Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Roli i elementeve kimike ne orgaizem

No description
by

Prezilla Trainer

on 26 April 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Roli i elementeve kimike ne orgaizem

Roli i elementeve kimike ne organizem
ESHTE ELEMENTI ME I BOLLSHEM NE QELIZE. TRUPI PERMBAN RRETH 250 MILIGRAM KALIUM.STUDIMET SHKENCORE TREGOJNE SE USHQIMET BIMORE JANE TE PASURA ME KETE ELEMENT . Ai është pjesë e çdo qelize në trup dhe jeta pa të do të ishte e pamundur.Kaliumi nuk duhet të nënvlerësohet pasi ai ndihmon në funksionimin normal të trurit, nervave, zemrës dhe muskujve.Kaliumi ul tensionin e gjakut duke kontribuar në fleksibilitetin e arterieve, si dhe duke ndihmuar trupin të nxjerrë tepricat e sodiumit. Ky i fundit nxit mbajtjen e lëngjeve në trup, që mund të rezultojë në rritjen e tensionit të gjakut.Kaliumi ndihmon në shëndetin e kockave, po ashtu redukton rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kaliumin e gjejmë në sasi të konsiderueshme tek banania, fiqtë e thatë, qumështi, peshku, zarzavatet me gjethe jeshile, kosi etj.
Kaliumi është jo vetëm thelbësor për zemrën dhe flukset nervore, por luan edhe një rol të rëndësishëm në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës. Nëse keni probleme me ngërçet duhet të konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë kalium.
KALIUMI :
Eshte elementi me i bollshem ne likuidin(lengun) e jashtem te qelizave.Ai ndihmon ne ruajtjen e presionit osmotik jashte membranes se qelizes dhe ka nje ndikim te njejte si kaliumi brenda qelizes per ruajtjen natyrale te balances se ujit .nevoja ditore per te eshte llogaritur nga 3 ne 7 gr.

