Prezi

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in the manual

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Untitled Prezi

No description
by Fatmira Mulaj on 14 July 2013

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Untitled Prezi

Mirënjohje
Mirënjohje të veçantë për udhëheqësen e temës PhD Candidate Dorina Ndreka Asllani, për vëmëndjen që më ka kushtuar dhe për korrektësinë që ka treguar gjatë punimit të kësaj mikroteze.

Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë stafin e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Politke-Juridike, të Universitetit « Aleksandër Moisiu » që falë punës së tyre jam pajisur me njohuritë bazë në fushën e së drejtës.











TABELA E PËRMBAJTJES
HYRJA

KREU I :TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR KONTRATËN E SIPËRMARRJES
1.1 Historik i shkurtër rreth kontratës së sipërmarrjes
1.2Kuptimi i kontratës së sipërmarrjes dhe subjektet e saj
1.3Objekti i kontratës së sipërmarrjes
1.4Forma e kontratës së sipërmarrjes
1.5 Elementi “rrezik” në kontratën e sipërmarrjes
1.6Nënsipërmarrja










KREU II : PËRMBAJTJA E KONTRATËS SË SIPËRMARRJES
2.1 Të drejtat dhe detyrimet e palës porositëse
2.2 Të drejtat dhe detyrimet e palës sipërmarrëse
KREU III : ZGJIDHJA E KONTRATËS SË SIPËRMARRJES DHE PROBLEMATIKA KONKRETE NË LIDHJE ME TË
3.1 Zgjidhja e kontratës së sipërmarrjes dhe pasojat juridike
3.2 Problematika konkrete në lidhje me kontratën e sipërmarrjes
KONKLUZIONE
BIBLIOGRAFIA
HYRJE
Në këtë punim kam synim të trajtoj disa koncepte juridike dhe karakteristika të kontratës së sipërmarrjes me qëllim për të sqaruar këtë kontratë në aspektin teorik dhe praktik.
Qëllimi im për të ndërmarrë këtë punim, ishte fakti se kjo kontratë në kushtet e ekonomisë së tregut në Shqipëri ka marrë një rëndësi të veçantë, sidomos në ndërtimet e shumta në qendrat urbane. Më së shumti përdorim të gjërë në qarkullimin civil kontrata e sipërmarrjes ka gjetur në marrëveshjet ndërmjet pronarëve të tokës dhe shoqërive të ndërtimit.

Pasqyrimi i varfër teorik i kësaj kontrate nga doktrina jonë përbën një arsye tjetër që më nxiti të zgjedh këtë temë.
Gjithashtu gjatë punimit do të analizohen elementë të kësaj kontrate, duke i krahasuar edhe me të drejtën italiane, me synimin që të përfshij në analizë edhe elementë të cilët nuk parashikohen nga ligji shqiptar, por që në mjaft raste zbatohen nga praktikat tregtare.



KONTRATA E SIPËRMARRJES

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
DEPARTAMENTI I DREJTËSISË
DEGA: JURIDIK


MIKROTEZË
VITI 2012 – 2013

KONTRATA E SIPËRMARRJES

Lektore mbikqyrëse:
Dorina NDREKA

PUNOI: Fatmira MULAJ


















Historik i shkurtër rreth kontratës së sipërmarrjes
Kodi Civil shqiptar i vitit 1929
në nenin 1641 parashikohente “Kontrata e sipërmarrjes asht ajo me të cilën njani prej kontraktuesavet obligohet me krye vet, ose me anë tjerësh nënë drejtimin e tij, një punë (travail) ose një vepër (ouvrage) për tjetrin, kundrejt nje çmimi që ky obligohet me i pague”
Ligjin nr.2359, datë 15.11.1956 “Mbi Veprimet Juridike dhe Detyrimet” në nenin 283 parashikonte
afërsisht të njëjtin përkufizim si në Kodin Civil të vitit 1929







Në Kodin Civil të vitit 1981 kontrata e sipërmarrjes njihej si kontrata e përpunimit dhe përkufizimi i saj parashikohej në nenin 249 “Në kontratën e përpunimit përpunuesi detyrohet që në përgjegjësinë e tij dhe sipas kërkesave të palës tjetër (porositësit) kundrejt shpërblimit, të bëjë, të shndërrojë ose të ndreqë një send”.

