Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

"Kontributi i shqipetareve gjate Luftes se Dyte Boterore ne

No description
by

Enea Pelivani

on 23 March 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of "Kontributi i shqipetareve gjate Luftes se Dyte Boterore ne

"KONTRIBUTI I SHQIPETAREVE GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE NE NDIHME TE HEBRENJVE"

“Si do të ishte bota
nëse të gjithë do të ishin sjellë si shqiptarët?"

- John L Withers II
Një dije e përbërë nga dy pjesë që plotësojnë njëra-tjetrën në lidhje me hebrenjtë e shpëtuar në Shqipëri vjen nga historianët Apostol Kotani dhe Shaban Sinani. Shaban Sinani ka hulumtuar në detin e dokumentave të arshivuara në Shqipëri dhe i ka përmbledhur ato në librin "Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi, 2009". Nga bashkimi i listave të hollësishme dhe emër për emër nga këto dy libra del se në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 2741 hebrenj.
Perpjekjet e Mbreterise Shqiptare
Ne vitin 1933 – 1934 jane perpjekjet e Mbreterise Shqiptare me Keshilltarin e Mbretit Z. Mehmet Konica dhe Ambasadorin Amerikan Z. Herman Bernstein per sigurimin e Hebrenjve.
Mbreteria Shqiptare dhe qeveria austiake ne vitin 1930 hoqen vizat ne baze te nje marrveshje dypaleshe. Kjo gje lehtesoi hebrenjte nga Austria te vinin ne Shqiperi. Kjo konvente eshte ende ne fuqi.
Deri ne Shkurt 1939 kane qene bisedimet e fundit per te arritur marrveshje me qeverine Britanike per te mundesuar transferimin e hebrenjve sa ishin ne Palestine.
Plane te Mbreterise dhe investimeve te parealizuara
Milan Shuflai ka ardhur ne vitin 1930 dhe ka mbajtur nje fjalim ne Parlamentin Shqiptar te asaj kohe ne gjuhen Shqipe. Mbreti Zog I kerkoi te bente “ Aktet e diplomat” si dhe historine e Shqiperise, dhe Z. Shuflaj kerkoi nje honorar nga me te shtenjtit e asaj kohe 75.000 franga ari, gje te cilen Mbreti Zog e pranoi. Z. Shuflai u vra nje muaj me vone keshtu qe u botua vetem vellimi ‘Akte e diploma”, ndersa “Biologjia e fisit Shqiptar” mbeti pergjysme
Hyrje
Hebrenjte shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo që ua hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar që ua preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e tyre, nga kushdo që nuk qëndroi indiferent ndaj tyre në atë periudhë të kobshme.
Herman Bejnshtajner,
ambasador i SHBA ne Shqiperi
“Në Shqipëri nuk gjen dot as edhe një gjurmë të vetme të çfarëdo diskriminimi kundër hebrenjve, për arsye se Shqipëria është njëri ndër vendet e rralla në Evropën e ditëve të sotme ku nuk ekzistojnë paragjykimi dhe hasmëria fetare, megjithëse shqiptarët vetë janë të ndarë në tri fe ...”
Albert Einstein, faktet e nje legjende
Përsa i përket rastit të fizikantit Albert Ajnshtajn, i cili ka përdorur mundësinë e pajisjes me një dokument shqiptar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, kemi dëshminë e Mbretëreshës Geraldinë. Në shumë intervista Mbretëresha ka treguar për vizitën sekrete të Ajnshtajnit në Shqipëri përgjatë 48 orëve dhe takimin e tij me Mbretin Zog. Kalimi i Ajshtajnit në Shqipëri është konfirmuar në disa drejtime: nga ish-drejtori i asaj kohe i Institutit të Fizikës, zotit Skënder Koja, i cili e kishte takuar atë, nga punonjësi i bankës Ajet Bega.
Ky episod i historisë së shqiptareve, tregon me se miri vlerat e larta te burrerise dhe mikepritjes sone Kombetare. Gjithcka e pasqyruar me lart, bazuar mbi dokumente arkivore apo libra te ndryshem, tregon me se miri atë cfare ka bere populli shqiptar në strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve.
Ka një varg burimesh që më shumë mund të quhen shtyp, se arkiva, janë shtypshkrime zyrtare, shtojca të "Gazetës zyrtare", që përmbajnë akte zyrtare të qarkulluara në rrethe të gjera, ndonëse "për përdorim të brendshëm", si qarkoret, udhëzimet, urdhëresat, aktet rregulluese të sjelljes zyrtare me hebrenjtë. Keto burime janë të vetmet evidenca që ekzistojnë mbi hebrenjtë ne Shqiperi e Kosovë.
Shqiperia,
nje arke shpetimi
Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur, ku një pjesë qëndruan aty deri sa mbaroi Lufta II Botërore e një pjesë kaloi matanë drejt vendeve të tjera. Kudo në Europën Juglindore, shqiptarët u përpoqën dhe i shpëtuan hebrenjtë që kishin pranë.
Ku u drejtuan hebrenjte?
Gjurmët e shpëtimit gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Tiranës, Beratit, Krujës, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjes, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjirokastrës, etj
Perse Shqiperia?
Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte kuota pranimi, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte genocid ndaj kombeve të tjerë. Ato e dinin se shqiptarët kishin besë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo qe ishte në nevojë, se qeveria e tyre dëshironte përparimin e vendit dhe të ekonomisë, dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët.
E verteta historike
Ka shumë pak njerëz që kanë njohuri për historikun e gjatë të tolerancës fetare shqiptare dhe rezistencën e tyre ndaj shtypjes. Këta njerëz nuk kanë njohurinë më të vogël se gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjithë hebrenjtë që jetonin në Shqipëri dhe ata që kishin arritur të shkelnin dhe të kërkonin strehë në këtë tokë i shpëtuan zhdukjes nga Holokausti.
Normat
Kanuni përmban vistër rregullash, që sipas publikimeve të ndryshme, shpeshherë duken të rënda dhe për kohën tonë arkaike me që lejojnë gjakmarrjen, ai është kryesisht përmbledhje e ligjeve të zakonshme shqiptare, të cilat mbulojnë dhe rregullojnë të gjitha aspektet e jetës brenda familjes, katundit dhe fisit me anëtarët e fiseve të tjera dhe me të huajin, qoftë ky edhe nga skaji i botës.
A pati ligje antihebraike ne Shqiperi?
Kjo eshte nje pyetje qe shtrohet , por qe pergjigja e kesaj pyetje eshte se qe nga viti 1933 te gjitha vendet Europiane hartuan ligje antihebraike. Te tilla hartoi edhe Italia, e cila madje I bente presion Shqiperise te hartonte ligje antihebraike, por qe kurre nuk u miratuan nga Mbreteria Shqiptare.
Në këtë numër nuk përfshihen hebrenjtë që hynë me pasaporta jo të vërteta apo me emra të tjerë, ato që hynë fshehtas, ato që mund të jenë në lista të tjera, si dhe ato që nuk dihen akoma. Nga libri i Apostol Kotanit, këtij numri i shtohen edhe 53 të tjerë me të dhëna të paplotësuara.
Gjithashtu nga libri i Shaban Sinanit, këtij numri i shtohen edhe 370 anëtarë familjesh të paregjistruar si emra të veçantë, që bashkë me kryefamiljarët e tyre (të regjistruar në dokumenta dhe në listën e madhe) u tërhoqën nga Kosova drej Shqipërisë qëndrore më 1942. Si përfundim, numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri arrin të paktën 3164 vetë.
Te dhena te tjera
- Në vitin 1930 fotografi zyrtar i Oborrit Mbreteror ishte Izraelit (Vaisman). Ishin 15 Vaisman qe jane vendosur ne Shqiperi dhe jane te se njejtes familje te Presidentit te Izraelit Vaisman.
- Mjeku i Nenes Mbretereshe Geraldine ishte hebre ( Overnofski).
Te dhena te tjera
- 7 ose 8 specialiste te Oborrit Mbreteror ishin hebrenj.
- Numri i hebrenjve te hyre ne Shqiperi nga 1931 – 1939 ishte 1200 me emra e dokumenta te rregullta, pa perfshire ketu ata qe ishin me dokumneta me emra te ndryshem.
Projekte te tjera
Bonifikimi i fushes se Myzeqese per te bere te mundur vendosjen aty te hebrenjve te ardhur e per te krijuar fshatrat e tyre.

