Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

MITOLOGJIA SHQIPTARE

No description
by

ledia qerimi

on 21 February 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of MITOLOGJIA SHQIPTARE

Të dhëna dhe analiza më të plota gjenden në veprat e albanologëve të njohur, siç ka qenë, p.sh., Hani, Nopça, Durham, Lamberci, dhe shumë të tjerë. Autorë shqiptarë dhe mbledhës të materialeve të mitologjisë sonë popullore ka shumë, të cilët në revista të ndryshme (p.sh., “Leka”, “Hylli i Dritës”, “Drita” etj…), ose në botime të tjera kanë dhënë kontribut të vlefshëm për njohjen dhe ruajtjen e kësaj pjese të rëndësishme të kulturës shpirtërore të popullit tonë.

Punën më të madhe për këtë e kanë bërë etnografët tanë pas Luftës së Dytë Botërore, qoftë me kontributet e tyre të vlefshme shkencore të botuara në revistën “Etnografia shqiptare”, “Kultura Popullore”, e materialeve në Institutin e Kulturës Popullore.Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit të një vepre më të gjerë, në të cilën do të paraqitej, të paktën në vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, në kushte të reja ekonomike, kulturore dhe përgjithësisht shoqërore, ka humbur fare rolin e dikurshëm të saj dhe së shpejti mund të qitet në harresë përgjithmonë. Kështu do të varfërohej historia e kulturës së popullit tonë.

Nga shumë punime të autorëve tanë e të huaj, këtu po përmendim vetëm dijetarin tonë të shquar prof. Eqrem Çabejn (1908-1980), i cili qysh në vitin 1939, ka dhënë një pasqyrë të shkurtër, por të qartë, të mitologjisë sonë popullore, botuar frëngjisht në revistën “Revue international des etudes balcaniques”, nga e cila po paraqesim vetëm disa të dhëna dhe mendime të tij, të cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar më vonë edhe në botime të tjera të ndryshme.
Conclusion
Per te dhene nje pasqyre me te gjere me te plote te mitologjise se një populli, nevojitet kohë më e gjatë dhe punë sistematike hulumtuese në terren në vise të ndryshme, përveç studimit të literaturës ekzistuese për këtë temë shumë të gjerë dhe shumë të lashtë. Tek ne, mjerisht, nuk ekziston ende të paktën një sprovë konkrete, për të përmbledhur në një botim botën mitologjike shqiptare, e cila është shumë e pasur dhe, në disa vise, e ruajtur dhe e gjallë deri më sot.Por, megjithatë, materiale të mbledhura, vështrime dhe studime fragmentare kemi, qoftë nga autorë të huaj, qoftë nga njerëzit tanë të aftë për këtë punë.
M
I
T
O
L
O
GJ
I
A
SH
Q
I
P
T
A
R
E

Zana e malit
Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme më tepër me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive në gadishullin ballkanik dhe është mjaft larg e krahasueshme me Artemidën e grekëve,Dianën e romakëve. Vështire se mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve. Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnak i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave. Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që u prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për t'i njoftuar ato për afrimin e njeriut. Zana është edhe simbol i pjellorisë.
Fatet