Kuptimi i kontratës së sipërmarrjes
Kodi civil i Republikës së Shqipërisë në nenin 850 përcakton “Sipërmarrja është kontrata me të cilën njëra palë (sipërmarrësi) detyrohet, që me mjetet e saj dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër (punë), ose të bëjë një shërbim apo një zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër detyrohet të pranojë atë kundrejt çmimit të përcaktuar në kontratë“.
Subjektet e kontratës së sipërmarrjes
Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë nuk ka një nen të veçantë për përkufizimin e sipërmarrësit, ndërsa kodi civil italian e trajton sipërmarrjen gjerësisht në një kapitull të veçantë. Neni 2082 i K.Civil Italian:"Sipërmarrësi është ai qe ushtron profesionalisht nje aktivitet ekonornik te organizuar me qellim prodhimin apo shkembimin e te mirave materiale apo sherbimeve ".
Pra sipërmarrësi duhet të plotësojë disa kushte për t‘u përkufizuar si i tillë :
•të kryejë një aktivitet të prodhimit të të mirave (përshembull aktivitet industrial) ose prodhimit të shërbimeve (hoteleria,shoqëritë e sigurimit
• ky aktivitet duhet të jetë profesionalisht i ushtruar
• Sipërmarrësi në aktivitetin e tij merr përsipër "rrezikun" e rezultatit ekonomik të sipërmarrjes.
• Aktiviteti duhet të ketë qëllim fitimi ose minimalisht të jetë i tillë që të ardhurat të mbulojnë shpenzimet qoftë dhe pa fitim.








Subjektet e kontratës së sipërmarrjes

Subjekt porositës në një kontrate sipërmarrje mund të jenë një ose disa persona. Pluraliteti mund të burojë nga një marrëveshje e përbashkët e porositësve siç është rasti i bashkëpronarëve të truallit që lidhin kontratë sipërmarrje për ndërtimin e një pallati.
Objekti i kontratës së sipërmarrjes
Objekti i kontratës së sipërmarrjes eshte teresia e veprimeve dhe punimeve per kryerjen e nje vepre te caktuar per te cilen eshte lidhur lidhur kontrata.
Forma e kontratës së sipërmarrjes
Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë nuk parashikon një formë të caktuar për lidhjen e kontratës së sipërmarrjes. Në mënyrën e parashikuar në kod, si një kontratë joformale, forma nuk është e nevojshme as për vlefshmërinë e kontratës dhe as për provueshmërinë e saj. Duke e pranuar një fakt të tillë Gjykata e Lartë në vendimin nr.32 të datës 02.07.2003 arsyeton: "Kontrata e sipërmarrjes nuk është kontratë formale në kuptimin që respektimi i ndonjë forme të caktuar do të ishte i domosdoshëm për vlefshmërinë e saj.
Elementi “rrezik” në kontratën e sipërmarrjes
Përfshirja e elementit rrezik në përkufizimin e kontratës së sipërmarrjes sjell si pasojë shpjegimin e tij për të kuptuar se çfarë ka nënkuptuar ligjvënësi me të.
- Në kuptim ekonomik ky rrezik nënkupton që veprimtaria për shumë arsye mund të mos jetë fitimprurëse duke bërë që sipërmarrësi të mos arrijë të mbulojë kostot e prodhimit me fitimin dhe në disa raste dhe të falimentojë.
- Rreziku i mosrealizimit të veprës për faj të sipërmarrësit dhe kjo lidhet posaçërisht me objektin e kësaj kontrate që nuk është thjesht veprimtaria e zhvilluar për realizimin e një vepre por dhe rezultati i veprimtarisë, pra vepra.
- Rreziku i humbjes apo dëmtimit të veprës. Në nenin 870 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikohet detyrimi i sipërmarrësit për të shpërblyer porositësin me vlerën, pa patur të drejtë të kërkojë shpërblim për punën e kryer kur materiali i dhënë nga porositësi ose vepra humbet apo dëmtohet ose kur përfundimi i veprës bëhet i pamundur pa fajin e asnjërës palë gjithmonë kur sipërmarrësi është në vonesë për dorëzimin e veprës .









Elementi “rrezik” në kontratën e sipërmarrjes
-Rreziku i heqjes dorë nga ana e porositësit nga vepra e porositur.

-Rreziku me karakter teknik. Realizmi i veprës me vese apo deformime që sjellin ndryshimin e saj nga destinimi sipas kontratës është një rrezik me karakter teknik që e ngarkon sipërmarrësin me detyrimin e garancisë dhe që në këtë pikëpamje përbën një tjetër pasiguri për të.

