Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Hidrografia ne Shqiperine jugore

No description
by

migena musaj

on 27 April 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Hidrografia ne Shqiperine jugore

Hidrografia ne Shqiperine jugore
Shqiperia Jugore eshte e dalluar per hidrografi te pasur. Ajo eshte e perbere nga lumenj, liqene, laguna, gjire, etj. Gjithashtu eshte edhe deti Jon qe eshte pasuria me e madhe ne pjesen jugore te Shqiperise.Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut, (me një thellësi që arrin në 5267 m tek humnera Kalipso), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga nga Kepi i Gjuhëzës deri në Kepin e Stillos me një gjatësi prej 151 km, me tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e shkëmbor. Në grykëderdhjen e lumit të Kalamasit ) dhe të lumit të Pavlës brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike.Ne hidrografine jugore te shqiperise permendim:
lumi Drin i Zi
Lumi Devoll
Lumi seman
Lumi Vjosa
Lumi Shkumbini ose Shkembi
Lumi Bistrica
Lumi Pavlla
Lumi Drilon
Lafuna e Nartes
Laguna e Karavastase
Liqeni i Ohrit
Liqeni i Prespes
Liqeni i Butrintit
Gadishulli i Karaburun
Ishulli i sazanit etj.

Lumi Drilon
Driloni është një lum qe qe gjendet ne Shqipëri.
Burimet e Drilonit ndodhen afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci, rreze kodrave dhe kane një pamje te pakrahasueshme. Këtë monument natyre mund ta vizitoni ne qofte se ndiqni rrugën Pogradec-Dogane-Shën Naum. Ai është një burim i madh gëlqeror qe buron me rrjedhje vertikale te ujit ne fund te bllokut gëlqeror duke vazhduar me pas rrjedhjen ne Liqenin e Ohrit. Uji vjen nga Liqeni i Prespes përmes Malit te Thate. Uji del jashtë si një burim i madh i veçante me një rrjedhje prej 7 m³/s. Ai është i rrethuar me bimësi te dendur dhe ka një bote te pasur kafshësh.
Lumi Bistrica, Pavlla dhe Shkumbini
Bistrica është një lumë me 25 km gjatësi, cili ndodhet në Shqipërinë jugore. Lumi nuk është i lundrueshëm. Ai është lumë i vetëm në Shqipëri qe nuk derdhet në Detin Adriatik por në Detin Jon.
Bistrica buron nga Mali i Gjerë dhe drejtohet në fillim drejtimin jugperëndim Shqipërisë. Një lumë i rëndësishëm i Bistricës është Syri i Kaltër. Syri i Kaltër është një vënd turistik për shkak të bukuriës i peisazhit.
Pavlla është lumë në pjesën më jugore të Shqipërisë (rrethi i Sarandës me gjatësi 50 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 374 km2, lartësi mesatare 521). Dega më e madhe, përroi i Karroqit (Ksantos), që është zgjatje e Pavllës rrjedh në një luginë të ngushtë, me shpate të pjerrëta e të thella në shkëmbinj gëlqerorë. Pavlla në fillim rrjedh nga veriperëndimi, në afërsi të fshatit Komat bën një kthesë dhe merr drejtim në jugperëndim, e mandej në Çiflig rimerr drejtimin veriperëndim. Nëpër fushën e Mursisë dhe të Vrinës rrjedh në një shtrat të mbrojtur, kalon në jug të liqenit të Butrintit dhe derdhet në detin Jon në Gjirin e Butrintit.
Lumi Shkumbin, ose Lumi Shkëmbi, buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngushtë e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m³/s.
Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
Liqeni i Ohrit, Prespes dhe Butrintit
Liqeni i Ohrit eshte liqeni më i thelle në të gjithë gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai zë vendin e dytë në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km, nga të cilat 111 km përfshihen në Republikën e Shqipërisë). Në këtë liqen derdhen disa përrenj dhe ujërat e shumë burimeve te mëdha, që dalin pranë brigjeve lindore dhe në taban të tij. Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ka rëndësi të madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos munguar këtu dhe disa lloje endemike.
Liqeni i Prespës
Prespa ose Liqeni i Prespës, është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit.
Prespa si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.
Prespa e Madhe
Ndahet në mes tre shteteve: Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
Prespa e vogël që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet vetëm në mes Greqia së cilës i takojnë 51 km² dhe Shqipëria së cilës i takojnë 3.9 km².
Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël, ndërsa ai vetë nuk ka rrjedhje sipërfaqësore.
Prespa
Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi. Me sipërfaqe 313.6 km2 për nga madhësia llogaritet menjëherë pas Liqenit të Shkodrës dhe atij të Ohrit, por me 853 m lartësi mbidetare ai është liqeni më i lartë në trojet shqiptare.ne liqenin e Prespes ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit.
Lumi Drin i Zi
Lumi Devoll, Osum dhe Seman
Semani është lumi i dytë për nga gjatësia në Shqipëri, pas Drinit. Lumi fillon në rrethin e Beratit dhe formohet nga bashkimi i dy lumenjve Osum dhe Devoll në afërsi të fshatit Kozarë. Është i gjatë rreth 281 km me pellg ujëmbledhës 5’649km 2 dhe lartësi mesatare mbi nivelin e detit 863 m.
Pasi përshkruan fushën e Myzeqesë, shkarkon ujërat e tij në detin Adriatik, në jug të lagunës së Karavastasë.
Lumi Devoll (196 km) buron në këmbë të Gramozit, vazhdon rrjedhën e vet në veri drejt qytetit të Bilishtit, për t’u kthyer më pas në perëndim nëpër grykën midis Malit të Thatë në veri dhe Moravës në jug, ku bashkohet në thellësi me lumin Osum, që buron po nga Gramozi, dhe formojnë së bashku Seman.
Osumi është degë kryesore e Semanit (pasqyrat 4-9 dhe 4-10). Ai është 161 km i gjatë, sipërfaqja ujëmbledhëse është 2.150 km2, lartësia mesatare 828 m, prurja mesatare shumëvjeçare 32,5 m3/s dhe rrjedhje të pakta prej 17,5 l/s/km2. Uji ka mineralizim mesatar prej 345 mg/l.
Osumi kalon në zemër të qytetit të Beratit. Në fund të rrjedhës së tij bashkohet me lumin Devoll ku bashkë krijojnë lumin Seman.
Laguna e Nartes dhe Karavastase
Laguna e Karavastasë është në afërsi të Lushnjes. Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë pelikani (pelikani kaçurrel). Supozohet se 5% e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës. Është më e madhja e vendit tonë dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut me një sip. prej 4330 ha, gjatësie 10.6 km, gjerësie 4.3 km dhe thellësie deri në 1.5 m. Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjerë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë të cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial i hapur për arsye peshkimi. Nëpër këto kanale, si pasojë e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.
Laguna e Nartës ka një sipërfaqe ujore rreth 42 km2, prej të cilës 14 km2 përdoren për prodhimin e kripës në minierën e kripës së Skrofotinës. Thellësia e lagunës shkon nga 0.70 m në 1.50 m. Ky kompleks përfshin tipe të ndryshme mjedisesh natyrore si dunat ranore të zhvilluara në afërsi të grykëderdhjes së Lumit Vjosa, pylli mesdhetar i pishave (Pishë–Poro, Vlorë), shtretër të vjetër lumenjsh, ligatina të vogla bregdetare, kripore, tokë kripore e pakultivuar dhe toke bujqësore në lindje të zonës.
Në ketë zone dhe rreth saj gjenden zona të ndryshme historike të tilla si Ishulli i Zvernecit në Lagunën e Nartës me Manastirin e Shën Mërisë shek. 13-14 Pas Krishtit, zona arkeologjike e fshatit të Nartës me ngulimet e hershme të Aulonës (e pa gërmuar ende) dhe qyteti i Vlorës.
Gadishulli Karaburun dhe ishulli i Sazanit
Gadishulli i Karaburunit (Turq. Gjuha e Zeze) është i vetmi gadishull në Shqipëri. Ai ka një sip. prej 62 km2 dhe ndodhet në qytetin e Vlorës. Gadishulli njihej që në lashtësi për pasuritë natyrore (mermerin), pasuritë pyjore (valanidhin), pasuritë historiko-arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derrat e egër. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë njëkohësisht dhe vend-strehimi i shpellës së Haxhi Aliut, shpellës më të madhe bregdetare të vendit. Natyra e tij paraqitet e pasur në pyje por e varfër në bimësi dhe ujëra sipërfaqësore, shkaqe këto që e kanë bërë zonën të pabanueshme. Pamja e tij e virgjër kontribuon në aspektin turistik të vendit i cili është i mbushur me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Agjenci të ndryshme turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.
Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë. Maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe prej 5,7 km2 dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit, nga një lartësi mbidetare prej 695 m, ndërsa del nga territori i Maqedonisë në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 m. Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km., dhe brenda Maqedonisë lumi është i gjatë 56 km.
Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.
Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.
Prespa dhe Ohri
Dhermi
Deti Jon
Karaburuni
Vjosa
Full transcript