Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Perënditë dhe perëndeshat e Olimpit

No description
by

F Hasani

on 2 December 2013

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Perënditë dhe perëndeshat e Olimpit

Perënditë dhe perëndeshat e Olimpit
Mitologjia greke sot
Në nder të perëndive të lartpërmendura, sot festohen shumë festa dhe festivale.

Perioda mitologjike e Greqisë Antike
Në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe. Përmes këtij sistemi ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive. Këta ishin dymbëdhjetë hyjnorë nga Olimpi. Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit. Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë. Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme.
Zeusi
Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotërave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotërat tjerë të Olimpit. Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN. Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zotëra, gjysmë zotëra dhe heronj.
Hera
Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara. Lidhja e Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen. Ata takoheshin fshehtas. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotërave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin martesë. Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritste dhe kujdesej edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.
Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotëat tjerë. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - Pantenoni.
Atena
Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar. Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotërat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë. Edhe Posedoni, sikurse Zotërat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.
Posejdoni
Demetra
Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Ishte motra e Zeusit, e lindur nga Kronosi dhe Rhea. Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve. Ishte nëna e FEFERSONES, një hyjneshë femër.
Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme. Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotërat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm. Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.
Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual.
Apoloni
Artemida
Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë. Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave. Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.
Hermesi
Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotërave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë dhe oratorisë. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN. Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.
Afrodita
Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të zotërave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis zotërat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.
Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotërat tjerë. Nga marrëdhëniet e shumta dashurore është e njohur lidhja e tij me Afroditën.
Aresi
Hefesti
Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë. Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.
Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Ka qenë motra e Zeusit. Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera. Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotërat tjerë, nuk është përmendur aq shumë
Hestia
Lojrat Olimpike janë shembulli më i mirë për të lartpërmendurën. Ky lloj festivali fillimisht është mbajtur në Olimp për nder të Zeusit dhe tradita është bartur deri më sot me kremtimin në cdo katër vite. Pjesa më e rëndesishme në ketë festival janë garat atletike.
Arkitektura është një sferë tjetër në të cilën mitologjia greke ka ndikuar mjaft. Janë ndërtuar tempuj dhe vende tjera të shenjta per admirimin e perëndive.
Së fundmi, mitologjia ka ndikuar në industrinë zbavitëse. Filma si " Herkulesi" shfaqin influencën e tregimeve mitologjike duke edukuar dhe zbavitur publikun.
Punoi:
Fatbardha Hasani
Full transcript