Natriumi:
Hekuri (Fe ) Eshte metali (element) me i bollshem i trupit dhe perbene rreth 0.004 % te peshes trupore . Ne menyre te natyrshme sasia e saj nga 3 ne 5 gr. Eshte e ndryshme dhe varet nga mosha , gjinia , madhesia , shendeti dhe sasia e rezervuar e tij ne trup . Ne te vertet hekuri eshte nje lende me ngjyre gjaku qe transporton oksigjen te mjaftueshem per frymemarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat ne mushkeri . Cdo dite trupi yne me ane te ushqimit perfiton 10 deri 30 mlgr. hekur . Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal, për shkak se është i lidhur me përzierje tjera joabsorbuese Janë gjashtë mineraleve më të rëndësishme që na ndihmojnë të kemi një jetë të shëndetshme dhe gjallëruese.
Azoti është element kryesor në përbërjen i ajrit. Në përbërjen e trupit të njeriut, azoti merrë pjesë me 3% dhe është kryesisht si element kryesor i ndërtimeit të muskujve.Organizmi yne permban sasi te medha azoti dhe luan nje rol kryesor ne strukturen e proteineve .Nje thes me pleh kimik permban thuajse te njejten sasi azoti sa nje trup mesatar njeriu.
Kalciumi është një ushqim thelbësor që ndihmon në formimin dhe ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve dhe luan rol të rëndësishëm në kontraktimin muskulor, enët e gjakut dhe funksionin e nervave. Është i qartë roli i tij në reduktimin e riskut të osteoporozës, që është një sëmundje që vjen nga dobësimi i kockave për shkak të kalimit të kalciumit në gjak, kur sasia e marrjes nga jashtë është e pamjaftueshme. Një në tetë burra pësojnë shpesh fraktura si pasojë e osteoporozës. Marrja e kalciumit si plotësues ushqimor redukton mundësinë e frakturave në moshën mbi 50 vjeç, deri në 24%, thotë një studim i fundit në Australi. Kalciumi është shumë i rëndësishëm për fëmijët. Marrja e sasive të duhura në kohën e rritjes mund të ndikojnë dhe në uljen e frekuencës për osteoporozë kur të rriten. Duhet të theksojmë një fakt: Vetëm 1% e sasisë totale të kalciumit që qarkullon në organizëm kërkohet për të mbajtur gjallë funksionet jetike që përmendëm më lart për kontraksionin, nervat etj., ndërsa 99% depozitohet në kocka dhe dhëmbë ku janë dhe strukturat e kalciumit. Ky kalcium përdoret nga kockat për të vazhduar
rimodelimin e tyre. Ky raport midis depozitimit dhe përdorimit nga ana e kockave është i ndryshëm në kohë të ndryshme.
KALCIUMI
Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane.steoporoza është sëmundje e moshës së shtyrë. Është e rëndësishme për shkak të kostos së lartë të shpenzimeve të mjekimit dhe prevalencës së lartë të thyerjeve, të lidhura me lëndimet për shkak të dobësimit të reflekseve, pengesave në të pamurit, koordinimit të dobët të lëvizjeve dhe sëmundjeve neurologjike.
MUNGESA E KALCIUMIT
MUNGESA E JODIT
MUNGESA E MAGNEZIT
KALIUMI GJENDET TEK:
NATRIUMI GJENDET TEK :
MAGNEZIUMI
Për magnezin dihet se është mineral esencial i organizmit tonë, kurse suplemenetet e saj ndihmojnë në parandalimin e aterosklerozës. Hulumtimet më të reja japoneze kanë zbuluar edhe një veti të mirë të magnezit, në artritin reumatizmal.Ne momentin e lindjes ne trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr ,ndersa ne moshe te rritur ne trup ndodhet nje sasi prej 21-28 gr ,ku 50-60% ndodhet ne kocka dhe roli kryesor i tij eshte ne qelizat nervore per te lehtesuar funksionimin e tyre.
*TE LISTOJE ELEMENTET E RENDESISHEM NE ORGANIZMIN TONE DHE TE PERSHKRUAJE ROLIN E TYRE.
*TE NJIHET ME SEMUNDJET QE SHKAKTON MUNGESA E TYRE.
*TE LISTOJE PRODUKTE USHQIMORE TE PASURA ME ELEMENTET E RENDESISHEM .
AZOTI
AZOTI
AZOTI ESHTE ELEMENT I RENDESISHEM NE PERBERJEN E AJRIT. NE PERBERJEN E TRUPIT TE NJERIUT AZOTI MERR PJESE NE 3% DHE ESHTE KRYESISHT SI ELEMENT KRYESOR I NDERTIMIT TE MUSKUJVE. ORGANIZMI YNE PERMBAN SASI TE MEDHA AZOTI DHE LUAN NJE ROL KRYESOR NE STRUKTUREN E PROTEINAVE.
Element strukturor i dhembeve, kockave dhe qelizave, fosfori eshte nje element qe perfaqeson me shume se 1 % te peshes se trupit te njeriut. Ai eshte i domosdoshem ne proceset e ndryshme te prodhimit te energjise, stimulon kontraksionet muskulore. Burimet ushqimore jane cerealet, zarzavatet, qumeshti, mishrat, peshku. Mbi 25 vjeç doza e rekomanduar eshte 300 mg ne dite, nga 6 muaj-1 vjeç doza eshte 600 mg/ dite. Nga 1-10 vjeç eshte 800 mg ne dite dhe nga 11-24 vjeç doza eshte 1200 mg ne dite.

Luan nje rol kryesor ne organizmin e njeriut, kryesisht ne procesin e marrjes apo te çlirimit te energjive te organizmit.
JODI
Ne organizem ndodhet rreth 15-23 miligram jod.Ai perben 0.00004% te peshes trupore te njeriut.Ai ndodhet ne te gjitha qelizat e trupit por 70-80 % e sasise se jodit ndodhet ne gjendrat e tiroideve .Kjo lende eshte pjeserisht ne formen e hormoneve te trioksines qe sintetizohet nga gjendra e tiroideve dhe luan nje rol te redesishem ne forcimin dhe metabolizmin e trupit te njeriut .
OBJEKTIVAT
BAKRI
Në mesin e shumë mineraleve të rëndësishme për organizmin e njeriut, bakri zë një vend të veçantë. Pa të është i pamundur krijimi i hemoglobinës, i domosdoshëm për ekzistimin e rruazave të kuqe të gjakut.Bakri është edhe pjesë përbërëse e proteinave dhe enzimave, çka tregon që merr pjesë në shumë procese në organizëm. Mes tjerash edhe në formimin e indit lidhës dhe funksionimin e sistemit qendror nervor. Nga ana tjetër, dihet që nëse nuk ka mjaft bakër në organizëm, vjen deri te pagjakësia. Ky mineral është i pranishëm në pemë dhe perime të freskëta, dhe veçanërisht në panxhar, që është thesar i shumë përbërësve, të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit. Por edhe në guaca, arra, kërpudha.

