Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Fjalitë e ndërmjetme dhe fjalitë e ndërshtëna(Të ndërkallura

No description
by

Elona Hulaj

on 25 May 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Fjalitë e ndërmjetme dhe fjalitë e ndërshtëna(Të ndërkallura

♪•Tipat kuptimorë të fjalive të ndërmjetme
Sipas kuptimit dallohen fjalitë e ndërmjetme: a) të shkallës së vërtetësisë ; b) të vlerësimit emocional ; c) të karakterit të thënies ; ç) të burimit të kumtimit ; d) të tërheqjes së vëmendjes ; dh) të lidhjes së kumtimeve.
Fjalitë e ndërmjetme dhe fjalitë e ndërshtëna(Të ndërkallura)
Tregojnë se deri në ç'masë është i vërtetë fakti i kumtuar,i cili paraqitet si i dyshimtë,i supozuar,i sigurt etj. Mund të kenë ose jo mjete lidhëse. Kur s'kanë lidhëza,janë kryesisht njëkryegjymtyrëshe:
1. Por,kuptohet vetvetiu,është gjë e bukur të flasësh në klasë për Migjenin,Lasgushin etj.
2. Gjithashtu,duhet thënë,poezia ndikon shumë në ndjenjat e njeriut.
3. Në mos gabohem,jemi takuar herë tjetër.
4. Me sa e kuptoj unë,ky është një njeri i veçantë.
3.Fjalitë e ndërmjetme të karakterit të thënies
Japin një saktësim a sqarim lidhur me karakterin e thënies.
Zakonisht kanë një folje që tregon të thënë, në mënyrën lidhore:
1. Unë u gëzova,të them sinqerisht.
2. Që të themi të drejtën,askush s'e parashikonte atë që ndodhi.
Disa fjali tregojnë qëndrimin e folësit ndaj mënyrës së shprehjes dhe kanë foljen them në lidhore; ka dhe fjali me ndajfoljen si ose me lidhëzen që,më mirë të them,ta themi shqip,si të të them,si të thuash si të them unë,që ta themi shqip,që të shprehemi haptazi etj.:
Që ta themi shqip, kjo punë s'është për ty.
4.Fjalitë e ndërmjetme të burimit të kumtimit
Tregojnë se i kujt është kumtimi (i folësit apo i dikuj tjetër). Mund të jenë me lidhëza apo pa lidhëza.
1.Leksiku i shqipes,theksonte Xhuvani,ka mundësi të shumta pasurimi.
2. Ç'sjell ora, i thonë një fjale,nuk sjell viti. Siç thotë dhe populli,dita e mirë duket që në mëngjes.
Fjalitë e ndërmjetme
Fjali e ndërmjetme quhet ajo fjali që përfshihet në një fjali tjetër ose në një fjali të përbërë,pa qenë e lidhur organikisht me to edhe që kryen funksionet e fjalëve e togjeve të ndërmjetme.
Ndërmjet fjalëve e togjeve të ndërmjetme ka ngjashmëri të madhe kuptimore dhe intonacionore. Të dy palët shprehin të njëjtat kuptime dhe kanë të njëjtin intonacion:
1. Shqipëria,i qofsha falë,ka qenë gjithmonë e shtrenjtë për ne.
2. Martirët e lirisë e të demokracisë,siç e kemi pasur zakon gjithmonë,do t'i nderojmë përherë. 3. Një fjalë e mirë të vret më shumë se pushka,thotë një plak në fshatin tonë.
Fjalët e ndërmjetme dallohen nga fjalitë e pavarura,nga (pjesët) kryesore a të varura sepse ato nuk lidhen gramatikisht,d.m.th. as nuk bashkërenditen,as nuk nënrenditen me fjalitë ku bëjnë pjesë. Sipas ndërtimit fjalitë e ndërmjetme janë dy llojesh: a) pa mjete lidhëse; b) me mjete lidhëse. Pavarësisht nga ky fakt,fjalitë e të dyja grupeve janë në të njëjtin raport ndaj fjalisë ku bëjnë pjesë.Mjetet e lidhjes që kanë në krye fjalitë e ndërmjetme,janë: lidhëzat: siç, që, sikurse,sikundër,në,mos etj, togjet:me sa,nga sa, ndajfoljet: si,ku.
Këto lidhëza e mjete lidhëse e kanë humbur funksionin e tyre të mirëfilltë. Fjali të ndërmjetme të të njëjtit tip kuptimor mund të jenë pa mjete dhe me mjete lidhëse,si p.sh:
1. Ne shqiptarët,na thonë rilindësit,jemi populli i lashtë.
2. Siç ka thënë Naimi,gjuha shqipe është gjuhë e pasur.
Elona Hulaj
Bardha Hysenaj

