Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Radioaktiviteti

No description
by

kristi shumka

on 27 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Radioaktiviteti

Radioaktiviteti
Ceshte?
Aftësia që kanë disa elementë për të lëshuar rrezatime që klanë veti fizike të caktuara quhet dukuria e radioaktivitetit. Në qoftë se rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti është natyror. Por fizikantët zbuluan me anë të eksperimenteve laboratorike element të rinj që kanë aftësi të rrezatojnë e në këtë rast radioaktiviteti është artificial.Gjatë dukurisë së radioaktivitetit nga bërthamat e elementëve dalin thërrmija, vetitë e të cilave percaktojnë tre lloje rrezatimesh.
Rrezatimi alfa
Grimcat alfa kanë aftësi të lartë jonizuese dhe lëvizin me shpejtësi relativisht të medha por e humbin shpejt energjinë e tyre gjatë bashkeveprimit me lendët ku kalojnë. Kështu rrezatimi alfa nuk ka aftësi te madhe depërtuese.
Rrezatimi beta
Është fluks elektronesh për bërthamat radioaktive natyrore dhe fluks elektronesh pozitive për berthamat radioaktive artificiale . Këto grimca levizin me shpejtësi afërsisht të barabartë me shpejtësinë e dritës. Kanë aftësi të madhe depërtuese tek lëndët ku kalojnë. Kanë aftesi të vogël jonizuese.
Rrezatimi gama
Është rrezatim që përmban fotone me energji të lartë por me gjatësi vale shumë të shkurtra. Kanë aftësi të lartë deprtuëse. Nuk devijohen nga fusha magnetike Dëmtojne indet e gjalla. Duhet të mbrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim për shkatërrimin e indeve kanceroze.
Radioaktiviteti natyror
Radioaktiviteti artificial
Mjeksi
Energji
Lufte
Radioaktiviteti natyror-Vjen nga kozmosi ose nga materialet radioaktive që gjenden në tokë (kaliumi,rubidiumi etj.).
Burimi kryesor i radioaktivitetit natyror është radoni,që është 7.5 herë më i rëndë se ajri,është i padukshëm,nuk ka shije dhe erë.Thëngjilli,po ashtu përmban disa radionuklidë në gjurmë,me djegien e tij radionuklidet lirohen në mjedise.Energjia gjeotermale,e posaçërisht xehet fosfatet,janë burim i përqenderimeve të larta të uraniumit,prandaj gjatë eksploatimit,nxerrjes dhe përpunimit të tyre lirohet radoni.
Falë shkencës dhe teknologjisë,sot njeriu ka krijuar me qindra radionuklidë artificial,ndërsa radioaktivitetin e tyre e ka vu në shërbim të tij,psh.,për prodhimin e energjisë elektrike,për qëllime mjeksore (rrezet rëntgen),por mjerisht edhe për qëllime ushtarake
Radioaktiviteti, shpresa me reale në kurimin e sëmundjeve të vështira
Energjia bërthamore, jo vetëm e rrezikshme, por edhe në shërbim të njerëzimit.
Si radiologjia ashtu edhe mjekësia nukleare si princip kanë skanimin, por medodat që përdorin janë të ndryshme.
Në radiologji janë instrumentet ato që përdorin rrezet radioaktive X .
Ilaçet që përdoren në radiologji, në ndryshim nga ato që pëdoren në mjekësinë bërthamore nuk janëradioaktive. Ato njihen thjesht si rritës së kontrastit.
Në mjekësinë bërthamore për diagnozë përdoren rrezet gama, kurse për kurim rrezet beta. Ilaçet mund të ndahen në ilaçe të përdorura për diagnozë, ato për kurim, si dhe ato që njëkohësisht përdoren edhe për diagnozë edhe për kurim, siç është elementi 131-I (izotopi i jodit), i përdorur gjerësisht në kurimin e sëmundjes së tiroideve. Të gjitha ilaçet janë radioaktive
Kimiotapia
Si funksionon kimioterapia?
Qelizat normale rriten dhe vdesin në mënyrë të kontrolluar. Kur shfaqet kanceri, qelizat kanceroze që nuk janë më normale, vazhdojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar. Medikamentet kundër kancerit shkatërrojnë qelizat e kancerit duke i ndaluar ato të rriten e të shumohen.
Mund të dëmtohen dhe qelizat e shëndetshme, në veçanti ato qeliza që ndahen shpejt. Dëmtimi i qelizave të shëndetshme është ajo çfarë shkakton efektet anësore. Këto qeliza, në përgjithësi e marrin veten pas kimioterapisë. Për shkak të faktit se disa medikamente funksionojnë më mirë së bashku se më vete, shpesh jepen dy a më shumë medikamente së bashku. Kjo quhet kimioterapi e kombinuar.
Mund të përdoren dhe lloje të tjera medikamentesh për të trajtuar kancerin tuaj. Këtu mund të përfshihen disa medikamente që mund të bllokojnë efektin e hormoneve të trupit tuaj. Ose, mjekët mund të përdorin terapi biologjike, që është trajtim me substanca që nxisin sistemin imun të vetë trupit kundër kancerit. Trupi juaj shpesh i prodhon këto substanca në masa të vogla për të luftuar kancerin dhe sëmundje të tjera. Këto substanca mund të përgatiten në laboratorë dhe mund t’u jepen pacientëve për të shkatërruar qelizat e kancerit ose për të ndryshuar mënyrën sesi reagon trupi ndaj një tumori. Ato mund të ndihmojnë dhe në riparimin e trupit ose të shkatërrojnë qelizat e reja nga kimioterapia.
Centralet berthamore
Centralet bërthamore bëjnë gjenerimin e elektricitetit në mënyrë të njejtë sikurse te cenralet me lëndë djegëse nga fosilet, pra si në termocentrale.

