Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Kalaja e Shkodrës

No description
by

Johana M

on 24 April 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Kalaja e Shkodrës

Muzeu i Kalasë Rozafa
Muzeu i kështjellës Rozafa është vendosur në një ndërtesë të shek. XV që njihet me emrin “Kapitaneria”, rezidenca e Kapitanit (sundimtarit Venedikas). Në dy sallat e mëdha, që zënë plotësisht katin e parë dhe të dytë të saj, janë ekspozuar objekte të shumta muzeore që paraqesin historinë e lashtë e të lavdishme të kështjellës. Në katin përdhes, në ballë një basoreliev , paraqet legjendën e famshme të themelimit të qytetit, sipas së cilës nëna e re shkodrane (Rozafa) vetësakrifikohet, duke u murosur për së gjalli në muret e qytetit, që ato të qëndronin përjetësisht. Në vitrinat e panelet e kësaj salle janë sistemuar objekte arkeologjike, si enë e fragmente enësh prej qeramike të periudhave të ndryshme parahistorike, antike e mesjetare, më të vjetrat prej të cilave janë ato të epokës së bronzit të hershëm (2000 vjet p.e.s.), kur nisi jeta mbi këtë kodër. Gjithashtu aty paraqiten mjaft objekte të tjera metalike si vegla pune, armë, stoli e monedha, zbuluar në kohë të ndryshme mbi kodër ose në gërmimet arkeologjike të realizuara poshtë saj, ku shtrihej qyteti antik e mesjetar. Gjithashtu, në këtë sallë janë paraqitur bustet e tre mbretërve ilirë: Bardhylit, Teutës e Gentit. Përballë tyre janë ekspozuar anijet - maket të tipit “lembos” të njohura në botën romake, si dhe prej atyre tregtare të shek. XVIII. Gjithashtu, vizitori mund të njihet me historinë e qytetit, ngjarje të ndryshme e personalitete të rëndësishme, përmes gravurave, riprodhimeve të dokumentave arkivore e të veprave të artit të kohëve të ndyshme. Në qendër të sallës është vendosur një maket i madh i kështjellës dhe rrethinat e saj me pazarin e famshëm të qytetit.
Kalaja e Rozafës në Shkodër është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës e rrethuar prej ujrave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Rrezë kodrave që rrethojnë qytetin në anën jugore të tij janë zbuluar gjurmë arkeologjike që fillojnë nga Bronxi i hershëm. Në mes shek.V-IV p.e.r filloi ndërtimi i Kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Në antikitet zona përreth banohej nga fisi Ilir i Labeatëve dhe jo rastësisht historiani Tit Livi e quan "vendi më i fortë i labeatëve". Në këtë kohë qyteti merr hov të madh zhvillimi dhe si fakt për këtë përparim është monedha e përdorur qysh në vitin 230 p.e.s. Nga monedha mësojmë se qyteti në këtë kohë është quajtur Scodrinon. Në vitin 181 p.e.s qyteti bëhet kryeqendër e Mbretërisë Ilire me mbretin Genti në krye. Në këtë periudhë qyteti shtrihej në pjesën jugore të kodrës, i rrethuar me mure dhe porte hyrëse ndërsa mbi kodrën ku sot ngrihet Kalaja ishte ndërtuar Akropoli ilir. Në kala dhe përreth saj gjatë shek.II p.e.s u zhvilluan luftrat me perandorinë romake dhe në vitin 168 p.e.s, pushtohet nga ushtria perandorake.
Toponimia e kalasë
Emri i Kështjellës është i lidhur me legjendën e murimit. Një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. Rozafa, nusja e më të voglit nga tre vëllezërit , u muros e gjallë në themelet e kalasë, si një sakrificë për të ndaluar përgjithnjë syrin e keq që shkatërronte muret çdo natë. Uji gëlqëror që kalon ndër muret e kalasë lidhet, në fantazinë e folklorit, me qumështin e gjirit të Rozafës, kërkesa e së cilës si akord për të pranuar sakrificën ishte lënja e anës së djathtë të trupit që të kujdesej për të birin e sapolindur. «Sýnin e djathtë që t'shoh birin t'em, krahun e djathtë që t'a mbâj, gjinin e djathtë që t'a ushqej, kâmben e djathtë që m'e përkûnd djepin». Balada jep një sërë territoresh. Ato gërshetohen me territorin rreth kështjellës së Rozafatit: Kazenë (kodra matanë Bunës ku ndohet kisha e Sh. Mari Magdalenës), Maldunus ose Valdunus(kodra mbi të cilën ngrihet Rozafati), Zarufe (kodra e Pashës). Të tria këto ekzistojnë edhe sot.
Kalaja e Rozafës në periudhën e mesjetës
Me dyndjet sllave qyteti pushtohet dhe gjatë shek.XI bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës . Në shek.XIV qyteti bëhet qendër e rëndësishme autonome, madje më 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së Balshajve. Më 1396 kalon nën sundimin e Venedikut dhe në këtë kohë qyteti merr emërtimin Scutari. Në këtë periudhë, mes sundimit të Balshajve dhe pushtimit Venedikas kalaja merr formën që ka dhe sot. Pas Balshajve ishin Venedikasit që vunë dorë në Kala, kryesisht në fortifikime dhe ndërtime me karakter ushtarako-administrativ. Me 1407-1414 ndërtohet Barbakania me qëllim mbrojtjen e hyrjes në kështjellë. I gjithë kompleksi i hyrjes përfundoi më 1468 kur pasi përballoi kryengritjet e popullsisë vendase në vitet 1405-1410 kundër sundimit Venedikas, kështjella po bëhej gati të përballonte pushtimin osman. Venedikasve i përket dhe një ndërtesë monumentale në oborrin e tretë me tre katë dhe e paisur me fengjij topash e njohur si Kapiteneria.
Struktura e kalasë së Rozafës
Kalaja ka një pozicion të fuqishëm strategjik duke kontrolluar të gjithë territorin e gjërë përreth. Ajo ishte në qendër të një sistemi të plotë mbrojtjeje, që përbëhej prej një vargu kështjellash të tjera më të vogla si ajo e Ballezës, Drishit, Danjës, Shurdhahut etj.
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Rozafës në antikitet
Johana MARKU
XII -1
Full transcript