Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

ERNEST KOLIQI

No description
by

Pjereta Iliåzi

on 10 June 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of ERNEST KOLIQI

Në letërsi hyn me vleresimin që i bëjnë Luigj Gurakuqi e Gjergj Fishta dhe emri i tij bëhet i njohur kur fiton në konkursin për një himn kombëtar, prej jurisë që e përbënin emra të mëdhenj: Fishta, Noli, M. Frashëri e Gurakuqi.
....Ernest Koliqi lindi në Shkodër e vdiq në Romë. Gjatë jetës së tij katër here u largua nga Shqipëria dhe herën e fundit nuk u kthye më. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfarë shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit: ishte ministër i arsimit në kohën e pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë.

Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Ai qe dhe një arsimtar universiteti i devotshëm i letërsisë e i kulturës shqiptare.Ai ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkëndija, Shêjzat, etj.Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje si një ndër themeluesit e prozës moderne shqipe..
Ernest Koliqi është poet, prozator, dramatist, studiues letrar e përkthyes letrar.
I shkolluar në trashëgiminë e simbolizmit, Koliqi në veprat Hija e Maleve (1929), Tregtar Flamujsh (1935) e Pasqyrat e Narçizit (1936) krijon një tekst proze që bazohet në frazën e kultivuar të atributit, përkundrejt prozës së mëhershme që mbështetej në frazeologjinë popullore. Kjo bën që proza e tij të jetë e përsosur si formë.
 

Vepra e tij e parë letrare është poema Kushtrimi i Skanderbeut, që u botua më 1924. Mandej shkroi e botoi novelat Hija e Maleve (1929), përkthimet Poetët e Mëdhej t’Italis I (Dante, Petrarka, Ariosto e Tasso) (1932), librin e poezive Gjurmat e stinëve (1933), tregimet Tregtar flamujsh (1935) etj.

Si shkrimtar e si studiues i letërsisë, Ernest Koliqi kurrë nuk i është shmangur botëkuptimit të vet që kultura e letërsia shqipe veçantinë dhe autenticitetin e vet duhet ta ruajë dhe ta thellojë edhe në shndërrimet që ia sjell si domosdo moderniteri. Ky autor është i bindur që rrënjët e kombit janë në gjuhën dhe në kulturën e tij, prandaj në secilën kohë e fazë të zhvillimit të saj kjo kulturë, që nga antikiteti deri në modernitet, duhet të zhvillohet duke ruajtur autenticitetin e vet. Autenticiteti ruhet duke thelluar cilësitë e veçanta, pikërisht duke hedhur shtresimet e huaja, që janë mveshur si pasojë e sundimeve të huaja në Shqipëri për shumë shekuj. Ky insistim i Koliqit shpeshherë nuk është kuptuar drejt, madje ky insistim është quajtur tradicionalizëm e ndonjëherë edhe racizëm.

Vecantia e prozës së Koliqit qëndron në dy aspekte:
Në hetimin dhe sipërfaqen, përmes krijimeve letrare të psikologjisë shqiptare.
Në krijimin e një proze me ekspresivitet të lartë, në funksion të dëshmimit të vlerave dhe të mundësive të shqipes në fushën letrare.


Koliqi dhe vepra e tij letrare është përcaktuar nga një sërë faktorësh. Së pari, ky autor është një prej krijuesve kryesorë brenda letërsisë mes dy luftrave botërore, megjithëse për arsye joletrare u la jashtë komunikimit me lexuesin dhe kritikave letrare. Por kjo nuk mohon origjinalitetin e prozës apo poetikës së tij. Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhej proza jonë e shkurtër deri në atë moment, duket e reja që solli Koliqi me veprën e tij dhe sa e kuptueshme ka qenë ajo në kohën e botimit të veprës.

ERNEST KOLIQI

JETA ,VEPRIMTARIA ARTISTIKE,RISITE QE SOLLI ME VEPREN E TIJ THEMELUESI I PROZES MODERNE SHQIPTARE
Mësimet e para i bëri në Kolegjin Ksaverian, studioi në Breshia të Italisë, mandej në Padovë, ku edhe u doktorua me tezën "Epika popullore shqiptare".
….Është e qartë që Koliqi i përkiste një shkolle italiane të formimit letrar, dhe një botëkuptimi që Italia do ta shpëtonte Shqipërinë nga të tjerët në kohët e turbullta, që doli një moskuptim a një lajthitje…

