Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Projekt

No description
by

Kevin Allushi

on 18 April 2017

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Projekt

add logo here
Projekt

TEMA:ZHVILLIMET KULTURORE NE “KONGRESIN E MANASTIRIT”.

X5
Kongresi i manastirit
Hartim Projekti
1-Aspekti kerkimor
2-Aspekti i planifikimit
3-Aspekti zhvillimor
JU FALEMINDERIT !

Projekt
Tema:ZHVILLIMET KULTURORE NE “KONGRESIN E MANASTIRIT”.

FAZA I
HYRJE
FAZA II
ZHVILLIM
FAZA III
MBYLLJE

Tema per kete projekt eshte “Zhvillime kulturore ne Kongresi e Manastirit”.
Ky projekt sic e kemi paraqitur dhe me lart do te kete tre faza kryesore,pra do te kete nje hyrje,nje zhvillim dhe nje mbyllje.
Faza ne te cilen gjendemi tani eshte faza e pare, pra hyrja.Ne kete hyrje do te flasim se per cfare do te beje fjale ky projekt,kush eshte qellimi i ketij projekti ?,cfare do te kuptojme ne fund te ketij projekti? Dhe sa i rendesishem eshte aspekti kulturor ne historine e nje vendi.

Kongresi i Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit) është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nentor - 22 nentor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjatë rrugës së zhvillimit historik të letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Njëri nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes dhe bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
Hyrja
Zhvillimi
Faza e dyte e ketij projekti sic e shohim eshte zhvillimi.
Cfare duhet te kemi parasysh ne kete faze te projektit?
Kjo faze eshte pjesa me e rendesishme e te gjithe projektit sepse do te perfshihen ne te i gjithe informacioni mbi temen qe do te na beje me dije per Kongresin e Manastirit dhe zhvillimet kulturore te ndodhura ne ato vite.

Rrugëtimi i shkrimit të gjuhës shqipe është i gjatë, shekullor, dhe me plotë kurthe e pengesa politike shqiptare e ndërkom­bë­tare. Këto kurthe e pengesa nuk arriti t’i shmangte as i shumëprituri “Kongresi i Alfabetit Shqip”, i Manastirit, më 14-22 nëntor 1908, për faktin se nuk i plotësoi, me përpikëri, kërkesat programatike “Thirrjes” së kongresit nga Klubi nikoqir – “Bashkimi” i Manastirit: “Çështje e Abecesë lipset të jetë fillimi, që pa të nuk do mundim të arrijmë qëllimet tona të larta për mbrothësi të gjuhës!”

Megjithatë, “Kongresi i Parë të Manastirit”, në të cilin Vilajeti i Kosovës ishte i pranishëm vetëm simolikishte, mori, së paku, dy vendime të mira. I pari: që pas dy viteve të thirrej një “Kongres gjuhëor “, për çështje të “ortografisë” dhe për të rishikuar mundësinë për aprovimin e “një alfabeti të vetëm për gjuhën shqipe”! Mirëpo, duhet të vihet në spikamë fakti se edhe “Kongresi i ardhshëm”, që parashihej të mbahej në Janinë, më planifikohej të mbahej në kuadër të sistemit konstitucional osman, pikërisht në përvjetorin e dytë e fitores së Revolucionit Xhonturk, më 23 korrik 1910. Vendimi i dytë, i mirë, ishte: që Klubi “Bashkimi” i Manastirit, të merrte rolin e “Klubit Qendror” për klubet shqiptare konstitucionale “Bashkimi”, të hapura në jehonën e fitores së Revolucionit Xhonturk, gjithandej në Shqipëri e në vendete Perandorisë Osmane ku kishte enklava të shqiptarëve.
Alfabeti i sotem shqip

Zhvillimi i alfabetit
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ‘'Bashkimi'' në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipnisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fese myslimane, katolike, ortodoksë, protestant, njerëz të ditur dhe te gjithë erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar.


Zhvillimi i alfabetit
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë Shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve qoftë ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.

Klubi “Bashkimi” i Manastirit, për ta plotësuar detyrën e ngarkuar, Manastirin e ngriti në një Qendër Kulturore e politike kombëtare Shqiptare të rëndësishme, nxori organin “Bashkim’i Kombit”, ngriti një shtypshkronjë, e cila deri në vitin 1910 u rrit në një shtypshkronjë moderne, e cila mund të botonte gazeta e libra në 13 gjuhë të botës, e njohur me emrin: “Shtypshkronja internacionale” – “Bashkimi”. Në gjirin e saj, më 1 gusht 1909, u themelua “Shoqëria botuese literare”, për botimin e librave, gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe dhe përpos gazetës “Bashkim‘i Kombit” , “Shoqëria botuese literare” e Manastirit i nxori edhe organet kombëtare: “Drita” dhe “Lahutë e Malësisë”. Vërtet, nga mesi i vitit 1909, në qendrën kulturore e politike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në Manastir, rol madhor lozi pejani Salih Gjukë Dukagjini, fillimisht në Neveskë e tani inspektor i arsimit për Vilajetin e Manastirit.
Klubet dhe qendrat e tyre kulturore.

