Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Rilindja Kombëtare

No description
by

Jonida Carkaxhiu

on 12 April 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Rilindja Kombëtare

Rilindja Kombëtare
Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte rezultat i lëvizjes politiko-shoqërore dhe kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedhja e huaj.
Shkaqet qe e sollen krijimin e saj
- Shtypja e Perandorisë Osmane
-Kishte qellim ringjalljen e periudhes se Skenderbeut
Synonte :
- Çlirimin e bashkimin e vendit
- Forcimin e gjuhes e krijimin e shkolles shqipe
- Zhvillimin e vendit
Katër fazat e Rilindjes Kombetare Shqiptare
- Reformat e Tanzimatit
Qëllimet
Rilindja Kombëtare - Nje epoke e re historike
Shek. XIX rilindja shënoi për popullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë të Ballkanit hyrjen në historinë moderne, si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga sundimi i Perandorisë Osmane. Këto lëvizje u zhvilluan në kushtet e rënies së Perandorisë Osmane
Faza e parë
: Faza e parë fillon në vitet 30 të shek. XIX dhe vijon deri në vitet e shpërthimit të Krizës Lindore, më 1876-1877.
Faza e dytë
: Përfshin vitet 1878-1881, kur në kushtet e Krizës Lindore, një element i rëndësishëm i së cilës ishte edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u shënua një kthesë e rëndësishme në zhvillimin e saj, u krijua organizata mbarëshqiptare – Lidhja e Prizrenit.
Faza e tretë:
Faza e tretë e lëvizjes kombëtare shtrihet nga vitet 1881 dhe mbyllet më 1908, me revolucionin e turqve të rinj.
Faza e katërt:
(1908-1912) Hapet me fitoren e Revolucionit xhonturk dhe mbaron me Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
Ndryshimet gjate Rilindjes
Gjatë Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombëtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo më të krahinave të veçanta, por të të gjithë Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve.
- Thelbin e saj e përbënte lufta kundër shtypjes kombëtare, jo vetëm me mjete materiale, të armatosura, por në radhë të parë me ato intelektuale, me idetë që argumentonin të drejtën e natyrshme njerëzore të popullit shqiptar për të qenë i lirë e i pavarur kombëtarisht.
Pjesëmarrësit në Lëvizje
Lëvizja kombëtare, me objektivat e saj themelorë, me luftën për çlirimin e Shqipërisë nga robëria e huaj dhe për ruajtjen e tërësisë së territoreve të saj, ishte një front i gjerë, i cili bashkoi shumicën dërrmuese të forcave shoqërore të vendit.
Shkrimtarët me të dalluar të kësaj epoke ishin
:
Naim Frashëri
,
Jeronim de Rada,

Zef Skiroi, Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Naim Frashëri
- lindi me 25 maj 1846 ne Frasher te Permetit dhe vdiq me 20 tetor 1900 ne Stamboll, ku edhe u varros. Eshtrat e tij jane sjelle ne Shqiperi ne vitin 1937. Ishte poeti me i madh i Rilindjes Kombetare Shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e kultures shqiptare.
Jeronim De Rada -
(1814 - 1903), ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues shqiptar, një nga shkrimtarët më të mëdhenj arbëresh, themeluesi i Rilindjes shqiptare. Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e tij. Nisi të botojë që herët por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike.
Ndre Mjeda
- poet i shquar,teolog,gjuhetar,deputet, shkrimtar dhe veprimtar e patriot. Lindi me 1866-1937,Shkoder.Me njohjen e jetës autentike të botës shqiptare ai ka krijuar poemën e botës shqiptare ("Andrra e jetës").
Naum Veqilharxhi
- (1767-1846) ishte ideologu i Rilindjes Kombetare Shqipetare,mendimtar shqiptar, iluminist e veprimtar i shkolles shqipe. Me 1824 nisi punen per perpilimin e nje alfabeti te vecante te shqipes me 33 shkronja. Me kete alfabet botoi me 1844 te paren abetare te shqipes,Evetarin.
Sami Bej Frashëri

Sami Bej Frashëri (1 qershor 1850, Frashër - 18 qershor 1904, Stamboll).Ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri eshte "Besa", e botuar më 1875, si dhe poashtu "Shqipëra ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet" 1899.
Rilindja Kombëtare
Jeta Ferati & Jonida Çarkaxhiu - 10C
Bibliografia
https://sq.wikipedia.org/wiki/Rilindja_Komb%C3%ABtare
http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_9.php
https://en.wikipedia.org/wiki/Naim_Frash%C3%ABri
http://letersia.fajtori.com/Letersi/E_Rilindjes/Jeronim_De_Rada/
http://www.gjuhashqipe.com/albanologji/albanologjifaqepersonale.aspx?id=336
http://www.abebooks.com/book-search/title/rilindja-kombetare/
Full transcript