Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Prehypertension

Medicine
by

Ergela Hasa

on 29 May 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Prehypertension

Prevalenca e prehipertensionit në Shqipëri
Presioni i gjakut është forca fizike e ushtruar nga gjaku në muret e arterieve dhe venave gjate qarkullimit të tij në të gjithë trupin . (1)
Matja e presionit arterial kryhet me anen e nje sfigmomamometri.
Presioni në të cilin regjistrohet toni i parë quhet presion sistolik. Toni i fundit që dëgjohet përfaqëson presionin diastolik. (3)
Vlerat normale te presionit jane <120mmHg sistolik dhe <80mmHg ai diastolik. (4)
Hipertensioni ose presioni i lartë arterial është një sëmundje ku gjaku ushtron në mënyrë të vazhdueshme një presion të lartë mbi enet e tij (5)
Presioni arterial quhet i lartë kur presioni sistolik është >140 mmHg dhe/ose kur ai diastolik është >90mmHg (6)
Prehipertensioni nuk është sëmundje por është një paralajmërim i rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjeve
Historiku
Termi 'prehypertension "është përdorur për herë të parë në vitin 1939 në kontekstin e studimeve të hershme që lidhen me presionin e lartë të gjakut.
Në vitin 2007, Komiteti ESC vendosi të mos përdorë termin “prehypertension " sepse ka më shumë gjasa të krijojë ankth në një mesin e popullsisë. Megjithate ekspertët vunë në dukje se duke futur këtë kategorizim të “prehipertensionit”ka pasur përparim në sjelljen në vëmendjen e mjekëve dhe publikut të gjerë për parandalimin e hipertensionit.Për këtë arsye ky term është ende popullor në SHBA dhe Azi.

Prehipertensioni është prania e nje presioni arterial sistolik 120–139 mmHg ose/dhe diastolik 80–89mmHg.
.Epidemiologjia
(NHANES) raporton se shkalla e përgjithshme e prehypertensionit ishte 31% në të gjithë botën , më e lartë te meshkujt se te femrat
Prevalenca e prehypertension në Indi = 47.4%
Prevalenca e prehypertensionit në Japoni ishte 34.8 % ( meshkuj ) dhe 31.8 % ( femra ) (13).
Në Kinë prevalenca e prehypertensionit ishte më shumë se 40 %
Ne Afrike prevalenca e prehypertensionit është 32.8%
Ne SHBA u vleresua nje prevalence prej 30 %
Në Europe prevalenca e PHT është 22% (meshkuj 71%; femra 29%)(17).
Në Turqi studimet e bera kane rezultuar me nje prevalence te prehipertensionit 14.5% (12.6% te femrat dhe 16.8% te meshkujt). (17)
Në Shqipëri nuk është kryer ende një studim epidemiologjik në lidhje me prevalencën e prehipertensionit në populatë
Pse studiohet prehipertensioni
?
Simptomat e pranisë së prehipertensionit
Ai është zakonisht asimptomatik, prandaj mund të qëndrojë i padiagnostikuar për shumë kohë.
Pacientët me Prehypertension
Kanë një rrezik në rritje të sëmundshmërisë kardiovaskulare(rritet me 45% risku për evente kardiovaskulare në raport me presionin normal të gjakut(20))
Kanë një risk të shtuar të vdekshmërisë kardiovaskulare në krahasim me pacientët që kanë presion normal të gjakut.(Studime afatgjata epidemiologjike kanë treguar se për çdo rritje 20 mmHg të presionit systolik ose 10 mmHg rritje atë diastolik mbi 115/75 mmHg, ka pasur një rritje dy-fish në vdekshmërinë e lidhur me arteriet koronare dhe AVC).
Prehypertension rrit rrezikun e zhvillimit të hipertensionit , një sëmundje të vërtetë të rëndë.
Faktorët e riskut për prehipertension
Prehipertensioni është i lidhur me faktorët tradicionale të riskut kardiovaskular si obezieti , diabeti mellitus, dislipidemia.
Faktorë të tjerë jo-tradicionalë si ideksi më i larte perimetër beli/masë trupore, nivelet e larta të triglicerideve , acidit urik dhe feritinës ishin më të zakonshme te individet me prehypertension sesa te ata me presion normal gjaku.
Trajtimi
Dietë e varfër në lipide,Na dhe e pasur në K.
Monitorimi i kujdesshëm dhe i herëpashershëm i presionit arterial.

