!
Për këtë duhet të dimë të planifikojmë.
Planifikimi jo i mirë na detyron të ecim verbërisht pa e ditur se ku po shkojmë dhe si do arrijmë në rrugë të pacaktuar!
Kuptimi i planifikimit
Studiuesit për planifikimin japin përkufizime të ndryshme:

Të planifikosh mësimdhënien do të thotë
:


të projektosh paraprakisht një tërësi veprimesh të qëllimshme
që do të realizohen gjatë mësimdhënies.


të parashikosh
çdo të ndodhë në klasë.

të përcaktosh kohën e duhur të çdo veprimi
që do të kryhet gjatë mësimdhënies.

të kesh pikënisje dhe pikëmbërritje

në procesin e mësimdhënies.

të ndërtosh një plan ditor.

të vësh në zbatim të gjitha parimet
e mësimdhënies dhe të të nxënit.
1.

Cfarë do të arrij me nxënësit e mi?

Objektivi mësimor
2.

Cili është procesi që do të përshkoj?

Metodat dhe mjetet mësimore
3.
Si do ta di nëse e kam arritur qëllimin?

Vlerësimi
Planifikimi dhe objektivat
Objektivat arsimore janë synimet e përgjithshme atafgjata që duam të arrijmë në të ardhmen, diçka drejt së cilës duhet të ecim për ta arritur. Ato lidhen me procesin e përgjithshëm të edukimit. Përcaktohen për planet dhe programet mësimore.
Objektivat mësimore janë synime afatshkurtëra dhe më konkrete se qëllimet arsimore. Janë produkti që shpresohet të demonstrojë nxënësi si rezultat i të nxënit. Ato janë bazament mbi të cilin ngrihet plani i veprimit.
Objektivat e vlerësimit janë rezultate të veçanta të të nxënit, të cilat do të vlerësohen.
Llojet e objektivave
Të përgjithshme.

Specifike-nxënësi.

Të programit mësimor.

Të kursit.

Të kapitullit.

Të grup-temave.

Të njësisë mësimore.
Struktura programore e lëndës
Përmbajtja e lëndës (tërësitë)
1
2
3
4
Tema mësimore
Baza për planifikim
Planifikimi global
Plani tematik
Plani javor i orëve
Funksionet e planifikimit ditor:
ndihmon veprimin.

jep strukturën e mësimit, të organizimit.

ndihmon mësuesin të mendojë qartë dhe në mënyrë specifike për tipin e të mësuarit dhe të të nxënit për çdo mësim.

parashikimi i veprimtarive e përqendron më mirë mësuesin në çështjet kryesore.

parashikimi i mësimit e ndihmon mësuesin të përzgjedhë që më parë mjetet mësimore.

dëshmon se mësuesi është i familjarizuar me përmbajtjen.

u tregon nxënësve se mësuesi është i përgatitur.

planifikimi i mësimit është një ndihmë e madhe për mësuesin e ri.
Specialistët e fushës mësimore, por edhe të tjerët, shpesh merren me pyetjen se çka është një mësim i mirë?
Është theksuar se mësimi i mirë është me orientim veprues dhe problemor, shfrytëzon të gjitha shqisat, u vë nxënësve kohë të mjaftueshme në dispozicion që mundësisht ata të zbulojnë gjithçka vetë. Një mësim i tillë është me strukturë të hapur dhe e vë nxënësin në qendër.


Roli i mësimdhënësit
Në mësimin plotësues roli i mësimdhënësit është në rend të parë rol i një këshilltari mësimor dhe vetëm pjesërisht një dhënës njohurish. Por kjo nuk është gjithnjë kështu. Këtë element duhet shikuar edhe në raport me përbërjen e klasës, ngase ka disa klasë që kanë shumë më tepër nevojë për fjalën e mësimdhënësit se disa klasë të tjera ku niveli gjuhësor i nxënësve është më i ngritur dhe ata mund të punojnë në shumë sekuenca mësimore edhe në mënyrë të pavarur të cilët funksionojnë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë.
Të mësuarit social në këto kushte mësimore, është me shumë rëndësi. Për këtë arsye, për mësimdhënësit është me rëndësi që gjatë planifikimit të mësimit të kenë gjithnjë parasysh të mësuarit social të nxënësve. Në këtë drejtim puna në grupe përpos që zhvillon pavarësinë dhe solidaritetin e nxënësve forcon edhe kompetencat sociale të tyre.
Një mësim jo i mirë

Edhe e kundërta e një mësimi të mirë- pra një mësim jo i mirë, është i qartë. Është mësimi frontal dhe i tipit që të shqyen timpanin e veshit, ku mësimdhënësi dëshiron të japë njohuri mbi kokat e nxënësve. Veprimi i njëtrajtshëm i mësimdhënësit gjatë një ore mësimore, përdorimi më shumë i një forme mësimore, në këtë rast më së shumti vjen në shprehje forma frontale, e bën këtë mësim jotërheqës dhe të mërzitshëm. Dhënia e njohurive të tilla mbeten të huaja për nxënësit, sepse nxënësit, tek një mësim me mësimdhënësin në qendër, i qasen mësimit në mënyrë passive.

