Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

JETA E GJALLESAVE BIMORE DHE SHTAZORE

No description
by

xhoana brace

on 18 March 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of JETA E GJALLESAVE BIMORE DHE SHTAZORE

JETA E GJALLESAVE BIMORE DHE SHTAZORE
Shumimi i myshqeve
Shumimi bëhet me anë të sporeve dhe në rrugë vegjetative.Në një myshk dallohen menjëherë disa organe që prodhojnë spore;ato quhen sporangje dhe janë të formuara nga një këmbë e gjatë që mban një kapsulë.Kur sporet piqen ,kapsula çahet dhe sporet përhapen.Në një mjedis të lagësht sporet mbijnë dhe japin një bimë myshku të re.Në maje te cdo bimeze ka organe seksuale;disa individë kanë organe mashkullore dhe prodhojnë spermatozoide,të tjerët kanë organe femërore që prodhojnë qeliza seksuale femërore të quajtura qeliza vezë.Kur organet mashkullore hapen prej tyre dalin spermatozoidet;ku notojnë në ujë dhe arrijnë në organet femerore ku bashkohen me një qelizë veze.Ndodh pllenimi.Nga qeliza vezë e pllenuar zhvillohet këmba dhe kapsula,ku formohen sporet.

Veçoritë e bimëve joenëzore
-Briofitet
-Hepatikët
-Myshqet
-Ndërtimi i tyre
-Cikli jetësor
-Shumimi
Briofitet-bimë pa enë përçuese
Briofitet janë bimë me përmasa të vogla,jo më shumë se 10 cm;ato jetojnë në mjedise tokësore shumë të lagëta.Njihen rreth 22 000 lloje.Në briofitet përfshihen:hepatikët,myshqet.
Në një bimë myshku dallohen një kërcell i vogël dhe gjethet;në vend të rrënjëve të vërteta ka disa fije të bardha ,të quajtura rizoide.Myshqet nuk kanë enë përçuese,ndaj transporti i ujit dhe kripërave minerale është i ngadaltë.
Myshqet

Myshqet takohen ne mjedise nga me te ndryshmet.
Myshqet formojnë një mbulesë të gjelbër,si një qylim i trashë,në tokat me lagështirë.Ato takohen edhe në mure apo në tjegullat e çatisë,pra në mungesë të tokës dhe pa ujë.Në verë ato shfrytëzojnë lagështinë e ajrit.Myshqet jetojnë në zona të ndryshme klimatike:në zonën me klimë mesdhetare,me klimë të ftohtë,në pyjet tropikale dhe në zonat e thata.

SFUNGJERËT
Trupi i sfungjerëve mund të jetë në formë gypi ose edhe pa formë fare.Ai ngjan me trasta plot me vrimëza të shumta,përme të cilave uji hyn në zgavrën e trupit.Sfungjerët janë gjallesa shtazore pa inde dhe pa organe.Trupi i tyre formohet nga dy shtresa qelizore në mes të të cilave ndodhet nje lëndë në tajtë pelteje jargore.Shtresa e jashtme përbëhet nga qeliza petashuqe,me funksion mbulues.Shtresa e brendshme që vesh zgavrën,përbëhet nga qelizat me qafore të cilat janë të pajisura me kamxhikë.Ato rrahin nga pas përpara dhe e detyrojnë ujin të hyjnë brenda trupit të sfungjerit,duke sjellë me vete baktere,diatome dhe protistë,të cilët shërbejnë si ushqime për sfungjerin.
..............................
Mikrogjallesat e ujit kapen dhe treten nga qelizat me qafore,por disa prej tyre mund të hyjnë deri në lëndën peltore,ku kapen dhe treten nga disa qeliza të tjera.Këto të fundit,falë lëvizjeve ameboide,i transportojnë ushqimet e tretura te qelizat e tjera.Uji i filtruar nga mikrogjallesat del jashtë trupit të sfungjerit përmes një vrime më të madhe që quhet oskulum.Në lëndën peltore të disa sfungjerëve takohen disa struktura në trajtë kaucuku,që i japin fortësinë trupit të sfungjerit.Në lloje të tjera takohen struktura në formë gjembi.
Peshqit janë gjallesa të përshtatura për të jetuar në mjedise ujore të ëmbla dhe të kripura.Trupi i tyre mbulohet nga luspat,të cilat vendosen në rradhë njëra pas tjetrës.Nga trupi dalin pendët e gjoksit dhe të barkut që janë cifte si pendët shpinore, të bishtit,anale që janë teke.Pendët janë organe lëvizore që i mundësojnë peshkut lëvizjen në ujë.Peshqit marrin frymë me branshi.Uji hyn nga goja dhe del jashtë përmes branshive.Oksigjeni i tretur në uje kapet nga branshitë dhe kalon në gjak,kurse dyoksidi i karbonit lë gjakun dhe përmes branshive del jashtë.Peshqit janë gjallesa me gjak të ftohtë.Ata nuk e rregullojnë dot temperaturën e trupit.