Faleminderit për vëmendjen
Punoi:Ergela Hasa
Objektivat :
1.Vlerësimi i prevalences së prehipertensionit në popullatën shqiptare
2.Përshkrimi i shpërndarjes së faktorëve te riskut për prehipertensionin(të njohur paraprakisht)
Qëllimi
3. Identifikimi i grupeve më të prekura nga prehipertensioni
Planifikimi i nje programi shëndetsor që do të synojë parandalimin dhe trajtimin e prehipertensionit në Shqipëri
Tipi i Studimit:

TRANSVERSAL
Hipotezat
HO: Prevalenca e prehipertensionit dhe shpërndarja e faktorëve (të njohur paraprakisht) në Shqipëri është e ngjashme me atë të vendeve gjeografikisht pranë saj
HA: Prevalenca e prehipertesionit dhe shpërndarja e faktorëve (të njohur paraprakisht)në Shqipëri është e ndryshme nga ajo e vendeve gjeografikisht pranë saj


Popullata aktuale e studimit përfshinte individët adultë të moshës 18 vjec e lart të cilët ishin rezidentë në njërën prej njësive të përzgjedhjes statistikore

Popullata target e studimit përfshinte të gjithë individët adultë të moshës 18 vjec e lart në Shqipëri
18




Metoda e zgjedhur për marrjen e mostrës është mostra me shumë faza



Mostra =3000 individë

Gabimi alfa u caktua 5% dhe fuqia e studimit 80%.

278 nuk ishte e mundur që të intervistoheshin, për shkaqe të ndryshme:
zhvendosje në një vendbanim tjetër (n=72)
largim jashtë shtetit (n=52)
vdekje (n=24)
130 refuzuan të merrnin pjesë në studim




Si rezultat, kampioni përfundimtar ishte 2772 individë
(niveli i përgjigjjes 92.4%)

Grumbullimi i të dhënave u zhvillua gjatë katër muajve, nga fundi janarit 2014
deri në prill 2014


Instrumenti për mbledhjen e të dhënave

Mbledhja e të dhënave u mundësua nëpërmjet intervistimit ballë për ballë duke
përdorur një pyetësor të strukturuar. Gjithashtu, pjesë e studimit ishin dhe një
sërë matjesh të parametrave antropometrikë dhe laboratorikë të tillë si:
gjatësia, pesha, presioni sistolik dhe diastolik i gjakut.

Mbledhja e të dhënave

Grumbullimi i të dhënave u zhvillua gjatë katër muajve, nga fundi janarit 2014 deri në prill 2014

Instrumenti për mbledhjen e të dhënave


Mbledhja e të dhënave u mundësua nëpërmjet intervistimit ballë për ballë duke përdorur një pyetësor të strukturuar.

Gjithashtu, pjesë e studimit ishin dhe një
sërë matjesh të parametrave antropometrikë dhe laboratorikë të tillë si:
gjatësia,lipidograma, pesha, presioni sistolik dhe diastolik i gjakut.

a)Të dhëna sociodemografike dhe ekonomike – mosha, gjinia, edukimi, gjendja civile, statusi i punësimit, statusi social dhe gjendja ekonomike


b)Të dhëna lidhur me stilin e jetesës – konsumi i duhanit, konsumi i alkoolit, aktiviteti fizik;


c)Të dhëna lidhur me prehipertensionin – a e dini cfare është prehipertensioni,a ju ka thënë ndonjëherë mjeku se keni prehipertension, trajtimi i prehipertensionit.

Testet Bio


(I)matjet antropometrike;
Të dhënat për peshën u përftuan duke përdorur peshoret Seca 881 me ekrane dixhitale
Për matjen e gjatësisë, u përdorën Stadiometra Sec 214.