Figura të besimeve popullore dhe përrallave, që përfytyrohen si tri gra që vijnë natën e tretë te djepi i të posalindurit dhe i caktojnë fatin e jetës. Në veriun e Shqipërisë këtë detyrë e kryejnë Orët. Çdo pësim i njeriut i vishet vendimit të tyre, ndaj njerëzit ngushëllohen duke thënë: kështu e shkruan Fatet. Natën e tretë bëhet edhe kremtja e familjes, që quhet poganiqe. Për këtë rast piqet një bukë, e cila thyhet mbi djepin e fëmijës. Ndër të krishterë, pas kësaj ceremonie i vihet emri fëmijës. Thirren edhe Fati, Vitore, Mira, Mirushe (E. Giordano, Fjalori), Orë (në Veri), Fata (Hora e Arbëreshëve), Fëtresha (E. Giordano, Fjalori), Fatmira, Fatëza (E. Giordano, Fjalori), Fatie (De Rada, Raps., 14v), Fatia (Pederson, f. 205).
Fierkuqja
Qenie mitologjike, <<rrëshqanuer i gjatë nji metër e gjysë, me lëkurë të kuqme, me krye sa nji kuti burrnoti, jeton ndër vende ma të shkretat, i helmatuem, ka fuqi lidhëse sa me tha nji lis, hidhet me shtat edhe për së largu për ajri, lidhë bagtin e njerëzit, u shpon kryet tue u lëshue mbë ta për së largu.>> Del edhe në toponimi: Fierkuqja (Malësia e Madhe), Bija e Fierkuqes (Malësi e Madhe).
Shtriga
Besohet se janë plaka. Kjo cilësi ju vishet edhe plakave të pafajshme, të cilave ju vdesin burrat dhe nuk kanë djem. Sipas tregimeve, ato hanë mish dhe pijnë gjak. Me rëndësi është se shtrigat janë gjithnjë plaka dhe jo vajza të reja. Gjahun zakonisht e gjuajnë natën. Kur bien në shtrat për të fjetur shpirti u del nga trupi përmes gojës. Dalin pa e hapur fare derën përmes vrimave dhe plasave të ndryshme. Mblidhen në logun e shtrigave dhe aty vendosin per gjahun që do të gjuajnë. Besohet, sipas gojedhënave, se ato hanë edhe femijët e tyre.
Laura
Llamaja
Llamja, figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej me trup gruaje e me bisht gjarpri. Jetonte nëpër male e ujëra të papastërta, rrëmbente fëmijë, u thithte atyre gjakun dhe pastaj u hante mishin. Shpeshherë ajo merrte forma të ndryshme për të joshur viktimat e saj. Ka tipare të ngjajshme me Meduzën e mitologjisë greke.
Nëna e vatrës
Nëna e vatrës, hyjni e lashtë në mitologjinë shqiptare, që e ka origjinë nga epoka e matriarkatit. Në fillim përfytyrohej si një figurë pozitive, më shumë si një plakë me flokë të thinjura, në shumë raste duke tjerrë li ose lesh, ose duke krehur flokët. Nganjëherë Nëna e vatrës thirreshin edhe "të tretat e vatrës" dhe,si e tillë, identifikohet me tri motrat që përcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Në përfytyrimet e më vonshme, Nëna e vatrës na del me tipare negative. Ajo paraqitej si një plakë e keqe, e cila natën, kur njerëzit e shtëpis flen, vjen dhe qëndronë pran vatrës, duke krehur flokët e saj me një krehër të hekurt dhe, po të gjejë aty ndonjë fëmijë e kap dhe i nxjerr sytë me krehërin e saj. Përfytyrimi i Nënës së vatrës si një figurë e keqe, lindi në kohën e patriarkatit, kur sundimi i gruas u zëvendësua me atë të burrit dhe, kur gruaja konsiderohej si një qenie e ultë dhe e poshtëruar.
Shtojzovallet
Shtojzovallet, figura të përrallave popullore shqipare. Përfytyroheshin me një bukuri të madhe e me fuqi të mbinatyrshëme. Vendbanimi i tyre i preferuar ishin bjeshkë dhe pyjet e dendura ku ato kalonin kohën, duke kënduar e duke vallëzuar. Ato i shikoni njerëzit pa marrë parasysh nëse është burrë apo grua, nëse ato kuptojnë se dikush është duke i vështruar ato teksa lahen nëpër lumenj apo teksa ato lozin. Shikim është një vepër e cila e le pa mend një njeri-e bënë të pa zoti për veten.
