The Internet belongs to everyone. Let’s keep it that way.

Protect Net Neutrality
Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Kordatet

No description
by

Qendresa Zeka

on 2 October 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Kordatet

.

Ndër të gjithë kordatët interes më të madh për njeriun kanë vertebrorët pra ato kafshë të cilat kanë shtyllë kurrizore. Vertebrorët ndahen në shtatë klasa:
• Peshqit pa nofulla (Ciclostomi ose agnatha).
• Peshqit kercor (Condriti)
• Peshqit kockor (Osteitti)
• Amfibët
• Zvarranikët
• Shpendët
• Gjitarët

.
Kordatët dallohen nga kafshët e tjera nga tre tipare themelore:
1.Prania e kordes (notokorda) te pakten ne fazat embrionale.
2.Te çarat në faring (të paktën në fazat embrionale).
3.Prania e gypit shpinor qe shtrihet mbi korden shpinore pergjate gjithe trupit.

PESHQIT KOCKORE
PESHQIT KARTILAGJINORE(KERCORE)
PESHQIT PA NOFULLA (AGNATHIA)

• Quhen ndryshe gojë rrumbullakët (ciclostomi).
• Janë shumë primitivë.
• Nuk kanë luspa,
• nuk kanë nofulla por disa dhëmbë brinorë.
• Jetojnë në ujra të ëmbla dhe të kripura.
• Kanë gojë rrethore, si ventuzë, pa nofulla që shërben për tu fiksuar në trupin e peshqeve bujtës dhe thithjen e gjakut apo lëngjeve indore.
Kanë skelet kërcor (kartilagjinor).
Mund te jene parazite apo coftinengrnese.
TIPI I KORDATËVE
Peshqit...
AMFIBET-UJETOKSORET
(Amphibia-jetë e dyfishtë)
Kordatët
Sipas klasifikimit aktual te shtazeve, filliumi Chordata ndahet ne 4 nentipa;
Gjysmekordatet(Chemichordata)
Zhgunoret(Tunicata,Urochordata)
Kordatet pa kafke(Acrania,Cephalochordaat)
Kurrizoret(Vertebrata,Craniota)
Sistemet dhe aparatet e ndryshme të trupit të vertebroreve .
Në trupin e vertebrorëve gjejmë sistemet e mëposhtme, të formuara nga organe të specializuara mirë, të cilët kontribuojnë në kryerjen e funksioneve të caktuara:
Sistemi mbulues
-përfshin mbulesa të jashtme të trupit, me anekse lëkurore të ndryshme si luspa, pendë, qime.
Sistemi muskulor
-përfshin muskujt skeletorë nëpërmjet të cilëve trupi kryen lëvizjet (muskujt përgjegjës për lëvizjet e vullnetshme) dhe muskujt e organeve (muskujt përgjegjës për lëvizjet e pavullnetshme) të cilat realizojnë punën e organeve të tilla si veshkat, mëlçia, mushkëritë etj.
Sistemi skeletor
-përbëhet nga kockat dhe kërcet që shërbejnë për t'i dhënë formë dhe mbështetje trupit.
Aparati tretës
-përbëhet nga të gjitha organet e specializuara për marrjen dhe shndërrimin e të gjitha substancave ushqimore në të tretshme që të mund të thithen e të përdoren nga qelizat e indeve të ndryshme të organizmit.
Aparati i frymëmarrjes
- përbëhet nga branshi ose mushkëri me struktura anekse për shkëmbimin e gazeve me mjedisin.
Aparati i qarkullimit të gjakut
-përbëhet nga zemra dhe enët e gjakut. Funksioni i tij është transporti i substancave të ndryshme në pjesë të ndryshme të trupit.
Aparati i eksretimit
-përfaqësohet nga veshkat dhe fshikëza e urinës dhe ka funksionin e largimit nga trupi të substancave që dalin nga metabolizmi qelizor.
Sistemi endokrin
-përbëhet nga gjendra të cilat prodhojnë hormone, substanca të domosdoshme për funksionimin normal të substancave të tjera.
Sistemi nervor
-përfshin trurin, palcën kurrizore, nervat, organet e shqisave të specializuara. Është ky sistemi më i zhvilluar i vertebrorëve.
Aparati i riprodhimit
-përfaqësohet nga organet e riprodhimit mashkullore dhe femërore.


Bëjnë pjesë peshkaqenët, mila e detit, peshqit elektrike, rajat.
• Kanë nofulla,
• luspa,
• dhëmbë dhe
• pendë çifte.
• Kanë skelet kërcor.
Peshkaqenët-janë grabitqarë të të gjitha kafshëve që jetojnë në oqean.Rajat-kanë trup të shtypur si gjethe dhe jetojnë në fund të detit. Ushqehen me peshq dhe jovertebrorë.