(II)matjet e presionit të gjakut;
Intervistuesve u ishin vënë në dispozicion monitorë për tensionin e gjakut Omron HEM-71
1ac — një pajisje plotësisht automatike, oshilometrike dixhitale për matjen e presionit të
gjakut me fryrje automatike në krah dhe me lëshim automatik të presionit.


(III)glicemi+lipidogramë;
Analizat u kryen përmes laboratorit të secilës qendër spitalore.



Pacient prehipertensiv

Përkufizimi operacional:Cdo subjekt qëi përgjigjet pozitivisht pyetjes: “A ju ka thënë ndonjëherë mjeku se vuani nga prehipertensioni”?

Shkalla e matjes:Dikotomike (Po/Jo)

Përkufizimi i ndryshorëve
Tensioni sistolik i gjakut (variabël i varur në rastin e analizave të menaxhimit prehipertensionit)

Përkufizimi operacional: Presioni sistolik arterial sic tregohet në ekranin e aparatit që është përdorur për të matur tensionin e gjakut, duke zbatuar procedurat e matjes: pacienti i qetësuar për 15 minuta pas mbërritjes në klinikë, ulur, bërryli i majtë mbështetur në tavolinë dhe mansheta e vendosur në nivelin e zemrës.

Shkalla e matjes: Numerik, i vazhdueshëm (mm/Hg).

Tensioni diastolik i gjakut

Përkufizimi operacional: Presioni diastolik arterial sic tregohet në ekranin e aparatit që është përdorur për të matur tensionin e gjakut, duke zbatuar procedurat e matjes: pacienti i qetësuar për 15 minuta pas mbërritjes në klinikë, ulur, bërryli i majtë mbështetur në tavolinë dhe mansheta e vendosur në nivelin e zemrës.

Shkalla e matjes: Numerik, i vazhdueshëm (mm/Hg).




Niveli i LDL në gjak (variabël i varur në rastin e analizave të menaxhimit të prehipertensionit)

Përkufizimi operacional: Niveli i LDL në gjak, esëll, sic tregohet në fletën e analizave të gjakut.

Shkalla e matjes: Numerik, i vazhdueshëm (mg/dL). Për qëllimet tona, ky variabël u rikodua në variabël kategorik ordinal (i ulët, normal, i lartë).

Lipidograma
Niveli i HDL në gjak (variabël i varur në rastin e analizave të menaxhimit të prehipertensionit)

Përkufizimi operacional: Niveli i HDL në gjak, esëll, sic tregohet në fletën e analizave të gjakut.

Shkalla e matjes: Numerik, i vazhdueshëm (mg/dL). Për qëllimet tona, ky variabël u rikodua në variabël kategorik ordinal (i ulët, normal, i lartë).

Niveli i Triglicerideve në gjak variabël i varur në rastin e analizave të menaxhimit të prehipertensionit)

Përkufizimi operacional: Niveli i Triglicerideve në gjak, esëll, sic tregohet në fletën e analizave të gjakut.

Shkalla e matjes: Numerik, i vazhdueshëm (mg/dL). Për qëllimet tona, ky variabël u rikodua në variabël kategorik ordinal (i ulët, normal, i lartë).

Niveli i Kolesterolit në gjak variabël i varur në rastin e analizave të menaxhimit të prehipertensionit)

Përkufizimi operacional: Niveli i kolesterolit në gjak, esëll, sic tregohet në fletën e analizave të gjakut.

Shkalla e matjes: Numerik, i vazhdueshëm (mg/dL). Për qëllimet tona, ky variabël u rikodua në variabël kategorik ordinal (i ulët, normal, i lartë).

Indeksi i masës trupore (variabël i varur në rastin e analizave të menaxhimit të prehipertensionit)

Përkufizimi operacional:Vlera që rezulton duke pjesëtuar peshën e subjektit (në kilogramë) me katrorin e gjatësisë së tij (e shprehur në metra).

Shkalla e matjes: Numerik, i vazhdueshëm (kg). Për qëllimet tona ky variabël u rikoduar në variabël kategorik ordinal (normal, mbipeshë, obez).