E bukura e Detit
E bukura e detit, ashtu si në krijimet e tjera popullore, edhe në krijimet me tematikë dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumë vlera ku personazhet shndërrohen në breshka, gjarpërinj, shtazë, mjellma, drunjë, etj. Besimi i shndërrimit metamorfozik të njeriut, padyshim, i takon antikës së lashtë, kur mjetet e prodhimit ishin shumë modeste, kur, përveç tjerash, vetëm hapësira detare kishte disa zotfuqi, të cilat në rastet e shumta ishin fisnike, mëshirë mëdha dhe bamirëse të detarëve. Procesi tipik i metamorfizimit në krijimet me motive dhe me tematikë detare pasqyrohet dendur në vlerën shqiptare. E bukura e Detit - Hyrija e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar në breshka. Përmbajtja e saj e rrudhur është kjo: Mbreti i tha djalit që të martohet me atë vajzë ku të bie heshta e shigjetës. Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, vërejti që aty në breg të detit, nën një fik, ku kishte ra heshta, rrinte një breshkë e madhe. Ky e çoi në shtëpi dhe pas gjuetisë së peshkimit, kthehet në pallat dhe i gjen tërë punët e shtëpisë të kryera. Të nesërmen u fsheh dhe soditi se nga breshka delte një femër e bukur "si hyri deti", "E bukura e dheut". Në këtë krijim shpirtëror aftësia estetike e popullit shqiptar në pasqyrimin e të madhërishmes është e lartë, me tipare të pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera të saj, ua tejkalojnë tipareve fizike dhe morale të Penelopës së Homerit. Hyrija e Detit, kur bie në kthetrat e mbretit, nuk flet nëntë vjet, për hirë të humbjes së burrit.
E bukura e dheut eshte Salamandra.
Dordeleci
Edhe sot e kësaj dite, në kopshte e në ara shqiptarët vendosin një shëmbëlltyrë njeriu: me trup, krahë, këmbë dhe kokë, të veshur me rroba, më shpesh me rrecka. Në zanafillë Dordoleci ka përfaqësuar një shëmbëlltyrë të hyut të bujqësisë, i cili, edhe pse u shndërrua në brendësi, si trajtë u ruajt deri në ditët tona. Ai vihej për të patur prodhime të mbara, por edhe për të trembur dëmtuesit e prodhimit. Quhet edhe Plaku i Kopshtit, Plaka e Kopshtit, Nusja e Kopshtit, Surrati i Arës, Coli, (Picar) etj.
Bariu i Shenjtë
Bajlozi
Bajlozi apo balozi, figurë e rapsodive popullore shqiptare; përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti dhe bënte të këqija. Fillimisht fjala ka patur kuptimin e ambasadorit. Ngandonjëherë ngatërrohet me Arapin a Harapin. Si Bajlozi, ashtu edhe Arapi simbolizojnë stuhitë, natyrore a shoqërore qofshin.
Xhindët
Ashtu si Djalli, Xhindet kanë hyrë në demonologjinë shqiptare nga sfera e demonologjisë së feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame. Xhindet e bestytnisë popullore shqiptare gjenden natën gjithkund, jashtë në kopësht, apo në nevojtore. Vendet ku u pëlqen të mblidhen janë cipat e rrëkeve, aty ku derdhen cikat a gjerbat e shiut nga pullazi. Ndaj njeriu nuk duhet të ecë apo të derdhë ujët e hollë natën pa thënë destur dhe bismillah. Për po këtë arsye bënin kujdes edhe gratë që të mos hidhnin ujët e nxehtë me të cilin kishin larë kënanë e nuses, se po të digjnin ndonjë xhind, nusja do të shkallohej.