Pëparësitë e centralit bërthamor janë rezervat e bollshme dhe ҫmimi i ulët i lëndës djegëse, ndotja dhe funksionimi i lirë në kushte normale, ndërsa si mangësitë e centraleve bërthamore mund të quhen rrjedhjet ose dështimi i paisjeve nga cka mund të kete lëshim të gazit radioaktiv ose i lëngut (ujit) që mund të shkaktojë rrezik për shëndetin e kumunitetit të afertë.
Në rast të avarive në centralet eletrike atomike ose të shpërthimit të bombave nukleare,degradohet mjedisi jetësor dhe biosfera në një rajon shumë të gjerë. Bombat Nukleare Epoka e përdorimit të energjisë nukleare për qëllime luftarake fillon me hedhjen e bombave atomike në Nagasaki dhe në Hiroshima me 1945.
Zjarri dhe tymi do të djegin dhe ngufasin organizmat që kanë pasur fat qe ti mbijetojnë sulmit të parë atomik.Ndërpritet fotosinteza.Toka mbete pa energji diellore e cila është gjenerator i jetës në tokë.Me ndërprejen e fotosintezës ç'rregullohet edhe zingjiri trofik.Ekspertët parashikojnë që 1-2 vjet pas eksplodimit atomik pluhuri nga atmosfera shtresohet në tokë,me çka krijohen kushtet për depërtimin e sërishem të energjisë diellore në tokë. Njerëzit që kanë pasur fat të mbijetojnë,i pret vdekja e sigurt,meqë nuk do të kenë uje,ushqim,dhe lëndë djegëse.Në anën tjetër,NO2,CO2 dhe CO,që lirohen gjatë djegies,e hollojnë më se 30-70% te shtresës së ozonit në stratosferë.Hollimi i shtresës së ozonit manifestohet me rritjen e intensitetit të rrezatimit ultraviolet në tokë,që do të shoqërohej me djegie dhe kancer në lekurë,dëmtime në sy etj
Bombat atomike
Bombat atomike ose ndryshe edhe ‘’bombat nukleare’’ janë armë bërthamore, fuqia e të cilave rrjedh nga proceset e ndërlikuara fizike që shpjegohen në bazë të parimit të fuzionit dhe difuzionit. Së bashku me bombat kimike dhe ato biologjike, bomba bërthamore renditet në kategorinë e armëve të shkatërrimit masiv ABC. Ndërtimi i bombës atomike, futja e saj në përdorim si dhe futja e saj në arsenalin e armatave të disa shteteve ka shkaktuar një kthesë të madhe të historisë së njerizimit.
Bazë e ndërtimit të bombës atomike është shpartallimi i grimcave nga masa tejet kritike e Uranit 235 ose e Plutonit 239, e futur në një hapësirë me vëllim të vogël. Gjatë shpartallimit të grimcave nga masa paraqitet një zinxhir i reaksioneve, ku gjithnjë e më shumë neutrone hyjnë në proces.


Tek bomba që funksionojnë sipas parimit të fuzionit, nëpërmjet një mekanizmi bëhet presion në brendi të bombës. Ky presion shkakton rritjen e temperaturës brenda hapësirës ku gjendet materia radioaktive, grimcat e së cilës materie nëpërmjet të ashtuquajturin reaksioni i fuzionit duke u shpartalluar shkaktojnë rritjen e më tejshme të shtypjes përbrenda bombës dhe pas arritjes së një pike ekstreme bomba dhe i gjithë materia që gjendet në të eksplodojnë.
Punuan:
Kristi Shumka
Ejona Cufe
Eridjon Balilaj
Full transcript