Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

E DREJTA E JETES/ EUTANAZIA

No description
by

tea heba

on 21 May 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of E DREJTA E JETES/ EUTANAZIA

E drejta per jeten renditet e para sepse eshte e drejta e njeriut me themelore nga te gjitha: nese ndokush do te privohet arbitrarisht nga e drejta e tij per jeten, te gjitha te drejtat e tjera behen joreale.
Neni 2
E Drejta për Jetën
1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i privohet qëllimisht jeta, me përjashtim të rastit, kur zbatohet një vendim me vdekje i dhënë nga një gjykatë, kur krimi ndëshkohet me këtë dënim nga ligji.
2.Jeta nuk konsiderohet e privuar në kundërshtim me këtë nen në rastet kur ky privim vjen nga përdorimi i forcës, i bërë absolutisht i domosdoshëm:
a. në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme;
b. për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të penguar arratisjen e një personi të cilit i është hequr liria ligjërisht;
c. për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një trazirë ose kryengritje.

E Drejta e jetës në
kushtetutën e shtetit Shqiptarë
Neni 21 i Kushtetutës thekson:
"Jeta e personit mbrohet me ligj".
Kjo dispozitë shpreh garancinë për të drejtën e jetës.
Sidoqofte, neni 21 duhet të shihet i lidhur ngushtë edhe me nenin 17 të Kushtetutës, i cili shpreh kushtet për kufizimin e të drejtave.
Natyra, fillimi dhe fundi i jetës
E DREJTA E JETES
E Drejta e Jetës sipas Konventës Europiane
Shteti adopton të gjitha masat e nevojshme për të mbikëqyrur respektimin e të drejtës kushtetuese për të jetuar. Në këtë kuadër, ligjvënësi nxjerr ligje që sigurojnë mbrojtjen e jetës. Përmëndim këtu kodin Penal të Republikës së Shqipërisë .
Neni 21 shpreh qëllimin e tij për të mbrojtur individin nga cdo privim arbitrar i jetës nga ana e shtetit.
Cënimi i jetës nuk quhet i shkaktuar në kundërshtim me këtë nen, në rast se vjen si rezultat i përdorimit të forcës, kur kjo e fundit ka qënë absolutisht e domosdoshme. Në këto raste përdorimi i forcës kryhet në përputhje me ligjet.
1.në mbrojtje të cdo personi nga dhuna e paligjshme
2.për të kryer një arrestim të rregullt,ose për të penguar arratisjen e një personi ligjërisht të burgosur
3.për kundërshtimin e një turbullirë ose kryengritje





Euthanasia
Eutanazia
përcakton:
dëshirën dhe lutjen e njeriut për vdekje të mirë, të lehtë, të shpejtë dhe pa dhembje.
Llojet e Eutanazisë:


Konventa nuk e qarteson se kur dhe ku fillon apo mbaron “jeta”, ose mbrojtja e saj ne baze te Nenit 2 te Konventes. Ne fakt, ne mungese te nje kompromisi evropian (apo mbare boteror) ligjor apo shkencor ne lidhje me çeshtjen, Komisioni dhe Gjykata nuk e kane vullnetin per te vendosur standarde te sakta ne kete kuader.
Konventa Europiane për të Dejtat e Njeriut u lë vendeve anëtare një hapësirë vlerësimi lidhur me çështjen e fillimit të jetës. Kjo në varësi të standardeve kombëtare, kulturës, drejtimit fetar të çdo vendi anëtar të saj.

GJEDNJ duke analizuar legjislacionët e ndryshme të shteteve anëtare ka arsyetuar se fëmija i palindur nuk konsiderohet si “person” që mbrohet drejtpërdrejt nga neni 2 ,por edhe nëse femija i palindur ka një të drejtë për të jetuar, ajo kufizohet në mënyrë të nënkuptuar nga të drejtat dhe interesat e nënës.
Natyra, fillimi dhe fundi i jetës