UJI
Trupi i njeriut përbëhet gati nga 60% ujë, por përqindja e tij varion në varësi të moshës. Të rinjtë janë më "të pasur", por me kalimin e viteve sasia e ujit reduktohet në mënyrë progresive. Kalohet nga vlerat mesatare 75%- 60% tek neonati në vlerat 40- 50% tek të moshuarit. Organet në të cilat uji shpërndahet jane : truri jonë ( 85%), ndiqet nga gjaku (80%), nga muskujt (75), lëkura (70%), indi lidhor (60%) dhe nga kockat (30%). Uji është motorri që bën të funksionojnë proçeset metabolike të organizmit.Uji merret nëpërmjet ushqimit dhe pijeve. Është një ushqyes themelor për organizmin, pasi sasia e ujit e prodhuar nga metabolizmi nuk është e mjaftueshme për të mbuluar nevojën ditore. Uji kryen një sërë funksionesh thelbësore për jetën tonë:
- lejon transportimin e ushqyesëve
- rregullon bilancin energjitik
- ka fuqi detoksikuese
- rregullon temperaturën e trupit
- rregullon ekuilibrin hidrik
GAZRAT
Dioksidi i karbonit dhe oksigjeni ndodhen ne sasi te ndryshme ne toke . Keto dy lloj gazrash ( ne sasi te percaktuara ) gjenden ne gjak dhe qeliza , duke luajtur nje rol kryesor ne procesin e frymemarrjes qe eshte po ai proces i shkembimit te oksigjenit dhe dioksidit te karbonit ndermjet atmospheres dhe qelizave te trupit .
MUNGESA E HEKURIT
Anemia për shkak të mungesës së hekurit
Kjo lloj anemie zhvillohet për shkak të mungesës së hekurit në organizëm, i cili është pjesë përbërëse e hemoglobinës, substancës e cila lidh dhe bart oksigjenin.Qelizat e kuqe të gjakut krijohen në palcën e kockave dhe qarkullojnë në gjak. Ata kanë një jetëgjatësi prej afro katër muajsh. Për të prodhuar qelizat e kuqe, trupi ka nevojë për hekur, si edhe për vitaminë B12 dhe acid folik (një vitaminë tjetër e grupit të vitaminave B). Nëse ka mungesë të ndonjërës prej këtyre përbërësve, atëherë zhvillohet anemia. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit është lloji më i shpeshtë i anemisë. Kjo lloj anemie është më e shprehur te femrat të cilat pinë duhan, hanë ushqim të paktë me hekur dhe kanë periudha të ashpra menstruale. Po ashtu kjo është një sëmundje që shfaqet shpesh te vegjetarianët, pasi mishi i kuq është burimi më i pasur i hekurit nga ushqimi.mungesa e hekurit mund të shkaktojë:ndjenjë djegieje në gjuhë,thatësi në gojë dhe fyt,dhimbje në këndet e gojës,ndjenjë e ndryshuar e prekjes,thonj të brishtë, në formë të lugës me vija vertikale dhe uri e pangopur për ushqime të caktuar a,
flokë të brishta,përtypje e vështirësuar.
Çfarë pasojash sjell në organizëm mungesa e jodit?
Një nga ndërlikimet që sjell në organizëm është ajo që në popull njihet si “gusha”, që s’është gjë tjetër veçse zmadhimi i gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël, e cila ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Hormonet që prodhon tiroidja ndikojnë në funksionimin e organeve të trupit të njeriut. Por, që kjo gjëndër të punojë normalisht i nevojitet sasia e duhur e jodit.
Kur mungon jodi, kjo gjëndër përpiqet ta përballojë këtë, duke u zmadhuar për të kapur sa më tepër jod. Kështu shfaqet “gusha”. “Gusha” është pasoja më e dukshme e mungesës së jodit në trupin e njeriut. Por, mungesa e jodit shkakton edhe dëmtime të tjera shumë serioze si kretinizmi.
