Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Ndryshimi i klimës në nivel global

No description
by

uendi kodheli

on 11 January 2013

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Ndryshimi i klimës në nivel global

photo credit Nasa / Goddard Space Flight Center / Reto Stöckli Cfare? Pse? Kur? Ku? Si? Kush? Ndryshimet klimatike në shkallë globale Cfarë? Klima është gjendja shumëvjeçare e motit që ndodhet në një vend të caktuar të rruzullit tokësor.Ajo është tërësia e gjendjeve e kushteve meteorologjike dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar në një zonë të caktuar. Klima karakterizohet nga elementet klimatike. Këto elemente ndryshojnë në varësi të faktorëve klimatikë.
Por, ç’po ndodh me klimën në ditët e sotme?
Jemi mësuar të themi se:
në zonën e klimës ekuatoriale, klima është e nxehtë, me rreshje gjatë gjithë vitit.
në zonën e klimës subekuatoriale, dallohet vera e lagësht e dimri i thatë
në zonën e klimës tropikale, klima është e thatë,e nxehtë
në zonën e klimës subtropikale, dallohen dy tipe:ajo musonike dhe mesdhetare
në zonën e klimës mesatare, ndryshimet stinore janë tepër të theksuara
në zonën e klimës rreth poleve, temperaturat janë tepër të ulëta gjatë gjithë vitit
A mund të vazhdojmë të themi të njëjtën gjë? Pse? Kush? Ku? Si? Që në fillim të shekullit XX temperatura e sipërfaqes së tokës është rritur rreth 0,6 °C.
Gjatë 40 viteve të fundit temperatura është rritur rreth 0,2-0,3 °C.
Ngrohja në shekullin XX është më e madhe nga të gjitha kohërat e 400-600 vitet e fundit.
7 nga 10 vitet më të ngrohta të shekullit XX janë ato të viteve '90.
Malet e akullta të poleve janë në lëvizje.
Akujt në polin e veriut kanë humbur rreth 40 % të trashësisë së tyre gjatë 4 dekadave të fundit.
Niveli global i detrave është rritur pothuajse 3 herë më shpejt në krahasim me 3000 vitet e fundit.
Të gjitha këto ndryshime të vazhduara janë pasoja të ngrohjes. Pra kemi të bëjmë me një ngrohje në nivel planetar…Ngrohje Globale.Kjo është dukuria e rritjes graduale të temperaturës së përgjithshme të atmosferës tokësore. Kush e shkakton Ngrohjen Globale?
Shkaqet e këtij fenomeni janë:
-Clirimi i CO2 nga djegia e lëndëve djegëse dhe djegies në termocentrale
-Clirimi i CO2 nga djegia e karburanteve për transport
-Clirimi i metanit në bujqësi,nga kafshët dhe në fushën e orizit
-Shpyllëzimi
-Rritja e përdorimit të kimikateve në bujqësi
Kështu dalim në përfundimin se është njeriu shkaktari i Ngrohjes Globale.
Dhe kë dëmton ky fenomen?
Pasojat kryesore të Ngrohjes Globale janë:
-Rritja e nivelit të detit
-Shpeshtësia e furtunave
-Dështime në kulturat bujqësore
-Zhdukja e gjallesave
Të gjitha këto pasoja na çojnë vetëm në një të dëmtuar: Toka, me të gjitha ekosistemet e saj. Në këtë tërësi gjallesash përfshihet edhe shkaktari. Pra, ç'mendon njeriu ndërsa vepron? Shumë vende janë rrezikuar nga ndryshimet që ka sjellë Ngrohja Globale,e së bashku me këto vende edhe jeta në to. Për shembull:
Rajoni Arktik-Zhdukja e arinjëve polarë
Gjiri i Meksikës- Furtuna të shpeshta
Ishuj në Oqeanin Indian e Paqësor, pjesë të Karaibeve- Të zhytur në ujë
Kanada- Zhdukja e brumbullit të pishës së malit
Sh.B.A-ja Jugperëndimore- Thatësirë A jemi ende në kohë për të sjell një ndryshim në veprimtarinë e deritanishme? Për sa kohë jemi ende në këtë planet, çdonjëri prej nesh mund të sjellë ndryshimin edhe në veprimet më të vogla, të përditshme.Teknologjia e zhvilluar e ditëve të sotme na mundëson gjithçka. Mund të fillojmë me:
-Shmangia e përdorimit të karburanteve (përdorimi I biçikletës)
-Konsumimi i ushqimeve vendase (transporti & efekti serë)
-Ripërdorimi dhe riciklimi
-Shmangia e përdorimit të energjisë së prodhuar nga lëndë djegëse fosile.

James Hansen:"I kemi kaluar pikat e majes, por nuk e kemi kaluar piken prej se ciles nuk ka kthim.Ende mund ti kthejme gjerat,por kjo kerkon nderrimin e drejtimit shume shpejte." Kur? Që në shekullin IX është filluar që të studiohet sasia e dyoksidit të karbonit në atmosferë dhe shqetësimi për rritjen e kësaj sasie. Për shembull Arrhenius në vitin 1896 publikoi paralajmërimin e parë për këtë fenomen apo në vitin 1960 Mitchell publikoi një përmbysje të rrezikshme të temperaturave globale që kishte filluar që në vitet 1940. Megjithatë termi Ngrohje Globale u përdor për herë të parë në vitin 1980 nga James Hansen (NASA). Ai filloi të studionte këtë koncept që në vitet '70 duke thënë se kishte filluar një Ftohje Globale, por vetëm në 1980 kuptoi fenomenin që u pranua globalisht.
Full transcript