Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

TEKNOLOGJIA E KOMUNIKIMIT PA TEL NE TELEFONINE CELULARE

No description
by

Keti Beka

on 26 May 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of TEKNOLOGJIA E KOMUNIKIMIT PA TEL NE TELEFONINE CELULARE

Cfare eshte komunikimi pa tel?
Komunikimi pa tela është një emërtim që përdoret në informatikë për të treguar çdo lloj veprimi elektrik/elektronik i cili kryhet pa përdorimin e një lidhjeje me tel. Komunikimi i pa tela është përcjellja e informacionit në largësi pa përdorimin e përcjellësve. Largësitë e përfshira mund të jenë të shkurtra (disa metra si p.sh. në një telekomandë televizori) apo shumë të gjata (mijëra apo madje miliona kilometra për radiokomunikim). Përçimi i pa tela i sinjaleve bën pjesë në degën e telekomunikacionit. Ai përfshin telefonët celularë, ndihmuesit personal dixhiital (NPD) etj. Shembuj të tjerë të teknologjisë pa tela përfshijnë njësitë SGV, derëhapësit e garazheve, mouset kompjuterikë pa tela dhe tastiterat, televizionin satelitor dhe telefona celular.

Në përgjithësi përçimi pa tela përdor

radiovalët
megjithëkëtë përkufizimi shtrihet edhe në aparate, më pak të përdorur, që shfrytëzojnë
rrezatimin infra të kuq
apo
laserin.
Tema:TEKNOLOGJIA E KOMUNIKIMIT PA TEL NE TELEFONINE CELULARE
PROJEKT: FIZIKE