Është shumë i nevojshëm për skeletin e gjymtyrët .Magnezi që ndodhet te hurmat e Arabisë është shumë i dobishëm për nervat , ai është i njohur me emrin qetësues , sepse mungesa e tij shkakton pagjumësi, dobësi, dhimbje të ndryshme në trup, dhimbje koke kronike , ngurtësim të muskujve , ligamenteve, fibrave muskulore dhe kyçeve. Ai neutralizon efektin e helmeve acide, i nevojshëm për punën e trurit dhe të mushkërive.
PROSHUTE
ULLINJ
ZARZAVATE
HEKURI GJENDET TEK :
thjerrezA
bizele
spinaq
lulelaker
banane
p
j
e
p
e
r
KALCIUMI GJENDET TEK :
LIMON
BYLMETE
SULFURI GJENDET TEK :
LAKRA
patellxhan
FOSFORI GJENDET TEK :
FOSFORI
ZBULIMI I ELEMENTEVE KIMIKE
Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajnë substancat e thjeshta ne elemente dhe ne përberje kimike (substanca te perbera).Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve ne një sistem periodik. Fillimet e tyre i perkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner, tregoi se masa e Stronciumit ne një perberje kimike gjendet midis masave te dy elementeve te ngjashen, Kalciumit dhe Bariumit (metale alkalinotokesore) e ne perberje kimike te ngjashme. Vite me vonë u bene te njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem... Triada, p.sh triada e halogjeneveku renditeshin klori, bromi e jodi. Triada e metaleve alkaline, ku renditeshon Litiumi, natriumi e kaliumi.Kimiste te tjerë kanë treguar se elementet mund te grupoheshin ne bashkesi më me shumë elemente te ngjashem. Kështu magnezi iu shtua alkalinotokesoreve, fluori iu shtua halogjeneve etj. Po kështu oksigjeni, squfuri, arseniku, antimoni e bismuthi qe nga 1854 bëjnë pjesë ne një familje. Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua, i vendosi elementet sipas rritjes se mases atomike. Pohimi se vetite e elementeve janë ne varësi periodike te mases atomike të tyre perben ligjin periodik. Një sistem klasivikimi te elementeve sipas rritjes se mases atomike. Elementet ishin ndare ne shttate grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifik Ligj i Oktatave.
Idet e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin ne pah ne 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev. Ai kreu një studim te thelluar midis mases se elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike Ai propozoi një tabele te perbere nga 17 shtylla e me pas një tabele me 8 shtylla e cila u perdor për shumë kohe e me vonë u zevendesua me tabelen me perioda te gjata, te cilem e perdorim dhe sot. Grupin VIIIA, gazet e plogeta, qe nuk njiheshin ne kohën e Mendelejevit, e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin.Pas zbulimit te elektonit nga fizikanti Tomson dhe propozimit te teorise berthamore te ndërtimit te atomit nga Ratherford, fizikanti anglez Van Den Brok, vuri re se ngarkesa e berthames qe e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit ne sistemin periodk. Fizikanti anglez Mozli percaktoj vlerat e sakta te numrit atomik te elemeteve nëpërmjet studimit te spekterave të tyre rentgen X.
Me 1922 Bori bëri një interpretim te tabeles sipas strukturës elektronike te atomit dhe propozoi tabelen me perioda te gjata, qe përdoret e sot.
PUNOI:


AIDA PECA
KLODIANA BIBA
LISTIMI I 14 ELEMENTEVE :
*KALIUMI
*NATRIUMI
*HEKURI
*AZOTI
*FOSFORI
*KALCIUMI
*ZINKU
*SULFURI
*JODI
*MAGNEZIUMI
*BAKRI
*NIKELI
*UJI
*GAZRAT
Full transcript