Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Tema : Inflacioni dhe financa personale

No description
by

Klaviola Harizaj

on 30 January 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Tema : Inflacioni dhe financa personale

Tema : inflacioni dhe financa personale
Punuan : Klaviola harizaj
dea gjoka
armela gjini
Xhemal pengili


Klasa: XII-
Nentema : Roli i politikes fiskale dhe monetare per ruajtjen e stabilitetit te cmimeve ne vend .
I
II
III
IV
Te njoh financat personale dhe menyren e administrimit te tyre
V
Te argumentoj rolin e bankave te inflacionit dhe financat personale
Objektivat
Te percaktoj konceptin e inflacionit
Te njoh inflacionin si proces ekonomik ne vend
Te analizoj problemet qe sjell inflacioni ne financat personale
POLITIKA MONETARE NDER VITE

Politika monetare ne Shqiperi per here te pare u zbatua dhe u ideua ne mesin e vitit 1992. Ku si pjese e marreveshjes se Fondit Monetar Nderkombetar (FMN) u moren disa vendime, te cilet synonin qe te kontrollonin oferten e parase ne saje te perdorimit te instrumentave te drejtperdrejte te kontrollit monetar. Nje Banke Qendrore e pavarur duhet te kete nje objektiv primar te percaktuar qarte. Ligji i Bankes se Shqiperise i vitit 1992 eshte disi i zbehte persa i perket objektivit primar. Formulimi i tij ishte "ruajtja e vleres se brendshme dhe te jashtme te monedhes vendase" qe nga ana e Bankes se Shqiperise u interpretua thjesht si mbajtje e inflacionit te ulet, ne funksion te stabilitetit te cmimeve. Ne vitin 1992 dhe per disa vite ne vazhdim, sistemi bankar ne Shqiperi perbehej vetem nga Banka me kapital shteteror.Ne mungese te mjeteve financuese u vendos qe financimi i deficitit buxhetor me burime te brendshme te behej ne mase 100% me kredi te drejtperdrejte nga Banka e Shqiperise. Megjithate themi qe zbatimi i politkes monetare ne keto kushte ishte mjaft i veshtire.

POZICIONI FISKAL DHE STABILITETI MAKROEKONOMIK
.
Politika fiskale ndikon ne ekuilibrat makroekonomike nepermjet deficitit buxhetor dhe financimit te tij.Rritja e shpenzimeve qeveritare pertej mundesive te saj paguese sjell nje deficit buxhetor. Ekzistojne te pakten tre kanale me te cilet deficiti buxhetor ndikon ne c’balancime ne ekonomi dhe gjithashtu, pengon rritjen ekonomike: Rritja e huamarrjes se ekonomise sjell norma interesi nominale dhe reale me te larta dhe rritja e normave te interesit kufizon investimet. Ne rast te mbulimit te deficitit buxhetor nga Banka Qendrore, deficiti i larte buxhetor eshte burim inflacioni si pasoje e rritjes se Ofertes Monetare ne treg, duke sjelle ne kete menyre zhvleresim te monedhes vendase. Ne rast te mbulimit te deficitit buxhetor nga sistemi bankar ose agjentet e tjere te ekonomise, deficiti buxhetor sjell ulje te investimeve private. Keto situata identifikojne qarte rendesine e nje pozicioni te balancuar fiskal. Analogjia e qendrueshmerise se pozicionit fiskal me qendrueshmerine e pozicionit te jashtem te nje vendi eshte evidente. Per me teper, rendesia e nje pozicioni te balancuar fiskal behet me akute nese kemi parasysh se qeveria njihet gjeresisht si nje perdorues jo-eficient fondesh. Ne kete kendveshtrim, lejimi i perdorimit te resurseve te kufizuara financiare te ekonomise nga nje perdorues ineficient do te ishte nje luks i tepruar per politikeberesit. Per te konkretizuar me gjuhen e shifrave, edhe pozicioni fiskal i qeverise kerkon shqyrtime te detajuara te llogarive fiskale. Ne planin afatgjate, ky pozicion duhet te jete I balancuar, dmth qe vlera e borxhit nuk duhet te jete me e madhe se vlera aktuale e flukseve fiskale hyrese neto ne te ardhmen. (Nje ilustrim te ketij qendrimi perben edhe Pakti i Stabilitetit te Bashkimit Monetar Europian. Nje nga kriteret e famshme te ketij pakti i kufizon vendet anetare te monedhes se perbashket euro te kene nje borxh public me te larte se 60 perqind te PBB-se dhe nje deficit buxhetor pertej kufirit 3 % te PBB-se. Ne planin afatgjate, keta dy tregues jane konsistente me nje ritem rritjeje te PBB-se nominale te Eurozones rreth 5%:

PLANET DHE STRATEGJITE NE VITET NE VIJIM

Ne te gjtha politikat qe ndjekin si Qeveria e Shqiperise per te pasur nje politike fiskale stabilizuese nevend dhe Banka e Shqiperise per politiken monetare dhe per te pasu nje inflacion ne nivel sa me te uletdhe per ta mbajtur ate ne nivelet njeshifrore.Banka e Shqiperise per planet e saj ne te ardhmen ka si strategji qe te mbikeqyre bankat dhe per te vepruarne kohe sa me te shpejte.

