Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Poezia bashkekohore shqiptare

No description
by

Elkida Bazaj

on 7 June 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Poezia bashkekohore shqiptare

Keshtu rrjedhat e poezise bashkekohore shqiptare u percaktuan nga disa zera poetike te fuqishem qe secili me individualitetin e tij u be pervoje apo shkolle per brezin pasardhes.
Ne Shqiperi permes krijimeve te poeteve me te shquar te kohes, gjuha e vargut synonte per nje autonomi poetike, per kultivimin e ekspresionit te figurshem dhe gjuhen e abstragimit krijues. Nuk mund te flitet per rryma e shkolla letrare ne poezine bashkekohore qe zhvillohej ne Shqiperi. Ndikimi i metodave moderne perendimore ruhej i fshehur ne nevetedijen poetike te disa prej individualiteteve me te dalluara te asaj kohe.
Poetet e brezit te viteve ’60 i cmontuan klishete e vjetra poetike
hoqen dore nga metrika e rrepte dhe rima e crregullt
shmangen prirjen per ta kerkuar poezine vetem tek heroizmi ne pune e ne lufte
zgjeruan ne nje menyre te paimagjinueshme deri atehere leksikun konotativ poetik, duke i dhene vlere letrare fondit te fjalorit teknokratik, qe po hynte vrullshem ne jeten e shoqerise bashke me urbanizimin, perhapjen e dijes dhe te industrise
Lexuesi per here te pare kuptoi se edhe fjale te tilla, si : “antene”, “trotuar”, “asfalt”, “ferro-beton”, mund te ishin poetikisht aktive

Brezi i viteve ’60 ndryshoi teknikat e vjersherimit dhe permbajtjen tematike te letersise. Ne mbeshtetje te tradites shpirterore dhe kulturore kombetare, poezia ( ndonese e izoluar dhe censuruara ) vazhdonte te mbijetonte dhe te ndertonte teresine e poezise shqipe te nisur qe nga Naim Frasheri dhe para tij, e deri ne ditet e sotme.
Ismail Kadare
Dritero Agolli
Dritero Agolli do te sjelle ngjyrim te ri, individual, si gjihe dhe si ngarkese emocionale dhe mendore ne liriken shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX. Poezia e Agollit eshte e qarte si filozofi, ekspresion dhe poetike krijuese ( qe nenkupton reduktimin maksimal te fjales, saktesimin e plote te saj perms filtrit me te rrepte, shkarkimin nga cdo nuance e paqarte dhe e tepert). E gjitha kjo misherohet si natyre dhe fryme e te jetuarit, si ritem i gjithesise njerezore; poezia e Agollit demitologjizon aktin e frymezimit poetik dhe behet poezi e gezimeve dhe e deshperimeve te panderprera ne jete…
Fatos Arapi
Fatos Arapi kultivuesi me i shquar i lirikes refleksive, meditative, do te lakoje e sprovoje deri ne dhimbje fjalen poetike, jo qe ta qartesoje maskimalisht ate si Dritero Agolli, por le ndonje shtresim te pashqiptuar deri ne fund. Kjo natyre krijuese ka si parashenje njohese te folurit e figurshem , gjuhe te cilen vazhdon ta praktikoje ne shkallen me mjeshterore ky poet
Azem Shkreli
Poeizia e Azem Shkrelit celi nje rruge te sigurte per poezine shqiptare duke shenuar kthesen e pare drejt hapjes dhe modernizimit te poezise shqipe te pasluftes. Dendesia e mendimit dhe tendosja emocionale e bejne poetin te arrije te pamundshmen dhe nepermjet fjales poetike.
By: Elkida Bazaj
Poezia bashkekohore shqiptare
Poezia e Ismail Kadarese erdhi si nje vetetime ne qiellin e poezise shqipe. Kjo poezi sublimonte ne vete pervojat me te avancuara poetike; ajo dilte jashte rrjedhave te poezise propagandistike te asaj kohe, duke qene poezi e nje formacioni ku bashkejetojne prirja narrative dhe lehtesia e komunikimit me lexuesin, me vizionin intelektual e filozofik te poetit.
Mall
Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall


Poezia “Mall” eshte, pas shume gjasash, i vetmi rast ne krijimtarine e Kadarese ku shiu nuk eshte perdorur si symbol i grise. por eshte perftuar ne ndergjegjen kritike te kohes thjesht sis hi, i padyshimte, produkt i natyres se madhe, fenomen i zakonshem ne boten tone qe quhet toke, madje, ne te kunderten, jo si nje shenje erresire, por si symbol bardhesie, gje e habitshme kjo per faktin e thjeshte qe tashme ai perbente nje figure te paragjykuar.
Malli, kjo dhunti perjashtimore e njeriut qysh prej koheve me te lashta, eshte i pranishem ne tere vepren e Kadarese. Kadare zbuloi mungesen dhe mungesa vetvetiu lind mallin. Ai perjetoi mungesen e atdheut, te qytetit te lindjes, te bisedes se plakave katenxhika ne oda me dylbi ne duar. te miqve dhe njerezve te dashur. Ishte malli per gjerat e munguara qe e ktheu ne shkrimtarin e madh nga rruga e kotesise ne ate te krijimit.
Fenomeni i mungeses e ka terhequr Kadarene qe ne fillimet e krijimtarise. Kete ai e pohoi edhe shprehimisht me largimin nga atdheu.
Poezia mall eshte si duket shprehja me e perkryer e ketij fenomeni. Ndoshta pse mall ii saj vinte nga nje mungese jo e larget, perkundrazi, nga nje mungese, qe te bent e cuditesh.
“Jetojme te dy ne nje qytet
Dhe rralle shihemi, sa rralle!”
E prandaj ai mall kryenec lind kete poezi te bukur, intime.

Vdekja e Malësorit
Asnjë kokë përkulur
Se ja rrëxoni lisat
Asnjë gjëmë mësa guri
Se ja shembni majet
Asnjë lot asnjë
Se ja shteroni krojet
Në sytë e tij vetëm
Harroi prendimin dita
Ç'mendim i vrugët
Ç'mendim i ftohtë ndër vetulla
Lum ky çfarë vdekje

Fjala është për një poezi-portret, portret i pamjes së jashtme dhe i botës së brendshme të malësorit - rugovas (Rugova është vendlindja e poetit). Përmes vargjeve me gjuhë eliptike, përshkruhet çasti i vdekjes së tij, duke nënvizuar disa tipare karakteristike të tij sa qe gjallë. Mbi të gjitha shquhet krenaria, qëndrueshmëria jetike, pastërtia dhe bukuria e jashtme e shpirtit. Po të tillë malësori e ka dhe vdekjen, të tillë la bëjnë dhe përcjelljen e fundit bashkëvendasit, pa gjëmë e pa vaj, për të mos ia lënduar madhështinë karakterit të tij. Nga ana tjetër malësori identifikohet me vetë vendin ku lindi, me malësinë si dhe kthehet në figurë simbol. Ai s'ka tipare të veçanta, dhe për poetin nuk ka nevojë t'i paraqesë ato. Poeti ka një qëllim final. Malësori është një shkëmb i vendlindjes së tij, por një shkëmb me shpirt. Më shumë se sa personifikohet figura e tij, metaforizohet. Forca e tij bëhet më njerëzore nëpërmjet flalëve kyçe që përdor poeti si loti, kroi, perëndimi. Nëpërmjet tyre çasti i vdekjes bëhet shumë njerëzor dhe prekës. Poeti i magjepsur nga kjo pamje ndien përbrenda se kështu do ta kishte dëshiruar dhe vetë vdekjen.
Martin Camaj
Nje figure e shquar qe e ngre edhe me teper nivelin e poezise bashkekohore shqipe eshte Martin Camaj. Opus ii tij krijues perfshin disa vellime me poezi qe qendrojne ne kulmet e poezise shqipe. Packa se me fromim e kulture letrare elitariste evropiane, ai nuk do te shkeputet nga shpirti dhe gjaku i truallit te lindjes dhe i origjines se tij.
Mosha e Qenit apo Ditelindja
Kremtuem gjith natën i ri e i vjetër kohën
që vdiq e vrame në mue.
E thanë: askush s'do të lypi gjak
për të.
Ajo nuk ishte festë, por drekë!
Në mëngjes mbas dere qentë
me sy keqardhës e të butë
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisë me ta shtigjeve bri lumit
teposhtë.