Në krahina të ndryshme besohet se zbresin netëve nëpër përrenj, duke u rënë daulleve dhe duke bërë potere të madhe. Në Korcë nuk e lënë ujin e të vdekurit vetë në zjarr, se thonë se e pinë Xhindët. Kurse në Tiranë, kur e fusin foshnjën në djep për herë të parë, nën shtroja i shtinë një gozhdë dhe një qese përplot me fara liri, që kur të vinë Xhindet për të marrë foshnjën, të harrohen dyke numëruar kokrrat e melit e të mos i bëjnë keq fëmijës. Në labëri, lehonën nuk e lënë të dalë jashtë për dyzet ditë: thonë se po të dalë përpara kësaj kohe do të shuplaket, sepse do t’i shkelë e kështu të sëmuret e të dalë mendsh.
Kur janë duke kënduar, nuk duhet të thuhet se po këndojnë Xhindet, por Shtojzovallet (Shtoj-Zot-Vallet). Edhe këta zhduken me të dëgjuar këngën e këndezit: ‘…këndoi kokoshi dhe iknë xhinërit’ [Pedersem, Maro Përhitura]. Në Veri, një njeriu të cilit i bie sëmundja e tokës, i thonë “Mos ke shkelë kund në trevezë zanash?”. Shëmbëllyeshëm, sipas besimit popullor, një njeri mund “të shuplaket po të shkelë në sofër (trevezë) të Xhindeve.
Nisur nga kjo e dhënë, ne na duket se Xhindi i besimeve popullore s’është, vec se një Zanë e rrëgjuar dhe e kontaminuar prej një prej figurave më të njohura të demonologjisë islame Xhindi (‘xhini’ në njëjës). Thërriten edhe Mirazt (p. sh., t’shplakin t’mirazt” , Shpat-Elbasan) e Xhine.
Ora
Ora e maleve është figurë e bestytnive popullore shqiptare, e cila përfytyrohej si një grua apo si një gjarpër. Ajo besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, dhe i ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqinjtë. Orët mund të kenë qenë një lloj zanash, të cilat thirreshin me emra përkëdhelës si "qofshin të bardha", "ato të lumturat" apo "ato të mirat", pa ju përmendur emri. Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike më e përhapur tek shqiptarët. Një shtëpi, një fis, apo një njëri mund të ketë patur orën e vet. Madje, besohej se edhe një zanë e maleve kishte orën e saj. Orët janë të mira apo të liga. Bekimi dhe mallkimi shpesh bëhej nëpërmjet orës. Braktisja nga ora do të thoshte fatkeqësi për personin apo grupin.
Gishtoja
Figurë e përrallave. Gishtoja apo Gjishtoja është i njohur në shumë vende të Europës: në Francë quhet “Le Petit Poucet”, në Rusi “Malciks Palcik”, në Greqi “Revithi”, në Rumani “Neginice”, ndër gjermanë “Daumling” etj. Edhe pse kudo është i vogël sa një gisht, veprimet e tij ndryshojnë nga përrallat e njërit vend në ato të vendit tjetër. Në përrallat shqiptare, ashtu si dhe te variantja e vllezërve Grim, ky është personazh i shkathët e i zgjuar. Për të mashtruar kusarët, ai futet në veshin e kaut, në barkun e ujkut dhe, si shpëton grigjën e bagëtisë së disa barinjve, kthehet shëndoshë e mirë pranë prindërve të tij. Njihet edhe me emrat Koçomi (Elbasan), Kusar Arra (Labovë-Gjirokastër), Arka (Korcë), Kocelmici (Përmet), Kacabiso (Vlorë), Kacimucrri, Kacimucri, Kacel-mici, Kokërmeli (të gjitha në Veri), Cinxami (Gjirokastër), Kacipuc (Delvinë) etj.
Mitologjia është pus pa fund, të cilit nuk i shteret kurrë ujët. Prandaj, si u tha më parë, edhe me këtë rast mund të japim vetëm fragmente nga kjo fushë e gjerë e kulurës shumë të lashtë, më të lashtë se çdo religjion dhe çdo normë tjetër morale të kodifikuar, në çfarëdo mënyre, qoftë nga çfarëdo bashkësie të shkallës primitive ose të përparuar kudo në botë.