Misioni i mbikeqyrjes bankare eshte :
•te siguroje stabilitet ne sistemin bankar dhe te mbroje interesat e depozituesve dhe te publikut tegjere;te siguroje nje sistem bankar te shendoshe, aktiviteti i te cilit te jete transparent dhe i udhehequrdrejt ekonomise se tregut;
•te rrise besimin e investuesve dhe të depozituesve nepermjet mbeshtetjes se zhvillimit te industrisebankare dhe efektivitetit te saj.

Roli i mbikeqyrjes bankare eshte
:
•te siguroje nepermjet procesit te licencimit hyrjen ne tregun bankar, vetem te subjekteve tekualifikuara (aksionere dhe administratore) qe plotesojne kerkesat perkatese ligjore, profesionale dheetike, qe kane kapital te mjaftueshem per ndermarrjen e rrezikut, si dhe politika dhe procedura pekontrollin e rrezikut;
•te siguroje qe bankat te veprojne ne menyre te shendoshe duke zbatuar kerkesat ligjore dherregullative, qe ato te kene kapitalin e mjaftueshem, likuiditetin e nevojshem, cilesi te kenaqshme teaktiveve, rezerva te mjaftueshme per te perballuar rreziqet qe kane ndermarre, administrim sipasstandardeve nderkombetare "te praktikave me te mira", ne menyre qe te siguroje mbrojtjen e klientitdhe te evitoje praktikat abuzive;
•te siguroje qe bankat me probleme te trajtohen shpejt dhe me efektivitet ne menyre qe te mbrohendepozituesit, duke shfrytezuar te gjitha mundesite ekzistuese, minimizimin e kostos se qeverise dhe tepublikut.

Per te permbushur kete rol mbikeqyrja bankare :

- harton dhe rishikon rregulloret lidhur me: hyrjet e reja ne sistemin bankar, kryerjen enje veprimtarie te kujdesshme bankare, monitorimin e rezultateve te arritura, kujdestarinedhe likuidimin e bankave, dhe imponon zbatimin e akteve ligjore dhe rregullative;
- harton politika aktive dhe strategji per mbikeqyrjen e bankave te veçanta dhe te sistemitbankar ne teresi, qe jane te bazuara ne vleresimin e drejtimit te rrezikut;
- zhvillon procedura mbikëqyrese sipas udhezimeve dhe standardeve nderkombetare;
- zbaton keto procedura, standarde dhe udhezime ne vazhdimesi;
- siguron mjaftueshmerine e personelit ne numer dhe ne cilesi, per te realizuar mbikeqyrjen eindustrise bankare;
financon dhe merr pjese ne takime te rregullta me industrine bankare dhe meautoritete te tjera mbikeqyrese, per probleme me interes te perbashket.

HARMONIZIMI I POLITIKES MONETARE ME ATE FISKALE

Ne perputhje me kuadrin e saj te hartimit dhe zbatimit te politikes monetare, Banka e Shqiperise ndertoncdo vit programin monetar, i cili është një plan financiar qe synon disiplinimin e qarkullimit te fondeve neekonomi, ne perputhje me objektivat e zhvillimit te vendit. Synimi kryesor eshte permbushja e nevojave teekonomise per mjete monetare, pa ndikuar ne prishjen e ekuilibrit te kerkeses dhe ofertes per mjetemonetare, duke prodhuar inflacion ose duke kontraktuar ekonomine. Dy institucionet kryesorevendimarrese te vendit ne fushen e ekonomise dhe te financave, Qeveria e Shqiperise dhe Banka eShqiperise, kanë arritur konsensusin për objektivat e përgjithshme te zhvillimit te vendit, përfshire dhe ateqe konsiderohet si bashkejetesee e harmonizuar midis politikave fiskale dhe monetare. Për më tepër, kyproces ka qene pjesë e nje konsultimi konstruktiv me institucione të tilla si FMN dhe BB.

