Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

HULUMTIM NË KLASË

No description
by

Fidan Shaqiri

on 19 June 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of HULUMTIM NË KLASË

Përmbledhje
Në këtë studim është hulumtuar për efektin e detyrave të shtëpisë te nxënësit e klasave të dyta. Gjatë përvojës tonë kemi hasur në diskutime të shumta me prindër, kolegë si dhe me vetë nxënësit lidhur me efektin e detyrave të shtëpisë.
Hulumtimi është bërë me nxënësit e klasave të dyta në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime, në paralelet fizike në Davidoc dhe Lagje të Pajtimit si dhe në Sh.F. “Idriz Ajeti” në Pjetërshticë.

Fotografi gjatë takimit me nxënës dhe prindër
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se nxënësit janë të interesuar që çdo ditë të kenë detyra të shtëpisë, sepse ato ndikojnë pozitivisht në arritjen e rezultateve mësimore. Në mungesë të udhëzimeve të plota për kryerjen e detyrave të shtëpisë, shumica e nxënësve kërkojnë ndihmë nga prindërit.

Hyrje
Detyrat e shtëpisë krijojnë një lidhje komunikimi në mes të nxënësve, prindërve dhe mësuesit/es. Këto detyra ndikojnë në zhvillimin e njohurive, ndihmojnë në realizimin e objektivave mësimore, si dhe në organizimin e aktiviteteve ditore pas orarit mësimor. Gjithashtu, sipas
Pryor-Johnson
identifikohen edhe katër cilësi që fëmijët i zhvillojnë gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë:
- Përgjegjësia
- Këmbëngulja
- Menaxhimi i kohës dhe
- Vetëbesimi

Objekti dhe qëllimi i hulumtimit
Objekt i hulumtimit janë detyrat e shtëpisë në klasën e dytë. Qëllimi i hulumtimit është evidentimi i qëndrimeve të nxënësve dhe prindërve lidhur me efektet e detyrave të  shtëpisë. Poashtu qëllim i hulumtimit është edhe nxjerrja e rekomandimeve për menaxhim efektiv të këtyre detyrave për nxënësit e klasave të dyta.
Planifikimi i hulumtimit
Për studim të këtij hulumtimi ne shfrytëzuam metodologjinë e hulumtimit bashkëpunues. Është pregatitur materiali për hulumtim: pyetësorë për nxënës dhe prindër, vëzhgime në klasë dhe biseda të rastit. Pyetësorët përmbanin pyetje që kishin të bënin pikërisht me problematikën e dhënies së detyrave të shtëpisë dhe efektet e tyre. Qëllimi i pyetësorëve ishte diagnostifikimi i gjendjes aktuale.
Pas analizave të pyetësorëve të bëra me nxënës dhe prindër, kemi paraqitjen grafike në vazhdim.
Ju faleminderit për vëmendjen!!
HULUMTIM NË KLASË

TEMA: Efektet e detyrave të shtëpisë te
nxënësit e klasave të dyta


Mentori: Prof.Halim Hyseni
Hulumtues:
Zejnepe Hysenaj
Fitore Xhelili-Haxhiu
Ardiana Reshani
Faruk Brahimi

Shtime 2014
Përfundimi
Sipas rezultateve të nxjerrura më lartë, vijmë në përfundim se nxënësit nuk janë të ngarkuar me detyra të shtëpisë. Nxënësit janë përgjigjur se për gjysmë ore përfundojnë detyrat e shtëpisë. Detyrat u ndihmojnë fëmijëve të krijojnë shprehi të punës dhe marjen e përgjegjësive. Nga ky hulumtim arritëm në përfundim se fëmijët duhet të kenë detyra të shtëpisë dhe duhet të ndihmohen. Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes familjes dhe mësimdhënësve ndikon në ngritjen e suksesit te nxënësit.
Rekomandimet
Pas realizimit dhe analizës së këtyre pyetësorëve kemi nxjerrur këto rekomandime:
* Detyrat e shtëpisë duhet të menaxhohen mirë nga ana e mësuesit/es,
* Të jipen udhëzime paraprake,
* Të lidhen me arritjen e rezultateve mësimore,
* Nuk duhet dhënë detyra të shtëpisë në më shumë se dy lëndë mbrenda një dite,
* Nuk duhet dhënë detyra të shtëpisë gjatë fundjavës dhe festave
* Të punohen në mënyrë të pavarur, të korigjohen, të kontrollohen dhe vlerësohen sipas një plani të bërë nga mësuesi/ja.

- Dyla,B(1995).Didaktika.Gjakove
- Zylfiu,N.(1997).Didaktika.Prishtine
- Brada,R.(2000).Metodika e gjuhes shqipe per shkollen fillore.Peje
- Brada,R.(2003).Pedagogjia familjare
- Krasniqi,I(2004).Mendimi metodik dhe praktika e mesimit te gjuhes shqipe
- http://www.schulpsychologie-sg.ch/pic-pdf-publik/EZ-Albanisch.pdf

Literatura
Edhe kryerja e detyrave të shtëpisë duhet të jetë e ritualizuar, kjo d.m.th. zakonisht me të njejtën strukturë dhe krijimi i një tradite në të.
Vizualizimi është i domosdoshëm në procesin e mësimdhënies, mësimdhënia bëhet më atraktive me përdorimin e teksteve me ilustrime.
Sipas rezultateve kjo u vë në dukje se është një mundësi për prindërit për të modeluar sjelljen e mirë për fëmijët e tyre.
Nxënësit kanë nevojë dhe duhet të ndihmohen gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë.
Formimi i shprehive të punës në shkollë për fëmijët është vazhdimësi e këtij procesi edhe gjatë qëndrimit në shtëpi.
Të kërkosh ndihmë është shenjë force. Këtë, duhet të ia mësojmë fëmijëve
Fëmijët preferojnë të angazhohen në ato lëndë që kanë aftësi më tepër.
Matematika është lëndë që kërkon ushtrime të vazhdueshme për të arritur një sukses të konsiderueshëm.
Kryerja e detyrave të shtëpisë gjeneron te fëmijët ndjenjën e planifikimit të duhur.
2014
2018
Full transcript