Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Sistemi skeletor dhe sistemi muskulor

No description
by

megi cela

on 12 January 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Sistemi skeletor dhe sistemi muskulor

Sistemi skeletor dhe sistemi muskulor!
11 muskujt qe duhet te dime
si LEVIZIN MUSKUJT?
semudjet qe prekin skeletin dhe muskujt
Cfare eshte sistemi muskulor?
Sistemi muskulor është tërësia e muskujve të trupave të organizmave të gjallë qe bëjnë të mundshëm lëvizjen e tyre.
Funksoni i muskujve:
Funksioni kryesor i indit muskulor është tkurrja, gjatë të cilës muskuli zhvillon forcë dhe shkurtohet duke lëvizur një ngarkesë dhe prodhuar punë mekanik
e.

Muskujt janë përgjegjës për, pothuajse, çdo lloj lëvizje që ndodh në organizmin tonë: nga ato më të dukshmet, si të ecurit, të vrapuarit apo frymëmarrja, e deri tek ato më pak të dukshmet, si shtytja e përmbajtjes së zorrëve apo gjakut në enët e gjakut, lëvizja okulare apo shprehja e fytyrës.

Aktiviteti muskular është thelbësor për ruajtjen e shumë funksioneve jetësore, si qarkullimi i gjakut, frymëshkëmbimi, tretja dhe thithja e ushqimeve, dhe për shumë funksione të tjera që – edhe pse jo jetësore – kanë një rëndësi të madhe, si ruajtja e drejtqëndrimit, lokomocioni, të folurit etj.

Muskuli mund të konsiderohet si një motor biologjik që prodhon punë mekanike duke përdorur energjinë kimike që vjen nga hidroliza e adenozinë-trefosfatit (ATP). Natyrisht sikundër në të gjithë motorat, shndërrimi i një forme energjie në një tjetër nuk kryhet me rendiment 100% dhe kështu një pjesë e energjisë kimike të ATP-së përfundon në formë nxehtësie. Prodhimi i nxehtësisë është i nevojshëm për ruajtjen e temperaturës trupore dhe përbën kësisoj një funksion shtesë të rëndësishëm të indi t muskulor.
Tipat e muskujve:
Muskulatura kardiake
(e zemrës)e cila është përgjegjëse për shtytjen e gjakut në enët
Muskulatura e lëmuar
e cila është e përfshirë në funksionet përbrendësore (e përbrendshme) të pavullnetshme.
Muskulatura skeletike
e cila e cila është përgjegjëse për lëvizjet trupore të vullnetshme
Kanceri i kockave është një tumor i cili shkatërron indin normal të eshtrave. Kanceri i kockave mund te jete beninj ose malinj.
Dhimbja është simptoma më e shpeshtë e kancerit të eshtrave, ndonese jo të gjitha kanceret e eshtrave shkaktojnë dhimbje. Dhimbja e vazhdueshme ose e pazakonshme, ënjtja brenda ose në afërsi të një kocke mund të shkaktohet nga kanceri ose nga sëmundje të tjera. Është e rëndësishme të vizitoni mjekun për të përcaktuar shkaktarin e këtyre ndryshimeve
Simptomat:
Diagnostikimi
Për të diagnostikuar kancerin e eshtrave, mjeku do t’i kërkojë pacientit historinë mjekësore personale dhe familjare. Mjeku po ashtu kryen ekzaminime fizike dhe mund të këshillojë edhe teste laboratorike dhe të tjera diagnostifikime.
Këto teste mund të jenë:

-Rrezatimi X
-Skanimi i eshtrave
-Tomografia kompjuterike
-Fotografimi me rezonancë magnetike
-Tomografia pozitron-emetuese
-Angiogrami
Trajtimi
Opsionet e trajtimit varen nga lloji, madhësia, lokacioni dhe shkalla e kancerit, si edhe nga mosha e personit dhe shëndeti i përgjithshëm. Opsionet e trajtimit të kancerit të eshtrave përfshijnë ndërhyrjen kirurgjike, kemoterapinë, terapinë rrezatuese dhe kriokirurgjinë. Operacioni kirurgjik është trajtimi më i zakonshëm për kancerin e eshtrave.
Operacioni i largimit të gjithë tumorit me gjithë një pjesë të indit të shëndetshëm që e rrethon. Megjithatë pacientët të cilët u nënshtrohen procedurave kirurgjike për kancer të eshtrave në gjymtyrë, kanë nevojë edhe për operacione të tjera rindërtuese të kockave për të maksimizuar funksionin e gjymtyrëve. Kemoterapia paraqet përdorimin e barnave antikanceroze për të vrarë qelizat kanceroze. Pacientët të cilët kanë kancer të eshtrave zakonisht pranojnë kombinim të disa barnave antikanceroze. Kemioterapia aktualisht nuk përdoret për të mjekuar kondrosarkomat. Radioterapia përfshin përdorimin e rrezeve X me energji të lartë për të vrarë qelizat kanceroze.
Ky trajtim mund të përdoret në kombinim me kirurgjinë. Shpesh përdoret për trajtimin kondrosarkomave, që nuk mund të trajtohen me kemoterapi. Kjo metodë mund të përdoret edhe për pacientët të cilët refuzojnë ndërhyrjen kirurgjike. Kriokirurgjia është një metodë gjatë të cilët përdoret nitrogjen i lëngshëm për t’i ngrirë dhe vrarë qelizat kanceroze. Kjo teknikë ndonjëherë përdoret në vend të operacionit tradicional kirurgjik për të shkatërruar tumorin.
Osteogenesis Imperfecta ose e njohur ndryshe si sindroma e Lobsteinit eshte nje semundje e rralle e cila shkakton tek te prekurit kocka shume te brishta.
Gjate viteve kjo semundje ka marre edhe
"nofken" semundja e kockave-qelq, pasi ne shumicen e rasteve te prekurit shfaqin kocka aq te dobeta sa mund te krahasohen me qelqin.
Personat me kete sindrome jane te lindur me inde lidhese te dobeta dhe me nje mungese ose paaftesi te trupit per te prodhuar kolagjen, nje lende kyc ne formimin e kockave. Kjo mungese e kolagjenit shkakton edhe nje prej simptomave me te dallueshme te kesaj semundje qe eshte kthimi ne ngjyre blu i pjeses se bardhe te syrt.
Pervec nderrimit te tonalitetit te pjeses se bardhe te syve gje e cila mund te ndodhe ne fazat e avancuara, kjo semundje nuk ka shume simptoma qe mund te cojne ne diagnostifikimin paraprak. Shpesh menyra e vetme per te diagnostifikuar OI eshte nepermjet verejtjes se nje numeri te madh te thyerjes se kockave, ose deformimeve te krijuara thjesht per faktin se kockat nuk jane te forta mjaftueshem per te perballuar peshen e trupit.
Deri me sot nuk eshte gjendur ende nje kure per OI. Menyrat e vetme qe kane shfaqur permiresime tek pacientet kane qene fizioterapia e kontrolluar si dhe perdorimi i strukturave metalike te cilat vedosen ne kocke kirurgjikalisht me qellim forcimin e ketyre te fundit.
Kockat janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalciumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën. Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kanë një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporozë. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikro arkitektura e tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauzës janë më të predispozuarat.
Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës. Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave. Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati.
Ka disa aparatura. Më e përdorura sot është metoda DEXA e cila nuk e dëmton të sëmurin. Pasi personi shtrihet nje burim drite përshkron trupin e tij dhe të dhënat grumbullohen në një kompjuter. Kjo mund të zgjasi rreth 30-45 minuta megjithëse ndryshon sipas aparatit. Osteoporozat e theksuara mund të shihen e dhe në grafinë direkte. Nëse arrihet të shihet në grafi kjo do të thotë se rreth 30 % e masës së kockës është pakësuar. Megjithatë edhe klinika dhe shenjat e të sëmurit ndihmojnë shumë në diagnozë.
Osteoporoza
Personat me te rezikuar
Gratë

Grate që hyjnë herët në menopauzë.


Personat që kanë pak lëvizje.

Ata që përdorin alkool dhe cigare
.
Ata që përdorin pak qumësht apo produktet e tij,pra nuk konsumojne produkte me kalcium.

Ata që i kanë të dëmtuara funksionin e veshkave.

Ata që kanë tek të afërmit e tyre një problem të tillë
Si shfaqet rakitizmi?
Fillimisht ka shenja të përgjithshme si grindje, djersë dhe lëvizje të kokës në nën kresë. Më pas mjeku konstaton sëmundjen e lulëzuar që quhet rakiti florid.
Gjiri i nënës përmban të gjitha elementet për ushqyerjen e fëmijës. Ai është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm për 6 muajt e parë, por ne disa raste vitamina D është e pamjaftueshme, edhe kur qumeshti i girit nuk i mungon foshnjes.
Rakitzmi shfaqet që në muajt e parë në qoftë se nuk jepet vitamina D në mënyrë suplementare. Shenjat e dëmtimit të kockave vërehen fillimisht në kockat e kokës, mandej në kraharor dhe më pas në ekstremitete.
Nderlikime te tjera:
Veç deformimeve te ndryshme, fëmijët me rakit sëmuren shpesh me bronkopneumoni. Dëmtimet skeletike të legenit te femra bëjnë që ajo të shfaqe vështirësi në lindje.
Është e domosdoshme që çdo fëmije t’i jepet vitamina D në mënyrë plotësuese dhe kur ai ushqehet me gjirin e nënës. Vitamina D fillohet që në muajin e gjashtë të shtatzënisë
dhe eshte e rëndësishme qe te vazhdohet se paku ne muajin e pare te jetes.
Ekspozimi i lëkurës së fëmijës në diell dhe shëtitja në ajër të pastër bën që të sintetizohet vitamina D nga lëkura, ndaj edhe aktiviteti ne mjediset e jashtme eshte i keshilluar.
Trajtimi
Kanceri i kocakve

Osterogensis imperfecta

Osteoporoza


Rakitizmi

Distrofia muskulore

FALEMINDERIT PER VEMENDJEN!
Punoi:Endrjon Cela
Dorian Allkurti
Redjan Doda
Roxhers Hyka
Ergi Lako

Pranoi:Lavdie Kurti
Lenda:Biologji
Klasa:13/6
Full transcript