Fundi i jetes
Nga pikëpamja mjeksore, “Vdekja është një proces biologjik, që nënkupton pushimin e funksionëve jetësore të organizmit, pas të cilit vjen menjëhrë shuarja e veprimtarisë së indeve dhe qëlizave të organizmit të njeriut”.
Nga pikëpamja biologjike, momenti kur personi konsiderohet se ka vdekur dhe nuk ka më asnjë parametër fizik për t’u rikthyer në jetë, është momenti në të cilin vdes truri. Shkaqet të cilat çojnë në arritjen e këtij momenti janë të ndryshme.
E drejta për të vdekur.
E drejta për të vdekur duhet parë në dy aspekte
E drejtë negative
E drejta negative për të vdekur ka të bëjë vetëm në ato raste në të cilat kërkohet detyrimi për të mos ndërhyrë. Me fjalë të tjera, e drejta negative për të vdekur kërkon detyrimin për të mos vepruar.
E drejtë pozitive
E drejta pozitive për të vdekur, nga ana tjetër, përbën një kërkesë të justifikuar për ndihmën e dikujt për t’i dhënë fund jetës. Kjo e drejtë përfshin jo vetëm detyrimin për të mos ndërhyrë, por njëkohësisht dhe detyrimin për të ndihmuar.
Me qëllim që të përfitojnë nga e drejta për të vdekur, individët duhet të jenë të aftë për të marrë vendime.
Një person që kërkon të vetëvritet duhet të jetë fizikisht i aftë ta kryejë
Njerëzit e sëmurë nga sëmundje të pashërueshme ose ata të cilët janë në pamundësi për të kryer vetë vetëvrasje, mbështeten tek doktorët ose të afërmit për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Cështjet mbi vdekjen ecin paralelisht me çështjet mbi jetën. Vdekja është fakt jetësor, dhe nuk paraqet asgjë më shumë se sa fundi i jetës.
Në kuptimin modern, emërtimin ‘eutanazi’ i pari e përdori

Frensis Bekoni
(1561-1626) në veprën e tij ‘Organoni i ri’, në vitin 1620.
• Eutanazinë e trajtuan dhe kishin mendim të tyre edhe filozofi
Monteskie
(1689-1755), i cili më 1721 botërisht u angazhua për të drejtën e vetëvrasjes së njerëzve, të cilët i kanë kapluar dhembjet,

Tomas Mor
(1480-1535), në veprën e tij Utopia, i cili propozoi që të sëmurëve të pashërim t’u këshillohet që sa më shpejtë ta lënë këtë botë, d.m.th. të vdesin,
• dhe
Montenje
e
Shekspiri
të cilët mbështetën eutanazinë.

Në kulturën heleniste eutanazia kishte kuptimin e vdekjes së bukur e të lumtur.
Në kulturën romake eutanazia kishte kuptimin e vdekjes fisnike e të guximshme. Në Romën e vjetër nocioni i eutanazisë kishte domethënie praktike duke përcaktuar qëndrimin e njeriut kundrejt vdekjes.

Eutanazia aktive
Eutanazia pasive
Eutanazia sociale

Në Shqipëri

Lidhur me të drejtën e individit për të vdekur që të dy format e eutanazisë, si ajo pasive, dhe ajo aktive konsiderohen vepra penale dhe ndëshkohen me ligj.
Problemi qëndron në faktin se një përcaktim i tillë nuk gjendet i shprehur në legjislacionin shqiptar, por veprime të tilla janë konsideruar si penale përmes interpretimit të ligjeve.
Seksioni IV i Kodit Penal shqiptar parashikon veprat penale të kryera kundër shëndetit. Perkatesisht neni 96 dhe 97.

Ekzistojnë një sërë shtetesh që e lejojnë eutanazinë.
Gjykata është treguar e rreptë në lidhje me pretendimin se neni 2 i Konventës duhet të interpretohet, se u jep individëve një të drejtë për të kryer vetëvrasje
Gjykata përkatësisht konstaton, se nuk mund të rrjedh nga neni 2 i Konventës asnjë e drejtë për të vdekur, qoftë në duart e një personi të tretë, qoftë në duart e një autoriteti publik.
Në Evropë që nga viti 1935 zhvillohet diskutim i gjallë dhe i ashpër rreth problemit të eutanazisë .
Në jurisprudencën e GJEDNJ-së çështjet më të rëndësishme në kuadër të së drejtës për të vdekur janë
Sanles Sanles në Spanjës
Pretty vs Mbretërisë së Bashkuar

E drejta për të vdekur u fut për herë të parë në Amerikë në vitin 1906, kur u hartua projektligji i parë mbi eutanazinë në Ohio.
Në gjykatat amerikane, ndër çështjet më të bujshme që vunë themelet e mbrojtjes kushtetuese të kësaj të drejte ishin çështjet me kërkues:
Karen Ann Quinlan, Nancy Cruzan


Në MB është ngritur shpesh pyetja nëse është e ligjshme për doktorët të heqin tubin ushqyes nga individët në gjendje vegjetative permanente, nëse vazhdimi i trajtimit është në interes të pacientit pavarësisht se nuk ka shanse për përmirësim.
Një rëndësi shumë të madhe në jurisprudencën e gjykatave të MB pati hyrja në fuqi e
Aktit mbi të Drejtat e Njeriut
në vitin 1998
Në dy nga çështjet e para, pas hyrjes në fuqi të HRA,
NHS Trust A v Mrs M dhe NHS Trust B v Mrs H
Punoi:Enisa Heba
Full transcript