Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Absurdi & Miti i Sizifit

No description
by

Kejda Nazifi

on 25 October 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Absurdi & Miti i Sizifit

Absurdi & Miti i Sizifit
Kulmi i absurdit
Ne mbarim te kesaj perpjekje te gjate, te kufizuar nga hapesira pa qiell dhe koha pa thellesi, qellimi pothuajse arrihet. Atehere Sizifi shikon gurin qe ne pak sekonda rrokulliset drejt botes se poshtme, nga ku duhet te ngrihet perseri per ne maje. Atij i duhet te zbrese perseri ne fushe.
Njeriu absurd në një shoqëri absurde
Tek Miti i Sizifit , në thelb të tij, qëndron analiza e njeriut absurd dhe e gjendjes së tij lidhur me botën absurde që e rrethonte. Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet ashtu edhe per vuajtjet. Percmimi per perendite, urrejtja per vdekjen dhe pasioni per jeten, bene qe te vuante nje denim te papare, ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje ne asgje. Ky eshte cmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote. Shohim vetem perpjekjet e trupit te tendosur per te ngritur nje gure te madh, per ta rrukullisur dhe per ta ngjitur pambarim nje te perpjete, dallojme fytyren e ngerdheshur, faqen e mbeshtetur te guri, nje shpatull nen gurin ne balte rreshqitese, nje kembe qe e mban, dy duar qe e mberthejne, sigurine plotesisht njerezore te dy duarve te bera me balte.
Heroi absurd, Sizifi
Sizifi te ky mit shikohet si një personazh (hero) absurd i cili zgjodhi të këmbëngulë dhe të mos dëgjojë profetët (e ideologjive apo të fesë), të mos besojë në zgjidhjen e problemeve jetike në imagjinacionet e Ferrit dhe Parajsës, por të ndërhyjë. Ndërhyrjen ky hero e konceptonte si një mënyrë për të jetuar absurdin dhe për tu përballur me të.
Sizifi, biri i perëndisë së erërave, Eolit, i martuar me Meropin, një prej yjeve të shndritshëm të konstelacionit të pleadeve, me të cilën pati tre fëmijë.Kur i vdiq i ati, Eoli, fronin ia mori pa të drejtë i vëllai, Salmoneu, atëherë Sizifi shkoi në orakulli i Delfit për t’u konsultuar se si duhej të vepronte. Kështu, pasi dëgjoi Sizifi predikimin e orakullit, i erdhi për rreth Tirosë, mbesës së vet, vajzës së Salmoneut dhe e përdhunoi. Por Tiroja i vrau të dy fëmijët që lindi me Sizifin. Ky ndërkaq, akuzoi Salmoneun se ishte ky që kishte përdhunuar të bijën dhe se këta ishin fëmijët e tij të vrarë. Populli i shqetësuar u ngrit dhe e dëboi Salmoneun e kështu fronin mbretëror e mori Sizifi.
Ndërkohë Zeusi, rrëmbeu Egjinën një vajzë tepër e bukur dhe flinte me të diku aty rreth Korintit. Babai i saj, perëndia - lumë Asopus, erdhi këtu në kërkim të vajzës së zhdukur. Sizifi i tregoi gjithçka Asopusit rreth përdhunimit të vajzës prej kryeperëndisë, Zeusit. Ky, pasi shpëtoi prej zemërimit prindëror, urdhëroi perëndinë e vdekjes Hadi, të kapte për fyti Sizifin, si ndëshkim për nxjerrjen e sekreteve të shenjta dhe ta hidhte në botën e të vdekurve. Sizifi i kërkoi atij t’i tregonte se si viheshin prangat dhe kështu e prangosi dhe e mbajti peng. U krijua një situatë e paparë ndonjëherë, tashmë që mungonte perëndia e vdekjes!
Kështu, perënditë të zemëruara më tepër se kurrë, dërguan Hermesin dhe ky, pasi e kapi për zverku e hodhi në thellësitë më të errëta të nëntokës ku Sizifi u dënua, jashtëzakonisht rëndë. Ata i treguan Sizifit një copë shkëmb masiv dhe e urdhëruan që ta ngjitë atë në një majë mali por, menjëherë sa guri të arrinte këtu ai do të rrokullisej tatëpjetë e do të përfundonte përsëri në rrëzë, në fund. Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste pra deri në majë, gurin e turpit, do të mundohej, do të lodhej, djersa do të lante trupin e tij, pluhuri i zi do ta mbulonte nga koka në këmbë por, shkëmbi përsëri do t’i kthehej poshtë. Qëllimit do ti afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do të mundte ta plotësonte atë.
Triumfi
Sfida
Problemi filozofik që shtrohet para nesh është vetëvrasja.Të tregosh nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet, do të thotë t’i përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë. Vetëvrasja gjithmonë është trajtuar si një dukuri shoqërore dhe gjenden shumë shkaqe që cojnë njeriun në vetëvrasje dhe, në përgjithësi, ato më të dukshmet nuk kanë qenë më të efektshmet sepse njeriu rrallë e vret veten duke arsyetuar.Kriza fillon me diçka që është pothuajse gjithmonë e pakontrollueshme. Të vrasësh veten, në një kuptim do të thotë të rrëfehesh. Të tregosh se ke mbetur prapa nga jeta ose që nuk e kupton.Pra kjo do të thotë se pranon që jeta nuk ja vlen të jetohet. Të jetosh, natyrisht , nuk është kurrë e lehtë. Njerëzit vazhdojnë të bëjnë veprime që ua imponon ekzistenca për shumë arsye, nga të cilat e para është zakoni. Të vdesësh me dashje parakupton që e ke zbuluar, qoftë dhe instinktivisht, karakterin qesharak të këtij zakoni, mungesën e çdo arsyeje të thellë për të jetuar, karakterin absurd të veprimtarisë së përditshme dhe kotësinë e vuajtjes. Në një gjithësi pa iluzione dhe pa të vërteta, njeriu ndihet i huaj. Ky mërgim është i pafund, meqë ka humbur kujtimet e atdheut të pagjendshëm ose shpresën e tokës së premtuar . Kjo ndarje e njeriut nga jeta e tij përbën ndjenjën e absurditetit. Kështu arrihet në përfundimin se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis kësaj ndjenje vetëvrasje dhe tundimit drejt hiçit.
"Ajo që quhet arsye për të jetuar është njëkohësisht një arsye e shkëlqyer edhe për të vdekur."
Të pranosh absurdin e gjithckaje që na rrethon është një etapë që nxit revoltën , me anën e së cilës mund të zbulojmë nocione të reja që do t'i japin ekzistencës sonë një kuptim.
Absurdi
Absurdi lind nga nje konfrontim midis thirrjes njerezore dhe heshtjes se paarsyehme te botes, ose e thene me fjale te tjera raporti midis shpirtit qe deshiron dhe botes qe e zhgenjen. Pra eshte gjendja e njeriut te denuar si Sizifi te cilit i duhet te ngreje gure te medhenj ne maje te nje mali dhe qe ndihet "i huaj ne nje bote pa te verteta". Absurdi nuk ishte më një kërkim jashtë jetës në rrethanat përjashtuese të ekzistencës, në faktorë të mbinatyrshëm përtej reales, por midis njerëzve, kjo përbën dhe thelbin e filozofisë së tij, absurdi i njeriut - si gjendje e huaj dhe reale.
Por nese duam te jetojme, ne duhet te dime ta kapercejme absurdin dhe te imagjinojme Sizifin e lumtur... Sizifi i lumtur i sfidon Perendite...
Full transcript