Skeleti përbëhet nga kocka. Bëjnë pjesë krapi, qefulli, trofta, sardelia etj.
• Shumica kanë luspa ose lëkure të mbuluara me shtresa mukoze, të cilat mbrojnë peshqit nga infeksionet, grabitqarët dhe lehtësojnë notimin.
• Velëzat mbulohen nga kapakë mbrojtës.
• Kanë fshikëz notimi.
• Pllenimi është i jashtëm. Femra lëshon vezët në ujë e mbi to meshkujt depozitojnë spermatozoidet.
• Kanë zhvillim të drejtë.

Bëjnë pjesë thithlopat, salamandra, bretkosat, tritonët dhe amfibë pa këmbë në trajtë krimbi. Jetojnë në ujë dhe në tokë. Kanë zhvillim të zhdrejtë dhe riprodhim aseksual. Larvat ngjajnë me peshqit. Faza larvore jeton në ujë dhe merr frymë me velëza. Me metamorfozë shndërrohen në individë të rritur. Forma e rritur jeton në tokë dhe merr frymë me mushkëri. Amfibët dallojnë nga kafshët e tjera nga këto tipare:
Kanë trupin të veshur nga një lëkurë e hollë, e lëmuar, përgjithësisht e lagur pa formacione të tilla si luspa, qime apo pendë.
Këmbët, kur janë të pranishme, janë pëllëmbore.
Gishtat nuk kanë kthetra.
Format larvore janë barngrënëse, format e rritura përgjithësisht mishngrënëse.
Frymëmarrja bëhet me velëza tek larvat dhe me mushkëri tek individët e rritur.
Zemra ka dy dhoma gjatë fazës larvore, tre te individi i rritur. Kanë qarkullim gjaku të zhvilluar mirë.
Forma larvore shndërrohet në individ të rritur nëpërmjet metamorfozës.
Dy grupet më të mëdha të amfibëve që jetojnë sot janë amfibët me bisht (salamandrat, tritoni, aksoloti) dheamfibët pa bisht (bretkosat, thithlopat).

Në klasën e zvarranikëve bëjnë pjesë: hardhucat, krokodilët dhe kameleonët. Tiparet e përgjithshme të zvarranikëve janë:
• Trup të mbuluar me luspa, që mbrojnë sipërfaqen lëkurore.
• Lëkurë të thatë pa gjendra mukoze dhe e trashë, e cila nuk lejon humbjen e ujit.
• Kthetra, kur janë të pranishëm gjymtyrët, shërbejnë për t'u ngritur, gërrmuar dhe për të ecur në terrene të ndryshme.
• Mushkëri të zhvilluara mirë.
• Pjesërisht ose tërësisht e ndarë barkushja e zemrës, që sjell një ndarje të gjakut arterial (i pasur me oksigjen) i cili vjen nga mushkëritë, nga gjaku venoz (i pasur me dioksid karboni) që vjen nga indet, gjë që sjell rritjen e sasisë së oksigjenit në inde dhe zhvillimin e një aktiviteti më të madh.
• Temperaturë e trupit e ndryshueshme me atë të ambientit ose heterotermi. Pra janë kafshë me gjak të ftohtë.
• Riprodhim seksual. Pllenimi te ky grup është i brendshëm. Pjellin vezë të mbuluara me levozhgë të fortë, brenda të cilave zhvillohet embrioni.
• Zhvillim i drejtë. Pasi mbaron periudha e zhvillimit embrional, lëvozhga e vezës çahet. Kafsha e re që del ngjan me kafshën e rritur.

Evolucioni gradual i zvarranikëve nga disa amfibë gjatë erës paleozoike, shënoi një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e vertebrorëve. Zvarranikët ishin vertebrorët e parë që jetonin në tokë duke u shkëputur tërësisht nga mjedisi ujor. Po ku qëndron sekreti? Përgjigja është tek prania e amniosit, që u shfaq për herë të parë pikërisht në vezët e zvarranikëve. Veza mbështillet nga lëvozhga, e cila edhe pse poroze pengon humbjen e ujit dhe mbron embrionin. Veza përmban disa membrana embrionale:
• Amniosi mbështjell embrionin duke formuar përreth një kavitet të mbushur me lëng amniotik i sekretuar nga vetë amniosi.
• Shtresa e jashtme e amniosit quhet korion dhe është e ngjitur pas lëvozhgës.
• Alantoidja është membranë e dyfishtë, e cila duke u trashur shndërrohet në një organ embrional që lejon thithjen, frymëmarrjen dhe eskretimin. Në enët e gjakut që përshkojnë alantoiden ndodh shkëmbimi i gazeve, thithet oksigjen dhe nxirret dioksid karboni.
• Trasta viteline. Gjatë zhvillimit embrional e verdha e vezës mbështillet nga një membranë që quhet trasta viteline.