ndikimet e saj ne psikologjine/shendetin e moshes
Varesia nga celulari


Ne baze te statistikave te publikuara nga “Economist” dhe te konfirmuara edhe nga burime te tjera, italia ndodhet ne vendin e 33° ne bote dhe ne te ( 18° ne Europe ) per telefonine fikse ne raport me popullsine perkundrejt vendit te 5° ne bote dhe te 1° ne Europe per celularin.
Natyrisht, ky eshte nje nga ndryshimet me te medha ne sistemin e komunikimit ne 10 vitet e fundit ( per rendesine dhe permbajtjen eshte me paresore interneti, por ne terma sasiore perparesi ka telefonia e levizshme ). Edhe pse perhapja e celulareve perfshin pothuajse te gjtiha shtresat e popullsise ekzistojne diferencime ne baze te moshes. Ne baze te nje mesatareje kundrejt te gjithe popullsise, nga 80%, ka nje nivel maksimal tek adoleshentet ( 98% ), vjen duke zbritur paksa ne moshat 18-29 vjeç ( 97% ), tek moshat 30-44 behet 94% dhe ka nje zbritje me domethenese ne moshat me te rritura : 80% per moshat 45-64 dhe 45% per moshat mbi 65 vjeç.
Perqindja e individeve qe nuk kane me nje linje fikse ne shtepi e qe perdorin vetem celularin (krahasuar me totalin e atyre qe e perdorin) ne pergjithesi eshte e larte (18%) dhe arrin nivelin maksimal (22%) per moshat mbi 65 vjeç. Por, ne te kundert, numri i individeve qe ka nje celular dhe qe vazhdon te perdori edhe telefonine fikse, eshte me i larte per moshat mbi 65 vjeç (62%) krahasuar me te gjithe grupmoshat e tjera (mesatarja per gjithe popullaten eshte 46%.
Perdorimi i sms-ve (nder individet qe perdorin celularin) eshte natyrisht i larte tek te rinjte (86% per adoleshentet, 90% per moshat 18-29 vjeç), me nje renie tek moshat e tjera me te rritura (75% per moshat 30-44vjeç dhe 54% per moshat 45-64vjeç) dhe i ulet per moshat mbi 65 vjeç (18%).
Ka diferencime edhe ne menyren e perdorimit te celulareve dhe ne motivet per ta patur ate. Persa i perket perdorimit te mms-ve eshte me pak i perhapur.
Pak me teper se 1% e moshave 14-44vjeç ( pa diference te madhe midis te rinjve dhe 40 vjeçareve ) bie ne 0.5% per moshat 45-64 dhe ne 0% per moshat mbi 65vjeç.
I ulet eshte edhe perdorimi i celularet per te degjuar muzike, qe nga 6% per adoleshentet zbret ne 5% per moshat 18-29vjeç, 2% per moshat 30-44vjeç dhe 0% per moshat me te rritura.
Perdorimi per lojra ( videogame ) ka nje perhapje te konsiderueshme tek adoleshentet ( 27% ) dhe vazhdon pak drejt moshave 18-29vjeç ( 11% ) nderkohe qe shkon drejt zeros per moshat mbi 30vjeç. I ulet eshte edhe perdorimi i celularit per te kaluar kohen gje e cila nuk ka nje perhapje edhe tek moshat 14-17vjeç ( 11% ) dhe ka nje perqindje akoma me te ulet per moshat mbi 18vjeç.
Ekzisotjne diferencime te konsiderueshme dhe domethenese edhe persa i perket motiveve te perdorimit te celularit. Sigurisht “te formosh grupe shoqerore” eshte e rendesishme per adoleshentet ( 33% ), me pak per 18-29vjeç ( 13% ) dhe ne nivele shume te ulta per moshat me te rritura.
Dobishmeria dhe nevoja per te “organizuar diten” eshte e qendrushme ndermjet 18-20% per moshat nga 14-64vjeç, ndersa zbret ne 6% per moshat mbi 65vjeç.
Shprehja “celulari me jep mundesine te kontaktoj me ke te dua dhe kur te dua” ka nje perhapje te gjere ( 83% ) dhe eshte e njejte per te gjithe grupmoshat.
Ndersa, shprehja “nuk mund te bej dot pa te” eshte me pak e shpeshte seç mund te mendohet ( me nje mesatare prej 10% ).
Ky perceptim “i varesise” eshte deklaruar 12% nga adoleshentet dhe prej individeve nga 30-44vjeç. Perqindja eshte pak me e larte ( 15% ) per moshat 18-29vjeç, paksa me e ulet per moshat 45-64 ( 6% ) dhe per moshat mbi 65vjeç ( 4% ).
Siç mund te imagjinohet, nocione si kujdesi apo qetesia jane me te perhapura ne moshat me pak te reja.
“te jem i lajmeruar ne kohen e duhur per gjerat per te cilat kam nevoje” ka nje rendesi te ulet (16% ) per adoleshentet dhe vjen ne rritje progresive nga 21% per moshat 18-29vjeç ne 30% per moshat mbi 65vjeç.
“me mundeson nje jete me te qete” eshte ne nje nivel te ulet ( 6-7% ) per moshat 14-29vjeç, pak me i larte ( 14-15% ) per moshat 30-64vjeç, konsiderueshem me i larte ( 25% ) per moshat mbi 65vjeç.
Mirepo preokupimet per sigurine dhe per marrjen e informacionit ne kohen e duhur, nuk duket se jane dominuese as per moshen e rritur te vone si motiv te perdorimit te celularit.
Gjithsesi eshte e qarte se megjithe shumellojshmerine e funksioneve te celulareve te rinj, telefonia e levizshme perdoret mbi te gjitha per funksionin e tyre thelbesore – pra si telefon. Ne te gjitha grupmoshat, veçanerisht tek me pak te rinjte.
Disa analiza dalin nga shpeshtesia e perdorimit te celularit. Perdorimi i shpeshte eshte shume i larte per moshat 14-44vjeç – me pak ne moshat qe vijojne.


Keshilla per demin e shkaktuar cdo dite nga valet elektromagnetike
-Shkurto kohen dhe numrin e telefonatave qe ben duke perdor telefonin celular.

-Mbaj celularin tuaj sa me larg nga koka qe eshte e mundur. Shkruaj (SMS mesazhe) ose perdor altoparlantin e celularit sa me shpesh.

-Ne shtepi perdor telefona me tela te modes se vjeter ne vend te atyre bashkekohor pa tela.

-Largo te gjitha apo shumicen e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes.

-Mbaj laptopin larg nga preheri, veje ne tavoline.

-Konsumo super-ushqime dhe suplementar antioksidues per te luftuar radikalet e lire qe Valet Elektromagnetike krijojne.

-Perdor teknologji tokezimi per te stabilizuar ritmet elektrike te trupit dhe minimizuar efektet e interferences se frekuencave elektromagnetike.