-Rreziqet me karakter gjeologjik dhe hidrik. Në kontratat sipërmarrëse të ndërtimit vetë ligji parashikon si një lloj të rrezikut atë me karakter gjeologjik dhe hidrik, të cilat në çdo rast janë rreziqe me karakter natyror, të paparashikuara nga palët që vështirësojnë detyrën e sipërmarrësit.








Nënsipërmarrja
Kemi të bëjmë me nënsipërmarrje kur sipërmarrësi i jep një të treti kryerjen e veprës së marrë përsipër prej tij në kontratën e sipërmarrjes me porositësin. Në rastin e nënsipërmarrjes krijohet një raport i ri midis sipërmarrësit dhe nënsipërmarrësit i cili nuk ndryshon asgjë në kontratën midis porositësit dhe sipërmarrësit kryesor, raport që vazhdon të ekzistojë me të njëjtat të drejta dhe detyrime.
Kontrata e nënsipërmarrjes mund të lidhet për të gjithë veprën ose për pjesë të saj dhe në këtë rast edhe përgjegjësia që derivon nga kontrata do të jetë proporcionalisht e lidhur me pjesën e dhënë në nënsipërmarrje.
Kontrata e nënsipërmarrjes ndeshet shpesh për faktin se sipërmarrësi nuk zotëron aftësitë e nevojshme për realizimin e veprës ose shërbimit që ai ka marrë përsipër.











Të drejtat dhe detyrimet e palës porositëse
Detyrimi për të paguar çmimin
Ky është detyrimi kryesor i porositësit i cili si rregull duhet të paguhet me mbarimin e veprës. Palët në kontratën e lidhur midis tyre mund të parashikojnë një mënyrë tjetër pagese.
E drejta për të bërë ndryshime në projekt.
Neni 860 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon të drejtën e porositësit për të bërë ndryshime në projekt, me kusht që këto ndryshime të mos kalojnë 1/6 e çmimit të rënë dakort.



Kontrolli mbi kryerjen e veprës.
Neni 861 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon të drejtën e kontrollit të porositësit mbi kryerjen e punimeve me shpenzimet e veta. Gjatë ushtrimit të kësaj të drejte del në pah detyrimi i sipërmarrësit për ta lejuar këtë kontroll. Pengimi për ushtrimin e kësaj të drejte e bën sipërmarrësin mospërmbushës në detyrimet kontraktore.

Kontrolli i veprës së mbaruar
Neni 863 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon të drejtën dhe detyrimin e porositësit që përpara se të marrë në dorëzim veprën e mbaruar ka të drejtë ta kontrolloje atë. Në rast se kontrolli nuk ushtrohet prej tij apo përfundimi i kontrollit nuk bëhet i njohur brenda një afati të shkurtër vepra do të konsiderohet e pranuar. Dispozita tregon qartë që shprehja e vullnetit për pranimin e vepres mund të jetë i shprehur ose në heshtje. Kolegji Civil i Gjykatës së lartë arsyeton : "Pranohet se paditësi i kudërpaditur de facto e ka marrë në dorëzim apartamentin që në kohën që ka hyrë, mesi i vitit 1998, pra para rreth tre vjet e gjysëm. Në këto rrethana kur ai vazhdon ta përdorë edhe sot apartamentin është i papranueshëm pretendimi i tij se ai akoma nuk e ka marrë në dorëzim atë... "










E drejta për rishikimin e çmimit.
Në nenin 862 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikohet që në raste të rrethanave të paparishikuara ndodh ulje ose rritje e kostos se materialeve ose krahut të punës në një masë më të madhe se 1/10 e çmimit të përgjithshëm të caktuar porositësi/sipërmarrësi mund të kërkojë rishikimin e çmimit.
Në bazë të nenit 1664 të Kodit Civil italian pranohet që palët me vullnetin e tyre të lirë mund të përjashtojnë zbatimin e kesaj klauzole. Rishikimi i çmimit është një garanci më shumë që i jep ligji të dyja palëve në kontratën e sipërmarrjes, duke sjell si pasojë ndarjen e përgjegjësive që vijnë si rrjedhojë e rrethanava të paparashikuara.


Heqja dore në mënyrë të njëanshme nga kontrata.
Neni 868 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon të drejtën e porositësit për të hequr dore në mënyrë të njëanshme nga kontrata edhe kur ka filluar zbatimi i veprës apo kryerja e shërbimit. Kjo e drejtë e ushtruar sjell si pasojë detyrimin e porositësit që të kompensojë sipërmarrësin për shpenzimet e kryera, për punimet e bëra dhe për fitimin e munguar. Në bazë të këtij neni porositësi nuk është i detyruar të tregojë motivet që e çojnë në heqjen dorë nga kontrata duke qenë i lejuar ta bëjë këtë gjë edhe pa arsye sipas vlerësimit të tij.










