Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Sistemi i qarkullimit të gjakut

No description
by

Ejona Krajka

on 9 May 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Sistemi i qarkullimit të gjakut

Makineria më e komplikuar, ne vetë.
Nga ndërtohet ?
Gjaku
Gjaku është një ind lidhor i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Gjaku përmban: qeliza të kuqe (eritrocite), qeliza të bardha (leukocite), pllakëza(trombocite) dhe plazmën, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%, të vëllimit të përgjithshëm. Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinën. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Llogaritet që njeriu mund të jetoj edhe pas humbjes së një të tretës të sasisë së gjakut, çdo humbje e sasisë më e madhe se kjo nga biologët llogaritet vdekjeprurese.
Sistemi i qarkullimit të gjakut
Sistemi i qarkullimit të gjakut te njeriu në të vërtetë përbëhet nga dy sisteme që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Njëri është sistemi kardiovaskular, i cili përfshin zemrën, gjakun dhe të gjitha enët e gjakut. Tjetri është sistemi limfatik—një rrjet enësh që transporton lëngun e tepërt, të quajtur limfë, duke e rikthyer nga indet e trupit në sistemin e qarkullimit të gjakut. Sikur të viheshin në vijë të drejtë, enët e gjakut të një të rrituri do të shtriheshin për 100.000 kilometra dhe mund ta rrethonin tokën dy herë e gjysmë! Ky sistem shumë i shtrirë e transporton gjakun jetëdhënës, i cili përbën rreth 8 për qind të peshës së trupit, për në miliarda qeliza.
-Venat (vena e qafës, vena zgavrore e poshtëme,vena e krahut,vena e dores e gishtave, vena e kofshës,vena e kërcirit
vena e këmbës e gishtave) .
-Arteriet (Aorta,arteria e kokës ,arteria e qafës, arteria e krahut ,arteria e dorës e gishtave ,arteria e kofshës ,arteria e kërcirit, arteria e këmbës e gishtave
arteria e barkut

- Kapilarët
Objektivat :
Të listojmë pjesët përbërëse të sistemit të qarkullimit të gjakut.
Të përshkruajmë disa cregullime të sistemit të qarkullimit të gjakut.
Të shpjegojmë disa nga shkaqet dhe pasojat e cregullimit qe prekin këtë sistem.
Të njihemi me fakte interesante rreth sistemit të qarkullimit të gjakut.
Qarkullimi i gjakut: Në trupin e njeriut gjaku qarkullon në dy rrethe ; në rrethin e madh e atë të vogël.
Qarkullimi i madh: fillon në barkushen e majtë të zemrës prej nga gjaku pompohet në aorte e cila pas daljes në zemër bënë një hark të kthyer majtas dhe zbret poshtë në zgavrën e kraharorit,shpon diafragmën dhe kalon në bark.Arteriet vinë gradualisht duke u holluar deri në kapilarët arteriale.Në sajë të shpejtësisë shumë të vogël dhe mureve shumë të hollë të kapilarëve gjaku u le qelizave O2 dhe mer prej tyre CO2 dhe lëndë të tjera të panevojshme nga proceset metabolike.
Rrethi i vogël i qarkullimit të gjakut: fillon me arterien mushkërore që con gjakun e papastër prej barkushes së djathtë drejt mushkërisë. Këtu lihet CO2 dhe meret O2 dhe kësisoj gjaku nga venoz kthehet në arterial. Me anën e 4 venave mushkërore , gjaku i pastër vjen në veshin e majtë ku mbaron dhe qarkullimi i vogël i gjakut.
Funksionet
Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)
Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së)
Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës)
Funksion homeostatik, mban të pandryshuar temperaturën dhe mjedisin e brendshëm.
Gjaku kryen shumë funksione të rëndësishme brenda trupit duke përfshirë :

Furnizimin e indeve me oksigjen
Furnizon trupin me materie ushqyese si Glukoza, Amino Acidet dhe Acide Yndyrore ( të tretura në gjak (psh lipidet e gjakut)
Largimin e gazrave dëmtuese si Dioksid Karboni, Urea dhe Acidi Llaktik
Funksion imunologjike, duke përfshirë qarkullimin e qelizave te bardha, dhe zbulimin e materialeve te huaja nga antitrupthat
Kuagulimi, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetë-riparim
Funksionet transportuese, duke përfshirë transportin e hormoneve dhe sinjalizimin për dëme të indeve
Rregullimin e pH(normalja e pH të gjakut është në mes vlerave 7.35 - 7.45)
Full transcript