-Duke implementuar keto dhe disa tjera strategji Dr. Gittleman pretendon se ka arritur permiresime te medha ne shendetin e saj si dhe ne shendetin e njerezve tjere qe ajo ka ndihmuar.
Rreziqet ndaj ekspozimit te valeve
Nga një artikull të botuar nga revista italiane “Nexus” ne mësojmë se cilat janë rreziqet kryesore për fëmijët e ekspozuar ndaj përdorimit të telefonave celularë dhe teknologjisë Wi-Fi.

Rrezatimi ndikon deri në vdekje në procesin biologjik të rritjes së fetusit dhe të fëmijëve. Ja si ndikon në disa procese biologjie që duan kohë të zhvillohen:

- Shkatërron barrierat e kalimit të gjakut në tru; ato duan 18 muaj të formohen dhe mbrojnë trurin nga toksinat.

- Prek trurin, i cili do 20 vite të zhvillohet plotësisht dhe sipas shkencëtarëve telefonat celular dhe Wi-Fi e ngadalësojnë këtë proces deri në shkatërrim.

- Sistemi imun do 18 vite që të zhvillohet por nën ndikimin e mikrovalëve ky proces mund të marr trajtë tjetër. Palca e eshtrave dhe vetë eshtrat preken shumë shpejt nga këto valë për shkak të ndërtimit të tyre me fibra. Gjithashtu edhe qelizat e bardha të sistemit imun preken shpejt deri në pakësim.

- Kockat duan 28 vjet që të zhvillohen. Siç e thamë më sipër, përmbajtja e lartë e ujit tek fëmijët i bënë kockat e tyre të buta dhe shumë tërheqëse për rrezatimin e mikrovalëve. Palca e eshtrave prodhon qelizat e gjakut.


Klasa: XI-G
Punoi:Serena Zoto
Radiovalët janë valë elektromagnetike brenda një brezi të frekuencave që fillon nga disa kHZ (Valët e gjata) deri në 3 GHz (në këto hyjnë edhe mikrovalët)

Radiovalët mund të jenë krijuar nga natyra apo me ndihmën e instrumenteve teknike. Ekzistencën e këtyre valëve në teori e ka vërtetuar James Clerk Maxwell ndërsa më vonë me anë të një eksperimentit, ekzistencën e tyre e ka vërtetuar Heinrich Rudolf Hertz.
Radiovalët krijohen edhe në natyrë. Me radiovalët që vijnë nga gjithësia merret Radioastronomia.

Kështu është e njohur rrezatimi i hidrogjenit në rrugën e kulloshtës (rruga e qumështit) me një gjatësi të valëve prej 21cm. Radiovalë tjera, me studimin e të cilave merret Radioastronomia, kanë si burim kryesisht yjet e mëdha, Pulsantët, nga të ashtuquajturat galaksia aktive dhe Quasarët.

Po ashtu rrezatimi i radiovalëve bëhet edhe nga Dielli dhe planetët tjerë ndërsa vetëtima krijon radiovalë të fuqishme të cilat përdoren për lokalizimin e vetëtimës.
Radiovalët e krijuar me instrumente teknike, e kalojnë brezin e atyre natyrore dhe në spektrin elektromagnetik përfshijnë mikrovalët dhe rrezet tera-herc. Me ndihmën e këtyre valëve bëhet përhapja apo bartja e informatave teknike. Frekuencat e këtyre valëve janë të normalizuara (standartizuara) në brezet e frekuencave.

Zakonisht radiovalët përdorën pa ndonjë lidhje mekanike për transmetim të zërit, fotografisë dhe të dhënave tjera që shërbejnë për lokalizimin apo radio stacione.

Të dhënat që duhet transmetuar me ndihmën e modulatorëve futen në një bartës të valëve dhe nga aty në një antenë shpërndarëse. Antena pranuese i merr këto valë me të njëjtat lëkundje të cilat me një përforcues i përcjellë deri te de-modulatori.

Me ndihmën e radiovalëve mund të arrihen edhe efekte tjera si p.sh nxehja, tharja e qëllime tjera shëndetësore.
Si rreze infra të kuqe (shkurt rrezatimi IR , ultra rrezatim i kuq) apo rrezatimi i nxehtësisë thirret brezi në spektrin elektromagnetik në mes të dritës së dukshme dhe valëve të gjata të mikrovalëve. Ky brez i përgjigjet gjatësive valore prej 780 nm deri 1 mm.
Në profesionet teknike që merren me përdorimin e rrezatimit të këyre valëve janë bërë edhe disa klasifikime më të thella.
Në astronomi me këto rreze vëzhgohen trupat e "ftoftë" (nën temperaturën 1000 K) që në brezat tjera të spektrin nuk dallohen. Për qëllime të ndryshme janë prodhuar edhe IR-Spekterskopi.
Në elektronik këto rreze gjen përdorim të madh në funksionimin e komanduesve nga largësia (ajër komanduesit). Zbatimi i tyre bëhet gjatësitë valore 880 deri 950 nm pasi që foto diodat e silicit dhe transistorët në këtë brez kanë ndjeshmëri më të madhe.