Mësimi i mirë
Mësimdhënësi ka njohuri të thella për përmbajtjen mësimore dhe për atë se çfarë veç është mësuar më parë. Është me shumë rëndësi që nxënësve t'u ofrohen përmbajtje të cilat janë të kapshme për ta dhe janë të lidhura me jetën. Pikërisht përmbajtjet e papërshtatshme ndikojnë që nxënësit të humbin interesimin për mësimin plotësues dhe pas një kohe të mos vijnë më.
Elementet e planifikimit të mësimit
Është me shumë interes që mësimdhënësit të bashkëpunojnë me mësimdhënësit e shkollës së rregullt dhe të shikojnë mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Mësimdhënësi i plotëson njohuritë e tij me materiale të përshtatshme (tekste, hulumtime për përmbajtje të përshtatshme …) dhe i paraqet në mënyrë diferencuese ato në formë të një fletëkoncepti. Është e domosdoshme që mësimdhënësi të bëjë një parapërgatitje të mirë para se të fillojë ora mësimore. Mungesa e një plani detajues për rrjedhën e orës mësimore e bën mësimin plotësues të mërzitshëm dhe gjithnjë të njëjtë.


Materialet dhe mjetet e tjera mësimore e ndihmëse janë të përgaditura dhe të kontrolluara që më parë.






Veprimet e mësuesit shprehin besim në vetvete, është i qetë, i sigurtë dhe ngjall interes në mësim.

Udhëzimet dhe shpjegimet e tij janë të qarta dhe përputhen me nevojat e nxënësve.

Pyetjet e mësuesit janë të tipeve të ndryshme dhe përfshijnë të gjithë lëndën.

Përdoren forma të përshtatshme dhe veprimtari të ndryshme të të nxënit.

Nxënësit përfshihen aktivisht në mësim dhe u ofrohet mundësi për të organizuar vetë punën.

Mësuesi respekton dhe inkurajon mendimet e nxënësve si dhe ndihmon në zhvillimin e tyre.

Puna që ndërmerret nga nxënësit është e menduar mirë dhe në përputhje me nevojat e tyre.

Materialet e ndryshme, mjetet mësimore dhe ndihmëse përdoren me efikasitet.

Zhvillimi i mësimit
Drejtimi i mësimit

Fillimi i mësimit është i drejtëpërdrejtë dhe krijon një gjendje pozitive mendore për atë që do të vijë më pas.

Ruhet vëmendja, interesi dhe përfshirja e nxënësve në mësim.

Kontrollohet mirë dhe me kujdes përparimi i nxënësve gjatë mësimit.

Nxënësve u jepen vërejtje konstruktive dhe ndihmëse për të inkurajuar përparim të mëtutjeshëm.

Ritmi dhe ecuria e mësimit është e bashkërenduar dhe ruhet në përputhje me një nivel të caktuar gjatë gjithë mësimit.

Përshtatjet me planin ditor bëhen atëherë kur është e përshtatshme.

Përfundimi i mësimit lë një përshtypje të mirë.


Vlerësimi i punës së nxënësit gjatë dhe pas mësimit është konstruktiv dhe në kohë të përshtatshme.

Vërejtjet dhe sugjerimet në vlerësim ndihmojnë për diagnostifikim dhe korigjim.

Përdoren forma dhe lloje vlerësimi të lidhura me synimet formuese dhe përmbledhëse.

Mbahen shënime të rregullta dhe të pasura për përparimin e nxënësve.

U jepen mundësi nxënësve për të ndihmuar vetëvlerësimin e punës dhe përparimin e tyre.

Vlerësimi bëhet për aftësitë e të mësuarit, strategjitë e teknikat e të nxënit me qëllim që të nxitet përparimi i tyre i mëtejshëm.

Vlerësimi i përparimit të nxënësve

Bëhet vlerësimi i mësimit të zhvilluar me qëllim që të përmirësohet mësimdhënia në të ardhmen.

Përdoren mënyra të ndryshme për të vlerësuar praktikën aktuale.

Mësuesi vazhdimisht vlerëson nëse koha dhe përpjekjet e tij mund të organizohen më mirë.

Mësuesi vazhdimisht rishikon strategjitë dhe teknikat që përdorë për të shmangur burimin e stresit.






Vetëvlerësimi dhe reflektimi pas mësimit

Planifikimi i mësimit kushtëzohet nga katër elemente kryesore:

Përcaktimi i objektivave mësimore.

Zgjedhja e procedurave mësimore.

Përgatitja e të gjitha materialeve bazë e mjeteve ndihmëse.