PESHQIT
RIPRODHIMI I SFUNGJEREVE
Sfungjerët riprodhohen në rrugë seksuale dhe aseksuale.Megjithëse sfungjerët nuk kanë organe riprodhimi,ato mund të prodhojnë veze dhe spermatozoidë.Sperma e prodhuar nga një sfungjer,pasi noton në ujë futet në poret e sfungjerit tjetër.Spermatozoidet fekondojnë vezët që ndodhen në lëndën peltore.Çdo vezë e fekonduar jep një larvë,që është e ndryshme nga forma e rritur e sfungjerit.Larva,e pajisur me qerpikë të shumtë,noton derisa fiksohet në fundin e detit.Faza larvore është e vetmja faze e lëvizshme.NË trupin e sfungjerëve mund të krijohen edhe "sythe" të vogla,të cilat,pasi këputen,fiksohen dhe japin sfungjerë të rinj.Kjo është mënyrë e riprodhimit joseksual.
Peshqit janë të pajisur me organe shqisash.Shikimi është më shumë i zhvilluar në peshqit që jetojnë më afër sipërfaqes së ujit se sa ata të thellesisë.Organet e nuhatjes dhe të shijes gjithashtu janë shumë të zhvilluara.Anash trupit të peshkut kalon një vijë anësore,e cila është e specializuar për të kapur lëkundjet e ujit ,çka i jep mundësinë këtyre gjallesave të notojnë edhe midis shkëmbinjëve. Peshqit kanë sistem qarkullimi të gjakut.gjaku pompohet nga zemra,e cila është e ndërtuar nga dy dhoma muskulore.Sistemi i ekskretimit është i përbërë nga dy veshka si dhe gypat që dalin prej tyre.Aparati i tretjes është i zhvilluar mirë.Peshqit janë gjallesa me gjini të ndarë.Ata janë oviparë.Riprodhimi i tyre është i jashtëm.


PESHQIT KËRCORË DHE KOCKORË.
Peshqit ndahen në peshqit kërcorë,skeleti i brendshëm i të cilëve është i ndërtuar nga indi kërcor dhe nëpeshqit kockor,skeleti i të cilëve është i ndërtuar nga indi kockor.Shumica e peshqve janë kockor.Ndër peshqit kërcorë mund të p[rmendim peshkaqenin,kurse nga peshqit kockor sardelen,troften,krapin,levrekun etj.Midis këtyre dy grupeve ka dallime të dukshme.Kështu goja e peshqve kërcorë ,hapet në anën barkore,kurse në ata kockor në skajin e kokës.Branshitë e peshqve kockorë mbulohen nga një mbulesë që quhet operkulë,kurse te kërcorët,branshitë hapen me disa të çara drejtpërdrejtë në sipërfaqen e trupit.Peshqit kockorë janë të pajisur me fshikëz notimi,e cila mbushet me ajër kur peshku ngjitet drejt sipërfaqes së ujit dhe boshatiset kur zhytet në thellësi.Kjo fshikëz mungon në peshqit kërcorë.
Punoi:
Xhoana Braçe.
Klasa:VIIIb
SFUNGJERËT
-Ndërtimi
-Veçoritë
-Riprodhimi
PESHQIT:
-Lëkura
-Ndërtimi
-Riprodhimi
-Ndarja
-Mjediset ku jetojnë
Full transcript