E drejta për ndryshime në projekt.
Neni 858 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon që sipërmarrësi nuk mund të ndryshojë mënyrat e caktuara në kontratë për kryerjen e veprës, pa pëlqimin me shkrim të porositësit. Nga ky nen kuptojmë :
-sipërmarrësi mund të kërkojë të bëhen ndryshime në projekt;
-këto ndryshime mund të bëhen vetëm me pëlqimin e porositësit;
-pëlqimi i porositësit duhet të jepet me shkrim.
Të tre këto elementë duhet të ekzistojnë se bashku në mënyrë kumulative.
Vendimi nr. 95 datë 12.02.2002 I Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë shprehet : "... pranimi i bërë nga gjykatat se pëlqimi i porositësit ka qenë në heshtje nuk gjen mbeshtetje ligjore..."







E drejta për të marrë çmimin për veprën e kryer.
Kjo e drejtë është korresponduese e detyrimit të porositësit për pagimin e çmimit. Si rregull çmimi i veprës paguhet në fund me realizimin totalisht të veprës. Kjo nuk përjashton të drejtën e palëve për të parashikuar një mënyrë tjetër pagese në kontratën e lidhur midis tyre, siç mund të jetë edhe pagesa me kestë.
Detyrimi për të denoncuar difektet e lëndës apo të udhëzimeve të porositësit.
Në rastin e kryerjes se punës me material të porositësit është e drejtë dhe detyrim i sipërmarrësit të verifikoje nëse materiali plotëson kërkesat lidhur me llojin, sasinë dhe cilesinë e kërkuar. Në nenin 853 parashikohet detyrimi i sipërmarrësit që të paralajmërojë porositësin për cilësinë e materialeve të dhëna nga porositësi. Ai ka të drejtë të kërkojë zëvendësimin e materialit kur kjo cilësi ndikon në rezultatin përfundimtar të veprës.


Garancia dhe denoncimi i të metave të veprës.
Neni 864 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon detyrimin e sipërmarrësit për të dhënë garanci për deformimet dhe veset e veprës. Për të përfituar nga garancia që njeh ligji në favor të tij porositësi duhet të bëjë denoncimin e të metave dhe deformimeve brenda 60 ditëve nga data e konstatimit dhe gjithmonë brenda 2 vjetëve nga data e dorëzimit të veprës.Në lidhje me një çështje në këndvështrim të nenit 865 të Kodit Civil Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arsyeton: "Ky pretendim është i pabazuar. Gjersa pallati është ndërtuar në kundërshtim me kondicionet e domosdoshme urbanistike i padituri sipërmarrës nuk mund të shkarkohet nga detyrimet kontraktore ndaj porositësit, në veçanti nga detyrimi për të metat e fshehta dhe të pariparueshme të ndërtimit, të cilat e legjitimojnë atë në kërkimin për zgjidhjen e kontratës dhe të pasojave të dëmshme që rrjedhin prej saj."
Shembja apo defektet e sendeve të paluajtshme.

Neni 866 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon përgjegjësinë e sipërmarrësit për objekte që janë ndërtesa ose sende të tjera të paluajtshme që për nga natyra e tyre kanë destinim afatgjatë dhe që gjatë një periudhe prej 10 vjetësh nga përfundimi për shkak të tokës ose për shkaqe të ndërtimit shemben tërësisht ose pjesërisht, ose paraqesin rrezik të dukshëm shembje ose defekte të tjera të rënda. Kjo përgjegjësi vlen si për porositësin dhe palët që fitojnë të drejta prej tij me kusht që denoncimi i tyre të bëhet brenda 1 viti nga zbulimi.
Të drejtat dhe detyrimet e palës sipërmarrëse
Neni 869 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon zgjidhjen e kontratës kur zbatimi i veprës është bërë i pamundur pa faj të asnjërës palë. Kjo pamundësi mund të verifikohet në çdo moment që nga lidhja e kontratës e deri në dorëzimin e veprës dhe me zgjidhjen e kontratës mbarojnë detyrimet e palëve që buronin nga kontrata.
Neni 873 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon se vdekja e sipërmarrësit nuk sjell si pasojë zgjidhjen e kontratës. Në kuadër të mbrojtjes së veçantë që i ka dhënë legjislatori porositësit në shumë nene të kodit për sipërmarrjen dhe në këtë nen është parashikuar e drejta e porositësit për tërheqje nga kontrata. Kjo e drejtë lidhet me mungesën e besimit që porositësi mund të këtë tek trashëgimtarët e sipërmarrësit për kryerjen e mirë të veprës ose shërbimit.
Neni 875 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë parashikon të drejtën e punëmarrësve të sipërmarrësit (neni përdor shprehjen persona në varësi) për të ngritur padi drejtpërdrejt kundër porositësit për shumat që ky i fundit i detyrohet sipërmarrësit për punën e kryer prej tyre. Ligji ka parashikuar këtë të drejtë të punëmarrësve të sipërmarrësit për t’i dhënë mundësi për realizimin sa më shpejt të të drejtës së tyre.