Disiplinimi i lumit Buna e Drin, ngritja e hidrocentralit te Bushatit dhe hapja e tokave per te vendosur hebrenjte qe do te vinin.
Ndihma te tjera
Kalimi dhe paisja me pasaporte Shqiptare e Albert Ajnshtajnit. Pervec kesaj figure shume te njohur ishin edhe shume personalitete te tjera hebrenje te cilet erdhen ne Shqiperi te tille si: Stanisllav Zhubert ( babai i Gjeologjise), i cili erdhi ne vitin 1929 dhe zbuloi trekendeshin naftembajtes te Patos – Marins- Kucoves, Norbet Jokli ( nje nga tre baballaret e albanologjise).
Albert Ajnshtajni ka shkuar në Bankën Shqiptare të Shqipërisë, në Tiranë, më 9 prill 1931) dhe gjithashtu doktor Jani Basho, i cili ka shërbyer si ndërmjetës në përpjekjet administrative për marrjen e dokumenteve të udhëtimit e priti fizikantin kur ai arriti në Durrës.

Fatkeqësisht shumica e dokumenteve që lidhen me kalimin e Ajnshtajnit në Shqipëri është djegur më 1945, kur klinika e doktor Bashos ishte bastisur dhe marrë nga partizanët. Ekziston, megjithatë, në arkivat kombëtare shqiptare një shënim që vërteton që Albert Ainshtajni ka bujtur në Pogradec më 10 prill 1931, datë në të cilën ai ka marrë prej doktor Bashos një pasaportë shqiptare të lëshuar me ndërhyrjen vetjake të Mbretit Zog.
FALEMINDERIT!
“Nuk bëmë asgjë të veçantë; hebrenjtë i kemi vëllezër e motra”.
Full transcript