Në informatikë për bartjen e informatave Kompjuterët pajisen me pikë prerje që funksionojnë me infra rreze të kuqe. Janë të njohura pikë prerjet IrDA të cilat e bëjnë të mundësohem lidhjen ajror të Kompjuterit me aparatet periferike.
Rrezatimi i molekulave me rreze infra të kuqe shkakton lëkundjet dhe rrotullimin e tyre. Spektroskopia infra e kuqe është një metodë analizuese fizike e cila përdorë vetit e ndryshme të materieve ndaj rrezatimit IR.
Për të matur vegjetacionin e hapësirës në tokë bëhen fotografime me aparate që përdorin rrezet infra të kuqe. Në spektrin e infra të kuqeve, vegjetacioni ka një shkallë shumë të lartë të reflektimit 6 herë më të madhe se në dritën e dukshme. Ngjyra e klorofilit për dallim nga të tjerat nuk absorbohet në shkallë të madhe dhe kjo e bënë të mundshme matjen e përhapjes së asaj dhe në bazë të kësaj vije në konkludim për hapësirën e vegjetacionit. Në perëndim thuhet se me këto aparatura mund të matet edhe gjendja shëndetësore e vegjetacionit. Në fakt ky konkludim është i thjeshtë ku është më gjelbër është më shëndoshë.
Në mjekësine popullore efekti i këtyre rrezeve është përdorur për të shëruar infektime të ndryshme të trupit si p.sh infeksionet e shkaktuara në det nga meduzat apo banorë tjerë të detit. Për dallim nga mjekësia zyrtare sasia e rrezatimit ka qenë e pa kontrolluar apo më mirë të themi në bazë të vëzhgimit të praktikuesit të terapisë. Si burim i rrezatimit është përdorur saxha me prush. Në mjekësi rrezet infra të kuqe përdorën për rrezatimin e pjesëve të infektuara.

Njohurit e fituara nga mjekësia popullore dhe përsosmëria e aparaturës për kontrollimin e sasisë së rrezatimit të kontrolluar, kanë zhvilluar edhe terapi tjera.

Rrezet e afërta infra të kuqe depërtojnë në dhe nën lëkurë për deri sa ato të mesmet absorbohen në sipërfaqe të lëkurës.

Në treg ka dhe aparate për matjen e zjarrmisë, të quajtur Pyrometra të cilët përdorin këto rreze dhe për matje futen në vesh. Ndërsa për lokalizimin e endeve të infektuara bëhen fotografime termike që po ashtu përdorin këto rreze.
Në disa vetura janë të instaluara kamera të quajtura "Night Vision" që përdorin rreze të brezit NIR. Këto kamera instalohen me qëllim të rritjes së sigurisë gjatë drejtimit të veturave në errësirë dhe mjegullës.

Gjuetarët, ushtria dhe policia përdorin aparate të quajtura “Syri i natës” që bazohen në këto rreze . Me ndihmën e këtyre aparateve bëjnë identifikimin e objekteve në errësirë.
Me ndihmën e këtij rrezatimi funksionojnë disa metoda për përpunimin e metaleve si p.sh.: tharja, forcimin dhe pjekja.

Materiale të ndryshme me bazë plastike e kauçuku përpunohen lehtë dhe ju jepen forma të dëshiruara. Për këtë qëllim përdoren laser të ndryshem.

Gavërrimi, prerja, ngjitja, forcimi dhe “grasimi” i metaleve bëhet zakonisht nga laserët infra të kuqë me karbon dioksit (CO2-Laser, 10,6 µm) ose laserë YAG (1,064 µm).
& perdorimi i ketyre valeve ne fusha te ndryshme te jetes
Shpeshtesia e perdorimit te celulareve
per grupmoshat
Perqindje mbi totalin per secilen kategori
Full transcript