Zgjidhja e kontratës së sipërmarrjes dhe pasojat juridike.
Problematika konkrete në lidhje me kontratën e sipërmarrjes
Vendimet gjyqësore që kanë të bëjnë me kontratën e sipërmarrjes kryesisht kanë objekt detyrimin e palës së paditur për njohjen e zbatimin e kontratës së sipërmarrjes, deklarimi i pavlefshëm i kontratës së sipërmarrjes, detyrimi i të paditurit të paguajë shpenzimet e kryera nga paditesi dhe fitimin e munguar të rrjedhur nga kontrata e sipërmarrjes.
Gjykata e Apelit Tiranë vëren :

Për sa i përket faktit se kontrata në tërësinë e saj ka të meta të tjera siç janë shënimi i datës me dorë, apo titulli i kontratës si “kontratë sipërmarrje”, këto elementë janë të dhëna të tilla të aktit noterial të cilat pavarësisht se nuk tregojnë një perfeksionim në mënyrën e punës dhe redaktim të aktit noterial, nuk prekin thelbin e aktit, qëllimin, e tij dhe nuk janë të tillë që të cënojnë vlefshmërinë e aktit noterial.

Pala e paditur pretendon:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të konfliktit është provuar se ndodhemi para një kontrate të lidhur në “lajthim me subjektin”dhe si e tillë është absolutisht e pavlefshme.
Gjykata e Apelit Tiranë vëren :
Vendim i Gjykatës së Apelit Tiranë. Nr. 237 18.01.2012 :
Pala e paditur pretendon:
- Kontrata e sipërmarrjes ndryshe sa është parashikuar në ligj është me të meta thelbësore, të meta këto që e bëjnë aktin absolutisht të pavlefshëm. Në këtë akt data është shënuar me dorë.
Pala e paditur si shoqëri që kryen një aktivitet në fushën e ndërtimit, dhe si e tillë prezumohet se ka gjithë aftësitë për të parë e vlerësuar nëse po kontrakton me një shoqëri tjetër të ngjashme apo me nje individ, person fizik të së drejtës civile.
KONKLUZIONE

Synimi im kryesor për kryerjen e kësaj mikroteze ishte trajtimi i disa koncepteve juridike dhe karakteristika të kontratës së sipërmarrjes me qëllim për të sqaruar këtë kontrate në aspektin teorik dhe praktik.
Gjatë punimit kam paraqitur, përveç elementëve të trajtuar nga doktrina shqiptare edhe elemente të reja të kontratës së sipërmarrjes që janë trajtuar nga doktrina italiane, si dhe qëndrime juridike të dhëna nga gjykata, ku kontrata e sipërmarrjes ka qenë objekt i ndërgjyësisë. Nga ndërthurja e elementëve të mësipërm rreth kontratës së sipërmarrjes mendoj se synimi për një trajtim të plotë të saj është arritur.
Nga trajtimi juridik si më sipër, mund të konkludojmë se, në përgjithësi, Kodi Civil shqiptar, në fuqi, i bën një rregullim të plotë dhe bashkëkohor kontratës së sipërmarrjes, duke dhënë mundësi që ajo të zhvillohet dhe të zbatohet gjithnjë e më shumë në kushtet e ekonomisë së lirë të tregut.
Në lidhje me praktikën gjyqësore shqiptare që ka të bëjë me kontratën e sipërmarrjes mund të themi që është e pasur dhe gjykatat shqiptare, të tre niveleve, në përgjithësi, i kanë zbatuar drejt dhe saktë dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me kontratën e sipërmarrjes të rregulluar nga Kodi Civil dhe vendimet e dhëna prej tyre janë të bazuara në prova dhe ligj.

JU FALEMINDERIT !
See the full transcript