1.Fjalitë e ndërmjetme të shkallës së vërtetësisë
2.Fjalitë e ndërmjetme
të vlerësimit emocional
Tregoinë urim,dëshirë,lutje,zemërim etj.
Zakonisht janë fjali dëshiore.
1. Sa për trimëri, t'u bëftë nëna,shokun s'e ke.
2. E pse,ju pastë babagjyshi,nuk çlodheni pak?
5. Fjalitë e ndërmjetme të tërheqjes së vëmendjes
Janë thirrje drejtuar bashkëbiseduesit për të tërhequr vëmendjen e tij,si: të marrësh vesh ti (zotrote), mbaje mend,ta dish:
1. Ky, ta marrësh vesh ti,ka qenë nga miqtë e babait tënd.
2. Këtë radhë,mbaje mend,do të dalim faqebardhë. Disa fjali ndërtohen me pjesëzën ja ku, me lidhëzen që etj.:
1. Ja ku ta them unë,tani e tutje ai do të sillet ndryshe.
2. Që thoni ju,ky u nis i pari.
6. Fjalitë e ndërmjetme të lidhjes së kumtiveve
Tregojnë lidhje logjike të mendimeve të shprehura.
Kanë lidhëzat siç,si,sikurs,sikundër.
1. Ky fragment,siç do ta themi dhe më poshtë,është nga më të bukurit e veprës.
2. Sikundër theksuam dhe më parë,ekonomia ka nevojë për specialistë të zotë.
Një grup tjetër i këtyre fjalive ndërtohet me përemrin ç dhe me foljen është të ndjekur nga një formë e shkallës krahasore: Dhe,ç'është më keq, i besova të gjitha sa më tha.
Në të shkruar,fjalitë e ndërmjetme të çdo tipi ndahen me presje kur janë të paravendosura dhe të prapavendosura dhe vihen midis dy presjesh,kur futen në mes të fjalisë.
Fjalitë e ndërshtëna
(Të Ndërkallura)
Fjali të ndërshtëna (të ndërkallura) quhen ato fjali që kanë të dhëna të ndryshme plotësuse për një fjali apo fjalë të porsathënë dhe që kanë intonacion të veçuar.Këto shprehin diçka që folësi nuk e quan esenciale,prandaj thuhet kalimthi,në parantezë.Ato kanë një lidhje logjike të dobësuar me përmbajtjen e tekstit ku gjenden: 1.Aleks Stavri-pseudonim poeti e formoi me shkronjat e para te emrit të tij dhe me emrin e fshatit-e pasuroi mjaft poezinë shqipe. 2.Te Fusha e Kuqe (ajo quhet kështut sepse më mes ngrihej një shkëmb i kuq)Baton e priste skuadra e tij.
Të dhënat plotësuse që sjellin këto fjali,kanë natyrë te ndryshme saktësojnë vendin a kohën e veprimit që tregon fjalia kryesore,sqarojnë kuptimin e saj apo te ndonjë fjale tjeter të saj, zbulojnë shkakun e veprimit,japin hollësira biografike etj; p.sh : 1.Qiraxhinjtë (kështut quheshin të zotët e karavanëve) flisnin për udhëtime t e tyre. 2.Në ato ara (sot aty është ngritur një shkollë)mblidheshin njerëz nga shumë vise. 3.Kaluam nëpër Peqin,Kavajë-sepse atëhere rruga automobilistike e Kërrabës nuk ishte hapur- dhe vazhduam me tej.
Fjalitë e ndërështëna janë tre llojesh: a) pa lidhëza, b) me lidhëza bashkërenditse , c) me lidhëza nënrenditëse a fjalë lidhëse
1.Fjalitë ndërshtëna pa lidhëza
Këto janë më të shumta e më të larmishmet. Nga struktura,mund të jenë dy-ose njëkryegjymtyrëshme:
1. Edhe kur dilte jashtë-kjo ndodhtë rrallë-nuk e ndiente veten mirë.
2. Një mbrëmje-ishte në të perënduar të diellit-në fshat erdhi I nipi.
Të ndërshtëna mund të jenë dhe fjalitë e përbëra, me bashkrenditje, me nënrenditje ose te përziera:
1. Njeriu me çantë të zezë (ajo mund te ishte çantë, por mund te ishte dhe dosje) shkoi gjer ne stacion.
2.Fyelli I Tanës (unë e kërkoja në Shpat ,sepse isha I bindur që aty ndodhej)ishte një fyell I çuditshëm.
Ne fjalitë e ndërshtëna pa lidhëza hyjnë dhe ndërtime me forma te pashtjelluara , si dhe fjali pyjëse:
1.Kjo ndodh çdo ditë (pa përmendur raste kur ai vjen dy herë në ditë) e megjithatë askush nuk mërzitet.
2. Atij moti( a e mban mend, o xhaxha Ndini?) unë kam qenë djalë I ri.
2.Fjalitë e ndërshtëna me lidhëza bashkrenditëse