Është një ndër poezitë më të bukura e njëkohësisht më private të Camajt. Çasti i festimit të ditëlindjes së një burri të vjetër, që fatalisht ve re se koha, do të thotë jeta, ka mbetur e vrarë brenda tij, përbën frymëzimin tragjik të poezisë. Ai s'di kë të akuzojë për vrasës të kohës së vet, vrasësi ka mbetur anonim, ndaj dhe s'ka se kush të pagujë gjakun. Në këto rrethana afërsia me qenin bëhet sa e dhimbshme aq dhe humane.
Koha i ka ngrënë gjithçka këtij personali subjektiv, e ka nxjerrë kockë e lëkurë. Simboli i lumit që e pret në fund të poezisë mund të lexohet edhe si vijimi i jetës së pasosur, por edhe si caku që ndan dy jetët e prej kah nis bota tjetër. Poezia duket sikur s'ka fund. Gjithçka i lihet në dorë lexuesit, vazhdimi, përparimi i paskaj, finalja e imagiinuar.
Me mjete thellësisht hermetike, ku fjala e zhveshur nga cilësorët e panevojshëm qëndron si monument, gur i rëndë në vendin e vet, përveçse flet në mënyrë të drejtpërdrejtë, më së shumti sugjeron kuptime e imazhe.

Ervin Hatibi
POEZIA E HUMBJES
ti asnjëherë s’e kupton çfarë humb
lodron si një mace në hapësirën
e gjelbër të syve të tu
dhe unë i fyer i poshtëruar
të dëgjoj pas hijes sime
bëhet vonë, sa vonë nga ndarja
unë mbi prush thyej shkarpa
si idiot i fryj hirit
ndizu zjarr
dhe hedh aty lule, Шами, vjerrsha
rrobat e çdo gjë që kam
e ngel një lakuriq i varfër, zhveshur
që zjarri dot më s’e ngroh
ti asnjëherë s’e kupton çfarë humb
lodron si një gjethe në lulishtet pa anë
të syve të tu
por unë dua të të dua
me çdo kusht.
Nje poezi harrese, ose dhimbjeje, sido qe ta quash eshte realizuar ne menyre perfekte nepermjet vargjeve te lira. Rima mungon por vendosja e fjaleve te duhura ne vendin e duhur i jep nje muzikalitet te gjithaneshem. Poemes i mungojne strofat, eshte e bazuar e gjitha ne vargjet e lira, ku nuk ka asnje gjurme te senjave te pikesimit, apo shtronjave kapitale, karakteristika te poezise modern. Mesa duket poeti yne i kendon nje dashurie qe s’ka mundur dot kurre ta harroje. Titulli i poems formon nje antiteze me permbajtjen e saj. Poeti gjendet midit humbjes dhe deshires se madhe per ta mbajtur, nje lufte e ashper qe mesa duket e le lakuriq e te pambrojtur.
Njeriu asnjehere nuk i vlereson thesaret e tij, deri ne momentin qe i humb. E humbur eshte dhe kjo dashuri, nje humbje qe e ben poetin tone te vuaj. Deshira e madhe per mos’humbjen e ben shpirtin e tij luftarak te zgjohet dhe krenarine e tij te perulet para kesaj ndjenje. Vargjet kater dhe pese “... dhe une i fyer i poshteruar te pergjoj pas hijes time”.. shprehin ndoshta frike e pasiguri. Eshte e veshtire te percaktosh qarte nese kjo humbje vjen si pasoje zhgenjimi apo mosluftimi. Perdorimi i fjales “zjarr” nenkupton epshin e nje dashurie pasionante te fikur prej ndarjes, por qe njera pal perpiqet ta mbaje te ndezur duke hedhur mbi te cdo gje te tij, dhe ne nje moment lakuriqesie, nda cdo enderr apo pasion, shpresa etij e fundit, flaket e zjarrit qe nuk do ndizen me kurre, nuk e ngrohin me.
Po ashtu, i zhveshur ne sy te botes, ai zgjedh te dashuroje. Nuk ka rendesi si apo sa i pashprese eshte. Ai gjen ngushellim ne iluzionin e nje dashurie te vdekur.
Full transcript