…..Koliqi punoi shumë në përkthimin e letërsisë shqipe të zgjedhur në italisht, duke bërë edhe interpretimin e saj. Ai botoi Antologjinë e lirikës shqiptare (1963), ku për herë të parë përfshiheshin në një rend veprat e autorëve shqiptarë nga të gjitha vendet

Krijimtaria e tij njeh dy faza të mëdha. E para deri në Luftën e Dytë, që rrokë dy decenie, kur i shkruan veprat më të mira letrare dhe e dyta, që rrokë tri decenie, kur boton letërsi, mirëpo veprimtarinë e tij e zotërojnë studimet letrare e kulturore dhe puna me studentët.
Ernest Koliqi e arriti kulmin e vet në vitet njëzet e tridhjetë të shekullit të njëzetë. Shkrimet e tij të pasluftës, që janë më shpesh studime, nuk arrijnë vlerën e veprave të para.Ndonëse shkroi poezi e studime letrare kulmin e artit të vet e arriti në tregimtari.
Një veçanti e veprave të këtij autori është depërtimi deri në thellësitë dramatike të jetës vendëse dhe në të njëjtën kohë shprehja e një harmonie të përhershme të saj, që bëhet edhe harmoni letrare.Për insistimin me cdo kusht në kërkimin e vecantive e cilësive në jetë e në gjuhë, Koliqi ka trashëgimtarë në letërsinë shqipe bashkëkohore të Kosovës, para së gjithash Anton Pashkun.

Temat e prozës së Ernest Koliqit lidhin atmosferën e jetës malësore me jetën e qytetit të Shkodrës, duke gjakuar përherë një depërtim në botën shpirtërore të personazhit. Kërkesa themelore e Koliqit në tregim është gjurmimi në thellësitë psikologjike të njeriut, në lidhjen e tij me ambientin dhe në kushtëzimet morale me kodin malësor apo me rrethanat e shndërrimeve, por duke kërkuar gjithnjë një shtresë të vjetër vendëse.


Si dashurues i traditës shqiptare e si vazhdues i saj, Koliqi rrënjët e kulturës shqiptare i sheh te poetët e mëdhenj shqiptarë: Jeronim de Rada, Naim Frashëri e Gjergj Fishta, ku secili prej tyre zotëron nga një periudhë gjysmëshekullore të kësaj letërsie; po ashtu dhe nga një traditë shpirtërore e konfesionale: ortodoksizmin, islamizmin e katolicizmin. Më në fund, të tre i lidh fort ndërvete vetia themelore: shqiptarizmi.Sa per veten e tij Koliqi, në pleqëri nga mërgimi, këndonte ende në stilin e vet përcaktues "Shqipnín e mora me vete". Ai nuk e pranoi kurrë tjetërsimin.
 

z
Si dashurues i traditës shqiptare e si vazhdues i saj, Koliqi rrënjët e kulturës shqiptare i sheh te poetët e mëdhenj shqiptarë: Jeronim de Rada, Naim Frashëri e Gjergj Fishta, ku secili prej tyre zotëron nga një periudhë gjysmëshekullore të kësaj letërsie; po ashtu dhe nga një traditë shpirtërore e konfesionale: ortodoksizmin, islamizmin e katolicizmin. Më në fund, të tre i lidh fort ndërvete vetia themelore: shqiptarizmi.Sa per veten e tij Koliqi, në pleqëri nga mërgimi, këndonte ende në stilin e vet përcaktues "Shqipnín e mora me vete". Ai nuk e pranoi kurrë tjetërsimin.
 

Proza tregimtare me tematikë mitologjike dhe folklorike kombëtare
Koliqi është themelues i tregimit shqiptar modern në variantin gegë. Mitologjia dhe folklori, zënë një vend të veçantë pasqyrimi artistik në prozën e tij. Këto burime të letërsisë gojore popullore do ta ushqejnë veprën e tij duke e bërë origjinale dhe mbreslënëse. Koliqi, kërkon esencën e botës malësore të paprishur e të përhershme në ndeshje me botën e qytetit. Shpalos karakteret nëpërmjet ambicieve dhe i demaskon me një humor dhe satirë, me traditën e gjuhës thumbuese shkodrane, që e përpunuar nga pena e artistit të kultivuar merr një shtresim të hollë të ironisë dhe të dhimbjes. Ai kërkonte karakteristikat e botës shqiptare, të mënyrës së jetesës dhe psikologjisë së malësorëve shqiptarë, të cilët i quante bartësit e pacënuar të racës Ilire

Qëniet mitologjike, zanat dhe orët janë të kudondodhura në tregimet e vëllimit "Hija e maleve", ato mbajnë të tendosur vëmendjen e lexuesit.Figurat dhe bestytnitë që burojnë prej kulturës mitologjike, luajnë rol organizues brenda kontekstit historik e shpirtëror ku ndërthuret natyrshëm fantastikja dhe realja, hyjnorja dhe tokësorja.
 