Kontrolli dhe vlerësimi i përparimit të nxënësve.



Planifikimi i mësimit
Përgatitja e arsimtarit për mësim
Qëllimi i saj është njohja dhe përcjellja e procesit mësimor që realizohet brenda orës ose bllok orëve mësimore.
Përgatitja për mësim bëhet mbi bazë paraprake të planit vjetor ose tematik, literaturës profesionale dhe teksteve shkollore e doracakëve.

Pasi te caktohet përmbatja e njësisë mësimore dhe qëllimit arsimor, arsimtari cakton vëllimin dhe thellësinë e lëndës që i duhet në orë të mësimit për ta përpunuar
Arsimtari pasi të ketë caktuar përmbajtjen dhe vëllimin e njësisë mësimore, si dhe të ketë zgjedhur mjetet mësimore dhe metodat e formës së punës, planifikon strukturën dhe procesin e orës së mësimit.

• Përzgjedhja e objektivave mësimore.

• Përzgjedhja e përmbajtjes së mësimit dhe e veprimtarive.

• Përzgjedhja e të gjitha mjeteve dhe krijimi i kushteve për mësim.

• Parashikimi i mënyrës së drejtimit dhe të vlerësimit të nxënësve

Elementet për përgatitjen e mësimit:
Së pari, mësuesi duhet të zotëroje mirë materialin mësimor.

Së dyti, ai duhet të jetë i aftë të praktikojë një numër të madh modelesh dhe teknikash.

Së treti, mësuesi duhet të njohë nevojat, interesat, aftësitë e ndryshme si dhe tiparet e veçoritë e grupmoshave të ndryshme të nxënësve.

Së katërti, mësuesi duhet të njohë pasurinë fizike të shkollës së tij, pajisjet, mangësitë dhe nevojat e saj.
Aftësitë që i nevojiten mësuesit për të hartuar planin e mësimit
Sugjerime për të përgaditur një plan ditor
• Të përcaktojë qëllimet dhe objektivat e mësimit.

• Të zbulojë vlerat kryesore të mësimit dhe t’i shënojë ato që t’ia paraqesë klasës.

• Të përgatisë veprimtaritë për orën e mësimit duke vequar veprimtarinë kulmore.

• Të përzgjedhë metodën më të përshtashme të mësimdhënies

• Të përzgjedhë teknikat më të mira te vlerësimit.

• Të parashikojë punën me klasën, me grupe dhe individuale.

• Të parashikojë punën me nxënës të pazakontë.

Fazat e përgatitjes
Përgatitja për mësim e arsimtarit.

Realizimi i punës mësimore nga lënda mësimore.

Përcjellja dhe vlerësimi i mësimit.

Ndërtimi i vizionit për organizim më bashkëkohor të mësimit.
Komponentet e planit ditor:
Definimi i objektivave të mësimit (qëllimit dhe detyrave).

Formulimi didaktiko-metodik i procesit mësimor (përcaktimi i metodave, parimeve, formave të punës, mjeteve mësimore).

Artikulimi i procesit të njohjes mësimore (hyrja, brendia e mësimit, përfundimi i orës mësimore).


Planifikimi dhe përgatitja
Plani ditor ka qëllime dhe objektiva të qarta e të përshtatshme.
Mësimi modelohet në mënyrë të tillë që të mbajë të përqendruar vëmendjen e nxënësve, interesin dhe përfshirjen në mësim.
Planifikimi i mësimit synon të lidhë në mënyrë të përshtatshme mësimin e mëparshëm me ato që vijnë më pas.
Të gjitha vendimet kanë parasysh nxënësit dhe përmbajtjen e lëndës.



Klasifikimi i mësipërm tregon se pavarësisht si e ndërton planin ditor mësuesi është i detyruar të përfshijë elementet e mësipërme. Në të njëjtën kohë kur përcaktohen synimet e lëndës edhe përmbajtja që lidhet me këto synime duhet të plotësohet edhe një kusht tjetër i planifikimit paramësimor:
përcaktimi i nivelit fillestar të nxënësve.


Kjo veprimtari kërkon që mësuesi të mësojë se qfarë dinë nxënësit për përmbajtjen, të vendoset nese ka nevojë për mësimdhënie shtesë, nëse nxënësit janë gati t’i nënshtrohen mësimdhënies. Është e domosdoshme që në çdo hap të planifikimit të mbahen parasysh nxënësit. Mësuesi duhet të dijë se qfarë kanë mësuar çfarë dinë dhe çfarë nuk dijnë nga e kaluara, sa mbajnë në mend prej saj, shkallën e aftësive dhe nivelin e tyre. Ky element është i lidhur me evokimin
Arlinda Budakova
Doruntina Bashota
Adelina Zaskoku
Ardita Ibrahimi
Arlinda Mjeku
Ju faleminderit për vëmendje!
Full transcript