politika fiskale
politika monetare
INFLACIONI DHE RRITJA EKONOMIKE

Eshte vertetuar se ekonomite zhvillohen me mire ne drejtim te rritjes, punesimit dhe standardit te jeteses, kur inflacioni eshte i ulet, sesa kur inflacioni qendron vazhdimisht ne nivele te larta. Studimet ne te cilat eshte vrojtuar lidhja midis rritjes se prodhimit apo te produktivitetit dhe inflacionit, kane treguar se lidhja midis dy te pareve dhe inflacionit eshte negative: pra eshte provuar se sa me i larte inflacioni aq me e ulet rritja ekonomike ne terma reale. Pikerisht lidhja negative midis inflacionit dhe ritmeve te rritjes ekonomike ka bere qe bankat qendrore (me perjashtime te vogla) ta bejne inflacionin e ulet qellimin kryesor te politikes se tyre monetare. Veprime te tilla tregojne rendesine e madhe te ketij qellimi.
Nje ceshtje tjeter qe natyrshem mund te konsiderohet ne vijim eshte: pse eshte inflacioni I ulet i favorshem per rritjen ekonomike? Ne fund te fundit, lidhja midis rritjes ekonomike dhe inflacionit mund te jete aksidentale, ose shkaku mund te vije nga ana e kundert, pra mund te jete rritja ekonomike ajo qe provokon inflacion te ulet. Kjo eshte vertet nje pyetje e veshtire dhe deri me sot, nuk ka teori te qarta qe te shpjegojne kete lidhje. Sidoqofte, arsyetimi themelor ekonomik, sugjeron se ka te pakten dy kanale nepermjet te cilave inflacioni ndikon ecurine e ekonomise reale. Se pari, ndryshe nga inflacioni i larte, inflacioni i ulet rezulton ne shperndarje (alokim) me te mire te burimeve pasi sinjalet e derguara nga procesi i percaktimit te cmimeve mund te interpretohen me lehte dhe me sakte. Se dyti, inflacioni i ulet ndihmon stabilitetin financiar.


Instrumentet e politikes monetare

Perdorimi i instrumenteve te politikes monetare ka per qellim kryesor administrimin e likuiditetit me synim orientimin e normave afatshkurtra te interesit rreth nivelit te normes baze te sinjalizuar nga Banka e Shqiperise. Krahas permbushjes se ketij objektivi, instrumentet per zbatimin e politikes monetare jane perdorur edhe ne funksion te zhvillimit te tregut nderbankar e parase. Ne kete kontekst, operacionet e tregut jane orientuar ne drejtim te krijimit te nje mungese strukturore te likuiditetit ne sistemin bankar duke synuar rritjen e eficiences se transmetimit te politikes monetare, nxitjen e aktivitetit ne tregun nderbankar dhe njekohesisht, plotesimin e nevojave neto te tij. Kriza nderkombetare e besimit e fund vitit 2008, nxiti terheqjen e depozitave nga bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi, e per rrjedhoje, theksoi mungesen e likuiditetit ne sistemin bankar. Kjo gje u reflektua ne rritje te normave te interesit dhe ngadalesim te aktivitetit te bankave ne tregun e parase. Me qellim lehtesimin e sistemit bankar, Banka e Shqiperise aplikoi ndryshime ne disa prej instrumenteve te saj. Keto masa dhane efekt qetesues duke percuar mesazhin se, brenda permbushjes se kritereve per kontrollin e rrezikut te aplikuara nga Banka e Shqiperise, ajo eshte e gatshme te injektoje likuiditetin e nevojshem per normalizimin e situates ne tregjet e parase.

Ne tremujorin e trete te vitit 2014
Politika monetare dhe normat e interest.Banka Qendrore Evropiane ka ulur me 0.10 pikë përqindje normën bazë të interesit në fillim të muajit shtator, duke e zbritur atë në 0.05%. Bankat e tjera qendrore kryesore i kanë lënë të pandryshuara normat e tyre bazë të interesit: Rezerva Federale në 0-0.25%, Banka e Anglisë në 0.5% dhe Banka e Japonisë në 0-0.1%.

Politika fiskale

“Politika fiskale ka të bëjë me politikën e shpenzimeve qeveritare për blerje mallrash e shërbimesh e për kryerjen e pagesave të transferueshme nga njëra anë, dhe me politikën e sigurimit të të ardhurave e para se gjithash të taksave në anën tjetër”

Llojet e politikave fiksale:
Zgjeruese: 1.Rritje e shpenzimevet qeveritare,2.Ulje e taksave,3.Ose te dyja
Kufizuese: 1.Ulja e shpenzimeve monetare,2.Rritja e taksave,3.Ose te dyja

Objektivat e politikes fiskale:
-funksioni shpërndarës i burimeve të financimit
-funksioni ri-shpërndarës
-funksioni rregullator i aktivitetit ekonomik nëpërmjet ndryshimit të nivelit të taksimit
Klasifikimi sipas funksioneve, është jo vetëm i dobishëm për një analizë sistematike, por ai duhet të mbahet gjithmon në konsideratë, sepse një ndërhyrje në buxhetin e shtetit prodhon njëkohësisht efekte mbi shpërndarjen e burimeve, mbi ri-shpërndarjen e të ardhurave dhe mbi agregatët makroekonomik.

Të ardhurat fiskale përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të një shteti. Politika fiskale ka për objektiv fillestar të garantojë të hyrat buxhetore minimale. Por nga momenti që vazhdimësia financiare e shtetit është garantuar, shteti vendos objektiva të tjera të politikës fiskale

faleminderit per vemendjen
Full transcript