Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Traditat dhe zakonet e zonës Veriore

No description
by

Rrem DaKo

on 10 May 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Traditat dhe zakonet e zonës Veriore

Zakona e tradita të jetës së shqiptareve te pasqyruara në krijimtarinë popullore
Ç'quajmë tradita dhe zakone(Ese)
Shqipëria është vend i cili ndodhet në mes të ballkanit.Vend i cili është gjithmonë në zhvillim e sipër me tradita dhe zakone që dallojnë shumë nga vendet e tjera.Ato jane trashëguar brez pas brezi.Në zonat veriore ka tradita dhe zakone te ndryshme me ato te zonave jugore.Këto ndryshime paraqiten në gatimet e ndyshme,veshjet popullore,martesa etj.Veshjet popullore janë padyshim një nga manifestimet më të fuqishme te kulturës tradicionale.Ato jane trashëguese e transmetuese të shumë elementeve që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme,por janë njëkohësishtë dhe shprehjet e mardhënieve kulturore me popujt e tjerë gjate shekujve.Martesat kane karakteristika.Mënyra se si lypet vajza, si përcillet për te dhëndri,një dasëm e madhe pra përfshin tipare që nuk i gjejmë në vende të tjera të botes. Eshtë një bazë e shëndoshë e vendosur mbi baza morale.Shqiperia zë vendin më të ulët në botë për sa i përket divorcit.Një ndër traditat e verioreve është edhe mikpritja e ngrohtë dhe bujare e mysafireve e kultivuar gjatë shumë shekujve.Nderi dhe respekti i vecantë që ia perkushtojnë mysafirit që nga ardhja e tij e deri tek largimi i tij nga shtëpia jone.Kjo gjë tregon dukshëm bujarine, fisnikerinë dhe zakonin e shqiptarëve të veriut.Në përgjithësi traditat e këtyre trojeve janë trashëguar nga brezi ne brez duke na bërë me dije se ka pasur traditë,besim,kulturë dhe rrespekt në brezat e shkuar dhe vazhdon edhe në ditët e sotme .Megjithëse tani , në kohët moderne e kemi të vështirë të ndajmë se cila traditë është e jona, cila është e mbjellur nga turku,cila nga serbi apo e pushtuesve të tjerë që kanë kaluar nëpër këto troje.
Ritet e lindjes
E pas gëzimit të dasmës, ia beh një tjetër gëzim. Është kurorëzimi i dashurisë së çiftit. Është lindja e një fëmije. Janë sërish ritet e Veriut. “Kur lindja mbërrin, gëzimi në ato anë përjetohet disi ndryshe. Ky gëzim nuk mund të kuptohet pa oshëtimën e maleve, pa shkrehjen e një pushke, pa djepin e stolisur, pa kërcimin e burrave dhe pa këngët në odën e grave. Apo dhe pa parashikimet e së ardhmes për jetën e re që lindi. Dhe kjo e gjitha nën një log verbues, ku të gjithë sipas mënyrës shprehin gëzimin e kësaj dite të shenjtë”, thotë Qafoku. Për të dhënë harenë e lindjes, por edhe momentet e ëmbla të përkujdesit të fëmijës dhe mëndjes me gji, duke kënduar janë shfrytëzuar ninulla që, sipas kompozitorit dhe orkestruesit, këndohen në një zonë pak më poshtë se Shqipëria e Veriut, por i gërshetuar me elemente muzikore të Veriut. “Domethënë është bërë një unitet i vlerave të materialit të këngës së djepit. I ngjan një himni, pasi vjen dhe zhvillohet deri në një kulm, që starton finalen e madhe, e cila bazohet në meloditë e bukura instrumentale folklorike të zonës së Burrelit”.
Mënyra e jetesës
Mënyra e jetesës në veri qenë e vështirë.Një vështirësi në banesat,veshjet si dhe ushqimet që ato konsumonin.Në mjedisete banenës ose në oborrin e saj ishte furra familjare për pjekjen e bukës.Banesat ndërtoheshin me gurë të lidhur dhe nuk kishin dritare por vetëm frëngji.Në shtëpitë përdhese dyshemeja përbëhej nga trualli I ngjeshur mirë,dhe nuk kishin tavane,shtëpitë mbuloheshin ne tjegulla.Muret ishin të pasuvatuara,dritaret të ngushta.Në mure nuk kishte dollapë,por kishte kamar.Orendi të përhershme ishin arkat ose sëndyqet e vogla prej druri për rrobat e trupit.Në zonat fshatare,fshatarët i punonin vetë këto orendi.Për tu clodhur malësori ulej mbi postiqe pranë zjarrit.Pajisjet e fjetjes ishin shtretërit prej druri.Pajisje të tjera ishin dyshekët,dhe jasteket që bëheshin me pëlhura leshi ose liri.Përsa i përket ushqimit,ushqimi kryesor ishe buka prej gruri.Krahas bukës e gatimeve të tjera vinte dhe përdorimi I bulmetit
Ritet mortore në trevat veriore shqiptare
Ritet mortore në qytetet e veriut jane pothuajse të njëjta. Por në vazhdim ,do te flas per ritet mortore ne qytetin verilindor te Kukesit.
Ne rastin e vdekjes së një personi, meqënëse në këtë zonë njereëzit i përkasin besimit mysliman dhe besojnë shumë në Zot,personi I vdekur,para se te përcillet për në banesën e fundit,vishet me nje copë te bardhë që ndryshe njihet me emrin “qefin”. Personi futet në dhe ditën e nesërme. Personat dhe të afërmit që vijnë për të ngushëlluar familjen, janë të ndarë në dy dhoma: në dhomën ku qëndrojnë gratë dhe njëkohësisht vendoset edhe personi I vdekur dhe në dhomën tjetër ku janë vendosur burrat. Gjate ditës deri në momentin kur bëhet varrimi,gratë sipas zakonit duhet të flasin duke iu drejtuar te vdekurit , për veprat e tij të mira gjate jetës ose per dhimbjen që iu ka shkaktuar largimi i tij familjarëve dhe te afërmve.Të afërmit janë ata që shërbejnë gjatë kësaj periudhe,kryesisht me kafe ose me ujë.Ndërkohe në dhomën ku rrinë burrat shërbejnë të afërmit meshkuj pasi hyrja e grave është e ndaluar.Në këtë dhomë personat ngushëllojnë familjarët duke iu treguar histori nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me vdekjen,duke iu dhënë kurajo për të vazhduar më tej.Pothuajse të gjithë në momentin e ngushëllimit,thonë: “Ishte e shkruar nga Zoti”.Ai na e jep jetën dhe po ai ka të drejtë të na e marre”, ose “Njerëzit e mirë nuk janë për këtë botë”. Ndoshta thuhen këto fjalë për shkakun se nuk dinë se si ta shpjegojnë fatkeqësinë e ndodhur ose për të larguar sadopak dhimbjen.Pasi ështe bërë lajmërimi, në orën dhe në vendin që është shkruar në lajmërim,ka ardhur momenti i varrimit.Në fillim familjarët dhe më pas te afërmit hedhin nje grusht dhé.Gjithmonë duke filluar me fjalën “Bismilah”.Ka disa lutje te caktuara qe bëhen në raste të tilla.Pasi bëhen keto lutje ,ne momentin e largimit,pjesëmarresit qe ndodhen aty,marrin nga dheu guralecë të vegjël dhe I hedhin pas shpine.Kjo ka kuptimin e te hedhurës pas te këqijave në jetë dhe që një rast i tille të mos ndodhë në familjet e tyre.Por, ritet mortore nuk kanë përfunduar këtu. Ato vazhdojnë edhe me tej,sic jane quajtur ndryshe te pestat (quhet dita e pestë pas vdekjes së personit) dhe e dyzeta (40 ditë me pas).Këto quhen ndryshe përkujtimore.Në këto dy ditë gatuhen ushqime nga më të ndryshmet si:sallatë, tasqebap,fli (ushqimi tradicional kuksian, e cila përgatitet me shumë mjeshteri dhe njihet për shijen e saj edhe ne zona të ndryshme të Shqipërisë) dhe hallva (ushqimi karakteristik ne raste vdekje).Shërbehet ujë dhe pije të ndryshme por alkooli është i ndaluar.Këto përkujtimore bëhen gjithashtu pas cdo viti qe mbush largimi i këtij personi nga jeta.
Punoi:Edlira Sahitaj