ZVARRANIKET- AMIOTET E PARE
Karakteristika të përgjithshme të shpendëve janë:
• Kanë trupin të mbuluar me pupla e me pendë.
• Kocka të lehta, poroze të mbushura me ajër.
• Gjymtyrët e përparme të shndërruar në flatra për fluturim.
• Trupi mbështetet në dy gjymtyrët e pasëm.
• Goja është shndërruar në sqep brinor pa dhëmbë.
• Zemra me 4 dhoma. Sistemi i qarkullimit të gjakut është i zhvilluar mirë. Kanë vetëm harkun aortik të djathtë.
• Temperatura e trupit konstante (38⁰C-42⁰C). Janë kafshe me gjak të ngrohtë.
• Vezë të pajisura me amnios, të mbështjella nga lëvozhga gëlqerore, të cilat përgjithësisht ngrohen dhe depozitohen në fole.
• Forma aerodinamike e trupit është përshtatur për të zvogëluar në minimum rezistencën e ajrit.
• Kanë muskuj shumë të zhvilluar.
• Kanë aktivitet metabolik dhe qelizor të lartë.
• Kanë aparat tretës shumë të zhvilluar, i aftë të tresë sasira të mëdha ushqimi për të zëvendësuar energjinë e humbur gjatë fluturimit.
• Aparati i frymëmarrjes përbëhet nga mushkëritë të lidhura me trasta ajrore dhe zgavrat e kockave.
• Qarkullimi i gjakut dhe eskretimi janë shumë të zhvilluar.
• Kanë tru shumë të madh i cili mbush gjithë kavitetin kranial. Është shumë i madh në krahasim me trupin për të kontrolluar më mirë aktivitetet jetësore.
• Kanë sjellje mjaft komplekse por edhe jetë shoqërore.

SHPENDET
Gjitarët edhe pse me një larmi formash trupore paraqesin disa tipare të përbashkëta:
• Trup të mbuluar me qime.
• Shumica janë viviparë (lindin të vegjël të gjallë).
• Ushqejnë të vegjlit me qumësht.
• Frymëmarrja bëhet me mushkëri gjatë gjithë jetës
• Diafragma muskulore ndan hapesirën torakale( të gjoksit) nga ajo abdominale (e barkut).
• Zemra ka 4 dhoma dhe harkun aortik të majtë.
• Janë kafshë me gjak të ngrohtë (homeotermi).
• Pjesa më e madhe kanë 7 vertebra në qafë.
• Pjesa më e madhe kanë dy çifte gjymtyrësh që shërbejnë për lëvizje.
• Truri përbëhet nga truri i madh dhe truri i vogël. Truri është shumë i zhvilluar.

Tre grupet kryesore të gjitarëve janë:
*Monotrematët-pjellin vezë, të vegjlit i ushqejnë me qumësht. Bëjnë pjesë ornitorinku, ekidna.
*Marsupialët-lindin të vegjël të pazhvilluar mirë. Zhvillimi i plotë përfundon në një xhep lëkuror (marsup) në pjesën barkore të nënës. Bëjnë pjesë kangurët, koalat (ose ariu marsupial) etj.
*Placentarët-95% e gjitarëve të sotëm janë placentarë. Kanë një strukturë komplekse, placentën, e cila lidh trupin e nënës me embrionin që zhvillohet në uterusin e saj. Ata lindin të vegjël. Ndër gjitarët më të njohur përmendim: insektngrënësit, kiropterët (gjitarët që fluturojnë), brejtësit, cetacet (gjitarët e ujit), mishngrënësit, thundrakët, primatët. Rendi i primatëve përfshin paramajmunët, majmunët dhe njeriun.

Punoi:
Qëndresa Zeka
Vjona Zekolli
XI/3
PRIRJET E EVOLUCIONIT TE KAFSHEVE:
• Një ndër ndryshimet kryesore për evolucionin e botës shtazore ka qenë zhvillimi dhe diferencimi i qelizave në inde, organe, aparate apo sisteme dhe rritja në madhësi nëpërmjet shtimit të numrit të qelizave.
• Evolucioni fillon me format asimetrike, vazhdon me simetrinë rrezore dhe përfundon me simetrinë dyanësore.
• Format e reja nuk kanë lindur nga një paraardhës por nga paraardhës të ndryshëm dhe nga format primitive të tyre. Ndryshimet në mjedis kanë çuar në ndryshime të trupit të gjallesave, pra kanë nxitur evolucionin e gjallesave.

GJITARET
The amphibian order Gymnophiona is the sister group of Urodelians (salamanders) and Anurans (frogs and toads). They are of the least known vertebrates, consisting of only 174 known species. 40 of them are found in Brazilian forests. These shots were taken on the grass outside the lab of Carlos Jared and Marta
Full transcript