Zakonet e ndryshme me ceremonial të caktuar, veprimet magjike, në shumicën e rasteve lidhen me stinë të motit, me festa, me ditë të shënuara, me pjesën e caktuar të ditës, pastaj me vend ose me objekt të caktuar.

Disa “adete” bëhen në pranverë, disa të tjera në vjeshtë, disa ditën e ndonjë feste, të tjerat ditën e martë, të premte, etj., kurse disa paradite ose në mbrëmje, sepse “ashtu duhet”, disa zakone lidhen me një kodër, me një lis, me varre, me vende të shenjta ose të nderuara, dhe kështu me radhë. Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumë punëve.
Kohës së fundit shihet disi që mitet pothuajse janë lënë pas dore, atyre nuk i’u kushtohet më rëndësi, madje në disa raste miti asosacion me përralla, që në shoqërinë tonë në mënyrë alegorike/metaforike i’u shpjegohet fëmijëve nga të rriturit.
Mirëpo, mitet nuk duhet ngatërruar me përralla, sepse me fjalë të tjera mitet përmbajnë një kozmologji të gjerë, ku nëpërmjet ilustrimit të figurave, ato bëjnë të mundur shpjegimin e lëvizjes së natyrës, kalimin nga nata në ditë etj. Thelbi i mitit nuk qëndron në anën e përrallës narrative, por në “porosinë strukturore”, që ana narrative mitit i shërben vetëm për paraqitjen simbolike të porosisë së tij apo të vetë logjikës së caktuar. Miti etimologjikisht rrjedh nga greqishtja që ka një kuptim si gojëdhënë, legjendë, pra ka të bëjë më shumë me të ashquajturën “oral histori,, apo histori gojore, që të gjitha këto janë të bartura brezë pas brezi nëpër traditën familjare. Madje, sipas Platonit miti është një mënyrë e posaçme e kallëzimit, e të folurit, që e spikat sidomos në analizën e tij “tregimi apo biseda për mitin”. Andaj, mitet janë pjesë e një populli që pasqyrojnë një traditë të lashtë, një kulturë, një prejardhje të etnogjenezës, pastaj mënyrën në të cilën ka jetuar ai popull, vlerat që janë bartur stad pas sdadi, pavarësisht nga ndryshimet dhe zhvillimet sociale të cilat i ka përjetuar ai popull. Mitet paraqesin një botëkuptim të një populli që janë formuar apo kanë lindur në rrethana të caktuar historike, dhe shoqërore, andaj edhe janë pjesë e memories kolektive të atij populli. Sociologët mitin e shohin si një produkt shoqëror dhe shprehje fantastike, simbolike e personalizuar e jetës shoqërore të njerëzve, ndërsa psikologët mitet i shpjegojnë si dukuri psikike, ku baza e burimi kryesor i tyre është vetë psikika e njeriut. Çdo popull, ka mitet e tij, ka pjesën e mitologjisë që tregojnë historinë e stërgjyshërve të tyre heroikë, duke ilustruar dhe pasqyruar në mënyra të ndryshme një të lavdishme të tyre. Kështu, që edhe mitet shqiptare janë të shumta si: Gjergj Elez Alia, Muja e Halili, etj, të gjitha këto na pasqyrohen me një karakteristikë të veçantë që tregojnë një të lashtë historike e të lavdishme të popullit shqiptarë.
Si përfundim, mund të themi se miti i një populli nuk është një lluks, por është një ndër proceset e më të ndërlikuara të historisë së atij populli, mënyrës së jetesës, problemet dhe ballafaqimit të shumë sfidave etj. Andaj, sot miti duhet të paraqitet me një gjuhë bukur të mirë dhe mos të anashkalohet, apo të transformohet në përralla, siç ndodh shpesh. Sepse sot mitet mund të jenë të rëndësishme, por dhe një energji pozitive drejt identitetit kombëtar. Është e rëndësishme të thuhet që sidomos nëpër shkolla, kolegje, universitete të ndryshme mitet duhet të shpjegohen në mënyrën e duhur, e jo vetëm sipërfaqsisht. Por, edhe mediat si ato elektronike, poashtu edhe ato të shkruara të ilustrojnë, të ofrojnë më shumë shkrime, analiza, publikime, programe, madje edhe emisione të ndryshme mbi konceptin, historikun, lashtësinë, të vërtetën e miteve, veçmas miteve shqiptare. Në mënyrë, që nesër mos të instrumentalizohen këto mite, apo thënë shkurtë mos të identifikohen me përralla, sepse mbi të gjitha mitet mund të jetë ndoshta njëri ndër faktorët më fundamental drejt fuqizimit të më tejshëm të identitetit kombëtar.
NIMFE
E BUKURA E DHEUT
ZANA E MALIT
Ky është emri poullor i Shën Martinit , mbrojtësit të ujqërve dhe njëherazi të bagëtisë. Në mendësinë popullore shqiptare ai ushqente një nderim të vecantë, sepse për të ndizeshin qirinj në të kremte me karakter fisnor. Bariu i Shenjtë ka disa ngjashmëri me Panin, hyun-bari me brirë dhe me këmbë cjapi, por ka edhe veçoritë e tij, të cilat i gjejmë vetëm tek shqiptarët. Sipas besimeve popullore ai është hyu maleve e pyjeve, gjegjësi mashkullor i Zanës. Përfytyrohet si një njeri vigan që banon i vetëm në pyje. Ai është zotërues i ujqërve, të cilët i ushqen, i drejton, por edhe i dënon. Kur do t’i ushqejë, shenjti u hedh ca kokrra misterioze jeshile, me madhësinë e frutit të dëllenjës , ose i urdhëron që të venë të hanë aksh bagëti të aksh malësori. Por po deshi, ai ua “lidh” gojën e ndonjëherë, edhe i ndëshkon për prapësitë që bëjnë. Njihet edhe me emrat Bariu Hyjnor, Shën Marti, Shmarti, Shmartuku, Hazreti apo Hazëri (a Hezri), Njeriu i Mirë, Njeriu i Shenjtë apo Njeriu Jeshil.keshtu ce nuk duhet tu besoje itologjise
Laura, figurë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një grua e keqe, e cila jetonte në lumenj e pellgje. Ajo zotëronte aftësinë për t'u shndërruar në një kafshë të shëmtuar. Si e tillë ajo dilte natën në breg të lumit, ose pranë një pellgu, duke bërtitur me zë të çjerrë dhe futej në ujë. Nganjëherë Laura dilte dhe në rrugë, duke bërtitur, ndërsa qentë e ndiqnin pas.
Punoi :Lediana Qerimi
Full transcript