Gjinia

Përkufizimi operacional: Seksi i subjektit në studim, i raportuar nga intervistuesi

Shkalla e matjes: Dikotomike (mashkull/femër).

Mosha

Përkufizimi operacional: Mosha e subjektit në vite që nga lindja deri në momentin e studimit, sic raportohet nga vetë subjekti

Shkalla e matjes: Numerike diskrete (mosha në vite të plota si psh, 18 vjec, 19 vjec, 20 vjec etj)

Edukimi

Përkufizimi operacional: Numri i viteve të edukimit të përfunduara, sic raportohet nga vetë subjekti

Shkalla e matjes: Numerike diskrete (vitet e edukimit të përfunduara, për shembull 8 vjet, 9, 10 vjet etj). Për qëllimet tona ky variabël u rikodua në variabël kategorik ordinal (i ulët, i mesëm, i lartë).

Statusi i punësimit

Përkufizimi operacional: Statusi i punësimit ashtu sic raportohet nga vetë subjekti në studim.

Shkalla e matjes: Kategorike nominale (student, punësuar, papunë,pensionist).

Gjendja civile

Përkufizimi operacional: Statusi civil i subjektit ashtu sic raportohet nga vetë ai.

Shkalla e matjes: Kategorike nominale (martuar, divorcuar, ve, beqar). Për qëllimet tona ky variabël u rikodua në variabël dikotomik (beqar, martuar).

Statusi social

Përkufizimi operacional: Statusi social i subjektit në studim bazuar në opinionin e tij lidhur me këtë, duke marrë në konsideratë tre elemente: nivelin e edukimit, nivelin e të ardhurave dhe tipin e punësimit, ashtu sic raportohet nga vetë subjekti në studim.

Shkalla e matjes: Kategorike ordinale (i ulët, i mesëm, i lartë).

Gjendja ekonomike

Përkufizimi operacional: Gjendja ekonomike e subjektit ashtu sic perceptohet nga vetë ai, bazuar në mundësitë për të përballuar kërkest e jetës së përditshme.

Shkalla e matjes: Kategorike ordinale (e lartë, e mesme, e ulët).

Konsumi i duhanit

Përkufizimi operacional: Konsumi i duhanit, ashtu sic raportohet nga vetë subjekti.

Shkalla e matjes: Kategorike nominale (duhanpirës aktual, kam pirë në të shkuarën por e kam lënë, nuk kam pirë kurrë duhan).

Konsumi i alkoolit

Përkufizimi operacional: Konsumi i alkoolit dhe frekuencës së tij, ashtu sic raportohet nga vetë subjekti.

Shkalla e matjes: Dikotomike (jo/konsumator rastësor dhe konsum i moderuar/rëndë).

Aktiviteti fizik

Përkufizimi operacional: Niveli total i aktivitetit fizik që subjekti kryen zakonisht duke marrë parasysh aktivitetin fizik në punë, në shtëpi dhe gjatë kohës së lirë, ashtu sic perceptohet dhe raportohet nga vetë subjekti në studim.

Shkalla e matjes: Kategorike ordinale (i ulët, i mesëm, i lartë).
CFARË ËSHTË
NORMALE
?
Mostra =3000 individë

Gabimi alfa u caktua 5% dhe fuqia e studimit 80%.

278 nuk ishte e mundur që të intervistoheshin, për shkaqe të ndryshme:
zhvendosje në një vendbanim tjetër (n=72)
largim jashtë shtetit (n=52)
vdekje (n=24)
130 refuzuan të merrnin pjesë në studim

Mbledhja e të dhenave
Faleminderit për vëmendjen
Punoi: Ergela Hasa
Procedurat e ndjekura për matjen dhe vlerësimin e variablave janë në përputhje me standartet e OBSH. Për krahasimin janë zgjedhur vetëm ato vende të cilat kanë përdorur të njejtat metoda.
Në këtë mënyrë është reduktuar mundësia e gabimeve sistematike.
Pyetësori i strukturuar përfshinte :
Full transcript