Klubi "Bashkimi"
Në jehonë të fitores shqiptare në Elbasan, më 2-9 shtator 1909, do të mbahet “Kongresi Kulturor- Arsimor”, i cili i vuri themelet historike të shkollës kombëtare shqiptare madje edhe krahas faktit se këtu qenë të pranishme dy rryma shqiptare historikisht antagoniste: proxhonturke dhe proaustriake, e me prani vetëm nominale të Vilajetit të Kosovës -Vendimet e Kongre­sit të Elbasanit bënë jehonë madhështore në Lëvizjen Arsimore e Kulturore Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës. Realisht, për jetësimin e Vendimeve të Kongresit të Elbasanit i vunë shpatullat veçanërisht: Hasan be Prishtina, Nexhib be Draga, Salih Gjukë Dukagjini, Bedri be Pejani, Rrok Berisha, Bajram be Curri e Rexhep be Mitrovica, duke hapur shkolla shqipe në Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Vushtrri, Anamoravë e gjetkë. Nga fundi i vitit 1909, “Klubit Arsimor Shqiptar” i Vilajetit të Kosovës, e futi mësimin e gjuhës shqipe në “Gjimnazin” dhe në “Normalen” e Shkupit dhe, sapo e nisi punën “Normalja e Parë Shqipe e Elbasanit” (me 1 dhjetor 1909), gati gjysma e nxënësve ishin nga Kosova, një pjesë e madhe me financim të Hasan be Prishtinës.
Lëvizjet Arsimore e Kulturore Kombëtare Shqiptare

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit'hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit'hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.
Klubi i Korces

Zhvillimet Kulturore ne Kongresin e Manastirit:
-Klubet shoqerore kulturore
-Librat e shtypur ne alfabetin latin, ne gjuhe
n Shqipe
-Revistat
-Shtypshkronja e pare
-U hap shkolla e vajzave ne Korce
Gjergj Fishta
Gjuha Shqype

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis.
Literatura
-Profesor,doktor Muhamed Pirraku –Rendesia Kulturore ne Kongresin e Manastirit
-Website te ndryshme ne lidhje me Kongresin e Manastirit
-Pikeveshtrimet e mia personale.
Faza e trete dhe e fundit ,por jo me pak e rendesishme nga sa thame me lart jane perfundimet ose konkluzionet.Sic diskutuam deri me tani per zhvillimet kulturore ne Kongresin e Manastirit dhe vume theksin ne rendesine e tyre per jeten tone eshte per tu vleresuar kontributi I mesuesve , patrioteve dhe sigurisht shqipetareve.
Pervecse nje kongres ai sot eshte shnderruar ne dicka tjeter ,ne emrin e nje institucioni e ne emrin e nje rruge ,ku shkolla jone ne te cilen mesojme ka nderin te jete.Eshte nje rruge e thjeshte ,por ka emrin e nje historie.Nje historie qe na beri te flasim shqip dhe te ndihemi krenar per te.

PERFUNDIMET

Ese
Më 14 Nëntor te vitit 1908 lindi nevoja per diskutimin e nje alfabeti te njesuar dhe per kete arsye u mblodh dhe kongresi i Manastirit ose i Alfabetit. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqiperise.
Ky kongres mori dy vendime te rendesishme.I pari ishte qe pas dy viteve te thirrej nje “Kongres gjuhesor”, për çështje të “ortografisë” dhe për të rishikuar mundësinë për aprovimin e “një alfabeti të vetëm për gjuhën shqipe” dhe vendimi i dytë ishte: që Klubi “Bashkimi” i Manastirit, të merrte rolin e “Klubit Qendror”.
Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë Shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve qoftë ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.
Klubi “Bashkimi” i Manastirit, për ta plotësuar detyrën e ngarkuar, ngriti një shtypshkronjë, , e cila mund të botonte gazeta e libra në 13 gjuhë të botës, e njohur me emrin: “Shtypshkronja internacionale” .
Nga fundi i vitit 1909, “Klubit Arsimor Shqiptar” i Vilajetit të Kosovës, e futi mësimin e gjuhës shqipe në “Gjimnazin” dhe në “Normalen” e Shkupit dhe, sapo e nisi punën “Normalja e Parë Shqipe e Elbasanit”.
Ndersa ne klubin e “Korces” kryetar u zgjodh Mit'hat Frashëri, Ai ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Sic diskutuam deri me tani per zhvillimet kulturore ne Kongresin e Manastirit dhe vume theksin ne rendesine e tyre per jeten tone eshte per tu vleresuar kontributi i mesuesve,patrioteve dhe sigurisht shqipetareve.
Pervecse nje kongres ai sot eshte shnderruar ne dicka tjeter,ne emrin e nje institucioni e ne emrin e nje rruge,ku shkolla jone ne te cilen mesojme ka nderin te jete.Eshte nje rruge e thjeshte,por ka emrin e nje historie.Nje historie qe na beri te flasim shqip dhe te ndihemi krenar per te.
PUNOI:Uarda Allushi
PRANOI:Majlinda Shapka
Full transcript