Këto fjali kanë në përbërje lidhëzat dhe,edhe,e,por. 1.Një palë,-dhe këta nuk ishin pak-filluam punë që të nesërmen . 2. Ata e bënin rrugën dy-tri orë (po shpesh edhe me pak). 3.Priti në heshtje (edhe një sekondë I dukej e gjatë)pastaj filloi të ecte. 4.Ata u vështruan në sy (ose më mirë sytë e Benit panë ata të shokut). 5.Ai,-e ç’t’ia kujtojmë emrin,-ishte njeri praktik ,por i çuditshëm
Fjalitë e ndërshtëna me lidhëza nënrenditse ose me fjalë lidhëse Këto fjali kanë lidhëzat:se,sepse,meqë,megjithëse,ndonëse,edhe,pse,edhe,kur,si,sikur,sikundër,aq sa siç ,kur,që,në qoftë se,në,po,ose përemra lidhorë dhe ndajfolje lidhore. Nga forma këto fjali të ndërshtëna përkojnë me fjalitë e varura,por dallohen prej tyre se kanë një pavarësi të madhe kuptimore e sintaksore-intonacionare,kanë nuancën e shtojcës: 1.Me alfabetin e Manastirit (se ai u bë shumë I përdorshëm) u shtypën në vijim shumë libra.2. Me dhjetëra gurnecka-sikundër I quajnë në Pogradec-iu sulën grepit.3.Kapiteni shënonte me kujdes(sa vinte edhe jeten ne rrezik)gjithçka.
Fjalitë e ndërshtëna mund te kenë përemrat lidhorë që,I cili,togun gjë që,ndajfolje lidhore dhe japin të dhëna zakonisht vetëm për një fjalë te fjalisë kryesore.
1.Nuk donte ta shihte fytyrën e saj-e cila ndriste tani nga gëzimi-të mbuluar nga tisi I trishtimit.
2.Alfabeti I sotëm(që u miratua në Kongresin e Manastirit) mbështetet tërësisht në alfabetin latin.
3.Skuadra kaloi në Gorë(ku u prit bujarisht),në Opar e doli në Skrapar. Fjalitë me togun gjë që japin të dhëna plotesuse për tërë pjesën kryesore.U hodhi një sy shënimeve-gjë që nuk I ndodh shpesh,-dhe filloi të fliste. Mund te këtë dhe fjali të thjeshta e të përbëra te ndërshtëna që dalin jashte kufijve të fjakive të tjera.Ato japin të dhëna shtesore,sqarime,përshkrime të natyres etj.Mund të jenë të ndërshtëna dhe fjalitë ku autori tregon gjestet dhe veprimet skenike te personazheve etj.p.sh Të marten më në fund ndodhi diçka:pas shiut u shfaq një ylber I vogël.(Pranvera ne qytetin tonë vinte ji nga toka ku sundonte guri,I cili nuk e njihte ndryshimin e stinëve por nga qielli. Shenjat e saj ishin hollimi me zogjët dhe ylberet e rralla). Fjalitë e ndërshtëna vendosen vetëm në fund e në mes te një fjalie tjeter,pas fjalës së cilës I referohet.Ndahen nga fjalitë e tjera me vizat e pushimit ose me kllapa.Ndonjë autor përdor edhe presjet.por përdorimi I tyre në këto raste nuk këshillohet.
Full transcript