Ritet martesore
Dasma qytetare(shkodrane)
Zakonisht, muaji i preferuar për dasmën është shtatori, pra, stina e vjeshtës. Përveç kohës së mirë, ka të bëjë edhe simbolikisht rritja e prodhimtarisë gjatë vjeshtës. Pra, kjo bëhet që edhe çifti të ketë pjellori të mirë.
Vetëm në ndonjë rast të jashtëzakonshëm mund të bëhet një dasmë jashtë shtator-tetorit, kur lihej data e dasmës. Në dhoma e çardhaqe dhe oborr shtrohen sofrat. Gratë e vajzat, shoqëruar me dajre, këndojnë e kërcejnë, ndërsa burrat, nga ana tjetër, i dëgjojnë. Gratë e burrat qëndronin të ndarë nëpër dhoma. Të gjithë të ftuarit ishin prej një gjaku, pra vetëm të fisit dhe shumë rrallë mund të kishte ndonjë shok a mik siç ndodh dendur në ditët e sotme.
Dasma fshatare shkodrane
Sigurisht që edhe dasma e fshatit do të ishte me mblesëri. Fillimisht, krushqit e dhëndrit shkojnë vizitë te shtëpia e vajzës e më pas vizita rikthehet nga krushqit e nuses. Krushqit e dhëndrit duhet që të shkojnë në numër tek, ndërsa të nuses çift, (një më tepër sesa të dhëndrit). Pas disa kohësh, sipas zakonit, njerëzit e dhëndrit çojnë një shenjë në shtëpinë e nuses së ardhshme. Një unazë, zakonisht, dërgohet në këto raste. Më pas bëhet voda, që është caktimi i datës së martesës nga të dyja palët. “Ne, katolikët, shkojmë në kishë dhe e kryejmë kurorëzimin që dy javë para se të bëhet martesa. Shtëpia e vajzës e bën një ditë para dasmën, zakonisht të shtunën”, thotë Ndrek Gjoni, një nga banorët më të hershëm të fshatit Bërdicë e Madhe në Shkodër.
Edit Durham :ligjet e mikpritjes janë më të forta se armët
Shpia para se me qene e shqiptarit është e mikut dhe e zotit
Punoi:Arlind Kelmendi
Punoi:Muharrem Dako
Punoi:Fjoralba Rucaj
Punoi:Xhuljana Bardhi
Full transcript