"Magjia dhe forca çudibërëse e orëve dhe zanave përcillet me dilemën e besim – mosbesimit të rrëfimtarit, gjë që forcon intimitetin komunikues me receptuesin".

Një ndër tregimet e shkurtra më tipike të autorit të lidhura me folklorin dhe mitologjinë vendase është “Kërcimtarja e Dukagjinit”. Historia që rrëfehehet është përrallë dhe të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë. Zana këtu qëndron nën pektun e një personazhi, e vetëm në fund bëhet e njohur se transformimi i Lules nuk është vecse një zvendësim. Zana i mundëson Koliqit që të japi imazhin e dëshiruar të Lules, brenda këtij imazhi të shprehë lirisht dhe idetë e veta, të cilat nuk u përgjigjen tipareve që Lulja ka realisht

Në rafshin semantik, edhe këtu synohet të krijohet një atmosferë e vecantë që kapërcen dukshëm rendin normal. Kjo dallohet në përshkrimin e bukurisë fizike të Lules e të kërcimit të Zanës:

"Paska qenë dikur në Dukagjin nji vajzë mrekullisht e hijëshme. Për në dhe tonë asokohe mund të thohej se nuk kishte si mu gjetë nji tjetër ma e bukur... Me dy fjalë: nji kryevepër natyre.".......

Gjithashtu i gjithë tregimi është ndërtuar mbi bazën e antitezës mes thelbit dhe shfaqjes, antitezë e realizuar gjuhësisht nëpërmjet përdorimit të shpeshtë të antonimeve kontestuale që krijojnë kontrast.

Kërcimtarja e Dukagjinit e zbulon zanën në raport jo me një individ, por me një bashkësi. Ajo kërkon të nxjerrë në pah magjinë e tokës ku jeton, t’ua shpalos shqiptarëve para syve, ti bëjë të vetdishëm për domosdoshmërinë e lidhjes me tokën, qe do te jetë burimi i vetëm nga do të marrin forcë dhe energji.



Proza tregimtare me problematikë ekzistenciale universale
Koliqi, krijoi një individualitet në prirjen drejt poetikave të prozës moderne europiane. Tregimet e tij kanë një temë sa kombëtare aq dhe universale. Ai trajton konfliktin ndërmjet së resë dhe së vjetrës mbytëse që shkatërron çdo ëndërr dhe pasion. Askush nuk mund t'i thyejë kornizat e një mentaliteti të vjetër, askush nuk mund të dalë jashtë tyre, kushdo që guxon realitetin, përfundon i sfiduar.
Proza e Koliqit, e tërheq lexuesin në një botë pothuajse të prekshme, që shihet dhe përjetohet emocionalisht, në të cilën shfaqen karaktere të veçanta, marrëdhënie të ndryshme në hapësirë dhe në kohë, rrjedhje ngjarjesh në përmasa dhe mjedise të caktuara, ka një proces specifik kalimi, nga përjetimi i autorit në botën e veprës letrare. Raporti që krijon autori me personazhet, me lexuesin, vendosja e dialogut, monologut, shfrytëzimi në një moment të caktuar i rrëfimit mbi ngjarjet, ndërrimi i vendeve të episodeve shpalosin shumë prej elementëve të prozës moderne shqiptare.
Përshkrimi, që sjell Koliqi në vepër, bashkon në vetvete vëzhgimin e jashtëm me vështrimin e brendshëm, është një lloj përshkrimi krijues që ka logjikën e vet të përcaktuar nga bota e brendshme e autorit. Përshkruan natyrën duke theksuar dhe përforcuar funksionin emocionues. Përshkrimi i saj merr një domethënie psikologjike dhe bëhet mjet figurativ i krijimit artistik të botës së njeriut.
. Rolin e rrëfimtarit e luan vetë autori, një rrëfimtar i paidentifikuar ose një nga personazhet.

"Mënyrat e realizimit të rrëfimit në aspektin e aktivizimit rrëfimtar – autor apo personazh janë të shumta. Rrëfimi i ngjarjeve nuk është një riprodhim i thjeshtë, por ka me vete një qëndrim të autorit ndaj dukurive që krijon, pasqyron shqetësimin, revoltën e Koliqit, per marrëdhëniet e caktuara të jetës njerëzore" .


Dinamika e formave rrëfimtare shpreh qëndrimin e autorit dhe dëshmon më hapur prirjen e tij për të ndikuar më drejtpërdrejt dhe më fuqishëm në ndjenjat dhe emocionet e lexuesit. Ngarkesa emocionale e rrëfimit përcakton ritmin e rrjedhës së rrëfimi në përputhje me gjëndjen shpirtërore të personazheve, në mprehjen e konfliktit themelor, në momentet më dramatike të ndeshjeve të brendshme ose të jashtme të personazheve, të luftës psikologjike të tyre
Një shembull më konkret i prozës me temë ekzistenciale të Koliqit është tregimi “Kumbulla përtej murit”. I tërë tregimi është ngritur mbi gjendjen psikologjike të Lec GurrMollës dhe si bosht kryesor mbi të cilin vërtitet këndvështrimi im është interpretimi i sjelljes së personazhit dhe i shtysave të këtyre sjelljeve. Po të bëjmë një strukturim të tregimit, do të shohim krijimin e një modeli që në thelb ka praninë e një dualiteti psikik. Leximi që bëhet në këtë tekst është historia rreth fshehjes, sidomos e fshehjes së sekreteve seksuale, thoshte Norman Holland (Teoria e veprës letrare).
Mesazhet ne vepren kumbulla pertej murit
Dualiteti mes bërjes se vetëdijshme të instikteve seksuale ose pulsioneve është ceshtje mbarëuniversale. Në psikiken njerëzore rëndon një moral që e dallon njeriun nga qeniet e tjera të gjalla.
2-Kultura nuk i vë detyrime vetëm ekzistencës të njeriut, por edhe ekzistences biologjike të tij.

3-Roli i kritikës psikoanalitike është nxjerra na pah, gjatë ilustrimit, strukturimit të tekstit, e rolit të dëshirës, çka e lidh psikoanalishtin me retoriken dhe me rrëfimin, pra dëshira luan rol gjatë proçesit të shkrmit dhe leximit.

KONKLUZIONET

Me nocione "moderne" në letërsi konceptohet shfaqja e një dukurie të re letrare në sistemin e vlerave, që përthyhet në stile, ne forma e trajta të shkrimit, e procedime letrare, domethënë paraqitet si shenjëzimi i një vlere letrare, më të avancuar, më të mirëfilltë në krahasim me modelet pararëndëse të shkrimit letrar artistik. Ne e konsiderojmë si nocion bazik për atë tip të letërsisë që në mënyrë autonome, ndryshe nga paraardhësija, sjell risi në diskursin letrar, në procedimin strukturor te ndërtimit dhe funksionimit të tekstit letrar.

Ernest Koliqi është padyshim themeluesi dhe krijuesi më i talentuar i fillimit të modernitetit në prozën shqipe. Këtë e kanë vërejtur në forma të ndryshme shumë studiues që janë marrë më krijimtarinë e tij artistike në zhanrin e prozës (Camaj, Hamiti, Plasari, Elsie, K. Gjika, Z. Rrahmani, A. Berisha, S. Bashota, K. Rrahmani, K. M. Shala etj.)
Me i vecantë, si në stil, ashtu edhe në format diskursive edhe në procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi i cili” kishte shije të hollë dhe një ndjesi të ngritur për artin e fjalës" (Anton N. Berisha) të cilën e inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri, dhe talent të fuqishëm fiksional në prozën e tij, duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrëfimtare, që njohin kodet e mëdha letrare, që nga oraliteti, deri tek letërisa e përbotshme me të cilën komunikonte autori empirik.



Prandaj, mund të thuhet se proza koliqiane i ka bërë një kthesë cilësore prozës shqipe në përgjithësi, e ka pasuruar atë edhe si formë shkrimi, formë letrare, mbase edhe si strukture e ndërligjshme artistike, me elemente novatore, të cilat vërehen edhe në dimensionet ideore, të shtresimit të ideve themelore që trajton ky univers e sistem letrar koliqian, në kuadër të universit të përgjithshëm të letërsisë shqiptare.

Në përfundim të këtij projekti që synonte evidentimin e origjinalitetit të krijimtarisë së Koliqit në prozë, prozë poetike dhe në poezi, mund të themi se ai është një ndër autorët me ndikim më të madh të epokës së tij. Edhe pse shpesh herë i kritikuar e i palexuar, vlerat letrare,stilistike e gjuhësore janë pjesë e vyer e fondit letrar e gjuhësor shqiptar që kanë ende për tu zbuluar.

Full transcript